AIM: start



THU, 07 DEC 2000 12:42:42 GMT

Kush mbron kriminalitetin e organizuar?!

Lufta e pakompromis e partive politike nė Maqedoni pėr pushtet, njė kohė tė gjatė ka larguar vėmendjen e opinionit nga njė problem actual, siē ėshtė kriminaliteti i organizuar.

AIM Junior Shkup, 7.12.2000

Atmosfera e tensionuar nė skenėn politike, paraqet njė ndėr kushtet optimale pėr zhvillimin e kriminalitetit tė organizuar, i cili gjatė 10 viteve tė kaluara tė pavarėsisė sė Maqedonisė, ka krijuar njė infrastrukturė tė pėrsosur tė veprimit. Shpesh herė qytetarėt kanė rastin tė dėgjojnė pėr vjedhje tė ndėrmarrjeve nga drejtorė qė kanė udhėhequr me firma tė mėdha tė vendit, keqpėrdorime tė mjeteve gjatė privatizimit tė ndėrmarrjeve me kapital shoqėror dhe pėrvtėsimi i tyre nga qarqe apo individė tė caktuar.

Ndonėse tė pandriēuara deri nė fund, kėto raste nė opinionin krijuan njė pėrshtypje se nė Maqedoni vepron njė strukturė e kriminalitetit tė organizuar qė kontrollon bizneset me profitabile. Dyshohet se edhe partitė plitike nė Maqedoni, e veēmas ata qė kontrollojnė pushtetin, bashkėpunojnė ngushtė me organizata tė ndryshme tė kriminelėve. Deri tani kanė mbetur tė pandriēuara shumė afera ekonomike, nė tė cilat ėshtė spekuluar me emrat e disa politikanėve dhe ministrave nė qeveritė e Maqedonisė. Praninė e kriminalitetit tė organizuar nė Maqedoni, disa herė haptazi e kanė konfirmuar edhe zyrtarė tė lartė tė shtetit. Kur Branko Crvenkovski ishte kryeministėr i Maqedonisė, ai para deputetėve pranoi se nė Maqedoni funksionon kriminaliteti i organizuar tė cilin e quajti me emrin "oktopod". Pikėrisht nė kohėn kur qeveria e tij udhėhiqte pushtetin, nė Maqedoni lindi afera e kursimores piramidale "TAT", ku materialisht u lėhtėsuan disa mijėra qytetarė. Supervizioni i librave afariste tė kėsaj kursimore nga ana e ekspertėve tė Bankės Popullore tė Maqedonisė, nxori nė pah emrat e disa politikanėve dhe ministrave nė Qeverinė e kryeministrit Crvenkovski, tė cilėt aty kishin deponuar tė hollat e tyre.

Pėrpos deklaratės sė tij se "oktopodi" ka kapluar edhe disa struktura udhėheqėse tė shtetit, Crvenkovski nuk pati guxim tė kalojė nė fazėn tjetėr, kur pritej tė kumtonte emrat e funksionarėve tė tij qė ishin pjesė e kriminalitetit tė organizuar nė Maqedoni. Organet kompetente qė janė tė autorizuara tė luftojnė kėtė dukuri tė rrezikshme, qė sipas disa raporteve tė organizatave ndėrkombėtare ka gjasa tė kontrollojė qeveritė e shteteve tė Ballkanit, deri tani nė kėtė drejtim nuk kanė shėnuar kurfarė pėrparimi.

Kohėve tė fundit janė shpeshtuar kontrollet e policisė sė kriminalitetit dhe inspektorėve tė Drejtorisė sė tė hyrave publike, nė disa ndėrmarrje tė vendit, tė cilat nuk kanė dhėnė efektet e duhura. Qarqet qė kontrollojnė kriminalitetin e organizuar kanė fshehur nė mėnyrė tė pėrsosur tė gjitha gjurmėt dhe dėshmitė qė mund tė sjellin deri te zbulmi eventual i tyre. Me metodat qė ka nė disponim, shteti nuk ka gjasa tė mbledhė fakte tė nevojshme pėr tė vėrtetuar rastet kur mafia shkelė ligjet e shtetit.

Krijimi i infrastrukturės sė pėrsorur pėr veprimin e lirė tė kriminlėve, ka shtuar nevojėn e nxjerrjes sė njė ligji me tė cilin sektorėve tė ndryshėm nė MPB-sė do t'iu lejohet pėrgjimi i personave qė dyshohet tė jenė pjesė e kriminalitetit tė organizuar nė vendin tonė.

Kur Parlamenti i Maqedonisė nė vitin 1991 miratoi kushtetutėn aktuale, ajo u cilėsua si njė kushtetutė qė pėrmbushė kėrkesat dhe standadet e shteteve me demokraci tė zhvilluar. Njė vlerėsim i tillė mes tjerash dilte edhe nga garantimi kushtetues i fshehtėsisė sė patjetėrsueshme tė komunikimit tė qytetarėve, me ēka ndalohej ēfarėdo pėrgjimi dhe pėrcjellje e tyre nga ana e Shėrbimit sekret tė shtetit. Atėherė me kėtė formulim tė kėtillė tė kushtetutės sė Maqedonisė, pėrpiluesit e saj dėshiruan tė krijojnė pėrshtypje pėr kinse zhdukjen e pėrgjimit qė nė vitet e sundimit komunist, pushteti pėrcillte aktivitetet e oponentėve tė saj politik. Ekspertėt qė punuan nė pėrpilimin e kushtetutės sė Maqedonisė, me ose pa qėllim bėnė njė lėshim tė madh, duke u dhėnė hapėsirė tė gjėrė pėr funskionim tė lire organizatave tė ndryshme kriminale nė vendin tonė. Me metodat qė kishte nė disponim, MPB-ja mbeti disa hapa pas kriminalitetit tė organizuar, pėr tė cilin dihet se shfrytėzon mjetet dhe teknikat mė bashkėkohore tė veprimit.Pėrkundėr kėsaj, shteti vazhdoi tė pėrcjellė kundėrshtarėt e saj politik deri nė fund tė shekullit tė kaluar, ndėrsa metoda e pėrgjimit pėr tė luftuar kriminaitetin e organizuar nuk u zbatua asnjėherė.

Nė MPB thonė se veē ekziston njė projekt-ligj qė rregullon kėtė ēėshtje, qysh nga koha kur ministėr i MPB-sė ishte Pavle Trajanov. Pėrpilues i saj ėshtė Zvonimir Jankullovski, i cili me projektin e tij kishte fitur nė tenderin e hapur tė MPB-sė. Nėse Qeveria e Maqedonisė pranon kėtė projekt-ligj, ėshtė e natyrshme tė priten rezultate konkrete nė kėtė drejtim. Paralelisht me miratimin e Ligjit pėr pėrcjelljn e komunikimit tė personave tė dyshuar pėr lidhje me kriminalitetin, Qeveria duhet tė shpejtojė me pėrgaditjet e ligjeve tjera pėrcjellėse, siē janė ndryshimet nė Ligjin penal dhe atė pėr procedurė penale, Ligji pėr luftė kundėr korupsionit, Ligji pėr larjen e parave etj, tė cilėt do tė kompletonin kornizėn e nevojshme ligjore pėr njė luftė sa mė efikase kundėr llojeve tė ndryshme tė kriminalitetit.

Pengesė mė tė madhe paraqet nevoja pėr ndryshimin e kushtetutės aktuale tė Maqedonisė, e cila ndalon pėrgjimin e qytetarėve. Lėshimet dhe pasojat negative tė kėsaj kushtetute janė evidente pėr tė gjithė, ndėrsa tani nė radhė janė partitė politike nė Parlamentin e Maqedonisė, tė cilėt nė vepėr duhet treguar gatishmėrinė e tyre pėr tė luftuar kriminalitetin organizuar nė vend.

AIM Junior SHkup

LIRIM DULLOVI