AIM: start



FRI, 22 DEC 2000 07:41:46 GMT

Kushneri largohet

Prishtinė, 17.12.2000.

Nė pranverėn e vitit 1990, ministri francez i shėndetėsisė, Bernard Kouchner, tha se "nė Kosovė kanė ndodhur helmime tė disa mijėra nxėnėsve shqiptarė". Kosovarėt, atėbotė tė shtypur nga regjimi i Beogradit, thanė se "ky doktor i panjohur ishte njė mik i vėrtetė". Vitet kaluan dhe emri i tij gati u harrua, ndėrsa pėrmendej vetėm nė "polemikat" shqiptaro-serbe nėse kishte pasur helmime apo rreth 7 mijė nxėnės kishin aktruar...

Nėntė vjet mė pas, doktori francez Bernard Kouchner hyri nė Kosovė pak pas hyrjes sė trupave tė NATO-s dhe mori pėrsipėr atė qė shumėkush nga miqtė e kolegėt e tij e kishin cilėsuar si "mision tė pamundshėm", drejtimin e administratės civile tė Kombeve tė Bashkuara. Me tė arritur nė Kosovė, ai tha se "bibla" e tij ėshtė Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit qė parasheh njė autonomi substanciale pėr Kosovėn, pėrkatėsisht njė shkallė tė lartė tė vetėqeverisjes... Humanist me profesion, entuziast i pashėrueshėm pėr nga natyra, e madje nė shumė raste edhe tepėr i sinqertė, Bernard Kouchneri u shndėrrua shpejt nė njeriun mė tė kritikuar dhe mė tė dashur nė Kosovė... I gjetur pėrballė sfidave tė rėnda tė rindėrtimit tė njė vendi tė shkatėrruar nga lufta, me armiqėsi tė thella etnike e politike, ai zuri t'i presė gjėrat me "sėpatėn e dardharit" dhe pėr kėtė disa pėrfaqėsues shqiptarė e akuzuan se "po pretendon tė sillet si mbret", ndėrsa pėrfaqėsuesit serbė e akuzuan pėr "anim politik ndaj shqiptarėve". Ndėrkaq ai vetėm qeshi me tė dyja palėt... Beogradi, qė ende kontrollohej nga Sllobodan Millosheviqi, ngriti akuzė kundėr tij pėr krime lufte. Serbėt e Kosovės u ndanė. Liderėt serbė tė Graēanicės e gjetėn gjuhėn e pėrbashkėt me Kouchnerin, ata qė "sundonin" nė pjesėn veriore tė Mitrovicės kėrkonin gjithnjė "qime nė vezė". Tė parėt e kuptuan se u duhet mbrojtja dhe ndihma qė nuk mund ta prisnin nga Beogradi, ata tė tjerėt - nga veriu i Kosovės, nuk dėshironin asgjė nga bashkėsia ndėrkombėtare edhe mė tej tė orientuar fuqishėm drejt Beogradit dhe regjimit tė Millosheviqit. Ndėrsa, nė Prishtinė nuk munguan zėrat qė deshėn ta pėrkujtojnė opinionin se "Kouchneri ishte njė francez dhe dihet se francezėt tradicionalisht ishin aleatė tė Serbisė..." Dhe ai prapė qeshi hidhur, i preokupuar me "misionin e tij tė pamundshėm"... Pas shumė muajsh pune tė rėndė ai shplli pakon e ligjeve me tė cilat do tė vendosej rendi nė Kosovė dhe filloi procesin e gjatė e tė mundimshėm tė krijimit tė strukturave administrative. E krijoi Kėshillin Kalimtar tė Kosovės, tė cilin e quajti si njė miniparlament dhe aty mblodhi krerėt politikė shqiptarė e, mė pastaj, edhe ata serbė. Njėkohėsisht, bashkė me forcat paqeruajtėse, e pėrfundoi procesin e demilitarizimit dhe transformimit tė ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Puna mė e vėshtirė ishte krijimi i Kėshillit tė Pėrkohshėm Administrativ, qė synonte ta luajė rolin e njė qeverie tė Kosovės. Pas shpalljes sė pėrbėrjes sė kėtij Kėshilli, duke ju pėrgjigjur kritikave pėr vonesė nė veprimet e tij, ai tha: "O zot, po mua m'u deshėn tre muaj bisedime vetėm pėr t'i ulur rreth tė njėjtės tryezė liderėt shqiptarė...". Kouchner nuk la gur pa lėvizur pėr t'i hedhur bazat e njė pajtimi ndėretnik nė Kosovė dhe arriti qė edhe pėrfaqėsuesit e serbėve tė futen nė strukturat e pėrbashkėta administrative. Megjithatė, ai pranoi botėrisht se "pajtimi do tė jetė njė proces i gjatė dhe pėr kėtė duhet tė kalojnė shumė gjenerata. Pas 40 vjet sundimi komunist, dhjetė vjet tė aparteidit dhe posaēėrisht pas vuajtjeve tė luftės sė fundit, pajtimi ndėretnik duhet tė presė", tha Kouchner. Asnjėherė nuk kėrkoi nga shqiptarėt qė tė harrojnė, por kėrkoi nga ata qė tė falin... Gjithnjė insistonte nė tolerancė dhe hidhėrohej kur ndodhnin vrasje ndėretnike. Shfrytėzonte ēdo rast pėr tė tėrhequr vėrejtjen se qytetarėt nuk duhet t'u bėjnė gjyq fajtorėve, por pėr vėrtetimin e fajėsisė sė kujtdoqoftė ekzistojnė gjykatat...

Me kalimin e kohės, Kouchner pati raste kur u ndie i "tradhtuar" nga ata qė e kishin emėruar dhe trimėruar se "do ta ndihmojnė me tė gjitha mjetet". Duke parė se Kosova po zbriste nga rendi i ditės, Kouchner do t'u drejtojė thirrje tė fuqishme burrshtetasve evropianė qė t'i mbajnė premtimet e tyre. "E keni lehtė tė kritikoni nga larg, por tė rindėrtosh Kosovėn nga e para ėshtė punė e tmerrshme", pati thėnė Kouchner, tė cilin nė Kosovė e prisnin mijėra punėtorė pa paga, mbi 60 000 pensionistė pa pensione, 2 milionė banorė pa rrymė elektrike, ujė dhe ngrohje. Megjithatė, nuk la derė pa trokitur, nga Brukseli e deri nė Tokio tė Japonisė, pėr ta ēuar nė vend misionin e tij. Ngadalė, Kouchner u bė njeriu mė i pėrkushtuar pėr Kosovėn. Atė e shihje kudo, nė fabrika, shkolla, tubime protestuese, nė vendngjarjet e incidenteve, nė konakun e manastirit ortodoks nė Graēanicė pėr darkė ose drekė, ose madje nė Drenicė, e cila ishte simbol i fillimit tė rezistencės sė armatosur tė shqiptarėve. Gjithmonė energjik dhe ngapak teatral, ai nuk mėrzitej shumė as pėr gafet e tij qė ndonjėherė ngatėrronin shifrat milionėshe, madje nuk pėrtonte qė tė ishte shumė i drejtpėrdrejtė me burrėshtetas qė vinin nė Kosovė, i rrihnin shpatullat dhe jo rrallė e linin duarthatė. Ai nuk u shmang as nga pėrplasjet politike me pėrfaqėsues tė vendit tė tij qė e akuzuan pėr "qėndrim tė njėanshėm". Por, gjithsesi, kurora e sukseseve tė tij janė zgjedhjet vendore tė 28 tetorit nė Kosovė. Fushata zgjedhore u pėrcoll nga njė varg takimesh tė tij me qytetarėt e Kosovės, nė tė cilat ai nuk ngurroi t'i lexojė fjalimet e veta edhe nė gjuhėn shqipe apo edhe nė gjuhėn serbe. Madje, gabimet e tij qė i bėnin sallat e mbushura pėrplot tė tundeshin nga tė qeshurit , nuk e zbehnin fare figurėn e tij. Pėrkundrazi, ai tashmė po familjarizohej me "nėnshtetasit" e tij. Zgjedhjet lokale e rrumbullakėsuan fazėn mė tė rėndė tė misionit tė zotit Kouchner, i cili pas tyre tha se Kosova po hyn nė familjen e vendeve demokratike. Por, prapa tij mbetėn edhe shumė ngjarje tė pakėndshme pėr tė. Qyteti verior i Mitrovicės vazhdon tė mbetet i ndarė, ndėrsa dhuna etnike dhe ajo politike nuk kanė pushuar. Shqiptarėt ia numėrojnė si "mėkat" lejimin e mbajtjes sė zgjedhjeve jugosllave nė shtator, ndėrsa presin me ankth se ēfarė vendimi do tė marrė ai pėr zgjedhjet serbe...

Rruga 18 muajshe e Bernard Kouchnerit nė Kosovė ėshtė e stėrmbushur me sfida, pengesa e madje edhe ndėrskamca qė iu prodhuan kėtu dhe nė qendrat ndėrkombėtare tė vendosjes, tė cilat ai megjithatė i kaloi... Por, duket se u desh vendimi i sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Kofi Annan, pėr ndėrrimin e tij, qė t'u pėrkujtojė kosovarėve se ata ishin "fatlumė" me Kouchnerin. Njerėzit qė e njohin pėr sė afėrmi thonė se ai ėshtė njė personalitet jo vetėm humanist, por edhe i njohur si intelektual francez i brezit qė ka pasur mirėkuptim pėr procesin e dekolonizimit, ndėrsa e drejta e popujve pėr vetėvendosje ka ushtruar ndikim nė qasjen e tij ndaj Kosovės. Megjithėse "bibla" e tij, Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, njeh sovranitetin e Jugosllavisė mbi Kosovėn, administratori Kouchner i ka kuptuar proceset nė Kosovė si dekolonizuese, thonė vėzhguesit. Ata numėrojnė kėtu, pos tjerash, ndėrrimin e monedhės dhe krijimin e autoritetit bankar mė vete, krijimin e ligjeve vendore, ndėrtimin e strukturave administrative dhe tė policisė e gjykatave. Gati nė fund tė mandatit tė tij, qė pėrfundon nė mes tė muajit janar tė vitit 2001, Kouchner ia ktheu Kosovės Gjykatėn Supreme, njė nga atributet shtetėrore qė Kosova i kishte dikur dhe qė ishte ndėr institucionet e para tė rrėnuara nga Beogradi pas heqjes sė autonomisė sė Kosovės. Kouchner krijoi nė Kosovė thjesht modelin e tij tė protektoratit ndėrkombėtar, tė panjohur deri tash nė botė.

Lajmi se Kouchner do tė largohet sikur krijoi njė zbraztėsirė nė Kosovė. Partitė politike shqiptare njėra pas tjetrės ia njohėn atij "meritat e jashtėzakonshme", ndėrsa tė gjitha tė arriturat e Kosovės ia atribuan punės sė tij. Sipas tyre, Kouchneri e ka vėnė gurthemelin e shoqėrisė sė re kosovare dhe njėkohėsisht ai ėshtė pėrpjekur tė jetė zėri i popullit tė Kosovės. Madje, subjektet politike pranuan se do tė dėshironin qė Kouchner tė mbetej nė Kosovė tė paktėn deri nė pėrfundim tė zgjedhjev tė pėrgjithshme nė Kosovė. Pėr herė tė parė dhe pa rezerva ata shprehėn mirėnjohjen pėr punėn e tij tė jashtėzakonshme. Pati edhe tė atillė qė pohuan se dhjetėra herė kanė synuar tė pėrballen me tė pėr t'i kritikuar qėndrimet e tij rreth disa ēėshtjeve tė caktuara, por qė janė ēarmatosur nga qasja e tij prej "politikani e humanisti pas excellence"...

Tani, kur misioni i tij po merr fund, nė opinionin kėtu po diskutohet nėse atė duhet shpallur qytetar nderi tė Kosovės, ndėrsa gjithnjė e mė shpesh mund tė dėgjohet se "Kouchneri ėshtė njeriu, tė cilit Kosova i ka njė borxh tė madh"...

Ngrohtėsia dhe afėrsia me tė cilėn njerėzit flasin pėr zotin Kouchner tkurret nga ftohtėsia qė shkakton emri i zėvendėsit tė tij. Sikur tė sillte me vete ftohtėsinė skandinave, ministri danez i mbrojtjes ka bėrė qė komentet rreth emėrimit tė tij tė jenė shumė tė rezervuara. Vetė periudha e shkuarjes sė Kouchnerit dhe e ardhjes sė administratorit tė ri kėtu vlerėsohet si shumė delikate. Kosovarėt e dinė se Hans Haeekkerup ishte "pėrkrahės i zjarrtė i fushatės ajrore tė NATO-s kundėr Serbisė". Me pėrvojėn e tij prej njeriu tė ushtrisė ai do tė jetė mė i kufizuar nga pesha e dokumentave zyrtarė ndėrkombėtarė dhe nuk do tė mund ta ketė "sensin" e Kouchnerit pėr t'i tejkaluar caqet e Rezolutės 1244 nė funksion tė pėrshpejtimit tė procesit politik. Administratori i ri e gjen Kosovėn nė pozitė shumė mė tė mirė se pararendėsi i tij, por trashėgon edhe shumė probleme tė pazgjidhura dhe serioze, mbi tė cilat qėndron ēėshtja e statusit politik tė Kosovės.

Nga ana tjetėr, serbėt nė Serbi janė tė lumtur qė Kouchner po largohet. Tė lumtur janė edhe njė pjesė e serbėve tė Kosovės. Ata kanė konsideruar se Kouchner dhe administrata e tij nuk kanė bėrė mjaft nė mbrojtjen e tyre tė pėrditshme dhe nuk dėshirojnė ta pranojnė faktin qė ai shpesh e ka investuar edhe autoritetin e tij pėr t'ua lehtėsuar jetėn nė tė ashtuquajturat enklava. Qėllimisht ose jo, harrojnė qė ėshtė njė nga ata qė konsiderojnė se serbėt e Kosovės duhet tė kthehen nė Kosovė dhe se ka krijuar njė grup tė posaēėm pune pėr kėtė ēėshtje. Se gjithnjė e ka bėrė maksimumin pėr realizimin e tė gjitha kėrkesave tė tyre, madje edhe kur kritikohej nga pala tjetėr. Me sukses mė tė vogėl a mė tė madh, por kėtė e bėnte nga zemra, jo pėr tė fituar pikė politike. Me bojkotin e qėllimshėm tė bashkėpunimit nga njė pjesė e serbėve, kryesisht tė atyre qė e popullojnė veriun e Kosovės, ata janė pėrpjekur t'u tregojnė bashkėkombasve tė tyre tė shumtė pakėnaqėsinė pėr pozitėn e tashme tė Kosovės, e para sė gjithash atyre nė Serbi, se bashkėsia ndėrkombėtare kujdeset vetėm pėr shqiptarėt, ēfarė nuk ishte e vėrtetė. Pėr kėtė arsye ata janė kthyer drejt administratorit tė ri Haeekkerup, duke u kapur pėr njė "fije kashte", se gjoja gjatė njė vizite trupave daneze nė veri tė Kosovės, ai nuk ishte takuar me shqiptarėt...(!)

Por, njė gjė ėshtė e sigurt: askush pas Kouchnerit nuk do tė jetė Kouchner dhe nuk do tė mund ta fitojė simpatinė dhe mirėnjohjen qė i dhurohej atij, si nga popullata shqiptare dhe njė pjesė e asaj serbe, ashtu edhe nga gazetarėt dhe bashkėpunėtorėt e tij.

AIM Prishtinė, Arbnora BERISHA