AIM: start



WED, 06 DEC 2000 13:53:21 GMT

Cili eshte ketu fituesi i vertete?

AIM Sarajeve, 03.12.2000

Nė qoftė se rezultatet e fundit zgjedhore nė Bosnjė do tė kishin ndodhur vetėm njė vit mė parė, nėse jo nė zgjedhjet e fundit tė pėrgjithshme nė v. 1998, atėherė me plot eufori do tė flitej pėr thyerjen e konceptit nacionalist tė qeverisė dhe pėr ndryshimet demokratike nė vend. Mirėpo nė atmosferėn parazgjedhore tė kėtyre zgjedhjeve parlamentare - gjatė sė cilės madje edhe parashikimet e instituteve tė pavarura tė jashtme paralajmėronin fitoren e bindshme tė partive alternative, sidomos tė socialdemokratėve tė kėtushėm - “rezultati i tanishėm baras” po pėrjetohet pothuaj si humbje e alternativės ose si fitore e sėrishme e forcave tė djathta.

Megjithkėtė, ndryshimet e dėshiruara tė mėdhaja ende janė tė mundshme, gjė qė bazohet nė atė se- pėr herė tė parė pas vitit 1990- dukshėm mė pak se gjysma e qytetarėve tė BeH dolėn nė zgjedhje dhe votėn ia dhanė koalicionit tė fortė nacionalist tė partive SDS-HDS-SDA. Dhe derisa nė shtetet tjera laramania , pėrkatėsisht mospasja nė parlament e fituesit apsolut i cili do tė fitonte pushtetin do tė vlerėsohej si bazė e demokracisė, nė Bosnjė njė pėrbėrje e tillė politike vlerėsohet si problem i ri pėr formimin e institucioneve tė ardhshme tė pushtetit. Nė tė vėrtetė si pyetje mbi pyetjet tjera del ajo pėr tė cilėn nuk kanė pėrgjegje as autoritetet e vendit dhe as ato tė jashtmet nė BeH: vallė pas kėtyre zgjedhjeve nė Bosnjė dhe Hercegovinė ka ardhė nė shprehje ndryshimi i konceptit pėr qeverisjen, ose se strukturat nacionaliste pėrgjegjėse pėr luftėn do tė vazhdojnė edhe mė tej tė qeverisin me shtetin. Pėr opcionin e ndryshimit tė konceptit tė qeverisjes - pėrkatėsisht rėnien e koalicionit qeveritar SDS-SDA-HDZ dhe pėr marrjen nė duar tė drejtimit tė vendit nga ana e koalicionit tė gjerė antinacionalist- flet bindshėm edhe fakti se SDP e BeH fitoi numrin mė tė madh tė vendeve pėrfaqėsuese nė parlamentin BeH, gjegjėsisht se pėr njė rrjedhė tė tillė tė ngjarjeve ėshtė e interesuar edhe bashkėsia ndėrkombėtare. Nė favor tė opcionit tė vazhdimit tė qeverisjes sė pushtetmbajtėsve aktual, krahas tė a.q. demokratizim i tyre, flet edhe fakti se SDA dhe SDS janė partitė mė tė fuqishme nė parlamentin e etniteteve, kurse HDZ-ja nė ato kantone ku kryesisht jetojnė kroatėt bh., por qė edhe pėr atė se pėr njė rrjedhė tė kėtillė tė ngjarjeve pėrsėri ėshtė e interesuar vetė bashkėsia ndėrkombėtare!

Pėrgjegjen nė pyetjen se cili do tė jetė fituesi i vėrtetė i zgjedhjeve tė sapopėrfunduara parlamentare nė BeH do ta kemi tė qartė krahas asaj se me cilin fituesi do tė formojė Kėshillin e ministrave tė BeH, pėrkatėsisht qeverinė e etniteteve. Favoritėt, nė njėrėn anė socialdemokratėt kurse koalicioni i treshit nacionalist nga ana tjetėr - qė tė dy pa pėrkrahje tė mjaftueshme pėr tė formuar qeverinė - me ngutje po propagojnė bashkimin ndaj opcionit tė tyre te partitė e paprofilizuara pėr BeH tė Haris Silajxhiqit dhe Partia e Progresit Demokratik e Mladen Livaniqit, por edhe te bashkėsia e pėrēarė ndėrkombėtare. Ėshtė e vėrtetė se partia e Silajxhiqit dhe ajo e Ivaniqit janė bėrė si treguese tė peshores e cila mund tė rėndojė dhe pėrcaktojė njėrin nga proceset, mirėpo, meqė bėhet fjalė pėr parti tė cilat herė paraqesin koncept qeveritar nacionalist e herė antinacionalist - varėsisht prej asaj kush ofron mė shumė- pėrgjegja e tyre ėshtė e paparashikueshme. Aq mė tepėr ajo ndėrlidhet me qėndrimin e bashkėsisė ndėrkombėtare, pėrkatėsisht me pėrkrahjen e pritur tė njėrit nga proceset nga ana e vendeve tė Grupit tė Kontaktit pėr implementimin e paqės nė BeH. Edhepse me vite flasin pėr ndryshime dhe verbalisht deklarohen se sa e dėshirojnė konceptin e ri tė pushtetit nė BeH, anėtarėt e Grupit tė Kontaktit edhe sot nuk kanė qėndrim tė njėjtė rreth pėrkrahjes sė paralajmėruar tė Aleancės pėr ndryshime, e cila SDS-HDZ-SDA do t’i pėrjashtonte nga pushteti. Me fjalė tė tjera, nuk ėshtė e pamundshme qė bashkėsia e pakordinuar ndėrkombėtare tė refuzojė shfrytėzimin e rastit pėr tė cilin edhe ajo kinse ka “ėndėrruar”, kėshtu qė shansi pėr ndryshimin e konceptit tė pushtetit nė BeH tė shkojė nė pakthim. Sipas informatave me tė cilat disponon AIMi, pėrfaqėsuesi i lartė Wolfgang Petrisch pėrkrah fuqishėm idenė e formimit tė qeverisė antinacionaliste si nė nivel tė BeH poashtu edhe nė nivel tė tė dy etniteteve, kurse pas ka pėrkrahjen e pėrfaqėsuesve amerikanė dhe gjermanė tė Grupit tė Kontaktit pėr BeH. Nga ana tjetėr, ambasadori francez nė Sarajevė pėrkrah qėndrimin e administratės sė vet se formimi i qeverisė sė ardhshme pa SDS-in pėr ta ėshtė i papranueshėm , duke e arėsyetuar kėtė me fjalėt se SDS ėshtė realitet pėr tė cilin ka votuar shumė serb nė RS, gjegjėsisht se bėhet fjalė pėr parti tė demokratizuar nacionale, ashtu si kinse qenka sot SDS-i pėr dallim nga kohėt totalitare nacionaliste tė sundimit tė Karaxhiqit. Qėndrimi i tillė francez duhet vėshtruar nė kontestin e gjerė tė ngjarjeve nė Ballkan, pėrkatėsisht nė lidhje me tentimin pėr marrjen e nisiativės politike tė Francės nė Evropė, gjė e cila sot zhvillohet paralelisht edhe nė rrjedhat dhe qėndrimet nė parlamentin evropian. Nė tė vėrtetė, sipas eksponimit tė tanishėm tė politikės franceze nė Kosovė (Bernard Koushneri), pra tė afėrsisė me strukturat e reja tė pushtetit nė Serbi, duket se francezėt kurrė nuk kanė qenė mė afėr marrjes sė nisiativės nė Ballkan, pėrkatėsisht ngushtimit tė ndikesės amerikane nė kėtė regjion tė Evropės. Nuk duhet harruar gjatė kėsaj se ky nuk ėshtė tentimi i parė i kėtillė dhe se “betejė politike” e ngjashme ėshtė zhvilluar edhe gjatė viteve tė kaluara : edhe emri zyrtar i Qarkores sė marrėveshjes Paqėsore pėr BeH ėshtė realisht Marrėveshja e Parisit (e pėrgaditur nė Dayton, por e zyrtarizuar dhe nėnshkruar nė Paris) mirėpo qė gjatė depėrtimit tė atėhershėm tė nisiativės amerikane nė BeH Franca e humbi atė betejė dhe Marrėveshja e Paqės nė Dayton u pranua nga tė gjithė si njė proekt ekskluziv amerikan.

Ēfarė mund tė pritet tani nė Bosnjė dhe Hercegovinė? Egzistojnė katėr skenarė tė mundshėm tė zhvillimit tė ngjarjeve dhe ajo se cili prej tyre do tė realizohet varet drejtpėrdrejtė nga bisedat me vendet perėndimore tė involvuara nė proceset politike nė Ballkan.

SKENARI IDEAL: Do tė formohet Aleansa Demokratike pėr ndryshime, gjegjėsisht koalicioni i gjerė antinacionalist, tė cilin do ta udhėheqė SDP-ja dhe nė tė cilin do tė gjenden edhe partitė tjera tė tė dy etniteteve ( Nisiativa e re kroate e Kreshimir Zubak-ut, Socialdemokratėt e pavarur tė Milorad Dodikut, Partia pėr BeH e Haris Silajxhiqit, Partia e Progresit Demokratik e Mladen Ivaniqi-it dhe disa parti tė vogla nė nivel tė etniteteve dhe tė kantoneve). Njė koalicion i kėtillė do tė kishte numėr tė mjaftueshėm vendesh nė tė gjitha nivelet nė parlament qė tė formojė qeveri shtetrore dhe etnike pa pjesėmarrje tė asnjėrės nga partitė nacionaliste ose tė satelitėve tė tyre. Kjo faktikisht do tė shėnonte ndėrrimin e vėrtetė tė konceptit tė pushtetit nė BeH, gjė qė do tė mund tė garantonte tranzicionin dhe pėrmirėsimin e shpejtė tė gjendjes nė vend. Mirėpo, ky ėshtė njė koncept qė nuk realizohet lehtė jo vetėm pėr shkak tė politikės sė paprofilizuar tė Silajxhiqit dhe Ivaniq-it, respektivisht tė pėrēarjes sė bashkėsisė ndėrkombėtare.

SKENARI REAL: Koalicion antinacional nė nivel tė shtetit BeH, kurse nacional nė nivel etnik. Njė zbėrthim i kėtillė i situatės do tė thoshte se do tė mund tė formohej Kėshilli ministror i BeH me pjesėmarrjen e SDP-s dhe tė NHI-s sė Zubakut dhe Partisė sė Silajxhiqit pėr BeH, madje pa pėrmbajtjen e dy pėrfaqėsuesve tė PDP- sė Ivaniqit, qė do tė thotė edhe dėbimin e SDA-SDS-HDZ nga pushteti qendror. Mirėpo partia e Ivaniqit do tė bėnte koalicion nė nivel etnik me SDS-in pėr formimin e qeverisė sė RS, (mundėsi tani mė e paralajmėruar) sipas sėcilės dhe ngjashėm me tė do tė kishte vepruar edhe partia e Silajxhiqit nė nivele tė ulta tė Federatės, pėrkatėsisht nėpėr kantone. Koncepti antinacionalist i pushtetit nė nivel shtetror, kurse nacionalist nė nivel etnik nė fazėn e parė do tė prodhonte njėfarė interregnumi qeveritar nė tė cilin pėrkrahja e bashkėsisė ndėrkombėtare pėrsėri do tė ishte vendimtare. Si mė e rėndėsishme nė forcimin e ingerencave tė institucioneve tė pushtetit qendror, por krahas kėsaj edhe si e bazuar nė konceptin antinacional tė pushtetit nė BeH, kjo zgjidhje do tė ishte njė kompromis edhe ndėrmjet vetė antarėve tė Grupit tė Kontaktit, mirėpo pėr hapa kualitativ drejt tranzicionit tė vendit do tė nevojitej mė tepėr kohė se sa pėr zgjidhjen e pėrmendur. Kuptohet ndėrkaq se edhe mė tutje do tė ishin tė pranishme proceset dezintegruese dhe homogjenizimi nacional nė nivele etnike, gjė qė mund tė ndikonte nė rezultatet zgjedhore tė zgjedhjeve tė ardhshme tė cilat do tė mbahen pas dy vitesh.

SKENAR I RREZIKSHĖM : Formimi i qeverive proporcionale sipas numrit tė vendeve tė fituara pėrfaqėsuese, nė tė gjitha nivelet. Edhepse qeveritė e kėtilla nė disa vende demokratike quhen qeveri tė shpėtimit nacional, kėtu ėshtė vėshtirė tė paramendohet punė ose program i pėrbashkėt i njerėzve tė cilėt janė pėrgjegjės pėr luftėn, koncepti i tė cilėve ėshtė i skajshėm , ose rreth angazhimit tė tė cilėve Haga ende nuk e ka thėnė fjalėn e fundit, sėbashku me ata tė cilėt angazhimin e vet politik e kanė ndėrtuar mbi dėnimin e ashpėr tė veprimit tė tillė politik. Njė epilog tė kėtillė tė ngjarjeve propagojnė, siē dihet, partitė nacionale nė BeH (sidomos SDA) sepse paraqet rrugėn mė tė pėrshtatshme pėr egzistimin dhe vazhdimin e mėnyrės sė qeverisjes sė tyre nė rrethanat e tanishme tė humbjes sė plotė tė pėrkrahjes sė zgjedhėsve. Nė rast tė mos marrėveshjes rreth zgjidhjes mė tė mirė Socialdemokratėt do tė ishin tė detyruar, pėr fat tė keq, tė participojnė nė njė pushtet mikst tė kėtillė, sepse nė tė kundėrtėn do tė ishte pothuaj e pamundur tė arrihej pajtimi nė partinė mė tė fuqishme tė shtetit sa i pėrket mospranimit tė hyrjes nė pushtet?! Sidomos nė ato nivele kantoniale ku SDP-ja ka rezultate tė shkėlqyera, sikurse nė kantonin e Tuzlės, ose edhe nga pozita e 22 prefektėve komunalė tė cilėt nė rast tė mosparticipimit tė SDP- nė pushtet do tė ishin lėnė nė mėshirė dhe pamėshirė tė nacionalistėve. Nga ana tjetėr, partitė e vogla si ajo e Silajxhiqit, pjesėmarrjen nė pushtetin proporcional do ta kishin kundėrshtuar me arėsyetim se nuk do tė bėnin koalicion me nacionalistėt, gjė qė do tė ishte bazė e fortė pėr zgjedhjet e ardhshme. Kurse SDP-ja si alternativė e nacionalizmit,me koalicionim do tė kishte “humbur” imazhin e fituar me mund tė madh , kurse si shpagim do tė kishte hyrė “fytmėfyt” nė luftė tė mundimshme dyvjeēare me partnerėt nacional nė pushtet.

SKENARI SHKATRRIMTAR: Vetė koalicioni nacionalist SDS-SDA-HDZ formon pushtetin shtetror, dhe mė vonė secila prej tyre, me satelitėt e vet partiakė, formon pushtetin nė pjesėn e etnitetit tė vet. Nė rast se nuk arrihet kurrfarė marrėveshjeje e pranueshme pėr formimin e koalicionit antinacionalist, SDP nė kėtė rast mund tė vendos - mė nė fund edhe nė bazė tė programit tė vet politik- qė tė mos participojė nė pushtetin nė tė cilin ndodhen edhe Karaxhiqėt, respektivisht pasardhėsit e Millosheviqit, Tugjmanit ose Izetbegoviqit. Njė hap i kėtillė i SDP-s do tė ishte vėrtetė plotėsisht i moralshėm, mirėpo nė politikė morali shpesh nuk ka lidhje me pragmatikėn. Sepse, nė rast tė daljes vullnetare tė SDP-s nga skena politike, pushteti do tė kishte ngelė nė duart e koalicionit SDA-SDS-HDZ pikėrisht ashtu si nė vitin 1990, gjė tė cilėn Alija Izetbegoviq-i, nė tė vėrtetė e paralajmėroi para do kohe. Ėshtė e frikėshme tė mendohet pėr tėrė atė qė ėshtė i gatshėm ky koalicion totalitar.

Pėr fat tė keq, tė gjitha opcionet janė tė hapura! Rezultatet e marrėveshjeve, konsultimeve dhe, sipas disave ,pazarllėqeve politike qė bėhen sot, si nė Bosnjė ashtu edhe jasht saj, nuk do tė priten gjatė kohė. Afatet qė caktoi Pėrfaqėsuesi i lartė pėr formimin e qeverive tė reja kėrkojnė qė infrormatat pėr fituesin e vėrtetė tė zgjedhjeve boshnjakohercegovase t’i fitojmė nė fundin e kėsaj jave.

AIM Sarajevė

IVANA DRAZHIQ