AIM: start



THU, 21 DEC 2000 00:19:10 GMT

Marrėdhėnie tė reja midis Tiranės e Prishtinės

Prishtinė, 14.12.2000.

Tetėdhjetė e tetė vjet pas shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, pėr herė tė parė njė kryeministėr i kėtij vendi shkeli tokėn e Kosovės. Nė kohė tė tjera tė shkuara ky do tė ishte lajmi mė "sensacional", ndėrsa rrugėt e sheshet e Kosovės, me siguri, do tė mbusheshin me mijėra njerėz qė do tė dilnin pėr ta pritur njeriun e parė tė qeverisė sė "shtetit amė", siē e kanė quajtur gjithmonė Shqipėrinė shqiptarėt e Kosovės. Por, njerėzit qė dikur ishin ngrirė nga tė ftohtėt majė kulmeve tė shtėpive tė tyre pėr tė kurdisur antenat televizive, qė tė mund tė vidhnin njė sinjal ku do tė mund tė shihnin vendin amė, e pritėn vizitėn e kryeministrit shqiptar, Ilir Meta, sikurse edhe ēdo vizitė tjetėr tė zakonshme tė ndonjė burrėshteti evropian. Duket se kėtyre njerėzve u ka mbetur entuziazėm vetėm kur Kosovėn e vizitojnė pėrfaqėsues tė fuqive tė mėdha, posaēėrisht ata amerikanė.

Zoti Meta nuk hyri nė Kosovė nga dyert e mėdha e, megjithatė, ai ishte i pari qė nė Kosovė hyri nė rrugė institucionale. Ai u prit zyrtarisht nga autoritetet mė tė larta ndėrkombėtare dhe nga udhėheqėsit kryesorė politikė shqiptarė, derisa pararendėsit e tij nha pozita e opozita e Shqipėrisė ose kishin vizituar Kosovėn privatisht, ose edhe ishin ndaluar tė hynin, siē ndodhi me ish presidentin e saj, Sali Berishėn...

Sidoqoftė, vėzhguesit thanė se vizita e Metės shkriu akullin midis Tiranės e Prishtinės. Ky akull ishte shtresuar gjatė dhe menjėherė pas luftės nė Kosovė. Paradoksi i kėsaj ngrirjeje qėndronte nė faktin se Shqipėria, siē ėshtė thėnė dhjetėra herė edhe nga zyrtarėt ndėrkombėtarė, ka bartur njė peshė tė rėndė tė luftės sė Kosovės. Mbi gjysėm milioni shqiptarė tė Kosovės "provuan dashurinė vėllazėrore" gjatė 78 ditėve tė bombardimeve tė NATO-s mbi caqet serbe. Pranvera e vitit 1999 i afroi mes vetes mė shumė se kurrė shqiptarėt e ndarė nė disa shtete. Shqipėria ishte mbėshtetje logjistike pėr NATO-n dhe gjithsesi baza kryesore e furnizimit me armė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Por, e tėrė dashuria e madhe e vėllezėrve i kishte edhe pazarllėqet politike nė mes. Aleancat ndėrmjet tė djathtėve nė Tiranė dhe atyre nė Prishtinė, nė njėrėn anė, dhe aleanca ndėrmjet tė majtėve nė Tiranė dhe bashkėmendimtarėve tė tyre nė Kosovė, nuk u shkrinė as para e as gjatė luftės nė Kosovė. Ushtria Ēlirimtare i kishte bazat e saj tė stėrvitjeve dhe armatimit nė Shqipėri, por ato baza i kishin edhe "fraksionet" e armatosura qė udhėhiqeshin nga njerėzit e afėrt me kryeministrin nė mėrgim tė Kosovės, Bujar Bukoshi. Pushtetet nė Tiranė kanė vepruar shpesh kundėr njėrit e pro tjetrit varėsisht nga interesat e tyre tė ditės, sikurse qė edhe kėto tė fundit vepronin varėsisht nga interesat dhe pėrkrahja qė mund tė pėrfitonin.

Por, aleancat ishin kristalizuar mė heret, menjėherė pas shthurjes sė shtetit shqiptar nė pranverėn e vitit 1997, kur u rrėzua Sali Berisha, ndėrsa pushtetin e morėn socialistėt e Fatos Nanos. Ibrahim Rugova, qė atėbotė njihej nga shqiptarėt si president i Kosovės, si dhe partitė politike tė afėrta me Lidhjen Demokratike mbajtėn qėndrim tė "ftohtė" ndaj pasardhėsve tė Partisė sė Punės, qė dikur udhėhiqej nga diktatori komunist, Enver Hoxha. Pėr shumė parti politike nė Kosovė, socialistėt, sado tė moderuar, s'ishin veēse politikanė tė dalė nga partia qė pėr 45 vjet me radhė e kishte shndėrruar Shqipėrinė nė vendin mė tė izoluar nė botė. Ibrahim Rugova nuk e kishte mė Tiranėn pikė tė fillimit dhe tė pėrfundimit tė vizitave tė tij nėpėr botė. Nuk vonoi shumė dhe nė fillim tė nėntorit tė vitit 1997, Fatos Nano i shtrėngoi duart me presidentin e atėhershėm serb, Sllobodan Millosheviq, nė samitin e vendeve tė Evropės juglindore nė Kretė tė Greqisė. Ndonėse njerėzit e afėrt me tė thanė se "ky ishte njė takim i detyrueshėm pėr zotin Nano", kosovarėt asnjėherė nuk ia falėn atij "mėkatin" e kėtij takimi... Edhe krahu rival i zotit Rugova, madje, nuk ia falte dot mėkatin z.Nano, prandaj njė pjesė e kėtij krahu u nda nė qėndrimin ndaj qeverisė shqiptare. Veprimtari i njohur, Adem Demaēi, atėbotė kryetar i Partisė Parlamentare tė Kosovės, i pėrjashtoi nga partia disa miq tė tij vetėm pėr shkak se ata ishin takuar me socialistėt nė Tiranė...

Viti 1999 dhe kulmi i luftės nė Kosovė pėrkoi me periudhėn e qeverisjes sė Pandeli Majkos, i cili mbase ėshtė socialisti i vetėm qė gėzon respekt tė madh te shqiptarėt e Kosovės. Por, Ibrahim Rugova as gjatė kėsaj periudhe nuk u afrua me Tiranėn. Ai sapo kishte dalė nga Kosova, ku pėr dy muaj ishte, siē ka thėnė ai vetė, "peng i Millosheviqit", i vizitoi refugjatėt nė Maqedoni, por nuk e bėri njė gjė tė tillė nė Shqipėri. I akuzuar nė disa deklarata edhe pėr "tradhti", pėr shkak tė takimeve me Millosheviqin gjatė fushatės sė bombardimeve, ai iu shmang si duket Shqipėrisė nė rend tė parė nga droja e reagimeve, posaēėrisht te krerėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės qė Shqipėrinė e kishin bazė tė veprimit, por edhe pėr shkak tė raporteve me qeveritarėt socialistė...

As pas pėrfundimit tė konfliktit raportet ndėrmjet Tiranės dhe Prishtinės nuk pėsuan ndonjė ndryshim dhe aleancat politike mbetėn pothuajse tė pandryshuara, madje deri te vizita e kryeministrit Meta. Z. Meta u takua me tė gjithė dhe nė tė gjitha takimet pohoi se "duhet shtuar bashkėpunimin ndėrmjet Tiranės dhe Prishtinės". Meta pohoi se "Shqipėria nuk dėshiron ta shikojė Kosovėn nga pozicioni paternalist", ndėrsa nuk u prononcua qartas pėr statusin e saj politik. Ai vetėm ua tėrhoqi vėrejtjen kosovarėve se "njė Kosovė demokratike nuk do tė thotė njė Kosovė e pavarur, sikurse qė njė Kosovė e pavarur nuk do tė thotė edhe demokratike"...

Por, gjithsesi, takimi i tij mė interesant ishte ai me z.Ibrahim Rugova. Zoti Meta ia dorėzoi kėtij tė fundit ftesėn zyrtare pėr ta vizituar Tiranėn, meqė siē tha ai "qytetarėt e Shqipėrisė presin t'i dėgjojnė nga zoti Rugova mesazhet e tij drejtuar atyre". Ai tha se zoti Rugova ėshtė i mirėpritur nga tė gjitha institucionet e Shqipėrisė dhe qytetarėt e saj, ndėrsa nė fjalėn e tij ia njohu Rugovės dhe Lidhjes Demokratike "meritat gjatė periudhės dhjetėvjeēare nė afirmimin e ēėshtjes sė Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare". Zoti Rugova, nga ana e tij, tha se "nuk ka dhe nuk ka pasur ngrirje tė raporteve tė tij me Shqipėrinė, por atėherė ka qenė luftė..." Takimi Rugova-Meta ishte takimi i dytė i tij me krerėt socialistė tė Shqipėrisė vetėm brenda njė jave. Disa ditė mė heret ai ishte takuar nė Athinė me kryesocialistin Fatos Nano, nė kuadėr tė konferencės "Shqiptarėt si shumicė dhe pakicė..." Kėto takime u vlerėsuan kėtu si njė dimension i ri politik, i cili ėshtė hapur me fitoren e Partisė Socialiste dhe Lidhjes Demokratike nė zgjedhjet lokale nė Shqipėri dhe nė Kosovė.

Vėzhguesit lokalė kanė pohuar se "ky dimension i ri nėnkupton njė porosi tė qartė pėr krahun rival tė zotit Rugova". Qėndrimet e reja socialiste, shtojnė ata, shėnojnė shkrirjen e raporteve me zotin Rugova dhe "ftohjen" e tyre me Partinė Demokratike tė Kosovės dhe liderin e saj, Hashim Thaēin... Megjithatė, askush nuk ishte nė gjendje tė shpjegojė se cilat ishin arsyet e njė ftohjeje tė tillė. Ndoshta, thjesht, nė raportet Tiranė-Prishtinė vazhdon tė ketė akull... Ndoshta ftesa qė zoti Meta u ka bėrė krerėve politikė qė tė bashkohen nė Tiranė pėr tė biseduar lidhur me ēėshtjet "mė tė rėndėsishme kombėtare" ishte edhe formula e "fshehjes" sė akullit, apo riafirmimi i Tiranės nė rolin e "vėllait tė madh", qė e di kur duhet hequr veshin e kur duhet pėrkėdhelur vėllain e vogėl "plangprishės"...

AIM Prishtinė, Besnik BALA