AIM: start



WED, 06 DEC 2000 13:48:39 GMT

Lufta e mediave ne Kroaci

AIM, Zagreb 05.12.2000

Gazeta e pėrditshme kroate- Republika e Ive Pukaniqit, tė hėnėn e katėr dhjetorit ėshtė shitur nė tirazh prej 200 mijė kopjesh, qė nė ēastin kur ėshtė gjendur nė qoshqe dhe te shitėsit. Turmėn e lexuesve e kanė tėrhequr tri gjėra: vetė paraqitja e tė pėrditshmes sė re, lajmėrimet triditore se gazeta nuk do tė dilte pėr shkak tė ashtuquajturave peripeci me shtypshkronjėn dhe, e treta dhe mė e rėndėsishmja, skandali i madh i cili u shpall mbi tėrė sipėrfaqen e faqes sė parė. Republika nė tė vėrtetė me fakte e shpalli atė pėr tė cilėn pėshpėritej me javė nė qarqet e udhėzuara mirė kroate, atė se pronarė tė vėrtetė tė Europapress holdingut, sipėrmarrjes mė tė madhe tė mediave nė Kroaci- ishin dr. Iviq Pashaliq-i, ish kėshilltari pėr politikė tė brendshme i Tugjmanit, Miroslav Kutle, i burgosuri sot mė i njohur nė Kroaci, Vinko Grubishiq, planifikuesi hadezeist i akcioneve pėr nėnshtrimin e skenės sė mediave kroate, dhe- nė fund- me emėr, krahas WAZ-it gjerman, pronari i vetėm deri tani i njohur i EPH, Ninoslav Paviq-i.

Republika nuk nguroi tė pėrdorė fjalė tė rėnda pėr kualifikimin e “kontratės sė partnerėve”- gjegjėsisht, “Marrėveshjes pėr depėrtim nė treg” tė cilėn katėr tė lartpėrmendurit e nėnshkruan qė mė 17 shtator tė vitit 1997, dhe nėpėrmejt tė sė cilės u realizua ekspansioni i hovshėm i EPH-s deri atė kohė modeste. Sipas saj, Kutle, Grubishiq, Paviq dhe Pashaliq, formuan “organizatėn kriminale” (kjo, sipas Ligjit penal tė Kroacisė ėshtė njė vepėr jashtėzakonisht e rėndė penale) me qėllim tė pushtimit tė tregut informativ dhe arritjes sė fitimit tė pasurisė sė paligjėshme. Republika - duke pėrshkruar katėrshin e pėrmendur- pėrdor edhe shprehjen “ banda katėrantarėshe”, e cila u pėrdorė nė kohėn e revolucionit kulturor kinez!

Sipas Republikės, nė planin e katėr ortakėve tė pėrmendur nėn egidėn e firmės Gruppo ka qenė ngritja e gazetave tė reja ditore, pėrvetsimi i koncesionit televiziv nacional dhe pushtimi i plotė i sipėrfaqes mediale kroate. Me qėllim qė tėrė ky plan tė mbetej i pakapshėm pėr syrin e kurreshtarit, pėr finalizimin e kėsaj Marrėveshjeje ėshtė formuar edhe “shifruesi” qė tėrė planin pėr njeriun laik e ka bėrė gjuhė tė pakuptueshme: pushtimi i koncesionit televiziv nacional ėshtė pėrkthyer me fjalėt “pushtimi i Oskarit”, themelata Globus holding ėshtė quajtur “Daja”; Gruppo d.d. e Zagrebit ėshtė quajtur “Tata”, etj. Mė shkurtė, nga tėrė marrėveshja (bashkė me shifruesin) shihet se tėrė EPH, e cila deri atėherė kryesisht vlerėsohej si shtėpi e pavarur botuese, gjatė tėrė kohės kishte qenė satelit i Dr. Ivica Pashaliqit, mė drejtė HDZ-s, kurse pjesa e rėndėsishme apo mė e madhja e kapitalit inicial rridhte nga Miroslav Kutle, gjegjėsisht nga paratė tė cilat ky sekretar hadezeist i kishte fituar duke vjedhur ekonominė kroate. Nga dokumentet e publikuara shihet qartė se pronarėt e njėjtė qėndrojnė pas televizionit tė ri nacional (TV Novem, tė cilin formalisht e mbajnė Miroslav Liliq dhe Tomislav Marēinko), Jadran filmi, por ėshtė e qartė se po ky klan qėndron edhe pas tabloidit Imperial nė tė cilin kundėrshtarėt politikė tė Ivica Pashaliqit santanizohen sipas shembullit tė Marinko Bozhiq-it, me shfrytėzim tė bollshėm tė rrenės, gjysė tė vėrtetės dhe dosjeve policore.

Qė tė hėnėn pasdite , policia nė biseda informative mori tė gjithė aktorėt e kėsaj “marrėveshje ortakėsh”. Nino Paviq dhe Vinko Grubishiq u mbajtėn nė polici, derisa dr Pashaliq,sigurisht pėr shkak tė imunitetit tė pėrfaqsuesit, u la nė liri. Mirėpo, meqė ministri i drejtėsisė dr Stjepan Ivanisheviq nė konferencėn pėr gazetarė pranoi se tė dhėnat e politikės nė masė tė madhe ishin tė vėrteta, duket se njė fat i ngjashėm mund ta gjejė edhe Pashaliqin deri tani tė lėnė tė lirė . Policia deklaroi se procesi kriminalistik ishte nė rrjedhė dhe se nuk do tė jepte informata tė mėtejshme deri sa vazhdonte hetimi. Partnerėt gjermanė tė Nine Paviqit, pėrfaqsuesit e WAZ-it, tė dhėnat e Republikės i kanė demantuar duke theksuar se ata janė partnerėt e vetėm tė Ninoslav Paviq-it, mirėpo siē duket edhe ata vetė janė befasuar nga afera e porsazbuluar nga e cila kėrkojnė ndonjė rrugėdalje tė pėrshtatshme.

Lindja e Republikės u bė nėpėrmjet skandaleve tė shumtė. Nė ēastin kur Ivo Pukariq-i disa ditė para daljes sė saj lajmėroi se ēmimi i Republikės do tė ishte tri kruna ( pothuaj dy herė mė lirė nga ēmimi i shitjes tė cilėsdo gazetė tė tanishme ditore nė vend), shtypi kroat bėri njė hap tejet tė skajshėm dhe pėr kushtet kroate thuaj edhe shokant. Duke u arsyetuar me mungesėn e rezervave tė letrės sė shtypit, si nė magazet e shtypshkronjės ashtu edhe nė tregun botror, thuajse nė ēastin e fundit,e refuzuan shtypjen e kėsaj tė pėrditshmeje. Spiegime plotėsuese gjetėn nė kinse ankesėn e Sportski novosti-t, i cili shtypet nė maqinėn Geomann tė shtypshkronjės kroate ( ku ishte planifikuar tė shtypet edhe Republika) kėshtuqė hedhja e saj nė maqinėn mė tė dobėt Harris kinse do tė rrezikonte identitetin e saj vizuel. Nė rast se Republika do tė shtypej nė Geomann, kėshillonin ata tė Sportski novosti-it, nga shtypshkronja do tė kėrkonin dėmshpėrblime tė mėdha. Nė fillim Pukaniqin e pritėn me arsyetime tė kėtilla dhe me refuzim tė paturpshėm. Mirėpo Pukaniqi tregoi vullnet tė pathyeshėm pėr tė korr sukses: “Republika tė hėnėn do tė ndodhet nėpėr qoshqe madje sikur vetė ta shtyp me shapirograf”. Motivet pėr ndalimin e daljes sė numrit tė parė u bėnė tė qarta pas daljes sė Republikės. Mirėpo ky nuk ishte shkaku i vetėm i frikės nga konkurenca e gazetės sė re ditore.Botuesit e gazetave tė tjera ditore pikėrisht pėr shkak tė ēmimit tė Republikės i kaploi njė frikė e madhe; menjėherė u tubuan nė njė mbledhje afariste e cila zgjati me orė qė, mė nė fund , tė vendosnin se si nuk kishte mundėsi qė tė zbritnin ēmimet e prodhimeve tė tyre. Republika nė kėtė mėnyrė, sa i takon ēmimit, do tė mbetej pa konkurencė nė teritorin e Kroacisė.

Ky skandal me siguri do tė trondiste dukshėm EPH-n e Paviqit: kėtė gjigand qė boton madje 14 gazeta me termine tė ndryshme tė daljes ( tė pėrditshmen autoritative me tirazh tė lartė Jutarnji list, javoren Globus, javoret pėr femra Gloria dhe Mila, Astro Magazin-in, tė pėrmuajshmet Playboy, Cosmopolitan, etj) kurse gjysmėn tjetėr tė pronės e posedon WAZ-i, i cili tani mė ėshtė bėrė pronar i skenės sė mediave nė Bullgari, por qė planifikon depėrtim edhe nė tregun e Sllovenisė, Bosnjės dhe Hercegovinės dhe tė Serbisė. Suksesi i strategjisė sė WAZ-it nė Kroaci varet nė rend tė parė nga plasmani i suksesshėm i Jutarnji list-it, i cili aktualisht shitet nė tirazh mezatar ditor prej afėr 160 mijė kopjesh, kėshtu qė me tė ardhurat qė realizon ka mundėsi tė mbulojė edhe humbjet e shumė botimeve tė tjera tė gjigandit Europapress.

Prandaj paraqitja e Republikės ka shkaktuar shqetėsim tė madh pikėrisht nė qarqet e botuesve tė WAZ-it, tė cilėve suksesi eventual i Republikės padyshim se do t’u merrte njė pjesė tė mirė tė kulaēit nė tregun gjithnjė mė tė ngushtuar, i cili i ngjan njė “ hurdhe tė vogėl me plot krokodila”. Jutarnji list-i nė masė mė tė madhe mundėson gjallimin e njė vargu tė tėrė tė botimeve edhe ashtu jorentabile tė EPH-WAZ-it , tė cilat do tė kishin mbijetuar nė njė treg tė madh. Pukaniq-i, nga ana tjetėr, planifikon tė shesė 40 mijė numra nė ditė qė kėshtu tė rrezikojė jo vetėm konstruktin financiar tė Jutarnji list-it, por edhe tėrė gjigandin, sukses ky qė do tė rrezikonte edhe botuesit tjerė: Veēernji list-in zagrebas (tė pėrditshmen kroate me tirazh mė tė lartė) si dhe tė pėrditshmet tjera nė Kroaci, nė masė mė tė vogėl.

Pukaniq-i sulmohet edhe pėr shkak tė strategjisė sė dampingut. Konkurentėt nė rrethin e botuesve theksojnė se ēmimi i tij ėshtė joreal i ulėt dhe se me njė ēmim tė tillė nuk ka mundėsi tė mbulohen as shpenzimet e botimit tė gazetės. Ky fakt, ndėrkaq, nuk ėshtė aqė i qėndrueshėm. Republika sot punėson nja 60 njerėz (Veēernji list, sa pėr krahasim, ka afėr 450) kurse masat e racionalizimit dhe tė kursimit zbatohen me rregull nė tė gjitha drejtimet. Pėr shkak tė pėrparėsisė sė pėrdorimit tė softwareve tė rinj grafikė, Republika nuk do tė ketė nevojė pėr redaktorėt grafikė (sėpaku jo nė atė numėr sa i kanė botimet konkurente) kurse pėr ndonjėfarė byrokracie nė njė strukturė tė tillė tė freskėt as qė mund tė bėhet fjalė, kėshtu qė del fare e kuptueshme llogaria e Pukaniqit qė- krahas me dyfish mė pak faqe nė krahasim me gazetat tjera, me tirazh prej 40.000 kopjesh tė shitura nė ditė do tė realizojė njė fitim vjetor prej dy milion markash gjermane. Mirėpo, nuk do tė thot gjė se suksesi i Republikės shkon nė tė mirėn e gazetarėve - rrogat e gazetarėve nė kėtė gazetė tė pėrditshme janė mė tė vogla se nė Jutarnji ose Veēernji list, sikurse edhe nė shumicėn e gazetave tė tjera javore, kurse shpenzimet e ulėta tė prodhimit tė Republikės edhe Veēernji dhe Jutarnji list-in (mbase edhe botuesit tjerė) do t’i detyrojnė qė tė zvoglojnė numrin e tė punėsuarve dhe tė gdhendin shpenzimet e prodhimit, gjėra qė mė nė fund gjithnjė rėndojnė mbi shpinėn e gazetarėve. Suksesi eventual i Republikės pa dyshim do tė ketė edhe pasoja politike. Nė qoftė se politika redaktuese e kėsaj tė pėrditshmeje do t’i shembėllejė tė pėrjavshmes amė Nacional - e cila ėshtė me orientim tė qartė qytetar, liberal, me orientim tė qartė kryesisht tė bazuar kundėr konceptit nacionalist tė shtetit dhe shoqėrisė, atėherė e tėrė skena e mediave - dhe bashkė me tė edhe ajo politike- patjetėr do tė lėviz drejt rrethanave tė sapokrijuara. Republika mund tė shėnojė njė epokė tė re nė qytetrimin e skenės politike kroate, nė tė cilėn ende ndihet fryma e nacionalizmit, e cila ka ngelur edhe pas humbjes sė partisė sė Tugjmanit.

Republika shėnon njė ngjarje tė posaēme edhe nė njė drejtim tjetėr. Nė kėtė rast tentimi i qartė pėr ndalimin e njė gazete liberale kryesisht nuk kishte prapavijė politike. Kjo u shkaktua pėr shkak tė tollovisė sė tregut. Konflikti ndėrmjet politikės dhe gjigandit Europapress ėshtė konflikt i parė serioz ndėrmjet njė gjigandi,pėr rrethanat kroate, tė madh kapitalist dhe njė botuesi tė vogėl i cili dėshiron tė bėhet i madh. Vetėm nė prapavijė shfaqen pėrmasat e konfliktit tė Kryetarit tė Republikės ( i afėrt me Nacionalin dhe Republikėn) me Kryetarin e Qeverisė ( i afėrt me gjigandin Europapress). Duket se me suksesin e Republikės do tė forcohet diē edhe ndikimi i kryetarit.

AIM Zagreb

BORIS RASHETA