AIM: start



WED, 06 DEC 2000 14:11:21 GMT

Koalicioni klinikisht i gjallė

Pas katėr takimeve tė ekspertėve tė Partisė Demokratike tė Socialistėve, Partisė Popullore dhe Partisė Socialdemokrate u ndėrprenė bisedimet dhe tani pritet vendimi pėrfundimtar nga "samiti" i pritur i liderėve tė partive brenda koalicionit qeveritar malazez. Athua kjo do tė thotė edhe fund i koalicionit?

AIM Podgoricė, 29.11.2000

Punimet e pėrbashkėta tė ekspertėve tė partive qeveritare malazeze nė platformėn e re pėr rregullimin e raporteve mes Malit tė Zi dhe Serbisė, janė shtyrė pėr mėtej. As pas katėr tentimeve nuk arritėn tė kalonin barrierėn e parė: pėrfaqėsuseit e Partisė Popullore hodhėn e poshtė idenė e aleatėve qė nė dokument tė futet pasusi pėr dy karrike nė Kombet e Bashkuara. Gjėrat u kthyen nė duart e liderėve partiakė. Tani opinioni publik malazez me padurim pret takimin nė nivel kryetarėsh, pra tė Milo Gjukanoviqit, kryetar i Partisė Demokratike tė Socialistėve, Zharko Rakēeviēit tė Partisė Socialdemokrate dhe Dragan Shoē tė Partisė Popullore.

Koalicioni qeveritar malazez "Tė jetojmė mė mirė" para pak kohe, u lėkund nė tehun e ndarjes. Shikuar sė jashtmi, ėshtė misterioz statusi i Partisė Popullore: edhe pse ėshtė parti qeveritare - nė parlament dhe nė opinionin publik vepron si parti opozitare, mu si Partia Popullore Socialiste e Momir Bullatoviqit. Duke u kundruar vetėm nga numri i deklaratave, mund tė konkludohet se Partia Popullore ka tėrhjekur vijėn e vet tė fundit. "Nė momentin kur platforma e re miratohet nė Qeveri me votime, ne do ta lėshojmė koalicionin"- kėshtu tingėllon premtimi mė i ri i nėnkryetarit tė Partisė Popullore Savo Markoviēit. Kėtė strategji dhe taktikė dy ditė mė parė, nė tribunėn e zjarrtė nė Beran, e komentoi shefi i saj Dragan Shoē: "Ne nuk dėshirojmė tė tė jemi politikisht naiv qė shkaku i principeve tė lėshojmė Qeverinė. Le ta bėjnė kėtė principielėt, tė cilėt e shkelėn dispozitėn". Nuk duhet flakur mundėsinė qė nė takimin e liderėve partiak tė gjendet formula dhe tė gjithė tė jenė nė numėr. Disi nė kėtė drejtim ėshtė edhe deklarata e kryetarit Kėshillit Qendror tė Partisė Demokratike tė Socialistėve Miodrag Vukoviēit. "Ėshtė mirė qė Partia Popullore nuk dėshiron tė dalė nga Qeveria, qė mundėson koalicioni tė merret me punėt pėr tė cilėt na kanė zgjedhur qytetarėt. Shikuar nga aspekti teknik, Qeveria mund tė miratojė Platformė, me mendimet e veēanta tė Partisė Popullore".

Por, dikur Partia Popullore dėshiroi tė pengonte Partinė Demokratike tė Socialistėve dhe Partinė Socialdemokrate qė tė kryenin punėn. "PSD dhe PDS gjatė javės sė ardhshme do tė bashkėrendojnė qėndrimet. Mes nesh, pos nė ca finesa tė parėndėsishme, nuk ka dallime. Edhe atė dokument do ta miratojė Qeveria" - thotė Ranko Krivokapiē, nėnkryetar i Partisė Socialdemokrate.

Pėrvoja tregon se deri sa kjo lektyrė nuk paraqitet nė formėn pėrfundimtare, nuk ėshtė mirė tė nxjerret fall pėr pėrmbajtjen e saj. Deri tani janė margjinale gjykimet e vlefshme rreth asaj se ēfarė dhe ēka mundet, pėrmes propozimit tė pėrbashkėt, tė nxjerrė lidhja qeveritare malazeze. Fakti se liderėt e saj mendohen tė shkruajnė platformė tė re nėnkupton se do tė pritet qė pas zgjedhjeve tė dhjetorit nė Serbi, tė shihet se si mund tė fillojnė negociatat. Sa mė shumė kalon koha adresat zyrtare kalojnė nė qershorin e vitit tė kaluar.

Nė ndėrkohė, koha rrjedh. Pėr kėnd? Tė dhėnat e CEDEM-it tregojnė se numri i itharėve tė pavarėsisė sė Malit tė Zi, pas ndryshimeve pushtetore nė Beograd, nuk shėnon ulje - tani ėshtė rreth 65 pėrqind. Kjo mund ta trimėrojė dhe ta detyrojė Gjukanoviēin, edhe si kryetar i shtetit edhe si kryetar i koalicionit tė mėparshėm zgjedhor "Tė jetojmė mė mirė", pėr hapa mė tė vendosur. Por ka edhe ngjarje tjera interesante pėr t'i analizuar. Partia Popullore Socialiste ėshtė vrarė nė kokė pas rėnies sė Millosheviqit, ja tani sėrish mbėshtetet nga Beogradi, ngadalė ngrihet nė kėmbė.

Po pluralizmi nė Partinė Demokratike tė Socialistėve? "Si ekonomist, ndjej nevojė morale dhe qytetare dhe pėrgjegjėsi tė tregoj se ēdo zgjidhje tjetėr, veē jetės sė pėrbashkėt me Serbinė, do tė shkonte nė dėm tė ekonomisė malazeze, kėshtu edhe nė dėm tė qytetarėve malazez" - kėshtu iu drejtua punėtorėve tė Hekuranės sė Nishit nė revistėn e tyre "Na¹a rijeē" drejtori, njėherit deputet dhe anėtar i Kėshillit Qendor tė Partisė Demokratike tė Socialistėve Miodrag Pejoviē.

Ngjarjet nė terren dėshmojnė se ai nuk ėshtė i vetmi. Poshtė nė det ndodh njė dramė e tėrė. Vlado Dapēeviē, gjithashtu anėtar i Kėshillit kryesor tė PDS nga Budva, nė tribunėn partiake nė Petrovc, ashpėr reagoi ndaj "shpėrbėrjes sė RFJ-sė". Tė pranishmit, shokėt e tij partiakė, tė frymėzuar nga fakti se RFJ-ja faktikisht ėshtė e vdekur, e lėshuan vendin ku ishin mbledhur.

"Nuk ka asnjė fjalim pėr ndarje. Partia Demokratike e Socialistėve ėshtė parti masovike. Ėshtė tėrėsisht normale qė anėtarėt e saj tė mendojnė pėr vendimet e Kėshillit Qendor dhe t'i rishqyrtojnė qėndrimet e tyre" - sqaron situatėn Miodrag Vukoviē. Krejt njė, nė masė tė madhe duhet pranuar kėtė dhe interpretimet tjera zyrtare. Duhet qenė udhėtar rasti nėpėr Mal tė Zi qė tė mos shihet se mendimet si ai i Miodrag Pejoviēit dhe Vlade Dapēeviēit, kanė burimin e vet edhe nė vet kreun e Partisė Demokratike tė Socialistėve. Pėr besueshmėrinė: qė nda seanca e Kėshillit kryesor, ku u konkludua se Serbia dhe Mali i Zi, si shtete tė pranuara ndėrkombėtarisht ndėrtojnė bashkėsi tė re, Svetozar Maroviēi, ra nė njė dėshpėrim tė thellė kreativ, qė zgjat ende. Sipas logjikės sė procesit, gjithė forcat qė pajtohen me ekzistencėn e RFJ-sė nė formėn e re, pa marrė parasyshė renditjen e tanishme partiake, do tė afrohen. Me kalimin e kohės, do tė fshihen damkosjet e ndėrsjellta rreth kontesteve ideologjike pėr periudhėn e Millosheviqit..

Gjukanoviēi ka shumicėn nė organet partiake dhe mund tė pengoj me kohė kėtė rrjedhė tė ngjarjeve - krijimin e krizės nė Qeveri dhe arkivimin e koalicionin nė kėtė pėrbėrje. Kjo nėnkupton kėrkimin e mbėshtetėsve tė ri nė parlament. Resurset parlamentare tė Lidhjes Liberale janė tė mjaftueshme pėr tė kompensuar humbjet nga Partia Popullore. Kjo ka edhe ēmimin e vet - fundin e lojės. "Ne do tė pėrkrahim Qeverinė pakicė me njė kusht qė Parlamenti i Malit tė Zi tė shpall referendum me pyetje precize: A jeni pėr Malin e Ti tė pavarur, i pranuar juridikisht dhe ndėrkombėtarisht , qė nuk do tė bėjė asnjė federatė tė shteteve nė rajon?" - thotė Miroslav Viēkoviē, kryetar i Lidhjes Liberale.

Kėrkesa e liberalėve pėr pyetjen "qė nuk do tė krijojnė shtete federale nė rajon" gjendet nė datėn e re tė ēėshtjes sė referendumit kurse nė thelb ėshtė replikė nė ēėshtjen e cila logjikisht buron nga konkludimet e Kėshillit qendror tė PDS: A jeni pėr atė qė Mali i Zi dhe Serbia tė krijojnė njė federatė tė shteteve tė pavarura tė pranuara ndėrkombėtarisht, qė do tė kenė kompetenca tė pėrbashkėta mbrojtėse, monetare dhe tė politikės sė jashtme". Nuk ėshtė e vėshtirė tė gjendet njė formulė e pėrshtatshme kompromisi. Organizata joqeveritare Iniciativa qytetare tashme ka mbledhur afėr 40 mijė nėnshkrime pėr peticionin ku kėrkohet nga pushteti tė shtrohet njė pyetje e thjeshtė: "A jeni qė Mali i Zi tė jetė i pavarur, shtet i pranuar ndėrkombėtarisht".

Thelbi i problemit, natyrisht ėshtė diku tjetėr. Ēėshtja e referendumit nuk ėshtė diēka nga sfera artistike; ai nuk niset nga zgjidhjet e paramenduara apo tė propozuara, por buron nga to. Pėrfundimi i Kėshillit Qendor tė Partisė Demokratike tė Socialistėve nė thelb ėshtė pėrmbledhje e qėndrimeve mospajtuese tė ndėrsjellta. Nėse koalicioni qeveritar, i plotė apo i gjymtuar, nuk heq dorė nga mendimi qė tė predikojė bashkėsinė "monetare, mbrojtėse dhe tė politikės sė jashtme", atėherė nuk ka tė drejtė qė produktin e vet, as nė pijetore e lėre mė nė referendum ta prezentojė nėn rubrikėn Mali i Zi i pavarur. E nėse kjo vazhdon atėherė ithtarėve tė pavarėsisė shtetėrore tė Malit tė Zi do tu mbetet mjeti i njėjtė terapeutik si dikur - kur po i njėjti koalicion i propozoi Millosheviqit tė njėjtėn Platformė. Pėrrallore.

AIM Podgoricė

ESAD KOCAN