AIM: start



WED, 13 DEC 2000 15:52:47 GMT

Lojėrat e luftės

AIM Beograd, 7.12.2000.

“E qetė, por e tensionuar, me gjuajtje tė herėpashershme me projektile minahedhėse” – ėshtė thelbi i raporteve gazetareske nga Serbia jugore, gjegjėsisht nga zona e sigurisė me Kosovėn. Problemet nė tė ashtuquajturėn "zonė e sigurimit pėr kėmbėsori", e gjėrė pesė kilometra dhe e gjatė 25 kilometra filluan menjėherė pas definimit tė marrėveshjes ushtarako-teknike nė Kumanovė, tė arritur pas ndėrprerjes sė luftės nė Kosovė. Nė Marrėveshje ėshtė e definuar qė Ushtria Jugosllave tė mos mund tė hyjė nė tampon-zonėn, kurse policėt aty mund tė hyjnė nė numėr tė kufizuar dhe tė armatosur vetėm me pushkė automatike dhe pishtoleta. Nė Marrėveshje nuk u pėrmend Ushtria Ēlirimtare e Preshevės, Bujanovcit dhe Medvegjės (UĒPBM) pjesėtarėt e sė cilės, pra kėsaj organizate ilegale tė shqiptarėve, gati se lirisht sillen nė zonėn e sigurisė duke i sulmuar punktet policore serbe.

Nga 23 nėntori deri mė 3 dhjetor tė kėtij viti, nė pėrleshjet e armatosura, kanė humbur jetėn 100 civilė dhe njėqind pjesėtarė tė forcave serbe dhe UĒPBM.

Nė incidentet e fundit, mė 3 dhjetorė, pjesėtarėt e UĒPBM shkrepėn katėr projektile nga minahedhėsit duke gjuajtur patrullėn policore nė zonėn e sigurisė, por fatmirėsisht nuk arritėn ta qėllojnė.

"Kjo ėshtė pėrgjigje ndaj krismave tė fshehta nga snajperėt me neutralizues zėri qė plagosėn tre pjesėtarė tė nacionalitetit shqiptar", sqaruan burimet shqiptare nga Kosova duke transmetuar fjalėt e Muhamet Xhemailit, njėrit nga komandantėt e UĒPBM nė fshatin Muhovac me tė cilin bisedoi gazetari i Frans press-it.

"Ne asnjėherė nuk e kemi cenuar armėpushimin dhe nuk kemi gjuajtur nė shqiptarė ", pėrgjigjen pjesėtarėt e MPB-sė nė kumtesėn dhėnė agjencisė "Beta". Natyrisht, gėnjejnė edhe njėra palė edhe tjetra. "Para ca kohėsh, pa mos pritur shumė gjatė, edhe ne gjuajtėm ndaj shqiptarėve me tre projektile 120 milimetėrshe. Ushtarėt e KFOR-it neve na thirrėn nė telefon pas dhjetė minutash dhe na bėnė me dije qė tė ndėrpresim duke na paralajmėruar se ne jemi vendosur nė pozicionin, prej ku duhej menjėherė tė largoheshim ", pranuan pjesėtarėt e Njėsisė sė Veēantė tė Policisė (NJVP) nė punktin afėr fshatit Luēani pėrmes sė cilit kalon vija ndarėse mes zonės dhe Serbisė jugore.

Njė nga thyerjet mė tė mėdha tė armėpushimit ndodhi mes 22 dhe 23 nėntorit kur ushtarėt e UĒPMB befas sulmuan me projektile minahedhėse dhe armė zjarri pjesėtarėt e MPB-sė nė punktin kontrollues nė fshatin Koncull dhe kolegėt e tyre nė istikamet pėrmbi fshatit Dobrosin nė zonėn e askujt (tampon – zonė). Ishte natė dhe askush nuk pa se sa sulmues morrėn pjesė. Sipas pohimeve tė para, tė marra nga organet kompetente dhe jokompetente, ishin ndėrmjet 400 deri 4.000. Por kjo s’ka rėndėsi: katėr policė tė NJVP-sė nga Gornji Milanovci u vranė. Pėrforcimi nuk u arriti nė kohė, nuk funksionoi diēka nė sistemin e lidhjeve, prandaj u desh tė iknin pėrmes hapėsirės sė pastruar. Ata qė i ikėn vdekjes dhe plagosjes nėntė orė e kaluan nė mal dhe pasi nuk e njihnin terreni tė nesėrmen arritėn nė Bujanovc.

Policėt nė punktin kontrollues Koncull, fshat ku kalon rruga pėr nė Kosovė, gjithashtu u detyruan tė lėshonin bazėn e tyre pėr tė shpėtuar nga projektilet e minahedhėsve. Prej atėherė gjėrat filluan tė jenė serioze: Shqiptarėve iu dha afat qė brenda dy ditėve tė tėrhiqeshin nga zona e sigurisė, kurse nė rast se nuk e bėnin kėtė, do tė zhdukeshin nga faqja e dheut. Se kush e mendoi kėtė dhėnie afati askush deri mė sot nuk e di: Qeveria e Serbisė ose Ministria e Punėve tė Brendshme. Duket se megjithatė ata ishin marrė vesh. Sido qė tė jetė pjesa tjetėr e banorėve shqiptarė me shpejtėsi u shpėrngul nė Kosovė, kurse serbėt e paktė u nisėn pėr nė thellėsi tė Serbisė. Ushtria dhe policia u nis drejt Bujanovcit e udhėhequr nga gjeneralėt qė kanė pėrvojė tė madhe nė humbjen e luftėrave nė hapėsirat e ish-Jugosllavisė. Kolonat e tanksave, mjeteve tė blinduara, kamionėve me ushtri dhe polici, me kuzhina improvizuese dhe me teknikė tjetėr u nisėn drejt tehut tė zonės sė sigurisė pėr tė marrė pozicione, tė gatshėm tė sulmonin pas kalimit tė afatit. Megjithatė, kolona e tankseve gjatė udhėtimit kishte disa probleme: nė rrugėn nga Vranja deri nė Bujanovc (17 km) katėr tankse T54, tė prodhimit rus, mbetėn skaj rrugės shkaku i motorave tė dėmtuar.

Garnizoni ecte pupthi krahas tyre duke pritur tė vinin maunet qė t’i dėrgonin kėto mbeturina nė riparim. Kėta tankse dukej sikur kishin marrė pjesė nė betejėn e Kurskit nė verėn e vitit 1943. U shfaqėn edhe forca tė ndryshme speciale tė policisė, nė mesin e tė cilave Njėsia pėr Operacione Speciale (NJOS) dhe Njėsia Speciale Antiterroriste (NJSA), tė dyja tė njohura deri tani pėr shpėrndarjen e qytetarėve gjatė thyerjes brutale tė demonstruesve nė rrugėt e Beogradit. Banorėt e Bujanovcit, Preshevės, Medvegjės dhe rrethinės thuajse nuk u habitėn fare: kafenetė ishin pėrplot njerėz, nėpėr rrugė dhe shitore bisedohej pėr problemet e pėrditshme, duke pėrmendur rrallė luftėn e mundshme, tė paralajmėruar. Thjesh, nuk i "pranuan” trumbetimet e luftės nė shumė TV stacione dhe raporte gazetareske qė ngjan me atė mahnitje tashme tė harruar dhe me ato bori lufte gjatė kalimit tė ushtrisė sonė nė Kroaci. Banorėt eshikonin kėtė ushtri dhe polici tė fuqishme me gjakftohtėsi dhe pa frikė. Sikur bėhej fjalė pėr disa manovra qė thenin monotoninė provinciale. Politikanėt e Opozitės Demokratike tė Serbisė (ODS) mbajtėn fjalime nė Bujanovc para mė shumė se njėqind qytetarėve, ku fjalėt plot “efekt” u pėrshėndetėn me duartrokitje, pėrndryshe, nuk ėshtė aspak ēudi nė tė ardhmen nė Bujanovc nė zgjedhjet lokale tė fitonte JUL i prirė nga duartrokitjet gjatė fjalimeve tė krerėve tė saj. "Jo, nuk u frikėsohemi shiptarėve, por atyre njėzet serbėve, llomit tė fundit nė qytet, qė vetveten e shpallėn si pushtet. Ja atje, fare afėr nė Baticė i flet popullit, e nuk e din se nė ēfarė shoqėrie ėshtė ", thotė Fidanka Dejkoviē nga Bujanovci duke miratuar zonjėn plakė Stane Mladenoviē e cila shton: "Nėse ata e marrin pushtetin, mjerė pėr ne".

Tė dielėn mė 27 tetor nėnkryetari i qeverisė kalimtare Nebojsha Ēoviē, pas bisedimeve disaorėshe me "punėtorėt shoqėrorė – politikė tė Bujanovcit” doli nga stacioni i policisė dhe gazetarėve tė mbledhur ua kumtoi se afati i dhėnė nuk vlen dhe “kemi kėrkesė nga vet KFOR-i qė tė mos flitet me gjuhėn e afateve dhe ultimatumeve, por me gjuhėn e diplomacisė dhe marrėveshjes”. Ky lajm menjėherė morri dhenė nė qytet, por nuk kishte as hidhėrim, as entuziazėm. Nė kafenenė e vetme nė qendrėn e Bujanovcit u komentua gjithēka brenda kuadrit tė njė mendimi tė pėrgjithshėm "se vetėm budallenjtė mund tė mendojnė se Serbia sėrish do tė luftojė kundėr NATO-s, qė natyrisht, ėshtė nė anėn e shiptarėve (shiptari-term pėr shqiptarėt)”. Banorėt e Bujanovcit nuk u shqetėsuan as kur nė gazetėn mė tė vjetėr nė Serbi u botua lajmi se kryetari i Amerikės ka dėrguar terroristėt e vet pėr ndihmė shqiptarėve ("Terroristėt e Hashim Thaēit dhe Bil Klintonit as mbrėmė nuk shkrepėn asnjė plumb ndaj forcave jugosllave”, "Politika", e diel 3 dhjetor).

Demonstrimi i fuqisė ushtarake vazhdoi krahas aktiviteteve diplomatike tė RFJ qė dhanė mė shumė rezultate pozitive: gjithė shtetet perėndimore e akuzuan UĒPMB me premtimin se do tė insistojnė nė mbylljen hermetike tė kufirit tė Kosovės me zonėn demilitarizuese me ēka pjesėtarėt e UĒPMB-sė nuk do tė mund tė shkaktonin incidente. Megjithatė, nė punktet kontrolluese pjesėtarėt e MPB-sė kishin edhe mėtej kujdes. I vizituan edhe gjeneralėt e ushtrisė dhe policisė duke i trimėruar qė tė qėndronin nė gatishmėri, ndėrkaq qė tė mos ishin grumbulluar foto-reporterėt nuk do tė ishte pėrjetėsuar ky takim nė terren. Gjenerali i buzėqeshur i MPB-sė republikane Obrad Stevanoviē, nė pėrcjellje tė eprorėve tė lartė, ua uroi pjesėtarėve tė NJVP-sė gjendjen e gatishmėrisė luftarake: "Ēdo respekt , treguat se jeni trima ". Pas shkurjes sė gjeneralit policėt vunė re “Gjysma e kolegėve tanė nga Shabaci nuk guxuan tė vinin kėtu pikėrisht shkaku Obradoviqit. Ai neve gjithmonė na ka mashtruar duke sforcuar tė pėrkėdhelurit e vet tė cilėt mė pas bėhen heronj tė ashtuquajtur”

Vijės kufizuese i ka shkuar rrotull rregullisht edhe gjenerali i Sigurimit Shtetėror tė Serbisė Radomir Markoviēi me njėsinė e tij NJOS, qė pėr herė tė parė doli para opinionit publik, i cili deri dje ishte njė nga mbrojtėsit mė tė zjarrtė tė regjimit tė familjes nga Dedinja. Komandanti i saj gjatė tėrė vitit fsheh emrin mu si tė nėnshtruarit e tij; qė sipas disave vjen shkaku i Karla del Pontes e cila vėzhgon zgjuar dhe e pret nė Hagė shkaku i krimeve ndaj civilėve dhe konfrontimeve nė Kosovė. Mbėshtetet nė disa krerė tė ODS-sė nė pritje se do tė vendosin policė legalė tė cilėt edhe kėsaj rradhe do tė mbrojnė kreun pushtetor.

Ekziston mendimi i pėrgjithshėm se situata nė Serbinė Jugore po qetėsohet pėrkundėr incidenteve tė herėpashershme tė njė intensiteti tė vogėl, kėshtu qė kėtyre ditėve personat e ikur nga kėto vise filluan tė ktheheshin nėpėr shtėpi. Emisari i lartė pėr refugjatė Piter Dek kumtoi me 5 dhjetor se rreth 600 shqiptarė nga Serbia Jugore, qė ikėn nė Kosovė, u kthyen nė shtėpitė e tyre.

"Kthimi filloi nė fshatrat Tėrnovci i Madh, Koncull dhe Luzhanė. Njerėzit ndjehen tė sigurtė shkaku i procesit politik", tha Dek dhe shtoi se megjithatė njė numėr i vogėl shqiptarėsh vijnė nė Kosovė shkaku i pranisė sė shtuar tė forcave ushtarake dhe policore serbe. Ai, shtoi gjithashtu se nė Kosovė momentalisht gjenden 4.300 shqiptarė nga Serbia Jugore.

Tė hėnėn mė 4 dhjetor sėrish erdhi deri tek njė incident i vogėl kur pjesėtarėt e UĒPMB shkrepėn dy plumba nga snajperi. Askush nuk u vra, por kjo shtoi tensionet veēmas tek politikanėn luftėdashės. Zoran Gjingjiē ua tėrhoqi vėrejtjen seriozisht shqiptarėve dhe u dha afat: "Do tė presim deri mė 23 dhjetor, kurse pas kėsaj nuk do tė presin asnjė ditė". Ai asgjė nuk tha se ē’do tė ndodhė pas kėsaj nėse nuk tėrhiqen, por kjo mund tė merret me mend.

E pakryer mbeti edhe fjalia e ministrit federal tė Punėve tė Brendshme, Zoran Zhivkoviēit thėnė pėr agjencinė "Beta": "Ne mund tė durojmė ende, pėr kohė tė caktuar..." As ai nuk nuk zbuloi se ēka do tė ndodhte kur "do tė humbim durimin". Kryetari i RFJ Vojisllav Koshtunica i hidhėruar shkruan letėr tė hapur pėr politikanėt tanė "qė tė pėrmbahen nga deklaratat e pamatura dhe kushtrimet sepse kjo nuk ėshtė kohė pėr luftime, por pėr aktivitete tė menēura diplomatike... Nuk kemi tė drejtė pėr kushtrime nė kėtė shtet tė varfėruar ", shkruan Koshtunica me shpresė se do tė vetėdisojė ithtarėt e luftės.

AIM, Beograd

JOVAN DULOVIĒ