AIM: start



FRI, 15 DEC 2000 12:11:06 GMT

Kisha, shteti dhe kufinjte

AIM Beograd, 13,12. 2000

Opozita Demokratike e Serbisė (DOS) - nė pushtet nė RF tė Jugosllavisė, pjesėmarrėse nė qeverinė kalimtare tė Serbisė - ende gėzon statusin e simpatizuesit tė opinionit dhe favoritit nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare nė Serbi. “Ende gėzon” mund tė lexohet dhe komentohet nė shumė mėnyra. Njė pjesė e opinionit ėshtė e pakėnaqur me grindjet e vazhdueshme brenda koalicionit fitimtar tė 18 partive, kurse pjesa tjetėr mendon se mospajtimet publike nė tė vėrtetė shprehin thellėsinė dhe seriozitetin e ndryshimeve politike pas zgjedhjeve tė shtatorit. Pėr grindjet nė gjirin e strukturave tė regjimit tė Millosheviqit u kuptua, sipas traditės sė njohur bollsheviko- inkvizatore, vetėm pas ekzekutimit tė tė padėgjueshmėve. Nė kėtė aspekt, njė pjesė e liderėve politikė dhe njė numėr i caktuar i analitikėve tė politikės serbe thuaj se memzi presin ēastin e rėnies sė DOS -it, pėrkatėsisht Opozitės Demokratike serbe. Sepse, sipas tyre, vetėm pas ndarjes sė monarhistėve dhe republikanve, demokratėve qytetarė dhe nacional, centralistėve dhe regjionalistėve - mė shkurtė tė gjithė atyreve tė cilėt i ka tubuar vetėm qėllimi pėr rrėzimin e Millosheviqit - do tė fillohet me detyrat serioze tė rindėrtimit tė vendit sipas standardeve tė njohura nė botė.

Motivi kryesor pėr formimin e njė koalicioni tė tillė tė larmishėm, Sllobodan Millosheviq-i, ėshtė gjallė dhe, mbase shėndoshė. Pėr vendbanim ka zgjedhur “Shtėpinė e bardhė” nė rrugėn Uzhiēka nr.15, jo larg rezidencės tė cilėn gjatė vitit tė kaluar e raketoi NATO. Nuk dihet shkaku pse vallė nuk e shfrytėzon ndėrtesėn nė Tolstoje 33, pėrveē nėse merren parasysh adaptimet e mėdha ndėrtimore tė asaj “shtėpie familjare”. Sipas fjalėve tė disave, Millosheviqin e mbron njė sigurim mjaft serioz dhe, sipas vlerėsimit tė javores beogradase “Vreme” shkak pėr kėtė mund tė jetė edhe mbrojtja e familjes nga klientėt dhe organizatat me tė cilat “bashkėpunoi me sukses” i biri i Millosheviqit, Marko, gjatė disa viteve tė kaluara.

Pritjet se menjėherė pas 5 tetorit fituesit do tė ngriheshin nė “pastrim rrėnjėsor tė shtetit” nuk u realizuan, madje as nė nivelin e simbolit tė regjimit tė Millosheviqit. Udhėheqėsit e ushtrisė dhe tė sigurimit shtetror, gjeneralėt Nebojsha Pavkoviq dhe Rade Markoviq, jo vetėm qė mbetėn nė vendet e tyre, por, pėrkundrazi, u angazhuan dukshėm nė krizėn nė jugun e Serbisė. Disa sisteme kryesore pėr mbajtjen e jetės normale - furnizimi me rrymė dhe ngrohje, nė kėtė kohė mė tė rėndėsishmit- po funksionojnė diē mė dobėt se nė kohėn e bombardimeve tė NATOs. Lufta pėr ndryshimet kadrovike nė vendet e rėndėsishme nga tė cilat varej pranimi i ndihmės sė jashtme prioritare, pa tė cilat vihet nė pyetje pothuaj edhe ekzistenca, ėshtė e qartė se po bėhen mė shumė pėr shkaqe tė interesave parciale tė antarėve tė koalicionit fitimtar.

Atmosfera e nxehur me rastin e sulmit tė njė numri tė pacaktuar tė tė ashtuquajturve anėtarė tė Ushtrisė ēlirimtare tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės (UĒPBM) nga Kosova nė teritorin e Serbisė po qetėsohet vetėm nė bazė tė deklaratave tė pėrfaqėsuesve tė pushtetit tė ri jugosllav. Nuk ka mė kėrcnime me krisje armėsh nga njėsitė e shumta tė specialcave tė llojllojshėm tė policisė dhe ushtrisė, si edhe ultimatume tė NATOs drejtuar forcave tė cilat sigurojnė kufirin e Kosovės me Serbinė. Njėsitet amerikane, tė autorizuara pėr atė pjesė tė teritorit tė Kosovės, detyrėn nuk e kanė bėrė ashtu si kėrkohet: pyetja mbetet hapur vallė do ta bėjnė ashtu si duhet edhe nė tė ardhme - duke mbajtur llogari pėr jetėn dhe sigurinė e ushtarėve tė vet .

Deklaratat luftarake tė disa liderėve tė DOS-it kryetari i RFJ Vojisllav Koshtunica i qetėsoi me hudhjen e pėrgjegjėsisė pėr sigurimin e gjendjes nė atė regjonin tė zonės tokėsore mbi Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara dhe NATOs, pėrkatėsisht - me ftesėn nė biseda drejtua Ibrahim Rugovės - ndaj liderėve shqiptarė tė Kosovės.

Pėrfaqėsuesit kryesorė dhe organizatat e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr incidentet nė rrethinėn e Bujanocit dėnuan “ forcat ekstreme” tė shqiptarėve tė Kosovės, mirėpo Ibrahim Rugova refuzoi ftesėn pėr bisedime me deklaratėn se “ende nuk ėshtė koha”. Kėshilli i Sigurimit dhe NATO iu bashkuan dėnimit tė shkaktuesve tė incidenteve, por, njėkohėsisht, iu larguan mundėsisė sė ndryshimit tė atyre pjesėve tė Rezolutės sė KS 1244 dhe marrėveshjes sė Kumanovės tė cilat rregullojnė ēėshtjen e kompetencės tė sigurimit tė zonės tokėsore tė gjerė pesė kilometėr nė teritorin e Serbisė nė kufi me Kosovėn.

Duke hudhur topin nė duart e faktorit ndėrkombėtar dhe te grindjet brendashqiptare nė relacionin Rugova - Thaēi, Vojisllav Koshtunica i ftoi tė gjithė politikanėt nė vend qė tė pėrmbahen nga “ deklaratat e pamatura dhe thirrjet luftarake”, duke theksuar se “nuk ėshtė koha pėr luftė, por pėr akcion tė urtė diplomatik”, pėr domosdoshmėri tė zgjidhjes paqėsore tė tė gjitha problemeve. Disa nga mjedisi i “luftarakėve” tė dėshmuar Zoran Xhinxhiqin e dalluan si atė qė do tė udhėheq qeverinė e Serbisė pas zgjedhjeve tė 23 dhjetorit, kurse tė tjerėt pėr tėrheqjen jo tė sqaruar mirė tė policisė nga pikat kontrolluese nė rrethinėn e Bujanocit dhe nxitjen e mėvonėshme tė atmosferės luftarake akuzuan pėrkrahėsit e regjimit dhe policinė e Millosheviqit tė rrėzuar.

Pėr dallim nga gjendja nė jugun e Sėrbisė, problemi i marrėdhėnieve tė Malit tė Zi dhe Serbisė ka kohė qė tejkaloi nivelin e incidentit duke u shndėrruar nė garė politike tė liderėve malazez lidhur me ndryshimet demokratike nė Serbi. Pėr dallim, poashtu, nga incidenti nė Bujanoc dhe Preshevė - i cili nė njė rast shkaktoi ndėrprerjen e qarkullimit nė magjistralėn rrugore dhe hekurudhore Beograd - Selanik, mosmarrėveshja serbo- malazeze nuk ėshtė vėnė nėn kontroll dhe nuk ėshtė e qartė se a do tė vihet ndonjėherė.

Hulumtimet e opiniot publik tė posttetorit, nė njė mėnyrė, edhe mė tutje vėrtetojnė simpatinė e qytetarėve ndaj fituesve, mirėkuptim pėr gjendjen gjatė sėcilės zgjidhja e disa problemeve tė rėndėsishme as qė mund tė fillojė para konstituimit tė Kuvendit tė ri tė Serbisė nė janar tė vitit 2001, por as edhe pėrkrahjen e qartė tė opozitės sė deridjeshme tė bashkuar. Rejtingu i veēantė i antarėve tė DOS-it u zmadhua pas fitores nė zgjedhjet e shtatorit. Nga ato, siē duket, mė sė shumti pėrfitoi Partia Demokratike serbe e Koshtunicės. Ėshtė e pamundur, ndėrkaq, tė jepen tė dhėna tė sakta pėr numrin e antarėve tė rinj, si edhe tė dhėna pėr numrin e zvogluar tė antartėve tė SPS-it, qoftė edhe pėr shkak tė formimit tė dy partive tė reja socialiste, qoftė pėr shkak tė “kalimit” tė tyre nė rradhėt e fituesit. Sa u pėrket sulmuesve tė deridjeshėm tė Millosheviqit, tė majtės jugosllave, nė ditėn para skadimit tė afatit pėr dorėzimin e fletėve tė votimit, ata nuk mundėn tė tubojnė as gjysmėn e 10 mijė nėnshkrimeve tė nevojshme.

Nė njė atmosferė tė tillė Vojisllav Koshtunica ndau mendjen dhe nė ditėn e festės sė Shfaqjes sė Shėn Mėrisė, mė 3 dhjetor, privatisht vizitoi manastirin Hilandar nė Sveta Gorė. Besimtarėt e vjetėr ortodoks, por sidomos edhe tė rinjtė, fituan njė shkas mė shumė pėr simpatinė ndaj kryetarit tė ri jugosllav. Poashtu edhe ndaj Kishės ortodokse serbe (SPC), e cila haptas e pėrkrahte DOS-in nė ēastet e paqarta pas zgjedhjeve tė tetorit. E keqja, ndėrkaq, ishte nė atė qė nė vizitė private bashkė me kryetarin e RFJ udhėtoi jo vetėm kryetari i qeverisė federale Zoran Zhizhiq, por edhe 17 ministrat federativ!

Kjo sasi e “privates kolektive” shkaktoi reagime tė ndryshme si tallje me pyetjen mos vallė “Voja ėshtė ajatollah” deri te dyshimi se si RF Jugosllave e udhėheq “ qeveria fundamentale orthodokse”. Kjo vizitė edhe njė herė dhe me seriozitet tė madh ndezi diskutimet lidhur me statusin e SPC ( Kishės Ortodokse serbe) nė Jugosllavinė demokratike. Qarqet kishtare, mbase duke pritur diē si “ ndihmė pėr ndihmė” shpesh dhe zėshėm insistojnė pėr futjen e religjionit nė shkollat fillore dhe tė mesme, pėrkatėsisht pėrfshirjen e Fakultetit teologjik nė gjirin e Univerzitetit tė Beogradit. Pas takimit me ministrin federal tė feve mė 5 dhjetor, peshkopi mbrojtės Ignjatije nė konferencėn pėr shtyp kumtoi qėndrimin e kishės se mėsimi fetar duhet tė jetė lėndė e obligueshme, duke plotėsuar se kjo nuk do tė thotė qė mėsimi fetar do t’u imponohet tė gjithėve. Mirėpo, sipas fjalėve tė tij, nė fillim tė vitit shkollor prindėt do tė pėrcaktohen vetėm me zgjedhje negative - vetėm nė rast se nuk e dėshirojnė mėsimin fetar pėr fėmijėt e vet. Ministri kompetent vlerėsoi se si ishte “ e tepėrt tė flitej pėr atė se vallė duhet tė futet mėsimi fetar nė shkolla sepse kjo i takon domenit tė tė drejtave njerėzore”, duke shtuar se ishte kryesore qė tė gjendej modeli i pėrshtatshėm, “ nga shkaku se shteti ynė ėshtė ambient multikonfesional”.

Kundėrshtarėt mė tė zjarrtė tė nisjativės sė sipėrpėrmendur kishtare janė organizatat joqeveritare tė cilat veprojnė nė lėmin e tė drejtave njerėzore dhe njė numėr jo i vogėl i personave publikė tė cilėt theksojnė faktin se ēėshtja e fesė ėshtė punė private e qytetarėve, kurse shteti laik ka kohė qė ėshtė bėrė standard i fituar demokratik. Pėrmbajtja apo frenimi postkomunist nė gjykimin e sjelljes sė kishės gjatė dekadave tė kaluara ose nė ngjarjet mė tė reja pėrkufizon dhe mjegullon qartėsinė e palėve nė konflikt. Nė plan tė parė theksohen problemet multikonfesionale dhe tė barazisė sė feve, madje edhe mėsimit fetar eventual.

Lidhur me kėtė, njė pėrgjigje mjaft e qartė erdhi nga qarqet universitare: teologjia nė univerzitet - mundet, mirėpo me kusht qė Fakulteti teologjik, programi i tij dhe studentėt tė plotėsojnė standardet univerzitare. Nga ana e teologjisė ortodokse ende nuk ka pėrgjegjje lidhur me atė se ēfarė mendon pėr zgjedhjet dhe rizgjedhjet nė shkallėt profesionale arsimore, bazėn shkencore, vlerėsimin dhe kritikėn e punės hulumtuese arsimore.

AIM Beograd

ALEKSANDAR QIRIQ