AIM: start



WED, 06 DEC 2000 13:21:08 GMT

Thirrja e lahutarėve serb

Ēka festuan mitropoliti i Kishės Ortodokse Serbe Amfilohije dhe pėrfaqėsuesit e Kuvendit tė fiseve nė Pallatin e Ushtrisė Jugosllave nė Podgoricė dhe ē'mesazhe dhanė?

AIM Podgoricė, 30.12.2000

Tė dielėn mė 26 nėntor ėshtė interesant solemniteti nė Pallatin e Ushtrisė Jugosllave nė Podgoricė, ku morrėm pjesė pjesėtarėt e Kishės Ortodokse Serbe, Akademisė Serbe tė Shkencave dhe Arteve, persona tė lartė tė Partisė Socialiste Popullore dhe pėrfaqėsues tė Kuvendit tė fisnikėvenė Mal tė Zi, me organizim nėn kontrollin e Partisė Socialiste Popullore.

Ėshtė interesant edhe data kur u mbajt kremtja: para 82 vitesh, mė 26 nėntor 1918 u mbajt Kuvendi i Podgoricės ku Mali i Zi humbi shtetėsinė dhe iu bashkangjit Serbisė.

Filloi shumė solemnisht: nėn tingujt e himnin jozyrtar tė Serbisė "E drejta hyjnore". Takimin, zyrtarisht e organizoi, Kuvendi i fisnikėve deri tani i paafirmuar nė mediume, nė organizim tė Forumit serb nė Mal tė Zi. Por, prania e mysafirėve tė shumtė bėri tė qartė se kush ishin organizatorė tė njėmendtė: nė publik, kryesisht, ishin funksionarė tė lartė anėtarė dhe simpatizues tė Partisė Socialiste Popullore tė Momir Bullatoviqit, Partisė Popullore Serbe dhe Partisė Radikale Serbe, si dhe klerikėt e Kishės Ortodokse Serbe nė Mal tė Zi, nė krye me mitropolitin Amfilohije Radoviēin.

Si e shėnuan datėn dhe ngjarjen mė kontestuese tė historisė malazeze? "Kėnduan" dhe e paraqitėn si vlerė tė pakrahasueshme, qė duhet festuar nė bashkėsinė e tanishme dhe tė ardhme mes Malit tė Zi dhe Serbisė.

Ithtarėve tė idesė sė bashkimit tė pakushtėzuar, tė cilėt arritėn me autobus nė vendin e ngjarjes me altar tė sapondėrtuar tė Shėn Gjon Pagėzorit nė Luginėn e Jovanit tek Nikshiqi, iu drejtua mitropolit Amfilohije. I frymėzuar ai foli rreth ngjarjeve qė Mali i Zi dhe Serbia "plotėsuan shekujt e vėshtirė, idealet, pėr tė cilėt ndodhėn kasaphana dhe u derdh aq shumė gjak".

Duke folur pėr synimin e fisit Petroviē pėr tu ēliruar populli i robėruar serb "kudo qė jeton dhe kudo qė gjendet", dhespoti serb atė qė ndodhi mė 26 nėntor mė 1918 e paraqiti si "kurorė tė gjithė asaj qė ka ndodhur nė historinė e vendeve serbe ndėr shekuj".

"Njėzet e gjashtė nėntori, sipas ndjenjės dhe besimit tim, duhet tė jetė festa e vetme e kėtij shteti tė pėrbashkėt tė Serbisė dhe Malit tė Zi, si themel i unitetit tė tyre, fryt i tė kaluarės sė tyre dhe si udhėrrėfyes i ardhmėrisė sė tyre...", pėrfundoi pjesėn e parė tė fjalimit mitropoliti Amfilohije. Pasoi duartrokitja e zjarrtė. Malazezėt qė vuajnė nga zvogėlimi i ndjenjės sė sėrbizmit ose nuk e kanė fare, dhespoti ua pėrmendi nė kontekst atė "forcė qė kundėrshton jetėn dhe gjallėrinė gjatė gjithė fatit tė popullit serb". Duke aluduar nė pushtetin aktual malazez, mitropoliti u pyet, se pėrse ata qė shkruajtėn bashkimin kushtetues tė Serbisė dhe Malit tė Zi tani janė kundėr kėtij uniteti dhe interpretoi "shpartallimin dhe njohjen e njė populli tė cilin askush nuk mund ta dėnojė se ka bekimin e Zotit".

Kritika tė ashpra dhespoti drejtoi, megjithatė, pėr Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Dioklesė. "Nė kohėn tonė lindi njė filiz i quajtur ideologji dioklenase- montenegrinase", tha Amfilohije. Njėkohėsisht publika shanė, dėgjohet: "Ata janė ustashėt vendas".

Veē kėsaj Mali i Zi doemos duhet tė jetė nė Evropė dhe integrimin nė tė me tė gjitha specifikat e veta, porosit mitropoliti Amfilohije. Dhe menjėherė zbulon njė nga to - lahutėn dhe harkun serb.

"Natyrisht nuk do tė mund tė shkohet nė Evropė pa lahutėn serbe (duartrokitje), sepse lahuta dhe harku serb janė besimi serb dhe mbrojtės tė shpirtit". Prandaj pse sot "fushatė ndaj lahutės", pyet dhespoti dhe pėrgjigjet: "Sepse lahuta serbe mashtrimin s'e njeh, dhe ata qė sot duan me gėnjeshtra dhe gjysmėgėnjeshtra tė ndėrtojnė tė ardhmen nuk mund me lahutat t'i qėrojnė hesapet", konkludoi ai dhe u dėshiroi tė pranishmėve Ditėn e gėzuar dhe tė shėnuar tė bashkimit.

Historiani dhe akademiku Milorad Ekmeēiē nuk pajtohet me mitropolitin Amfilohije rreth rolit tė kral Nikolės sė parė Petroviēit - Njegoshit nė temėn e tij planet dhe synimet serbomėdha. Derisa mitropoliti potencoi se "gjithė ēka Cari trim bėri dhe shkruajti ishte aspiratė pėr bashkimin", kurse akademiku hodhi dritė tjetėr nė personalitetin dhe aspiratat e kralit.

Ekmeēiē pohoi se kral Nikola nuk ishte aq shumė i orientuar ndaj serbėve sa kėndoi nė kėngėt e tij. Nė njė pjesė tė madhe tė publikut kjo shkaktoi ēudi. Qartazi edhe tek mitropoliti Amfilohia.

Nė ēka e bazoi Ekmeēiē qasjen e tij?

"Rade Turov Plamenac, nė shembullin e paraparė, nė memoaret e tij, kujtohet se kral Nikolla u pėrpoq qė nė aspektin kulturorė gjithnjė e mė tepėr t'i ofronte kroatėt, prandaj pėr kėtė shkak me Shtrosmajerin punoi pėr rregullimin e marrėdhėnieve me Vatikanin. Rade Turov thotė se knjaz Nikola udhėtarėt e vendeve pėrreth nuk i pyeste a din tė flasėsh serbisht por a din tė flasėsh si tėbanė?. Nė kėngė duket si serb i madh, por nuk ia fal besimin e tij serbizmit, por shumė mė tepėr kroatėve, sepse priste qė nė zhvillimin e pėrgjithshėm tė jugosllovenizmit kroatėt do tė ishin prijatar, prandaj edhe atyre tu bashkangjitej", tha Ekmeēiē. Tė pranishmit tezat e tij i ndoqėn nė heshtje.

Ekmeēiē pastaj u morr me dilemėn gjeopolitike: "Athua Perėndimi guxon tė rrezikojė qė njė pjesė tė rėndėsishme tė bregut tė Adriatikut ta lėrė nė kuadėr tė shtetit tė vetėm nacional serb?" Sipas tij "si gjithmonė nė tė kaluarėn shteti serb edhe tani merret me dyshim, nė kuptimin e ekzistimit tė tij historik, tė jetė udhė e pėrhershme pėrmes sė cilės Rusia nga veriu tė cenojė hegjemoninė perėndimore nė Mediteran".

"Historia ka treguar se armiqtė historik tė Kuvendit tė Podgoricės ishin ideologjitė: fashizmi, komunizmi dhe sot globalizmi", potencoi Ekmeēiē, kurse pas duartrokitjes sė merituar konkludoi, se "mesazhet historike tė Kuvendit tė Podgoricės nuk do tė shuhen edhe gjatė disa dekadave tė ardhshme, kurse me Rusinė nuk do tė shuhen asnjėherė!".

Pas ligjėratave tė akademikėve u paraqit Kori teologjik i Cetinjės. U lexuan edhe pjesė nga dokumenti i Kuvendi i Podgoricės, telegrame pėrshėndetėse pėr Kuvendin e Podgoricės, vendimet e Kuvendit, betimi i pjesėtarėve tė Kuvendit tė Podgoricės, pastaj...

Nė fund, tė gjithė ikėn, duke e lėnė "lahutėn dhe lahutarin serb" tė kėndonte ashtu siē dinte dhe mundte atė qė kishte parė dhe dėgjuar.

Mė nė fund askush nuk shpjegoi: pse shteti i Malit tė Zi festoi ditėn kur pushoi si shtet? Ose mbase pikėrisht kėtu qėndron puna.

AIM, Podgoricė

SRDAN JANKOVIC