AIM: start



WED, 13 DEC 2000 10:34:36 GMT

Politika dhe lufta e mediave

AIM, Zagreb, 11.12.2000.

Skandali i madh medial, i cili plot njė javė po shkund Kroacinė, tani mė ka pėrjetuar kthesė, por nuk mund tė pėrjashtohen edhe kthesa tė tjera. Dy magnatėt medial, Nino Paviq-i i madh dhe Vinko Grubishiq-i diē mė i vogėl, tė cilėt janė vėnė nė dyshim se nė vitin 1997 nė mėnyrė tė fshehtė janė bėrė ortakė me njerėzit kryesorė tė pushtetit tė kaluar (Iviq Pashaliq, Miroslav Kutle) me qėllim tė ndarjes tė pothuaj tėrė skenės mediale kroate ( 80 pėr qind) janė liruar nga paraburgimi qė ditėn e nesėrme pas arrestimit.

Spiegimi zyrtar ishte se nuk ishin mbledhur dėshmi tė mjaftueshme pėr procesin ndaj tyre, mirėpo hetimet, si u paralajmėrua, do tė vazhdonin. Njė spiegim i kėtillė, ndėrkaq, nuk ishte i kėnaqshėm pėr askend. Menjėherė pasoi pyetja se ēfaret ishte njė sinkronizim i kėtillė ndėrmjet organeve policore dhe atyreve tė drejtėsisė, derisa policia gjatė akcionit spektakular, madje edhe me angazhimin e specialcave, arrestoi Paviqin dhe Grubishiqin, kurse pastaj prokuroria nuk gjet dėshmi qė t’i mbajė nė paraburgim sėpaku njė minimum prej 48 orėsh. Pyetja tingėllon aq bindshėm dhe me vend sa qė dėgjohet edhe nga rradhėt e koalicionit nė pushtet, kėshtu qė ministri Ivanisheviq nė intervistėn dhėnė Feral Tribun-it ishte i detyruar tė gjejė ndonjė spiegim i cili do tė ruante kredibilitetin elementar tė organeve policoro- gjyqėsore.

Nuk ka kėtu, tha ai, dofarė enigmash tė mėdha, sepse organet policore ka kohė qė po bėjnė hetime lidhur me marrėveshjen e ortakėve me tė cilėn ėshtė planifikuar dominimi mbi mediat. Nė mesin e kėtij hetimi doli Republika (gazeta e re e pėrditshme e Paviqi-it, konkurente e Ive Pukaniq-it (shėn. i MĒ) me faksimilet e marrėveshjes sė ortakėve dhe me shifrorin, tė cilat janė dokumente kryesorė pėr identifikimin e atij grupi… Mirėpo, sipas Ivanisheviq-it, shkrimet e Republikės vėrtetė e kanė shpejtuar rrjedhėn e ngjarjeve sa qė edhe prokuroria shtetrore pėr aqė pak kohė nuk mund tė kryente punėn e vet. Meqė mbajtja e tė paraburgosurve mė gjatė se afati i caktuar ėshtė i kundėrligjshėm, prokuroria vendosi qė Paviq dhe Grubishiq tė lirohen, kurse pėrpunimi kriminalistik tė vazhdojė mė tutje.

Kėtu, ndėrkaq, deklarata e Ivanisheviq-it ėshtė vetėm shkas pėr pyetje tė reja, sepse me tė vėrtetohet se policia para publikimit ka qenė e njohtuar pėr dokumentet komprometuese tė cilat rėndojnė Paviq-in, Grubishiq-in, Pashaliq-in dhe ende mė parė tė paraburgosurin, Kutlu. Ende mė qartė doli nė shesh se vetė Ivanisheviq-i nė mėnyrė diskrete “ ka biseduar” me Pukaniq-in qė tė mos publikonte kėto dokumente nė kėtė fazė tė hetimeve, kurse ky komunikim pėshpėritės nė kėtė rast, nė dritėn e njė fakti tė shpallur publikisht, nuk duket aq simpatik. Para daljes sė Republikės redaksinė e re tė Pukaniqit e vizitoi Ivica Raēan, i cili mė vonė publikisht pranoi se qė atėherė ishte i njohtuar me pėrmbajtjen e marrėveshjes sė ortakėve “ tė katėrshit tė bandės kriminele ” (shprehje tė cilėn e pėrdorė Republika)

Pėr kėtė shkak ata qė shprehnin pakėnaqėsi tani u bėnė ende mė tė zėshėm, sepse deri nė burgosjen e dy botuesve tė mėdhenj erdhi vetėm pas publikimit tė dokumentave tė fshehtė nė Republikė dhe Nacional, tė cilat janė pronė e magnatit tė tretė tė mediave, Ive Pukaniq. Si pasojė e kėsaj, policia vihet nė dyshim tė ketė vepruar si dorė e zgjatur e njėrės nga palėt e luftės mediale, kurse kjo akuzė madje ėshtė zgjėruar pothuaj se ndaj tėrė majės qeveritare, duke pėrfshirė kėtu krahas Raēanit tė pėrmendur mė lartė edhe Stipe Mesiq-in, marrėdhėniet e afėrta tė tė cilit me Pukaniq-in dihen qė mė heret dhe pėr tė cilin vėrtetohet se ka bėrė urgjencė qė Republika, pėrpos asaj qė daljen e saj Paviq-i do kohė u mundua ta pengojė, tė nis tė botohet.

Mė vonė, nė bazė tė disa informatave tė thelluara, rrethi i tė dyshimtėve si ndihmės tė Pukaniq-it u zgjerua edhe ndaj disa prokurorėve tė tjerė (Hanzhekoviq, Konstrenēiq), lidhjet politike tė tė cilėve shkojnė drejt pushtetit, por kėtė herė jo nė drejtim tė Mesiq-it dhe Raēan-it, por kah Drazhen Budisha. U pėrhap poashtu versioni i cili pėr spektakularitet i tejkalon tė gjithė tė tjerėt dhe i cili lidhet me atė se tėrė aferėn e ka brumosur Iviq Pashaliq-i, qė ende ėshtė i fuqishėm nė njė pjesė tė shėrbimit sekret, me ndihmėn e tė cilit ka marrė marrėveshjet e fshehta me qėllim qė tė asgjėsojė hetimet dhe nė tėrė kėtė futi elementet e haosit dhe anarkisė nė luftėn e tė gjitha mediave kundėr njėra tjetrės.

Disa nga aferat e mėhershme, tė cilat drejtonin akuza tė rėnda kundėr vetė Tugjmanit, mirėpo pėr tė cilat mė vonė zbuloheshin disa detaje tė cilat komprometonin vetė burimet e informatave tė tilla, i forcojnė ende mė shumė bazat e spekulimeve tė tilla. Mirėpo, sidoqoftė ky rrėfim ka kontestin e vet aktual, nė tė cilin mė sė shumti tėrheq vėmendjen ripozicionimi i disa personave kryesorė tė pushtetit ndaj mediave tė kėtushme mė tė mėdha. U rrėnua mė nė fund skema e thjeshtė algjebrike kinse Raēani qėndron pas shpinės sė mbretėrisė mediale tė Paviqeviq-it, kurse Mesiq-i pas Pukaniq-it dhe ajo qė sė paku pėr njė ēast dukej se ata tė dy sėbashku u gjenden nė tė njėjtėn anė kundėr Paviq-it.

Vėrtet askush nuk ishte kundėr kėsaj sikur e tėrė kjo sikur tė mbėshtetej nė shkaqe parimore, sepse ėshtė e qartė se librat afariste tė Paviq-it, sidomos plotėsimet e fshehta tė tij, memzi presin tė ēilen dhe tė krihen rrėnjėsisht. Mirėpo, nėse publikohen ortakllėqet e fshehta tė Paviqit, kritere tė njėjta duhet tė zbatohen edhe ndaj Pukaniq-it, sidomos edhe pėr shkak se kėta tė dy kanė qenė njė lloj ortakėsh edhe nė gjysmėn e dytė tė viteve tė nėntėdhjeta. Pikėrisht kur u fundosėn aranzhmanet e tilla filloi edhe lufta e vėrtetė mediale pėr ndarjen e pronės sė madhe tė dikurshme informative, tė cilėn e ndanė qarqet e njėjta bankiaro-mafiozo- mediale, tė cilat tani padyshim se janė ndarė vetėm nė dy klane kundėrshtare.

Ėshtė fare e qartė, ndėrkaq, se pushteti i tanishėm kroat nuk ėshtė i gatshėm tė futet nė ēdo kėnd tė dyshimtė tė skenės sė kėtushme mediale. Ka bazė poashtu dyshimi se kjo ndėrlidhet me atė se atje mund tė gjenden edhe gjurmėt e gishtrave tė tij. Kjo nė rend tė parė ka tė bėjė me Ivica Raēan-in lidhjet e tė cilit me Paviq-in kanė arritur deri atje sa qė njė grupi mė tė madh tė gazetarėve tė botimeve tė tij t’u ndahen diploma tė posaēme pėr demokraci, mė drejtė plaketat e Ede Murtiq-it me tė cilat u ėshtė shprehur falenderim atyreve tė cilėt kanė merita tė veēanta pėr rėnien e tugjmanizmit dhe ndėrrimin e pushtetit nė Kroaci. Mesiq-i nuk bėri gafe tė tilla, mirėpo edhe ai ka shprehur afėrsi ndaj disa mediave pėrkundėr ndaj tė tjerave, edhepse mė shumė sipas sistemit tė lidhjes dhe afrimit ndaj atyreve tė cilat nuk u pėrfshinė nė galaksinė mediale tė cilėn e krijoi rreth vetes Raēan-i.

Kėshtuqė prej fillimi ishte e qartė se pushteti i tanishėm kroat nuk ishte i gatshėm tė ēmontoj koncernėt e mėdhenj tė monopoleve mediale tė kohės sė Tugjmanit, por qė, pėrkundėr asaj, t’i trashėgojė dhe sipas mundėsisė tė tėrat t’i mbajė pėr vete. Ēėshtja u bė problematike kur u pa se njė marrėveshje e tillė as qė mund tė arrihej dhe kur lidhur me kėtė u shfaqėn edhe grindjet. Qė tė ndodhė ende mė keq, nė vend qė politikanėt tė grindeshin mes vedi, ata, sipas zakonit tė vjetėr, grindjen e hudhėn nė medisin e gazetarėve. Tani disa prej tyre, ata qė me kohė kanė ditur se pėr cilėt padrona punojnė, por qė vetėm kėto ditė po zbulojnė detajet se pėr ēfarė mentaliteti tė pėrgjysmuar bėhet fjalė, po lėpijnė apo mjekojnė plagėt e thella morale. Mirėpo, kupa e dėshprimit ende nuk ėshtė mbushur. Nga njera anė tepėr po zgjat marrėveshja e heshtur ndėrmjet gazetarėve dhe punėdhėnėsve, gjatė sėcilės tė parėt nuk do tė shtrojnė shumė pyetje se ēfaret janė pronarėt, kurse tė dytėt nuk do tė thellohen shumė nė tekstet e tė parėve dhe tė ndajnė udhėzime tė obligueshme. Nga ana tjetėr, njė situatė e kėtillė i konvenon raportit tė pazgjidhur pushtet - media, sepse mosdashjes sė pushtetit qė tė braktis monopolin medial i shkon nė favor lulėzimi dhe pėrforcimi i tyre i pandalshėm.

AIM Zagreb

MARINKO ĒULIQ