AIM: start



SUN, 24 DEC 2000 10:39:34 GMT

Prostitucioni dhe mungesa e ligjit

Prishtinė, 19.12.2000.

"Nė Kosovė ka prostitucion dhe ka edhe klientelė", u tha me plot gojėn nga aktivistė ndėrkombėtarė e vendorė pėr tė drejtat e njeriut. Qindra e ndoshta me mijėra vajza tė reja po kalojnė nė Kosovė kalvarin e "zanatit mė tė vjetėr nė botė". Mosha mesatare e tyre, sipas Organizatės Ndėrkombėtare pėr Migrim (IOM), ėshtė 23 vjet, ndėrsa rrugėtimi i pjesės dėrmuese tė tyre ėshtė i ngjashėm me tė gjitha rrugėtimet e shoqeve tė tyre nėpėr botė, vetėm se nė Ballkan duket qė shkalla e "egėrsisė" sė bossėve e makrove ėshtė mė e madhe. Policia e Kosovės, qė drejtohet nga Misioni i Kombeve tė Bashkuara, ka zbuluar disa shtėpi publike nėpėr qendra tė ndryshme tė Kosovės. Janė arrestuar, vetėm gjatė dy-tre muajve tė fundit, disa dhjetėra persona, ndėrsa mbi 100 femra janė riatdhesuar me ndihmėn e IOM-it.

Pjesa mė e madhe e tyre vjen nga vendet e varfėra tė ish bllokut socialist, ndėrsa rrėfimet janė tė ngjashme. Shumė prej tyre qė janė kontrabanduar nė Kosovė nuk kanė pasur as idenė mė tė pėrafėrt se do tė detyrohen ta ushtrojnė prostitucionin. Ato janė nisur pas premtimeve se do tė gjejnė punė nė Kosovė, sigurisht tė mashtruara nga prania e madhe ndėrkombėtare. Migrimi, qė shėnon edhe fillimin e ferrit tė jetės sė tyre, sipas studimeve tė IOM-it, nxitet nga luftėrat dhe shkatėrrimet ekologjike, por mė sė shumti nga kushtet e rėnda ekonomike. Femrat qė arrijnė nė Kosovė mė sė shumti "rekrutohen" nga Moldavia, Ukraina, Rumania e Bullgaria. Disa syresh prapa vetes lėnė edhe familjet dhe fėmijėt e tyre.

Statistikat thonė se 70 pėr qind e kėtyre femrave nė vendet e tyre kanė marrė paga mė tė vogla se 40 DM nė muaj, prandaj ato bėhen lehtė pre e agjensive tė ndryshme edhe "turistike". Shumė nga ato besojnė se shkojnė madje edhe nė Gjermani, Francė apo Itali, pėr tė punuar si kujdestare fėmijėsh apo si kameriere, ndėrsa pėrfundojnė nė Kosovė. Ndėrkaq, 48 pėr qind e prostitutave tė ardhshme rekrutohen nga vetė femrat, tė cilat pastaj ua dorėzojnė ato "kodoshėve" qė vazhdojnė rrjetin nėrkombėtar. Rreth 71 pėr qind e femrave qė punojnė nė Kosovė pohojnė se u janė nėnshtruar abuzimeve seksuale tė "bossėve" dhe miqve tė tyre menjėherė pasi janė futur nė kėtė rrjet. Atyre zakonisht u merren dokumentat e identifikimit dhe mbahen nė vende tė mbyllura. Gjashtėdhjetė pėr qind e tyre pohojnė se kushtet nė tė cilat jetojnė e punojnė nė Kosovė janė tepėr tė rėnda dhe tė dhunshme. Shumė prej tyre kanė pohuar se janė ushqyer shumė keq (shpeshherė vetėm njė hamburger nė ditė), janė detyruar tė kenė marrėdhėnie seksuale me shumė persona brenda njė dite, ndėrsa paratė u janė marrė (dhe u merren) nga bossėt. Njė e re nga Moldavia, para se tė riatdhesohen, ka pohuar se "ėshtė rrahur pamėshirshėm nga bossėt, tė cilėt e kanė shitur e stėrshitur nga disa herė me radhė"... Rrėfimet janė tė ngjashme, ndėrsa tė rralla janė ato qė pohojnė se vullnetarisht kanė filluar me zejen e tyre.

Fakti se kontrabandimi i "mishit tė bardhė" ka shėnuar njė shtim enorm brenda vitit nė Kosovė, dėshmon se ky ėshtė njė 'biznes' shumė fitimprurės. Shkalla e lartė e fitimeve ka bėrė qė ė shumė raste punėt t'i udhėheqin pjesėtarė tė komuniteteve tė ndryshme etnike. Dhe bashkėpunimi midis tyre ishte i mahnitshėm pėr njė vend qė tregohet me gisht si vend armiqėsish tė mėdha etnike. Madje, pos rrugėve tashmė tė zakonshme nėpėrmjet Rumanisė, Bullgarisė, Maqedonisė e Shqipėrisė, njė korridor i rekrutimit ėshtė edhe vetė Serbia.

Nė Kosovė ka ekzistuar vetėm ligji qė ndalonte prostitucionin, ndėrsa tani nuk ekziston asnjė rregullore qė do ta legjitimonte apo ndalonte atė. Pa mbulesė ligjore, "bossėt" e organizojnė rrjetin e prostitucionit nėpėr tė ashtuquajturat "klube nate" e "bare" tė ndryshme, ku nė skenė paraqiten "valltaret profesioniste", tė cilat mund t'ju shoqėrojnė gjatė mbrėmjes nėse pėr kėtė jeni tė gatshėm tė paguani (natyrisht, paratė i shkojnė bossit). Ushtrimi i "fshehtė" i kėtij zanati krijon kushte "ideale" pėr shfrytėzimin maksimal tė femrave tė pambrojtura nga ligji. Torturat dhe rrahjet sistematike, si dhe pėrdhunimet, janė format e egra tė "trajtimit" tė femrave, tė cilat nuk guxojnė as tė mendojnė pėr ikjen apo denoncimin e "pronarėve" tė tyre. Thjesht, ato janė skllave qė shiten herė te njėri e herė te pronari tjetėr, prej 1 mijė deri nė 5 mijė marka gjermane, varėsisht nga mosha dhe gjendja e tyre fizike. Njėkohėsisht, ato janė pa kurrfarė mbrojtjeje e pėrkujdesi mjekėsor, ashtu si edhe klientėt e tyre.

Nė njė shoqėri tradicionale dhe kryesisht patriarkale, ēfarė ėshtė kjo nė Kosovė, lajmet e para qė flisnin pėr ekzistencėn e shtėpive publike patėn efektin e njė "bombe". Opinioni kosovar ushqente bindjen se kjo e "keqe" u takon tė tjerėve dhe nuk ka tė bėjė me tė. Edhe pse shumė zėra nė opinionin publik lidhur me kėtė problem i karakterizon njė moralizim provincialist, ai kryesisht ėshtė pėrvijuar nė dy drejtime. Njėra palė kėrkon ndalimin me ligj dhe dėnimin e pamėshirshėm tė tė gjothė atyre qė merren me kėtė 'profesion', ndėrsa pala tjetėr pohon se zgjidhja mė e mirė ėshtė legalizimi i prostitucionit, por duket se nga droja e 'njollosjes morale' ata pohojnė se kjo do tė duhej tė nėnkuptonte 'izolimin e atyre qė merren me kėtė profesion dhe mbajtjen sa mė larg nga vajzat shqiptare'. Pjesėtarė tė njė shoqėrie tė 'mbyllur', ku dukuritė si prostitucioni, incesti apo homoseksualizmi janė 'zgjidhur' nėse jo me ligj atėherė 'me pushkė', ata sikur duan tė besojnė se "mishi i bardhė", qė mbase paguhet nga djemtė e tyre, s'ėshtė veēse "mish i huaj". "Kodi i heshtjes" qė vazhdon tė ekzistojė nė Kosovė ka bėrė qė tė mos flitet fare apo vetėm tė 'pėshpėritet' pėr trafikimin e vajzave shqiptare nė vendet e tjera. Rrėmbimet e vajzave tė reja nuk janė dukuri e panjohur nė Kosovė. Kufiri i paruajtur mirė me Shqipėrinė ka bėrė qė kontrabanda tė lulėzojė, ndėrsa kushtet pėr trafikimin e "mishit tė bardhė" tė jenė shumė tė volitshme. Autoritetet ndėrkombėtare kanė tėrhequr vėrejtjen se rrjeti i kriminelėve qė merret me trafikimin e femrave do tė pėrpiqet tė shfrytėzojė praninė e njė numri tė madh tė trupave tė huaja pėr ta organizuar rrjetin e prostitucionit, por edhe tė trafikimit tė femrave. Madje, ata kanė vepruar edhe nė kampet e refugjatėve gjatė fushatės sė bombardimeve tė NATO-s kundėr Jugosllavisė dhe disa vajza janė zhdukur pa gjurmė nga kėto kampe nė Maqedoni dhe nė Shqipėri.

"Ju paguani pėr njė natė - ajo paguan me jetėn e saj", ėshtė slogani i fushatės informative qė ka filluar nė Kosovė nė mars tė vitit 2000, pėr tė tėrhequr vėmendjen pėr ekzistimin e skllavėrisė seksuale kėtu. Gjithandej janė organizuar seminare e tubime informative. Policia (pėr kėtė qėllim janė formuar edhe forca speciale nė kuadėr tė policisė ndėrkombėtare nė Kosovė) thotė se po zbulon rrjete prostitucioni, ndėrsa veprimt tė saj nuk i shpėtojnė tani as klientėt. Mirėpo, ajo qė e pengon edhe vetė policinė ėshtė mungesa e ligjit nė Kosovė...

AIM Prishtinė, Besnik BALA