AIM: start



MON, 18 DEC 2000 09:08:09 GMT

Kroacia acaron marrėdhėniet me Hagėn

AIM Zagreb, 13.12.2000.

Lajmi i cili nė fillim tė gushtit pėr pak sa nuk solli deri te prishja Qeverisė sė koalicionit tė Ivica Raēanit (se Gjyqi ndėrkombėtar pėr krime lufte nė Hagė do tė ngris aktpadi kundėr kryeshefit tė Shtatmadhorisė sė ushtrisė kroate Petre Stipetiēit) zyrtarisht, nė njė formė mė tė butė, u vėrtetua nė fillim tė dhjetorit. Stipetiē u thirr nė bisedė, si dėshmitar, qė duhet tė bėhet nė Zagreb. Hetuesve tė Hagės u interesojnė tė gjitha informacionet e Stipetiēit pėr ngjarjet gjatė operacionit tė quajtur “Stuhia”, nė gushtit tė vitin1995, kur Ushtria e Kroacisė ēliroi rajonin e Kninit, vatrėn mė tė rėndėsishme tė kryengritėsve sėrb nga Kroacia.

Qeveria kroate, para se ta zyrtarizonte kėtė lajm, e dinte se Gjykata e Hagės merrej edhe me Stipetiēin. Duket se kėtė e ka mėsuar qė nė muajin gusht, kur kryeprokurorja e Gjykatės ndėrkombėtare pėr krime lufte nė Hagė (ICTY) Karla Del Ponte vizitoi Zagrebin me ē’rast bisedoi me kryeministrin Raēan dhe kryetarin Stipe Mesiq. Edhe pse Del Ponte interesohej pėr Stipetiēin informacioni qė zgjoi shqetėsim u fsheh, por ai megjithatė arriti tė dalė nė shesh, ndėrkaq Drazhen Budisha, aleati mė i fortė i Raēanit nė qeverinė gjashtėanėtarėeshe tė koalicionit, kur mėsoi lajmin, acaroi seriozisht aleancėn e vet me kryeministrin. Budisha pėrndryshe flet shpesh rreth bashkėpunimit me Hagėn. Megjithatė partia e tij, rreth kėsaj problematike, nuk ka qėndrime shumė tė ndryshme nga kėmbėngulėsja Bashkėsia Demokratike Kroate.

Vėzhguesit e kujdesshėm kurrsesi nuk shohin marrėdhėnie idilike tė autoriteteve kroate me Gjykatėn ndėrkombėtare pėr krime lufte nė Hagė. Kėto marrėdhėnie gjatė qeverisjes sė Bashkėsisė Demokratike Kroate (BDK) ishin aq shumė tė acaruara sa Kroacia, nė njė moment, shkaku i bojkotimit tė bashkėpunimit, ishte kėrcėnuar seriozisht me sanksione nga OKB-ja. Edhe kėtė herė nuk kanė pushuar tonet gjithnjė mė tė ashpra kroate drejtuar Hagės. Nė kėtė drejtim shkoi pėrpara Dr. Goran Graniē, zėvendėskryeministėr i Raēanit dhe kryetar i Kėshillit pėr bashkėpunim me Tribunalin e Hagės. Nė njė paraqitje mjaft tė ashpėr, kah fundi i nėntorit, Graniēi dha mjaft vlerėsime tė cilat kur ėshtė nė pyetje bashkėpunimi me Tribunalin e Hagės nuk ishin dėgjuar as nė kohėn e Tugjmanit. Nė njė intervistė ai tha: Nuk do tė pranojmė tė gjitha kėrkesat e Hagės edhe sikur tė paguajmė me ēmimin e sanksioneve tė OKB-sė!

Vetėm atėherė u bė e qartė se rrjeta e Hagės ishte hudhur mbi njė peshk tė madh kroat dhe se Qeveria e Raēanit do tė gjendej nė situatė tė palakmueshme. Pushteti i ri ėshtė i vetėdijshėm se ardhmėria e tij varet pėr shumėēka nga veprimet e Hagės – nėse lėshohet fletpadi e Tribunalit ė Hagės kundėr gjeneralėve kroat, pushteti do tė gjendet nė situatė parrugėdaljeje. Tentimi i dorėzimit Mirko Norcit dhe Ante Gotovinės, pėr tė cilėt Tribunali i Hagės tashmė ka pėrgatitur fletpadi, do tė krijonte njė goditje tė tė djathtės sa koalicioni gjashtėanėtarėsh qeveritar vėshtirė se do ta duronte. Sepse edhe nė rradhėt e pushtetit, rreth bashkėpunimit me Hagėn, nuk ka pajtueshmėri tė veēantė.

Njėkohėsisht me botimin e informacionit rreth skadimit tė kėrkesės sė Gjyqit tė Hagės, qė gjenerali Petar Stipetiē tė dėshmonte para hetuesve u shpall edhe pikėpamja e Qeverisė kroate, qė nė formė tė shkruar u dėrgua nė Gjykatėn e Hagės. Fjala ėshtė pėr 13 pika tė fuqishme, mund tė thuhet edhe kushte, shumė tė ngjashme me ato tė letrės sė zėvendėsit tė Raēanit, Graniēit, dėrguar Tribunalit mė 18 nėntor, qė u pritėn shumė keq nė Hagė. Kroacia kėrkon qė Tribunali i Hagės tė hetojė krimet konkrete, e jo aksionet ushtarake legjitime, siē ishin “Blesjak” (“Shkėlqimi”) dhe “Oluja” ( “Stuhia”). Mėtej kėrkon respektimin e “kontinuitetit kohor” pra hetimin e krimeve qė ndodhėn mė parė. Kjo do tė thotė se Kroacia nuk pranon qė mė parė tė hetohen krimet e mundshme tė bėra gjatė “Stuhisė”, ndėrkohė qė mė parė nuk hetohen dhe procesohen krimet e bėra nga APJ-ja gjatė vitit 1991 dhe mė vonė gjatė luftės nė Kroaci.

Nė mesin e kushteve kroate ėshtė edhe ai se Tribunali tė "udhėhiqet sipas kritereve tė peshės sė krimeve tė bėra, pa marrė parasyshė pozitėne kryerėsit nė strukturėn zyrtare tė pushtetit dhe ta braktis qėndrimin e vet pėr tė ndjekur vetėm pėrgjegjėsit nė “pozita udhėheqėse ". Ky qėndrim i Qeverisė kroate, siē duket, ėshtė pėrgjigje e drejtėpėrdrejtė pėr thirrjen e Stipetiēit – ai, pėrndryshe, gjatė kohės sė aksionit “Stuhia” , nė gusht tė 1995 komandoi formacionin e Ushtrisė kroate nė sektorin e dikurshėm tė OKB-sė nė veri, qė pėrfshinte rajonin Banisė dhe Kordunit.

Siē ėshtė e ditur, (kėto tė dhėna nė mėnyrė shumė tė dokumentuar i botoi Komiteti kroat i Helsinkut - KKH) nė kėto aksione, por edhe pas ndėrprerjes sė operacioneve ushtarake, u vranė 267 civilė kroatė. Nė rajonin e sektorit tė dikurshėm tė OKB-sė, nė jug, situata ishte edhe mė tragjike, sipas tė dhėnave tė KKH, u vranė 410 civilė, qė do tė thotė se nga aksioni “Stuhia” gjithsejt u vranė 677 civilė.

Edhe pse nuk kishte vėrejtje pėr mėnyrėn komandimit tė operacionit ushtarak nga Stipetiēi (fitoren ushtarake ia uroi edhe komandanti i korparmatės 21 tė Kordunit tė Ushtrisė sė Republikės sė krahinės serbe, kolonel Ēedomir Bulat) Gjyqi i Hagės mund qė fajin e tij ta shohė te pėrgjegjėsia e komandimit. Me fjalė tjera nė nenin 7 tė statusit tė Gjykatės sė Hagės (ICTY) thuhet se cenimi i tė drejtės ndėrkombėtare tė luftės tė bėrė nga tė nėnrenditurit "nuk e liron nga pėrgjegjėsia atė qė qėndron mbi tė, nėse ai e ka ditur ose ka pasur mundėsi ta dijė se i nėnrendituri do tė kryejė kėsi vepre ose e ka kryer dhe nuk ka marrė masat e nevojshme dhe tė arsyeshme pėr pengimin e kėtyre veprave dhe dėnimin e kryerėsve ".

Nga Haga, pėrndryshe, jozyrtarisht, shumė shpejt arriti reagimi ndaj qėndrimeve tė ashpra tė Qeverisė tė ndėrlidhura me bashkėpunimin e mėtejshėm me gjyqin e atjeshėm. Zėvendės kryeprokurori, Graham Bleuit, i cili pėrndryshe ėshtė mjaft i eksponuar sa u pėrket raporteve Tribunali i Hagės - Kroaci, tha prokuroria “nuk merret me hetimin e legalitetit tė operacioneve ushtarake, por me krimet e bėra ". Gjegjėsisht, duke polemizuar me kryeministrin Ivica Raēan dhe qėndrimet e tij, tė ndėrlidhura me konkludimet e qeverisė kroate, Bleuit vlerėsimet e tij i karakterizoi "si mospėrputhmėri me gatishmėrinė e mėparshme tė autoriteteve kroate pėr tė bashkėpunuar nė kėtė drejtim". Nuk e fshehu shqetėsimin e vet se komunikimi i Qeverisė dhe Tribunalit tė Hagės ka filluar tė bėhet haptas, pėrmes mediumeve.

Nė tė vėrtetė mediumet, duke u thirrur nė burime tė mirėinformuara, botuan informacionin, tė cilin Bleuit e tha pėrmes aluzionit , se fletpaditė pėr krimet e bėra gjatė kohės sė “Stuhisė” "gati tėrėsisht janė kryer". Kėshtu gazeta mė e madhe kroate, “Vecernji list” spekulon me emrat e gjashtė gjeneralėve (Mirko Norac, Ante Gotovina, Ivan Korade, Damir Krstiēeviē, Rahim Ademi dhe Mladen Markac), dhe emrin e ish-ministrit tė punėve tė brendshme Ivan Jarnjakut. “Veēernji list” pohon se nuk ėshtė i njohur nė tėrėsi as sfondi i thirrjes sė gjeneralit Stipetiē, i cili mundet qė nga dėshmitari i tanishėm tė shndėrrohet si i akuzuar i Hagės.

Qeveria kroate tani gjendet nė njė situatė tė papėrshtatshme dhe nė tė vėrtetė paguan edhe njė kėst tė mbetur nga pushteti i dikurshėm i Tugjmanit. Sikur krimet e luftės, pas operacionit “Stuhia”, t’i ishin nėnshtruar procesit kurse fajtorėt tė ishin dėnuar, tani situata nuk do tė ishte kėshtu. Pėr Raēanin dhe Qeverinė e tij do tė jetė shumė vėshtirė tė kumtojė fletpadinė e Tribunalit tė Hagės kundėr gjeneralėve kroatė. Pa marrė parasyshė se ēka bėrė deri atėherė, do tė gjendet nė njė gjendje parrugėdalje – refuzimi i dorėzimit tė gjeneralėve tė kėrkuar do tė thotė barazim i pozicionit tė vet me atė tė kohės sė BDK-sė, kurse kjo praktikisht nėnkupton izolim tė sėrishėm tė Kroacisė. Nė rast se do tė dorėzojė gjeneralėt nė Hagė e djathta kėtė do ta interpretojė si akt tė tradhėtisė kombėtare dhe me siguri do tė gjejė pėrkrahje nė opinionit e gjėrė publik, tė radikalizuar, i bindur me vite tė tėra se kroatėt, nė luftėn ēlirimtare, nuk kanė mundur tė bėjnė krime lufte.

Deklarata e Graham Bleuitit se Gjykata ndėrkombėtare e Hagės kėtė vit nuk do tė bėjė asnjė aktakuzė ėshtė vetėm njė ngushėllim i brishtė pėr Raēanin dhe Qeverinė e tij. Kjo paraqet njė pushim tė vogėl dhe tė shkurtė. Deri nė fund tė vitit kanė ngelur edhe tre javė jo tė plota kurse fillimi i vitit 2001 pėr Raēanin dhe ministrat e tij do tė paraqesė njė ankth tė vėrtetė nate.

AIM Zagreb

DRAGO HEDL