AIM: start



MON, 11 DEC 2000 02:21:09 GMT

28 Nėntori, ndarje tė sėrishme

Prishtinė, 29.11.2000.

Shqiptarėt duket se janė njerėzit qė mė sė paku i pėrmbahen himnit tė tyre, ndėrkaq e kėndojnė me devotshmėri kudo e sa herė t'u teket, por mė sė shumti mė 28 nėntor. Historia thotė se me kėtė datė 5 shekuj mė parė, u ngrit flamuri nė qytetin e Krujės, nė Shqipėrinė Qendrore, nga ana e proncit shqiptar Gjergj Kastrioti, deri nė atė kohė jeniēer nė Turqi, ku edhe kishte marrė emrin Skėnderbej. Pėr 25 vjet ai mbretėroi me atė flamur, i cili pastaj u desh tė presė 500 vjet tė tjera deri mė 28 nėntor tė vitit 1912 pėr t'u ringritur nga Ismail Qemali, i cili shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė nė qytetin jugor tė Vlorės. Kėshtu thotė historia, pos as ajo as mitet nuk japin shumė shpjegime nėse shqiponja e zezė nė flamurin e shqiptarėve ishte kumti i sė ardhmes sė tyre tė ndarė e tė copėtuar. Popull, siē pohojnė politikanėt kėtu, me ēėshtje kombėtare tė pazgjidhur edhe sot e kėsaj dite, shqiptarėt kėrkonin simbolikėn e bashkimit tė tyre (tė paktėn para armiqve). Tė ndarė nė pesė njėsi tė veēanta territoriale, posaēėrisht ata qė paradoksalisht kufijtė e Shqipėrisė, shqiptarėt thurėn njė himn me vargun themeltar "rreth flamurit tė pėrbashkuar...". Pėr mė shumė se 80 vjet shqiptarėt qė mbetėn jashtė asaj qė ata e quajtėn "Shqipėri londineze" (meqė kufijtė e Shqipėrisė sė sotme u caktuan nė konferencėn e paqes nė Londėr mė 1913), dhanė e morėn pėr tė legjitimuar 28 nėntorin si festė tė flamurit dhe tė pavarėsisė sė tyre. E ndaluar nga pushteti komunist, kjo festė kishte dikur kuptimin e vėnies sė flamujve nė vendet ku nuk mund tė merreshin nga policia, nė vizitat qė njerėzit i bėnin njėri-tjetrit, apo edhe nė shkrimin e ndonjė parulle qė pasohej nga dėnimi me burg shumėvjeēar i akėcilit, pavarėsisht nėse ai ishte autor i "veprės" sė tillė qė nė atė kohė vlerėsohej si "armiqėsore"... Flamuri kombėtar shqiptar, pėrdorimi i tė cilit u lejua nė Kosovė me autonominė qė asaj ia dha ish udhėheqėsi jugosllav Tito, nė vitet '80 u shndėrrua pėrsėri nė njė objekt gjahu. Atij iu ndėrrua pamja, ndėrsa edhe si i tillė ai nuk durohej nga autoritetet serbe qė tashmė e kishin vendosur dominimin e tyre nė Kosovė...

Bombardimet e NATO-s dhe "ēlirimi" i Kosovės, u dhanė mundėsi shqiptarėve tė Kosovės qė ta kremtojnė "lirshėm" pėr dy vjet radhazi festėn e flamurit. Njė ditė pas 28 nėntorit, autoritetet ndėrkombėtare thanė se ishin tė kėnaqura me mėnyrėn e kremtimit. Ata i pėrgėzuan shqiptarėt "pėr manifestime paqėsore, me ēka botės iu demonstrua gatishmėria e tyre pėr tė pėrparuar drejt stabilitetit tė Kosovės"... Njė vit mė parė kremtimet kishin qenė tė pėrgjakshme. Njė turmė prej disa qindra njerėzish, qė po kremtonin pa kontroll, nė qendėr tė Prishtinės vrau njė pjesėtar tė pakicės serbe dhe plagosi rėndė dy gra qė ishin me tė dhe qė ishin nisur pėr tė kėrkuar ndihmė mjekėsore. "Ēuditėrisht", e tėra kishte ndodhur nė praninė e qindra dėshmitarėve e, megjithatė, rasti mbeti i pandriēuar edhe sot e kėsaj dite... Ngjarja kishte tmerruar tė gjithė pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė, por edhe shqiptarėt qė aty nuk shihnin ndonjė shenjė tė mirė as pėr veten. Arsyetohej se ajo qe natė e shpėrthimit tė frustrimeve tė mbledhura tė turmave qė synonin hakmarrjen pėr ēdo gjė qė e kishin pėrjetuar nė dhjetėvjeēarėt e shkuar. Pėr vrasėsit nuk kishte shumė rėndėsi as mosha e shkuar, as pafuqia e tre serbėve tė linēuar nė mes tė qytetit.

Njė vit mė pas festa ishte shumė e qetė. Nuk kishte pasur asnjė incident tė rėndė, pavarėsisht nga krismat shurdhuese tė fishekzjarreve tė panumėrta, me ēka qytetarėt sikur nuk i pėrfillnin ultimatumet e policisė "se nuk do tė lejonte pėrdorimin e tyre". Duket se festėn e mbajti tė ndezur edhe debati i rreptė lidhur me flamurin qė u bė ndėrmjet partive politike dhe pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė gjatė zgjedhjeve lokale tė 28 tetorit dhe posaēėrisht gjatė konstituimit tė kuvendeve komunale. Shumė kėshilltarė komunalė nuk pranuan tė betohen pa flamurin kombėtar dhe nė fund "fituan me opcionin e tyre atdhetar". Madje, kėto debate nxitėn edhe diskutimet se i ku jt ėshtė ky flamur dhe a duhet qė Kosova ta ketė flamurin e saj... Diskutimet u mbyllėn megjithatė shpejt nga "mbrojtėsit e devotshėm tė identitetit kombėtar", tė cilėt pėrkujtuan se "flamuri shqiptar ėshtė njė dhe i paprekshėm dhe i tillė duhet tė mbetet!"...

Njė ditė para festės sė 28 nėntorit, Trupat Mbrojtėse tė Kosovės (organizatė qė ka trashėguar ish Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės pas transformimit tė saj) organizuan njė paradė nė kazermėn e Prishtinės, qė dikur mbante emrin e liderit komunist Tito, ndėrsa tani quhet "Kazerma Adem Jashari", pėr nder tė udhėheqėsit tė parė tė guerilėve qė luftonin pėr shkėputje nga Serbia. Krahas entuziazmit tė pjesėtarėve tė kėtyre trupave, qė veten e shohin si ushtri e ardhshme e Kosovės, dhe ovacionet e atyre qė besojnė "verbėrisht" nė kėtė, krerėt e tyre por edhe pėrfaqėsues tė forcave politike qė kanė dalė nga ish UĒK-ja premtuan pavarėsi tė plotė, rend paqe e siguri, por njėkohėsisht paralajmėruan se nuk mund tė ketė shumė paqe pėr ata qė nuk e kishin njohur kurrė UĒK-nė... Tė gjithė, ndėrkaq, bėnė thirrje "kundėr dhunės dhe pėr vendosjen e paqes e tolerancės njerėzore e politike". Nė akademitė solemne pėrfaqėsuesit e Lidhjes Demokratike tė Kosovės shkuan jo vetėm me truprojat e zakonshme, por edhe nėn pėrcjelljen e policisė. Pak ditė mė parė sulmues tė panjohur qėlluan dhe vranė njė nga udhėheqėsit e kėsaj partie, kėshilltarin e z. Rugova, Xhemajl Mustafėn.

Ndonėse manifestimet ishin organizuar sė bashku nga partitė politike dhe Trupat Mbrojtėse tė Kosovės, ato para kremtes manifestuan ndarjet e thella midis forcave politike. Dr. Ibrahim Rugova, kryetar i Lidhjes Demokratike dhe Hashim Thaēi, kryetar i Partisė Demokratike, kishin dėrguar mesazhet e tyre tė urimit nėpėrmjet ekraneve duke luajtur secili nė mėnyrėn e tij rolin e "liderit popullor". Kėsisoji ata u kishin dhėnė fund ceremonive, ndėrsa manifestimet ua kishin lėnė pasuesve tė tyre mė tė "vegjėl". Kėta tė fundit edhe nė paraqitjet e tyre numėruan shkaqe nga mė tė ndryshmet pėr kremtim.Ish luftėtarėt thanė thanė se kjo ditė ishte festė e pavarėsisė, ditėlindja e ish komandantit tė tyre Adem Jashari dhe trevjetori i daljes pa maska tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Nga foltoret ata ngritėn nė tė njėjtin nivel kėto tri arsye historike pėr tė festuar, duke u pėrkujtuar rivalėve politikė se dy tė fundit ishin vetėm tė tyret...

Por, "kulmi" i manifestimeve u shėnua me zbulimin e njė shtatoreje nė qendėr tė Prishtinės. Qė nga 28 nėntori qytetarėt dhe vizitorėt mund ta shohin shtatoren e Zahir Pajazitit, njėrit nga udhėheqėsit e parė lokalė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, i vrarė nė janar tė vitit 1997 nga forcat serbe tė sigurimit. Njė nga komandantėt e Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, qė gjatė luftės ishte njeriu i parė i UĒK-sė pėr zonėn e Llapit, qė shtrihet nė verilindje tė Prishtinės, Rrustem Mustafa, tha se "ishte kjo dhurata mė e mirė pėr Prishtinėn..." Mirėpo, zbulimi i kėsaj shtatoreje, pohuan vėzhguesit lokalė, nxori nė shesh njė ndarje tjetėr, akoma mė tė rrezikshme se sa ndarjet kronike politike. Rrustem Mustafa, i njohur me emrin e luftės si komandant Remi, i veshur me uniformė solemne (cinikėt thanė me uniformė mareshali) pėrcolli mesazhin e tij pėr fitore nė luftėn e egėr pėr "vėnien e kontrollit mbi kryeqytetin e Kosovės". Kjo "luftė" qė zhvillohet (qė nga fundi i luftės) ndėrmjet tri regjioneve, Drenicės, Dukagjinit dhe Llapit, duket se mori njė kthesė me ngritjen e shtatores sė ish studentit, qė nga llapjanėt konsiderohet si komandanti i parė i ish UĒK-sė... Procesi i vėnies sė kontrollit mbi Prishtinėn, megjithatė, nuk duket tė ketė marrė fund, pėrkundrazi, ai duket se tash mund tė marrė hov akoma mė shumė para zgjedhjeve tė ardhshme tė pėrgjithshme...

Megjithėse tė gjithė bėnė thirrje pėr unitet kombėtar, pėr bashkim nė pėrpjekjet pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė qytetit tė ndarė tė Mitrovicės, tė ēėshtjes sė Preshevės, Medvegjės e Bujanocit dhe pėr realizimin e pavarėsisė sė Kosovės, liderėt shqiptarė dolėn nga festa edhe mė tė ndare e, mbase, edhe mė tė pėrbetuar nė luftėn politike. Cinikėt thanė se gjendja e tyre duket e njėjtė me atė tė vitit 1912, kur edhe u pėrcaktua kjo festė. "Nėse nuk besoni, shikojeni historinė dhe Shqipėrinė e kėtyre ditėve", thanė ata qė janė mė tė prirur pėr tė rikujtuar se shqiponja e zezė dykrerėshe duket se pėrfundimisht ishte lajmėtari i parė i ardhmėrisė sė shqiptarėve...

AIM Prishtinė, Besnik BALA