AIM: start



TUE, 19 DEC 2000 14:17:06 GMT

Mali i Zi para dilemės sė re

Zgjedhje ose referendum

Edhe pse partia opozitare, Partia Popullore Socialiste mė shumė ėshtė e prirė pėr zgjedhje tė parakohėshme parlamentare se sa pėr pėrcaktimin e qytetarėve pėr statusin e ardhshėm juridik-shtetėror tė Malit tė Zi, deri tek zgjedhjet mund tė vijė duke iu falemnderuar Partisė Popullore, njė nga anėtaret e koalicionit qeveritar.

AIM Podgoricė, 17.12.2000.

Sipas pohimeve tė autoriteteve malazeze referendumi pėr statusin shtetėror-juridik tė Malit tė Zi shpresohet tė mbahet deri nė mesin e vitit tė ardhshėm. Raportet brenda koalicionit qeveritar “Tė jetojmė sė bashku”, janė tė atilla sa mė shumė shikimet janė orientuar kah zgjedhjet parlamentare se sa referendumi, nė tė cilat insiston Partia Socialiste Popullore, pro-Millosheviqit, kurse tani partner koalicioni i Opozitės Demokratike tė Serbisė nė nivel federal.

Fillimi i punės sė grupit punues parlamentar, qė ka pėr detyrė tė rinovojė ligjin e vjetėr, apo tė pėrgatisė ligjin e ri pėr referendum dhe rregullat pėr diskutim publik me ndėrmjetėsimin e mediumeve publike, tregoi se njė nga anėtaret e koalicionit qeveritar, Partia Popullore, dėshiron tė bėjė pengesa pėr pėrgatitjen e referendumit. Pėrfaqėsuesit e saj nuk u paraqitėn nė mbledhjen e parė konstituive tė trupit tė lartpėrmendur punues tė parlamentit. Gjykuar sipas deklaratave tė liderit tė “popullistėve”, Dragan Shoē, kjo nuk do tė ndodh edhe nė tė ardhmen nėse nuk plotėsohen kėrkesat e tyre.

Partia Popullore tashmė njė kohė tė gjatė akuzon dy partnerėt e koalicionit, Partinė Demokratike tė Socialistėve dhe Partinė Socialdemokrate, se nė mediumet shtetėrore bėjnė fushatė pėr pavarėsinė e Malit tė Zi, me ēka pėrfaqėsojnė njė pikėpamje tjetėr qė ēon drejt njė gjendje tė pabarabartė. "Nuk na duhen neve tre minuta nė pasqyrėn partiake (emision televiziv, i rezervuar pėr prezentimin e qėndrimeve tė partive politike) kur ndonjė opcion tjetėr qėndrimet e veta i sqaron gati gjysmė ore nė ditarin shtetėror”, thotė Shoē, dhe tėrhjek vėrejtjen se partia e tij nuk do tė lejojė “qė tė zhvillohet fushatė pėr referendum ", kur “rregullat mediale e parashohin vetėm nė finale”.

Parakusht i rėndėsishėm pėr krijimin e kushteve pėr pėrcaktim fer dhe demokratik tė qytetarėve pėr statusin e ardhshėm shtetėror-juridik tė Malit tė Zi, sipas mendimit tė kreut tė Partisė Popullore, ėshtė dorėheqja e ekipit redaktues tė televizionit shtetėror malazez, nė krye me kryeredaktorin dhe redaktorin pėrgjegjės Velibor Ēoviqin. Partia Popullore kushtėzon pjesmarrjen e vet nė pregaditjen e referendumit me plotėsimin e kėsaj kėrkese tė saj.

Pėr shkak tė politikės redaktuese tė mediave shtetėrore, aq mė shumė, pėr shkak tė mospajtimit lidhur me marrėdhėnjet e mėvonshme tė Malit tė Zi me Sėrbinė (nė federatėn e shteteve tė pranuara nga bashkėsia ndėrkombėtare), Partia popullore gjithnjė e mė shumė bėhet problematike nė qeverinė aktuale tė koalicionit. “Popullorėt” e Shoēit tani, pėr shumėēka, janė afėr Partisė Popullore tė Momir Bullatoviqit se sa me partitė me tė cilat e fitoi pushtetin para mė pak se tre vitesh. Pėr dallim nga Partia Popullore e Socialistėve, Partia Popullore nuk u jep pėrparėsi zgjedhjeve tė parakohėshme, por me sjelljet e veta ajo mund tė ēojė deri tek kėto zgjedhje, ndėrkohė qė mbetet ēėshtje se sa i konvenojnė po kėto zgjedhje pėr momentin aktual.

Nėse nė takimin e paraparė tė liderėve tė treshes qeveritare nuk arrihet kompromisi pėr mediumet dhe platformėn pėr negociata me pushtetin e ri serb, me “popullistėt”, nuk ngel asgjė tjetėr vetėm dalje nga qeveria. Njė veprim i kėtillė PDS-sė dhe PSD-sė do tu jepte vetėm dy mundėsi: E para, tė krijojnė marrėveshje me Lidhjen Liberale pėr pėrkrahje tė qeverisė sė tyre ose liberalėt tė japin pėlqim qė ta zėvendėsojnė nė qeveri Partinė Popullore. Mundėsia e dytė ėshtė shpallja e zgjedhjeve tė parakohėshme parlamentare.

Mundėsia e parė ėshtė e pėrshtatshme pėr socialistėt e kryetarit malazez Milo Gjukanoviēit dhe socialdemokratit Zharko Rakēeviēit. Pėrndryshe, Lidhja Liberale, nė shumė raste, ka shprehur gatishmėri qė tu ndalė nė ndihmė. Por, problemi qėndron aty se liberalėt ndihmėn e tyre e kushtėzojnė me qėndrimin skajshmėrisht tė qartė pėr Gjukanoviēin dhe Rakēeviēin: pėr pavarėsinė e Malit tė Zi tė pranuar ndėrkombėtarisht. Ky qėndrim, megjithatė, nuk i pėrshtatet strategjisė sė kryetarit Gjukanoviē dhe partisė sė tij. Ai mbetet nė qėndrimin pėr ruajtjen e njė hapėsire sa mė tė gjėrė manovruese nė prak tė negociatave tė ardhshme me Beogradin rreth statusit tė ardhshėm tė Malit tė Zi me Serbinė. Veē kėsaj ekziston frika se mos Lidhjes Liberale i jepet rasti pėr kushtėzime dhe pėrēmim tė mundshėm.

Pas ngulmimit tė Partisė Demokratike tė Socialistėve (PDS) dhe Partisė Socialdemokrate (PSD), qė "popullistėt" tė qetėsohen dhe tė bashkėpunojnė e tė mbesin nė qeveri, mbetet dėshira qė tu shmangen zgjedhjeve tė parakohėshme. Kėto zgjedhje jo vetėm qė do tė paraqisnin humbje tė sėrishme tė kohės, kur edhe ashtu nuk ka shumė kohė, por njėherit ato do ta detyronin kryetarin malazez Milo Gjukanoviēin dhe partinė e tij qė mes anėtarėsisė dhe zgjedhėsve tė vėrtetojė shpejtėsinė e kthesės politike, pėrmes rishqyrtimit tė qėndrimit se Mali i Zi a duhet tė jetė shtet i pavarur i pranuar ndėrkombėtarisht.

Edhe pse sipas anketave tė mendimit publik nė Mal tė Zi tashmė ėshtė siguruar shumica, e cila e pandeh pavarėsinė shtetėrore malazeze nė ndonjė marrėveshje shtetėror me Serbinė, kjo nuk do tė thotė se nė zgjedhje mund tė pėrjashtohet befasia, madje ajo mund tė shkojė deri atje sa votat e indipendistėve tė orientohet nė drejtim tjetėr. Veē kėsaj, shtyrjen e referendumit nė Malin e Zi pushteti federal do tė mund ta shfrytėzonte pėr taktizime tė reja kundėr Podgoricės zyrtare, duke e detyruar tė shpenzojė energjinė politike nė disa drejtime. Madje ka edhe spekulime se pushteti federal mund tė shpallė zgjedhje tė reja pėr parlamentin federal, nė pranverėn e vitit tjetėr, duke e kthyer mė parė Kushtetutėn e RFJ-sė nė gjendjen para miratimit tė amandmaneve kushtetuese tė korrikut tė kėtij viti.

Pasi deri tek zgjedhjet parlamentare nė Serbi ka ngelur shumė pak kohė, qė nėnkupton deri tek konstituimi i qeverisė sė re serbe, pra shpejtim i zhvillimeve politike nė Malin e Zi, Qeveria malazeze sė shpejti doemos duhet tė miratojė platformėn pėr negociata me qeverinė e re serbe, tė cilėn do ta formojė edhe Opozita Demokratike e Serbisė. E kjo do tė thotė se doemos duhet pastruar dilemėn se e kujt ėshtė platforma – vetėm e Partisė Demokratike tė Socialistėve dhe e Partisė Socialdemokrate apo ėshtė edhe e Partisė Popullore.

Spastrimi i marrėdhėnieve brenda koalicionit nė tė vėrtetė paraqet pikėn fillestare pėr gjithēka tjetėr. Atėherė kur do tė ndodh kjo do tė qartėsohet se ēka e pret mė parė Malin e Zi – referendumi apo zgjedhjet e parakohėshme.

AIM Podgoricė

DRAGOLJUB VUKOVIĒ