AIM: start



THU, 07 DEC 2000 12:01:31 GMT

Ēarshia e vjeter – histori ne vehte

Ēdo qytet me bukurinė e vet paraqet njė unikat, mirėpo Shkupi me burimin e vet qė e posedon nė ēarshinė e vjetėr do ta kishim ndarė nga shumė qytete tė Ballkanit. Ēarshia e cila paraqet zemrėn e kėtij qyteti, nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė shtatėmbėdhjetė kur Perandoria Osmane pėsoi disfatė pranė forcave Austriake gjatė tėrheqjes sė pjesėrishme nga Ballkani iu bė e mundur Gjeneralit Pikolomini qė tė futet nė Shkup

AIM Junior Shkup, 4.12.2000

Shpesh thuhet se njė qytet pėrbėn njė histori nė vehte. Veēanėrisht kjo vlen kur ėshtė fjala pėr Ēarshinė e Vjetėr nė Shkup e cila ėshtė e shtrirė mu nė qendrėn e qytetit dhe e cila nė tė kaluarėn ka fascinuar shumė mbretėr dhe perandorė tė perandorive tė mėdha. E shtrirė nė mes lumit Vardar, lagjes sė dikurshme Cerava, Bit Pazarit dhe deri te rrėnjėt e Kales paraqet njė monument tė vjetėr historik pėr tė cilin nė tė kaluarėn ėshtė shkruar, shkruhet dhe padyshim se edhe nė tė ardhmen do tė paraqet njė ndėr temat mė tėrheqėse pėr udhėpėrshkruesit e ndryshėm.

Me rėnien e Shkupit nėn sundimin Osman nė janar tė vitit 1392, Ēarshia e vjetėr e cila mė i kishte rrėnjėt e veta filloi tė rringjallet nėn Kulturėn e bujshme tė cilėn tani mė turqit me pėrvojė e kishin sjellur me vete. Themi kulturė tė bujshme pėr arsye se qytetarėt evropian nė atė kohė ende jetonin nėpėr qytete tė rrethuara me hendeqe dhe kuptohet duke mos harruar jetonin nė kohėn e mesjetės sė errėt.

Duke u nisur qė nga perandorėt e parė menjėherė u fillua ndėrtimi dhe modernizimi i ēarshisė me objekte tregtare impozante siē ėshtė Bezisteni dhe me njė kompozicion arkitektural i cili nėnkupton kodeksin e treshit nė islam; xhaminė, hamamin dhe hanin. Ky kodeks do tė bėn krijimin e njė renditjeje tė objekteve sipas nevojės sė tyre funkcionale siē edhe ėshtė “Ēifte Hamami”, “Suli Hani” dhe xhamia e Murat Pashės.

Me ndėrtimin e tė gjitha kėtyre objekteve tregtare dhe fetare Shkupi me ēarshinė e vet bėhet njė qytet i cili paraqet qendėr tė rėndėsishme pėr tregtarėt, tė cilėt ēdo ditė e mė tepėr fillojnė tė vijnė nga tokat arabe, armene, ēifute, romake, dalmatine etj., andaj edhe shėndrrimi I qytetit nė njė burim tė kulturės nuk ėshtė pėr t’u habitur, por nuk duhet harruar se kultura ka patur njė karakter tė thellė fetar.

Me kalimin e kohės ēarshia ēdo ditė edhe mė tepėr zhvillohej, ngase tanimė jo vetėm qė numri i dyqaneve ishte rritur por kishin filluar edhe tė ndėrtojnė ēarshi, apo siē do t’i kishim thėnė ne tani nė kohėn e modernizimit, komplekse sipas prodhimit dhe mallrave qe janė shitur. Kėshtu pėr shembull formohen ēarshitė e kallajxhinjėve, farkatarėve, lėkuraxhinjėve, kujunxhinjėve dhe basmaxhinjėve. Mirėpo, duke mos u futur nė thellėsinė e problemeve tė karakterit historik me tė cilat do tė merreshin historianėt, etnologėt dhe antroplogėt, do tė kishim shtuar se Ēarshia e Shkupit ka rėndėsi tė veēantė pėr zhvillimin e qytetit si njė pasuri e madhe arkitektonike me tradidė tė lashtė.

Ky labirint i rrugicave paraqet njė tėrėsi urbane e cila ka njė pamje aq tė natyrshme sa qė njeriu i huaj me siguri se do tė mahnitej nga ky spontanitet i detajeve tė rradhitura me vėmendje tė madhe qė funksionojnė si njė organizėm i gjallė. Dhe mos tė harrojmė sheshet qė paraqesin konglomerate, nė tė cilėt gjenden restorane qė me mikpritjen e sinqertė vėshtirė qė mund tė kalon njeri e tė mos ulet dhe tė pi sė paku njė kafe apo ndonjė lėng tė freskėt.

Edhe pse secili dyqan paraqet njė kreacion pėr vehte, kati i dyte te ēdo dyqan krijon njė strehė tė dimenzionuar aq bukur saqė sikur me tė t’ishte dashur t’i jepet intimiteti tėrė ēarshisė. Kurse vitrinat e artarive me ndriēimin e tyre vetėm se shtojnė bukurinė nė tėrėsinė e bukurive tė kėtij konglomerati.

Ēdo qytet me bukurinė e vet paraqet njė unikat, mirėpo Shkupi me burimin e vet qė e posedon nė ēarshinė e vjetėr do ta kishim ndarė nga shumė qytete tė Ballkanit. Ēarshia e cila paraqet zemrėn e kėtij qyteti, nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė shtatėmbėdhjetė kur Perandoria Osmane pėsoi disfatė pranė forcave Austriake gjatė tėrheqjes sė pjesėrishme nga Ballkani iu bė e mundur Gjeneralit Pikolomini qė tė futet nė Shkup. I fascinuar nga bukuria e kėtij qyteti nė memoaret e veta do tė shkruan, “Shkupi shtrihet nė njė hapėsirė tė gjėrė dhe ėshtė pak mė i vogėl se Praga”, pastaj vazhdon duke thėnė, “Edhe pse nuk ėshtė lehtė vendosa qė kėtė qytet ta shėndrroj nė hi, mė vjen keq pėr shtėpitė tė cilat nuk i kam parė nė kėtė luftė. Xhamitė janė nga mermeri mė i mirė, tė zbukuruara me mijėra drita tė cilave njeriu do t’iu kishte dhėnė rėndėsi edhe nė Romė, mė vjen keq edhe pėr kopshtet dhe vendet pėr argėtim. Vendosa qė ta djeg kėtė qytet dhe armikut mos t’i lė asgjė qė do tė kishte mundur ta pėrdor”.

Pas kėtij zjarri i cili do tė zgjasė dy ditė shkatėrrohet gjithēka qė deri atė ditė ishte krijuar shekuj me rradhė. Qyteti mė nuk ekziston. Tė

mbuluara me hi do tė mbesin shtėpitė e rrėnuara, pallatet dhe objektet tjera. Por dėmtimin mė tė madh do ta pėson ēarshia e cila asnjėherė mė nuk do tė mund ta merr atė pamje. Nė atė do tė mbesin vetėm disa xhami dhe hamame. Prapė se prapė me estetikėn e saj artistike ka mbetur dhe do

jetė kompleks i rėndėsishėm tregtar. Me kėtė u munduam qė tė prezentojmė origjinalitetin pėr Ēarshinė e vjetėr, pėr tė cilėn sado qė tė shkruhet pėrsėri ėshtė pak.

AIM Junior SHkup

XHINGIS ALIU