AIM: start



THU, 07 DEC 2000 10:26:30 GMT

“Ju lutemi na lironi, ne nuk jemi vrasėsit”

“Nė mesin e tė akuzuarve nė sallėn e gjykimit nuk shoh personin I cili natėn kritike ka shtėnė drejt nesh”-ishin fjalėt e inspektorit Goran Novkovski, i cili kėto ditė nė Gjykatėn themelore nė Shkup ishte ftuar tė dėshmojė pėr natėn e 11 janarit tė kėtij viti, kur nė hyrje tė fshatit Haraēinė, persona tė panjohur i vranė tre kolegėt e tij. Inspektori Novkovski ėshtė dėshmitari i vetėm i cili kishte parė njėrin prej vrasėsve, ndėrsa ai vetė nė rrethana ende tė pasqaruara, arriti tė mbijetojė masakrin e kolegėve tė tij Eroll Gotak, Kirill Petrushevski dhe Ace Angellovski.

AIM Junior Shkup, 4.12.2000

Natėn e 11 janarit tė kėtij viti, nė hyrje tė fshatit Hara;inė tė Shkupit, katėr pjesėtarė tė policisė kishin vendosur njė punkt pėr kontrollin e automjeteve. Urdhėri pėr kėtė aksion tė policisė ishte marė nė takimin e shefave tė stacioneve policore tė Shkup, ditėn e njėjtė, edhe atė pas njohurive se nė vendin tonė ėshtė duke vepruar njė grup i kriminelėve tė ikur nga burgjet e Sėrbisė, tė cilėt janė duke vjedhur automjetet luksoze nė vend. Iniciator pėr thirjen e kėtij takimi, ishte ish-ndihmės ministri i MPB-sė pėr qytetin e Shkupit, Aleksa Donevski, i cili megjithatė nuk mori pjesė nė kėtė mbledhje. Rezultati i kėtij takimi ishte tė formohen katėr punkte kontrolluese nė hyrje-dalje tė qytetit tė Shkupit, urdhėr ky i cili duhej tė hynte menjėherė nė fuqi. Njėri prej punkteve ishte edhe ajo nė hyrje tė fshatit Hara;inė, nė tė cilin u angazhuan pjestėarė tė rinj tė policisė, tė cilėt atė ditė u ftuan nė detyrė, edhe pse u kishte kaluar orari i punės. Policėt Eroll Gotak, Kirill Petrushevski, Ace Angellovski dhe Goran Novkovski kanė vepruar sipas udhėzimeve tė nėnpunėsve tė tyre dhe nė kohė tė duhur janė paraqitur nė vendin e caktuar. Diku rreth orės 21.30, qytetarėt qė jetojnė nė afėrsi tė vendit tė ngjarjes kanė dėgjuar rrafalle nga armė zjarri, tė cilat sipas policisė kanė zgjatur disa minuta. Pasi kanė pushuar tė shtėnat, disa prej banorėve tė fshatit nuk kanė mundur tė shuajnė kureshtjen e tyre pa parė se ;ka nė tė vėrtetė ka ndodhur. Tė gjithė janė habitur kur kanė parė tre pjesėtarė tė vrarė tė policisė tė shtrirė nė pjesė tė ndryshme tė rrugės. Tė katėrtin, policin Goran Novkovski nuk e kishte parė askush. Ai me njėrėn veturė zyrtare tė policisė ishte nisur nė drejtim tė stacionit mė tė afėrt policor, menjėherė pasi qė vrasėsit kishin lėshuar vendin e ngjarjes.

Pėr njė kohė tė shkurtėr nė vendin e ngjarjes arrijnė forca tė mėdha tė policisė, tė cilėt disa ditė me radhė mbajtėn tė rrethuar fshatin Haraēinė, me shpresė sė vrasėsit gjenden aty diku. Nė ditėn e tretė, njėsitė speciale tė policisė ve;uan disa shtėpi tė cilat i bastisėn, me ērast maltretuan brutalisht disa qytetarė tė pafajshėm. Policia mori shumė qytetarė nė biseda informative, tė cilėt nuk kontribuan nė ndriēimin e kėsaj vrasje tė trefishtė, e cila ishte njė goditje e madhe pėr Dosta Dimosvkėn, e cila sapo ishte emėruar nė postin e ministrit tė MPB-sė.

Aksioni i policisė u shtrti edhe nė pjesė tjera tė vendit, kėshtuqė nė ditėn e katėrt pas vrasjes sė tre policėve, nė qendrėn turistike nė Mavrovė, njėsitė speciale tė MPB-sė befasisht hynė nė vilėn e Sabri Hasanit, i cili aty gjendej me dy shokėt e tij Lirim Dinarica dhe Bajram Mu;a. Nė rrethana ende tė panjohura, Sabri Hasani, pėrndryshe nga Hara;ina vdes nė duart e policisė, e cila nė kumtesėn pėr opinion tha se shkaku pėr vdekjen e tij ka qenė doza e tepruar e kokainės qė kishte konsumuar i ndjeri. Deri sot, Instituti pėr mjekėsi ligjore nė Shkup nuk ka kumtuar rezultatet e obduksionit tė tij, pėrkundėr insistimit tė organizatave tė shumta joqeveritare tė cilat merren me mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut nė botė. Njė muaj mė vonė, nė njė konferencė pėr gazetarė, pėrfaqėsues tė MPB-sė bėnė tė ditur se vrasėsit gjenden nė duart e tyre, gjithsej 11 persona, shumica e tyre banorė tė fshatit Hara;inė. Pas mbajtjes disa mujore nėn hetime, pjesa mė e madhe e tyre u lėshuan nė liri, ndėrsa kėto ditė nė Gjykatėn themelore nė Shkup ėshtė duke vazhduar procesi gjyqėsor kundėr pesė personave tė akuzuar, Lirim Dinarica, Bajram Mu;a, Bashkim Hasani dhe vėllezėrve Ramiz, Agim dhe tė miturit Naim Hasani.

Nė seancat e mbajtura deri tani, pėrfaqėsuesit e Prokurorisė nuk arritėn tė bindin tė pranishmit nė sallė se tė akuzuarit kanė lidhje me vrasjen e trefishtė. ēdo vazhdim i procesit gjyqėsor ėshtė duke nxjerur nė sipėrfaqe metodat e dhunės tė cilat nė hetuesi janė pėrdorur ndaj tė akuzuarve, nga tė cilėt ėshtė tentuar tė sigurohen deklarata, ku ata do tė pranonin “fajin”. Kėshtu kishin vepruar shumica e tė akuzuarve tė cilėt nė deklaratat e para ė dhėna menjėherė pas arrestimit tė tyre, kanė marrė mbi vehte pėrgjegjėsinė pėr vrasjen e policėve. Nė tė njėjtėn kohė, tė gjithė ata janė dėrguar nė Spitalet e qytetit tė Shkupit, ku kanė shėruar plėgėt e fituara nga forca fizkike qė nė hetuesi ėshtė ushtruar ndaj tyre. Mė vonė tė akuzuarit kanė hedhur poshtė tė gjitha deklaratė e para, pėr tė cilat kanė thėnė se u janė ofruar tė gatshme pėr t’I nėnshkruar. Nė deklaratėn e tij tė dytė, i akuzuaari Lirim Dinarica kishte thėnėē “E hedh poshtė deklaratėn timė tė parė pėr shkak se kam qenė I detryruar ta nėshkruaj. Njė person mė ka kėrcėnuar me njė mashė tė nxehtė, me tė cilėn dėshironte tė mi djegė organet gjenitale”. Edhe tė akuzuarit tjerė nė mėnyrė tė njėjtė kanė hedhur poshtė deklarat e tyre tė para. As pėr policin e mbetur gjallė, Goran Novkovski, vrasėsi nuk ėshtė nė mesin e tė akuzuarve. “Me vrasėsin e shokėve tė mi i takuam shikimet pėr njė kohė. Ai I kishte sytė e vegjėl me mollza tė theksuara tė fytyrės dhe me flokė pėrpjetė. Nga tė akuzuarit nė sallė nuk shoh personin i cili atė natė shtinte me armė pas nesh”-ishin fjalėt e inspektorit Novkovski para trupit gjykues, tė cilat jehuan nė opinionin e vendit. Kjo ishte njė goditje e madhe pėr pėrfaqėsuesit e aktpadisė, tė cilėt humbėn edhe atutin kryesor tė tyre. “Unė do tė jem i kėnaqur vetėm atėherė kur nė bangėn e tė akuzuarve do ta shoh edhe inspektorin Goran Novkovski”- ishte reagimi i tė atit tė tė ndjerit Eroll Gotak, i cili dyshonte se polici Novkovski ėshtė duke folur tė vėrtetėn.

Kėtė mendim e ndanin edhe dy prindėrit tjerė tė policėve tė vrarė, tė cilėt disa herė kishin tentuar tė vijnė nė kontakt me inspektorin Novkovski. Mė 9 mars tė kėtij viti, ata kishin realizuar njė takim me inspektorin Novkovski, i cili mes tjerash u kishte thėnė se nė afėrsi tė vendit tė ngjarjes, kanė qenė prezent edhe dy pėrfaqėsues tjerė tė MPB-sė, tė cilėt kanė qenė spektatorė tė vrasjes sė tre policėve. Nė hulumtimin mė tė thellė tė njė varianti tė kėtillė, policia nuk e ka parė tė aryeshme tė punojė, edhe pse nė opinion ekziston njė bindje e pėrgjithshme se nė vrasjen e policėve nė Haraēinė kanė gisht qarqe tė caktuara nė MPB. Kjo pėr shkak se gjatė seancave tė deritashme gjyqėsore, ėshtė mėsuar se nė vendin e ngjarjes ėshtė gjetur “rastėsisht” njė vizit kartelė e organizatorit kryesor tė kėtij aksioni policor, Aleksa Donevski, i cili pastaj u shkarkua nga posti i ndihmės ministrit tė MPB-sė. Pėrveė tij, nė afėrsi tė vendit tė ngjarjes ku u vranė policėt e ndjerė, edhe sot banon njė pjesėtar tjetėr i policisė, i cili para trupit gjykues ka treguar se natėn kritke nė shtėpinė e tij ka pasur pėr “mysafir” dy pjesėtarė tjerė tė policisė, tė cilėt ishin larguar 15 minuta para se tė vriten tre policėt. Ndėrkohė nė sallėn e gjykatės themelore nė Shkup, tė akuzuarit pėr ;do ditė janė duke manifestuar rezervat e fundit tė durimit tė tyre, tė shprehur me tė qarė dhe me kėrkesė deri tė trupi gjykues pėr lirimin sa mė tė shpejtė tė tyre. Kėshtu edhe nė seancėn e fundit gjyqėsore, i akuzuari Ramiz Hasani duke qarė iu drejtua trupit gjykues me fjalėt “Ju lutem na lironi dhe ndiqni vrasėsit e vėrtetė”. Ardhja e shpeshtė nė shprehje e ndjenjave te tė akuzuarit nė sallėn e gjykimit, u bė e padurushme edhe pėr vetė pėrfaqėsuesit e aktpadisė, tė cilėt kėtė herė lėshuan demonstrativisht sallėn e gjykimit pa i dhėnė kurfarė arsyetimi gjykatėses. Mos ndoshta edhe ata bashkėndjejnė me tė akuzuarit, ishte pėrshtypja qė fituan tė gjithė tė pranishmit nė sallė.

AIM Junior SHkup

LIRIM DULLOVI