AIM: start



FRI, 08 DEC 2000 20:00:50 GMT

Vrasje politike misterioze

Prishtinė, 25.11.2000.

Entuziazmi i matur, i shprehur herė-herė pas zgjedhjeve lokale nė Kosovė, u davarit mė shpejt se ē'mund ta imagjinonin edhe skeptikėt mė tė mėdhenj. U zhduk si njė flluskė sapuni nėn barrėn e rėndė tė lajmeve dhe kronikave tė zeza mbi vrasje (gjithsesi) enigmatike, sulmet me bomba dhe akteve tė tjera tė dhunės. Pesė pjesėtarė tė komunitetit tė ashkalinjve janė vrarė nė mėnyrėn mė mizore nė dy incidente tė ndara. Katėr sish janė "gdhirė" tė copėtuar nga plumbat nga sulmues tė panjohur, ndėrsa i pesti (gjithsejt 13 vjeē) ėshtė gjetur i djegur. Disa ditė mė vonė, njė shpėrthim i fuqishėm e ka tronditur Prishtinėn, njėkohėsisht ka shkatėrruar edhe selinė e banesėn e pėrfaqėsuesit jugosllav nė Kosovė, Stanimir Vukiqeviq, nė tė cilin ka gjetur vdekjen shoferi i tij, ndėrsa kanė marrė plagė tė rėnda dhe tė lehta edhe gjashtė persona tė tjerė, tė cilėt nė ato ēaste ndodheshin nė atė shtėpi. Dy ditė mė vonė, nė hyrje tė pallatit tė tij tė banimit ėshtė vrarė Xhemajl Mustafa, bashkėpunėtor i ngushtė dhe kėshilltar pėr informim i kryetarit tė LDK-sė, dr.Ibrahim Rugovės. Kjo vrasje ka shkaktuar indinjatė si nė opinionin e vendit, ashtu edhe nė atė ndėrkombėtar dhe ka bėrė me dije nė mėnyrė tė veēantė se dhunė do tė ketė gjithnjė pėrderisa "dikujt" do t'i shkojė pėr shtati. Nė tė njėjtėn kohė, KFOR-i e ka mbyllur kufirin lindor tė Kosovės me Serbinė, pėr shkak tė pėrleshjeve nė Luginėn e Preshevės, nė tė cilat janė vrarė katėr policė serbė...

"Ditė tė zeza kthehen nė Kosovė", ishte koment dėshpėrues i kreadministratorit tė Kosovės, Bernard Kouchner, vetėm disa orė pas shndėrrimit nė gėrmadhė tė rezidencės sė pėrfaqėsuesit jugosllav... "Kriza nė Kosovė po vazhdon dhe konflikti midis komunitetesh ende nuk ka pėrfunduar", ka thėnė z.Kouchner. Ai me kėtė rast ka tėrhequr njė paralele edhe me, siē i ka kualifikuar ai, sulmet kundėr policisė serbe te fshatrat Dobrosin dhe Konēul (tė cilėt gjenden nė zonėn e sigurisė tė gjerė pesė kilometra) nė luginėn e Preshevės. Sipas tij, kjo valė dhune ėshtė njė paralajmėrim pėr Misionin e OKB-sė dhe gjithė bashkėsinė ndėrkombėtare se "ekstremistėt tani janė tė gatshėm t'i shtojnė sulmet e tyre ndaj komunitetit serb"... Tė gjithė nė Kosovė i fajėsuan ekstremistėt!? Edhe pėr vrasjen e ashkalinjve dhe tė Xhemajl Mustafės - fajtorė qenė ekstremistėt. Askush, ndėrkaq, nuk ka marrė guximin tė thotė se kush janė ata pikėrisht. Kush qėndron pas tyre? A ekziston ndonjė qendėr nga i cili planfikohen vrasjet e individėve, para sė gjithash tė personave me renome, siē ėshtė Mustafa dhe, mė parė, tė arkitektit Rexhep Luci dhe gazetarit Shefki Popova? Pyetjet qė pėrsėriten gjithnjė e mė shpesh, por pėrgjigje gjer tani nuk janė dhėnė. Mė optimistėt janė tė mendimit se kjo megjithatė do pėrfundojė njė ditė, duke e argumentuar kėtė jo aq me forcat ndėrkombėtare tė sigurisė jo aq tė shumta nė numėr, sa para sė gjithash me "numrin e madh tė shėrbimeve sekrete ndėrkombėtare dhe ekipe tė specializuara qė pėr detyrė e kanė zbulimin dhe kapjen e grupeve kriminale". Ndoshta vėrtet presin qė, nėse qendra tė tilla tė planifikimit nė Kosovė ekzistojnė, atyre t'u jepen goditje "vdekjeprurėse". Mirėpo, gjer mė tani tė gjithė si papagallė pėrsėrisin se pas formave tė ndryshme tė dhunės qėndrojnė "ata ekstremistė qė nuk ia duan tė mirėn Kosovės dhe popullit tė saj". Fraza e pėrsėritur mė shpesh nė opinionin e kėtushėm ėshte se "kriminelėt nuk kanė as komb, as atdhe, as fe"... Por, kjo tashmė tingėllon si njė frazė e dalė boje pėr realitetin kosovar, ashtu siē tingėllojnė tė tilla edhe reagimet e zyrtarėve ndėrkombėtarė dhe vendorė, tė cilėt e dėnojnė ashpėr ēdo akt dhune dhe ua bėjnė me dije qytetarėve tė "traumatizuar" tė Kosovės se kjo "ėshtė nė dėm tė demokracisė, shoqėrisė civile, pėrparimit", etj.,etj. Policia, nga ana tjetėr, i pėrsėrit frazat pėr "hetimet intenzive qė vazhdojnė"...

Mirėpo, gjėrat duken ndryshe nga pėrshkrimet dhe vlerėsimet e politikanėve. Vrasjet dhe sulmet me bomba, ėshtė e qartė se janė, dhe kėtė e kanė thėnė edhe zyrtarė ushtarakė e policorė ndėrkombėtarė, tė pėrgatitura dhe ekzekutuara nė mėnyrė profesionale. KFOR ka pohuar se sulmi mbi selinė e pėrfaqėsuesit jugosllav, Vukiqeviq, ishte njė operacion i menduar dhe i kryer shumė mirė nga njerėz qė kanė vėnė nė rrezik shumėēka pėr tė realizuar qėllimin e vet, duke arritur qė t'u shmangen madje edhe forcave tė sigurisė qė ditė e natė e ruajnė atė zonė urbane. Pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė, por edhe ata shqiptarė, kanė theksuar se rastet mė tė rėnda tė dhunės ndodhin pikėrisht nė prag tė ndonjė ngjarjeje tė madhe qė do tė mund tė kishte njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė Kosovėn dhe ardhmėrinė e saj, kėsaj radhe mu nė prag tė Samitit tė Zagrebit. Sipas administratorit Kouchner "duket se e gjithė kjo ėshtė pjesė e njė strategjie tė caktuar". Sulmi mbi rezidencėn jugosllave dhe vrasja e zyrtarit tė lartė tė LDK-sė kanė ndodhur nė njė interval tė shkurtėr kohor dhe kanė lėnė mbas vetes shumė dilema tė hapura. A ėshtė rastėsi ose njė sistem i koordinuar qė e gjithė kjo tė dukej si njė seri aktesh hakmarrėse dhe nė tė cilėn do tė mund tė ishin tė pėrfshira ekipe lojtarėsh tė shumtė, ose madje njė ekip i vetėm qė luan nė disa terrene?...

Gjėja e parė qė zyrtarėt e bėnė ishte shtimi i numrit tė ushtarėve nė rrugė dhe nė zonat e banuara me serbė, si dhe rritja e masave tė sigurisė pėr udhėheqėsinė e LDK-sė dhe pėr figurat e tjera politike qė do tė kėrkonin mbrojtje. Mirėpo, ata njėkohėsisht kanė shpallur edhe qėndrimin se ėshtė e pamundur tė mbrohet ēdo njeri dhe ēdo politikan. Ekstremistėt, ende tė panjohur, e kanė pėrsosur sistemin e tyre tė veprimit. Pjesa mė e madhe e vrasjeve tė rėnda nė Kosovėn e pasluftės ka ndodhur sipas njė skeme tė njėjtė. Viktima sulmohet nė vende publike dhe shumė frekuentuese, madje edhe nė mes tė ditės. Ose, nga ana tjetėr, viktima sulmohet nė derė tė shtėpisė, sipas mundėsisė edhe nė prani tė ndonjėrit nga anėtarėt e familjes, ndėrsa vrasėsit zhduken nga vendi i ngjarjes duke vrapuar ose me makinė, tė cilėn "askush nuk ka arritur ta identifikojė". Nė kėtė mėnyrė, ata me njė goditje arrijnė dy qėllime. E likuidojnė,p.sh. kundėrshtarin politik, konkurrentin afarist ose ndoshta edhe personat qė i kanė antipatikė, ndėrsa pas vetes lėnė njė ndjenjė terrori dhe pasigurie tė pėrgjithshme. As 50 mijė trupa ushtarake dhe policore, as gjykatat, as Ombudsmani qė posa i ka hapur zyrat e tij, nuk mund tė ofrojnė njė ndjenjė mė tė madhe sigurie . Njerėzit gjithnjė e mė shpesh pyesin "ēfarė ka bėrė viktima, me kėnd ėshtė grindur, kujt ia ka zėnė rrugėn, cilės parti i pėrket...", dhe nė mungesė pėrgjigjeje ata mbyllen nė guaskėn e vet dhe presin kush do tė jetė viktima e radhės... Zyrtarėt thonė se burgjet janė plot me tė arrestuar, se midis tyre ka edhe sish qė janė tė dyshuar pėr kryerje vrasjesh, mirėpo ende nuk kanė arritur qė tė sigurojnė dėshmi valide pėr procese gjyqėsore sipas standardeve tė shoqėrive demokratike. Fajin e hedhin mė sė shumti ė atė qė ata e quajnė "kod tė heshtjes". Njerėzit vriten ditėn pėr diell, ndėrsa dėshmitarėt nuk flasin fare ose, mbretėron njė mendim i gjerė, dėshmojnė rrejshėm. Ndonjėherė kjo duket si njė solidarizim absurd me krimin. Mirėpo, duket se nė tė shumtėn e rasteve fjala ėshtė pėr frikėn nga hakmarrja dhe qė pikėrisht ajo e pėrcakton njė qėndrim tė tillė tė tyre. Njerėzit ende nuk e kanė parė njė proces gjyqėsor (shpesh pėr shkak tė kėrcėnimeve qė u janė drejtuar, gjykatėsit kanė dhėnė dorėheqje) ku tė jetė dėnuar njė vrasės, ndėrsa kanė parė shumė viktima... Ende nuk e kanė parė as edhe njė "ekstremist" tė identifikuar, qė tė mund tė dinin si duken ata, si flasin dhe kujt i pėrkasin. Edhe zėdhėnėsi i policisė ndėrkombėtare, Derek Chapell, ka vlerėsuar tani sė voni se "Kosova ėshtė e vogėl, se njerėzit njihen mes vetes dhe se dihen tė gjithat"...

Derisa Millosheviqi sundonte nė skenėn politike serbe edhe shqiptarėt edhe perfaqėsuesit ndėrkombėtarė e kishin fare tė lehtė qė "tė gjejnė lidhjet midis ekstremistėve nė Kosovė dhe atyre nė Beograd". Mirėpo, "muaji i mjaltit i sapofilluar" me kryetarin e ri Vojisllav Koshtunica, pėrfaqėsueve ndėrkombėtarė ua ka hequr tė drejtėn e pėrdorimit tė "fajtorit kujdestar"... Tani ata janė dhėnė nė hetimet e grupeve qė do tė mund tė pėrfitonin nga dhuna, mirėpo ende nuk ka kurrfarė gjurmėsh...

Kėtu shpesh pohohet se gati 100 pėr qind e shqiptarėve do tė votonin pėr pavarėsinė e Kosovės nė njė referendum tė mundshėm, mirėpo, thuhet mė tej, nėse aktet e dhunės e pengojnė njė proces tė tillė, atėherė nuk ėshtė e gjasshme qė ata, janė tė mendimit kėta analistė, tė jenė tė interesuar ta minojnė pavarėsinė e tyre. Disa qarqe politike plasojnė, ndėrkaq, teza se "ėshtė pėr tė besuar se Beogradi ėshtė ai qė ėshtė sė tepėrmi i interesuar pėr destabilizimin e Kosovės dhe qė shqiptarėt tė prezentohen para bashkėsisė ndėrkombėtare si ekstremistė qė nuk vrasin vetėm serbė, por edhe bashkėkombasit e tyre. Si mund t'u jipet pavarėsia ekstremistėve tė tillė, do tė thshin nė Beograd, duke e zėnė nė 'pat pozicion' bashkėsinė ndėrkombėtare", pėrpiqen tė shpjegojnė jo edhe aq bindshėm tezat e tyre...

Tė tjerėt, ndėrkaq, burimet e vrasjeve (kuptohet, vetėm nėpėr kuluare, sepse mungon edhe guximi mė elementar qė tė flitet hapur) i gjejnė tek armiqėsitė politike tė brendshme. Fėrkimet e brendshme kanė bėrė qė skena politike shqiptare tė jetė e ndarė nė "radikalė" dhe "tė moderuar" dhe duket se dhuna ka pėr qėllim qė tė sanksionojė plotėsisht kėtė ndarje. Mirėpo, askush nuk mund ose nuk dėshiron tė thotė kush qėndron pas gjithė kėsaj. Nė njė Kosovė me qindra mijėra tė papunė, ku mungesa e dritave, ujit dhe nxehjes ėshtė bėrė pėrditshmėri, nuk ėshtė e vėshtirė tė gjenden individė qė do tė punojnė pėr "ēėshtjen tėnde". Mijėra njerėz tė zhgėnjyer, pėr shkak tė "fryteve tė pakta" tė luftės sė tyre dhe tė "lirisė" sė Kosovės, nuk ėshtė edhe aq e vėshtirė tė rekrutohen nga ata qė dėshirojnė ta ndryshojnė realitetin e Kosovės me dhunė dhe vrasje.

Nė Kosovė ka pėrfunduar represioni i organizuar shtetėror, mirėpo nuk ėshtė zgjidhur asnjė problem tjetėr. Nė lojė kanė mbetur tė gjitha opcionet e mundshme tė zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar dhe kjo i fut nė lojė dhjetėra grupe qė synojnė zgjidhje nga mė tė ndryshmet... Vrasjet e rėnda dhe tė pandriēuara, ndjenja e pasigurisė dhe frikės, duket se do tė mbeten pjesė e kėsaj loje... Megjithatė, nė opinionin kėtu gjithnjė e mė shpesh po flitet pėr krimin e organizuar politik, dhe jo vetėm pėrfaqėsuesit e LDK-sė, anėtarėt dhe funksionarėt e tė cilės kanė qenė kryesisht nė shėnjestėr. Adem Demaēi, nė fjalimin e mbajtur nė varrimin e z.Xhemail Mustafa, ndėr tė tjera ka thėnė: "Jemi marrė vesh t'i pranojmė rregullat e lojės, ndėrsa pjesė e asaj loje ėshtė edhe pranimi i vendimit tė popullit nė zgjedhje", duke aluduar ashtu se kryesit e kėsaj dhe vrasjeve tė ngjashme gjenden midis atyre qė nuk mund tė pajtohen me rezultatin e zgjedhjeve.

AIM Prishtinė, Besnik BALA