AIM: start



MON, 11 DEC 2000 12:04:35 GMT

Univerzitet i ri, apo…

AIM Shkup, 11.12.2000

Njė temė qė ėshtė bėrė pjesė e jetės sė studentėve tė Universitetit tė Tetovės dhe njė murrė publik pėr ato qė me vite finansojnė UT, po aktualizohet sėrish, pas paralajmėrimeve se do tė fillojė realizimi i projektit tė eurokomesarit, Maks Van Der Shtul , pėr ngritjen e institucionit privat tė arsimit tė lartė nė gjuhėn shqipe nė Republikėn e Maqedonisė. Kordinatori i kėtij projekti, Zamir Dika , ka bėrė tė ditur se nga 18 deri mė 20 dhjetor tė kėtij viti, eurokomesari Shtul do tė vizitojė Maqedoninė. Pos aktiviteteve pėr definimin e planit urbanistik , shpresohet se deri nė ardhjen e tij tė regjistrohet Fondacioni i Universitetit tė Ri tė Tetovės , si subjekt juridik nė Maqedoni. Fondacioni nė Maqedoni do tė plotėsojė aktivitetet e fondacionit nė Zvicėr , respektivisht do tė rrumbullaksojė njė pjesė tė kėtyre aktiviteteve. Z. Dika , shpresonė se ardhja e Shtulit do tė korrospondojė me hudhjen e gurthemelit tė Universitetit tė Ri. Sipas tij nė godinėn e parė legale tė arsimit tė shqiptarėve nė Maqedoni do tė mundė tė studjojnė deri nė tre mijė student nė gjithėsejtė pes fakultetete. Sipas projektit tė prezentuar kohė mė parė nga Eurokomesari Shtul , nė kėtė institucion tė arsimit tė lartė, parashihej qė mėsimi tė zhvillohej nė tre drejtime nga fusha e administrimit dhe biznesit, qė sipas standardeve karakterizojnė Kolegjėt private. Kordinatori i kėtij projekti , Zamir Dika , pėr herė tė parė ka bėrė tė ditur se nė kuadėr tė kėtij institucioni do tė punojė edhe fakulteti Juridik dhe ai Pedagogjik. Ekziston mendimi se ky institucion ka dalė nga kornizat e Kolegjit.

Anėtari i Bordit Ndėrkombėtar , Alajdin Abazi , kėtė projekt nuk e karakterizon me atė qė identifikohej deri mė tani si institucion i lartė arsimor , por si Universitet i Ri i Tetovės. Ndėrtimi i objektėve tė Universitetit tė ri , ėshtė paraparė tė bėhet nė Tetovė. Kjo pėr faktin se nė kėtė qytet ėshtė krijuar njė atmosferė studentore dhe se plotėsonė kriterin bazė , sipas tė cilit , cili qytet ka numrin mė tė madhė tė studentėve aty do tė veprojė edhe Universiteti i Ri. Njė pyetje qė qrkullon dendur nė opinion , ėshtė ajo sė pse Universiteti i ri nuk transferohet nė godinėn e sapondėrtuar tė Universitetit tė Tetovės? Njė ndėr shkaqet kryesore qė conė nė ndėrtimin e objektit tė ri sipas, anėtarit tė Bordit Ndėrkombėtarė Alajdin Abazit , ėshtė natyra krejt tjetėr e studimit , e cila kėrkonė njė atmosferė dhe objekt tė posaēėm, i cili do tu pėrgjigjet natyrės sė studimit nė kėtė Universitet. “Vetėm me nje objekt tė ri , mund tė realizohet plani afarist i Shtulit , ashtu siē e kėrkon vet projekti “, thotė ai.

Sipas anėtarit tė Bordit Ndėrkombėtar tė Universitetit tė Ri tė Tetovės, Alajdin Abazi , numri i studentėve qė do tė pėrfshihen nė kėtė Universitet ėshtė i lidhur me mėnyrėn e studimit , qė do tė ushtrohet nė kėtė Universitet. “Me qenė se do tė punohet me Sistemin e kredive evropiane , edhe studimi kėrkohet tė jetė mė atraktiv. Nė pamje numri prej tre mijė studentėsh duket i vogėl, po kur kemi parasysh se kemi tė bėjmė mė studentė qė me rezultatet e tyre janė tė rregullt sipas standardeve evropiane, atėher nė njėfarė mėnyre mund tė jemi edhe tė kėnaqur”.

Planėprogramet mėsimore tė Universitetit tė Ri tė Tetovės do tė perpilohen pas Vitit tė Ri. Ato do tė pėrgaditen nė bashkpunim me ekspert evropian dhe profesorė akademik tė Maqedonisė. Fakulteti Juridik pos programit qė do tė mbėshtetet nė jurispondencėn e kėtushme , do tė jetė i zgjeruar edhe me pėrvojėn e vendeve evropiane nė kėt lėmi.

Ky universitet sipas , Alajdin Abazit , parasėgjithash i dedikohet kulturės dhe gjuhės shqiptare , dhe si i tillė nuk do tė ndryshojė asgjė nė limitet kombėtare , tė cilės i dedikohet nė radhė tė parė . E drejta pėr tu regjistruar i takon ēdo qytetari tė Maqedonisė. Njė pjesė e ligjeratave do tė mbahet nė gjuhėn angleze dhe dy lėndė , sipas Ligjit do tė jenė nė gjuhėn Maqedone , ndėrsa pjesa dėrmuese e lėndėve do tė bėhet nė gjuhėn shqipe .

Kordinatori i kėtij projekti dhe pėrgjegjėsi pėr ēėshtje tė arsimit tė lartė i Partisė demokratike Shqiptare, Zamir Dika , projektin e eurokomesarit Maks Van Der Shtul , e ka vlersuar si zgjidhje tė ēėshtjes sė arsimit tė lartė nė gjuhėn shqipe nė Maqedoni . Njė pjesė e studentėve tė Universitetit tė Tetovės , sipas tij, do tė transferohet nė nė institucionin e ri te arsimit tė lartė. Me kėtė projekt , thotė Dika , do tė zgjidhet edhe njėri ndėr problemet qė vite me rradhė i preokupon studentėt e Universitetit tė Tetovės , njohja e diplomave tė tyre.

Universiteti i Tetovės i cili edhe pas gjashtė viteve nuk ka njohur zyrtarizimin nga ana e shtetit , numron afro dhjetė mijė student tė cilėt e ndjekin mėsimin nė 14 fakultete. Numri mė i madhė i studentėve mėsimin e ndjekin nė lokalet e Godinės sė re qė ėshtė ndėrtuar mė vetėfinansimin e popullatės shqiptare nė Maqedoni. Rektori , Fadil Sulejmani , thotė se tanimė ky Universitet ka marrė fizionomin e tij. Udhėheqja e Universitetit tė Tetovės , sė bashku me partinė opozitare shqiptare nė Maqedoni PPD , i kundėrvihet realizimit tė projektit tė eurokomesarit Shtul pėr themelimin e institucionit privat . Zgjidhjen e problemit tė arsimit tė lartė tė shqiptarėve nė Maqedoni ata e shohin nė zyrtarizimin e UT-sė. Kėtė ata e arsyetojnė me faktin se ky institucion ėshtė privat dhe nuk ka trajtim tė barabart me dy unniversitetet tjera nė Maqedoni. Mė brengosės pėr ta ėshtė fati i studentėve qė nuk kanė drejtimet e tyre pėrkatėse nė institucionin e ri tė arsimit tė lartė , tė cilėt pėrbėjnė numrin mė tė madhė tė studentėve nė UT. Udhėheqja e UT-sė, ka theksuar se projekti i eurokomesarit Shtul duhet tė distancohet nga UT-ja.

Qeveria e Maqedonisė lidhur me paralajmėrimet pėr fillimin e realizimit tė projektit tė Shtulit , sipas zėdhėnėsit , Antonio Milloshovski , ka dėgjuar nėpėrmjet mediumeve. Qeveria , sipas tij , pas miratimit tė Ligjit pėr arsimin e lartė nuk e ka ndėrmend tė perzihet nė iniciativat private nė kėtė fushė.

AIM Shkupe

NEXHBEDIN SHAQIRI