AIM: start



WED, 29 NOV 2000 11:15:49 GMT

Blofi diplomatik

Slovenia nė Samitin e Zagrebit dėrgoi vetėm ministrin e punėve tė jashtme. Kėshtu ajo dėshiroi tė tregonte se sa dallon pozita e saj nė BE "nga ato tė Ballkanit". Ky potez, padyshim, mė shumė flet pėr Slloveninė dhe diplomacinė e saj se sa pėr rėndėsinė dhe sėndėrtimin e Samitit.

Lubjanė 26.11.2000.

"Ēfarė nderi pėr Kroacinė! Gjitha shtetet nė krye tė delegacioneve dėrguan kryetarėt e tyre. Disa kryetarėt e shtetit, tė tjerė kryetarėt e qeverive kurse njėra kryetarin e Lidhjes sė bletarėve!". Ėshtė ky komenti i dy kalimtarėve afėr tabelės me mbishkrimin "Zagreb summit 2000" qė ka tė bėjė me fotografinė e ministrit Lojze Peterle (pėrndryshe kryetar i bletarėve tė Sllovenisė) me valixhen e madhe nė plan tė parė. Karikatura, e cila nė "Delo" u botua nė faqen e parė nuk ėshtė aq shumė impozante ( pėrndryshe nuk ishte si njė nga tė shumtėt humoreska tė gazetės nė fjalė), madje mirė e paraqet gjendjen e "veēantė" pėr tė cilėn (nė mėnyrėn e vet) Sllovenia luftoi nė samitin e Zagrebit.

Ėshtė fakt se vetėm Sllovenia, "pas konsultimeve, tė shumta, tė politikės sė brendshme", vendosi qė nė Zagreb tė mos shkojė kryetari (Kuēani), as kryeministri (edhe mėtej Andrej Bajuk), edhe pse dihej se atje do tė vinte kryetari i Francės, kancelari gjerman, shefi britanik i qeverisė dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė lartė tė shteteve dhe qeverive evropiane; nė vend tė delegacionit tė lartė Lubjana zyrtare delegoi njė pėrbėrje modeste tė udhėhequr nga ministri i jashtėm Lojze Peterle (i cili i ka ditėt e numėruara). Kėtij vendimi i parapriu pak zbrazėtira, pak diletantizmi diplomatik; Kishte kėtu gjithēka - pak xhelozi fqiu, sepse diēka e madhe dhe e rėndėsishme ndodhte nė Zagreb ( kurse Sllovenia nė arenėn ndėrkombėtare tenton qė nė ēdo aspekt tė fitojė pak prestigj, veēmas mbi shtetet nga ish-RSFJ); nė planin e brendshėm njė potez i kėtillė ishte edhe njė shkak mė shumė pėr miklimin e opinionit vendės - sepse, Sllovenia edhe njėherė tregoi se "nuk ėshtė pjesė e Ballkanit". Pėrfundimisht, nuk duhet hequr nga mendja rivalitetin e pėrhershėm mes Kuēanit - Dėrnovshekut dhe Bajukės (Janez Jansha) dhe intrigat pėrcjellėse...

Ngjarjet nė sfondin e kėtyre veprimeve nxorrėn nė dritė shumė ndėrvarje tė ndyta, pėrgjigjen e pyetjes se athua ky vendim (para sė gjithash i Kuēanit) ishte politikisht i menēur. Ėshtė e qartė se jo. Dobia afatshkurtėr nga respekti ndaj shtresės ksenofobike tė opinionit vendas ėshtė mė e vogėl nga dėmet afatgjata nė politikėn e jashtme. Pėrndryshe, orari i ngjarjeve mė sė mirė e sqaron kėtė situatė. Milan Kuēan mė 14 nėntori morri ftesėn pėr pjesėmarrje nė "konferencėn e Zagrebit pėr Ballkanin Perėndimor". Dy dytė mė vonė qeveria e Bajukut dhe Janshės sollėn vendimin qė Slloveninė nė samitin e Zagrebit ta prezentonte ministri i punėve tė jashtme "pa marrė parasyshė se si do tė quhej ai". Deri atėherė nuk dihej se a dėshiron Dernovsheku deri nė Ditėn D tė Zagrebit tė formojė, kurse parlamenti tė vėrtetojė, kabinetin e ri, ose a do tė udhėtonte Peterle. Ajo qė pritej ishte: se mandatari Janez Drnovshek tashmė bėri tė njohur se nė vendin e ministrit tė jashtėm donte ta shihte Dimitri Rupelin.

Thėnė shkurt, Kuēanit nuk i mbeti gjė tjetėr vetėm se tė ndėrronte tabakun e 20 nėntorit dhe kryetarit frances Zhak Shirakut t'ia sqaronte pėrse nuk vjen nė Zagreb. Ishte siē ishte, rrjedha ishte e njohur. Korrespondentėt e telezionit nacional dhe televizionit privat POP TV vrapuan t'i sqaronin publikut tė vet prej nga ky rang i ulėt i palės sllovene. Pohuan se ky ėshtė njė veprim i vetėdijshėm i diplomacisė sllovene, i cili Slloveninė dėshironte ta tregonte se "nuk ėshtė Ballkan". Gazetat ditore ishin pėrplot me komente se ka ardhur koha pėr "demokratizimin e kafeneve ballkanike" (Krlezha) dhe se ka ardhur koha qė nė Serbi "qoftja nė bukė tė ketė konkurent hamburgerin". (Delo nė kėtė koment "harroi" se nė Serbi kishte hamburgera tė McDonaldsit sė paku dhjetė vjet mė parė se Mek ta gjente nė hartėn e botės Slloveninė.)

Ishte siē ishte, mbetet fakti se ministria sllovene e punėve tė jashtme nuk i demantoi kėto interpretime tė shkuarjes sė Peterlesė nė Zagreb. Pėrndryshe, takimi i Zagrebit edhe ashtu ekipit tė Peterlesė i solli mjaft kokėēarje; duhej menduar njė "formė" tė veēantė pjesėmarrjeje tė Sllovenisė nė konferencė. Poenta qėndronte aty se kjo "formė" nuk guxonte tė ngjante si pjesėmarrje e vendeve tjera tė Jugosllavisė sė dikurshme, pėr tė cilėt dedikohej takimi. Nga kjo u nxorr pėrfundimi se, sė pari, delegacionin nuk duhet ta udhėheqė kryetari i shtetit. A do tė ishte e pranueshme pėr Slloveninė qė tė paraqitej pėrmes kryeministrit? Ky ishte niveli me tė cilin nė konferencė u paraqitėn Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe anėtaret tjera tė Bashkėsisė Evropiane. Sėrish "ngritja" e delegacionit nė kėtė nivel do tė mund tė merrej si potez joadekuat, sepse Sllovenia megjithatė ėshtė vetėm kandidat,e jo anėtare e barabartė e BE-sė. Kėshtu erdhi deri tek ministri i jashtėm, i cili duhej tė simbolizonte se Sllovenia "nuk ėshtė lėndė diskutimi, por burim stabiliteti".

Zagrebi zyrtar nuk ishte i kėnaqur me vendimin e Lubjanės, gjithashtu nuk ishin tė magjepsur as pranuesit e kėrkimfaljes sė Tugjmanit nė Paris, as krerėt e vendeve tjera qė morrėn pjesė nė samit. U lėshua edhe rasti qė Sllovenia tė mbetej pėrkrah tė mėdhenjve, qė Kuēani tė fotografohej nė kuadrin e pėrgjithshė nė shoqėri me kremin evropian, tė mos pėrmendim se kjo ishte mundėsia e vetme, qė nė nivel mė tė lartė dhe nė terren neutral, tė takohej me Vojisllav Koshtunicėn. Nėse Kuēani ka llogaritur se me Koshtunicėn do tė takohej ditėn e nesėrme, nė takimin e iniciativės sė Evropės sė Qendrore nė Budapestė, atėherė edhe nė kėtė rast i ka bėrė planet keq. Sepse Koshtunica nuk ishte nė Budapestė.

Kjo nuk ėshtė hera parė qė Sllovenia post festum mėson ēka ėshtė diplomacia. Nė tė kaluarėn ndodhi e njėjta gjė kur kryeministri Drnovshek dhe kryetari Kuēan nuk mundėn tė merreshin vesh se kush do tė shkonte nė seancėn e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė nė Nju Jork (New York). Justifikimi i pjesėrishėm ėshtė se gafin e fundit politik e ka pėrgatitur qeveria e djathtė e Andrea Bajukut. Por kjo assesi nuk mund ta justifikojė Kuēanin, i cili ėshtė mė pėrgjegjėsi pėr rangun e ulėt tė delegacionit slloven nė Zagreb. Si kryetar i shtetit dhe njė nga organet "e pėrfaqėsimit tė jashtėm", Kuēani mundej nė mėnyrė tė pavarur tė vendoste se a do ta pranonte thirrjen ose jo. Nė vend tė kėsaj, ditėn kur zhvillonte punimet konferenca e Zagrebit, ai hapi godinėn e re tė Fakultetit Juridik nė Lubjanė, qė mė pas tė udhėtonte pėr nė Berlin nė njė konferencė ku pas disa dhjetėra diskutuesve tė profileve tė ndryshme arriti tė takohej edhe me kryetarin e parlamentit gjerman.

Kėshtu Sllovenia sėrish arriti tė adresonte porosinė e njėjtė, si disa herė deri tani. Se veten e konsideron shumė mė tepėr se sa vendet tjera tė Jugosllavisė sė dikurshme dhe se me ato nuk dėshiron tė gjendet nė njė "pako". Kėshtu ajo mė shumė foli pėr veten se sa pėr tjerėt; vėrtetoi se shkaku i trashėgimisė historike vuan nga komplekse serioze dhe se Evropa nuk mund tė llogaris nė tė si partner besnik dhe tė sigurtė. Plus tregoi se ėshtė njė "ekspert" gjithnjė mė i vogėl pėr ēėshtjen e paqės nė Ballkan. Ky mesazh vjen nė momentin kur tė gjitha mediumet elektronike nė Slloveni kumbojnė rreth kapitalit tė ri slloven nė Ballkan, nė kohėn kur me tė madhe investohet nė Kroaci, Bosnjė, Maqedoni, dhe paraqitet teza pėr interesin e madh tė Sllovenisė pėr bashkėpunim ekonomik me Serbinė. Zbritja e kontakteve diplomatike tė Sllovenisė krijon pėrshtypjen se merret vetėm me interesa egoiste materiale, e jo edhe pėr vlerat, nė emrin e tė cilave krerėt e BE nuk e kishin vėshtirė qė nė Zagreb tė mblidhnin pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė shteteve tė tyre.

Apstenimi i kontakteve me "Ballkanin" mund tė "ndezė" kohėn kur nė Zagreb dhe Beograd rrinin ulur Tugjmani dhe Milosheviqi. Pas ndryshimeve demokratike nė kėtė shtet kjo pozė, megjithatė, edhe mėtej nuk honepset. Duket se tė pėrmbajtja nė lidhje me "Ballkanin" ėshtė aq shumė e rrėnjosur sa nuk ėshtė bėrė pjesė e kulturės tradicionale. Sa i pėrket diplomacisė, ėshtė fakt se edhe pas dhjetė vjet tė pavarėsisė dhe pushtetit Sllovenia nuk ka arritur tė dalė nga puberteti politik, tė cilin ambasadori i fundit i SHBA-ve nė Jugosllavi Woren Zimerman e quajti si "Garbo nacionalizėm".

AIM Lubjanė

IGOR MEKINA