AIM: start



SUN, 24 DEC 2000 12:12:19 GMT

Ekonomia shqiptare tenton tė ringrihet

Dosje pėr ekonominė

Gjatė vitit 2000 rritja ekonomike ishte 7,8 %, ndėrsa inflacioni 2 %. Por, vendi vazhdon tė jetė i zhytur nė errėsirė

Tiranė, 24.12.2000

Ecuria e ekonomise shqiptare gjatė vitit 2000 vlerėsohet nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar (FMN) mjaft pozitive dhe nė pėrputhje me parashikimet e fillimit tė vitit. Rritja ekonomike (rritja e Prodhimit tė Brendshėm Bruto) pėr kėtė vit parashikohet qė tė arrijė nė 7,8 % dhe inflacioni brenda parametrave tė programuar, rreth 2 %.

Eksportet shėnuan rritje dhe parashikohet tė shtohen akoma me rifillimin e aktivitetit nė industrinė e kromit dhe tė ēelikut. Rezervat zyrtare valutore janė nė nivelin 4,5 muaj importe.

Sipas specialistėve, ulja e deficitit tė financuar nga burime tė brendshme (nga sistemi bankar) ėshtė njė nga faktorėt kryesorė tė stabilitetit makroekonomik tė vendosur gjatė 3 viteve tė fundit. Gjatė kėtij viti ėshtė regjistruar njė rritje sistematike dhe e qėndrueshme e burimeve financiare tė shtetit, kryesisht nėpėrmjet tė rritjes sė tė ardhurave tatimore. Ndėrkohė, administrata tatimore dhe doganore nė fundin e 11 muajve tė vitit 2000 ka mbledhur nė total rreth 75 miliardė lekė ose rreth 100 % tė planit.

Niveli i shpenzimeve tė pėrgjithshme buxhetore nė fund tė muajit shtator arriti nė 116 miliardė lekė, duke realizuar rreth 94 % tė fondeve tė parashikuara pėr kėtė periudhė. Mosrealizimi plotėsisht i nivelit tė programuar tė shpenzimeve lidhet kryesisht me nivelin ende tė ulėt tė realizimit tė investimeve me financim tė huaj, si dhe me mosrealizimin e fondeve tė alokuara pėr shpenzime operative dhe mirėmbajtje. Por, specialistėt parashikojnė, qė deri nė fund vitit tė ketė nje rritje sistematike tė pėrdorimit tė fondeve, duke arritur nė shumėn totale tė shpenzimeve tė pėrgjithshme buxhetore mbi 170 miliardė lekė.

Rezultatet e privatizimit tė disa kompanive tė mėdha e tė fuqishme reflektojnė njėkohėsisht edhe interesimin nė rritje tė investitorėve tė huaj . Privatizimi i Kompanisė sė Telefonėve Celularė AMC, ėshtė cilėsuar i suksesshėm edhe nga institucionet ndėrkombėtare financiare si nga pikėpamja e zbatimit tė procedurave, kredibilitetit tė blerėsit dhe pėrfitimeve tė shtetit.

Gjithashtu, gjatė vitit 2000 u privatizua edhe banka e dytė mė e madhe nė vend, ajo Kombėtare Tregtare, me aksioner kryesor bankėn turke "Kent Bank", e cila zotėron 60 % plus dy aksione dhe me aksionerė tė tjerė Korporatėn Financiare Ndėrkombėtare (IFC) dhe Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH), qė zotėrojnė secila nga 20 % minus njė aksion.

Parlamenti shqiptar miratoi javėn e tretė tė dhjetorit buxhetin e shtetit pėr vitin 2001, i cili bazohet mbi njė rritje ekonomike prej 7,3 % dhe inflacion nė kufijtė 2-4 %. Treguesit kryesorė fiskalė qė synohet tė arrihen me kėtė buxhet, janė:

Sė pari, ndėrsa rritja e tė ardhurave tė pėrgjithshme buxhetore parashikohet rreth 8%, tė ardhurat tatimore e doganore, projektohen me njė rritje rreth 13 % kundrejt vitit 2000. Kjo synohet tė sigurohet nėpėrmjet tė thellimit tė pėrmirėsimit tė administrimit fiskal, ndėrkohė qė parashikohet tė ndermerren njė sėrė politikash tė reja fiskale, qė pėrfshijnė ulje tarifash dhe disa lehtėsira tė tjera fiskale. Kėto politika synojnė tė krijojnė kushte mė tė favorshme pėr biznesin dhe nxitjen e investimeve.

Kėshtu, nė fushėn e taksave doganore do tė vazhdojė politika e reduktimit tė nivelit maksimal tė taksės doganore. Mė 1 Janar 2001, niveli maksimal i tarifės doganore do tė jetė 15 % nga 18 % qė ėshtė sot. Kjo ulje vjen pas uljeve tė vazhdueshme nga niveli maksimal prej 30 % qė ishte nė fillim tė vitit 1998. Do tė thellohen politikat stimuluese pėr nxitjen e investimeve, nėpėrmjet reduktimit tė nivelit mė tė ulėt tarifor doganor nga 5 % nė 2 % pėr tė gjithė artikujt, ku pėrfshihen kryesisht makineri, pajisje, si dhe lėndė tė para. Nė fushėn e tatimeve dhe taksave tė brendshme do tė ulet niveli i tatimit mbi fitimin nga 30 nė 25 %.

Nė fushėn e akcizave, parashikohen ndryshime nė nivelin akcizės pėr pijet alkoolike dhe alkoolin dhe pėrkatėsisht edhe nė mėnyrėn e aplikimit tė tyre. Sipas specialistėve, politikat e shpenzimeve publike nė kuadėr tė projekt buxhetit tė vitit 2001, mbėshteten nė Programin Afatmesėm tė Buxhetit 2001-2003, nė tė cilin janė pėrcaktuar si prioritete infrastruktura, arsimi, shėndetėsia e mbrojtja sociale.

Mė tej, pėr vitin 2001 njė rritje e konsiderueshme rreth 16% parashikohet pėr shpenzimet e pėrgjithshme, tė cilat lidhen drejtpėrsėdrejti me krijimin e hapėsirave tė reja pėr investimet pėr infrastrukturėn, pa prekur prioritetet pėr sektorėt arsim, shėndetėsi dhe mbrojtje sociale. Gjithashtu, nėpėrmjet kėtij buxheti do tė mbėshtetet mė mirė reforma nė administratėn publike, duke kombinuar reduktimin e numrit tė punonjėsve me rritjen e motivimit pėr punė nėpėrmjet tė rritjes sė diferencuar tė pagave.

Gjatė vitit 2001, do tė aplikohet edhe rritja e pagave pėr punonjėsit buxhetorė, si dhe rritja e pensioneve. Rritja mesatare e pagave pėr tė gjithė punonjėsit buxhetorė do tė jetė 8 %, duke filluar nga 1 Korriku 2001. Pėr punonjėsit e rendit dhe mbrojtjes do tė aplikohet njė rritje prej 10 % duke filluar nga 1 Janari 2001 dhe nė vazhdim si edhe tė gjithė punonjėsit buxhetorė njė rritje nga 1 korriku me 8 %. Po kėshtu pensionet do tė rriten nė masėn 8% duke filluar nga 1 korriku i vitit 2001.

Investimet parashikohen tė rriten ndjeshėm gjatė vitit 2001 nė krahasim me kėtė vit. Nė projekt buxhet, parashikohet qė investimet tė financuara nga burime tė brendshme tė arrijnė nė 19,5 miliardė lekė nga 15,2 miliardė lekė qė ishin parashikuar nė planin e vitit 2000. Kjo shifėr pėrfshin gjithashtu burime tė mjaftueshme financiare pėr pėrballimin e kontributit tė qeverisė nė investimet qė do tė financohen nga burime tė huaja, tė cilat janė parashikuar nė shifrėn prej 23,5 miliardė lekė.

Ndėrkohė, nė pikėpamje tė sektorėve tė ekonomisė, projekt buxheti 2001 parashikon njė rritje tė konsiderueshme ndaj vitit 2000, tė shpenzimeve pėr infrastrukturėn e punėt publike, arsimin e shėndetėsinė, qė variojnė nga 18 deri nė 30 %. Me kėtė rritje, niveli i shpenzimeve pėr infrastrukturėn e punėt publike parashikohet tė arrijė nė 4 % te PBB nga 3,3 % qė ėshtė plani i vitit 2000; pėr arsimin parashikohet tė arrijė nė 3,2% tė PBB nga rreth 3%; dhe, pėr shėndetėsinė parashikohet tė arrijė nė 2,7 % nga 2,3 % tė PBB. Ndėrsa, pėr sektorėt e tjerė sė bashku shpenzimet parashikohet tė rriten rreth 13 % ndaj vitit 2000.

Pėrsa u pėrket privatizimeve nė sektorin publik, pritet qė nė fundin e 6-mujorit tė parė tė vitit 2001, Banka e Kursimeve tė jetė gati pėr tė hyrė nė procesin e tenderimit dhe nė fillim tė po kėtij viti do tė shpallet edhe operatori i dytė i shėrbimit GSM nė Shqipėri. Gjithashtu, brenda 6-mujorit tė dytė tė vitit 2001 do tė jetė gati pėr procesin e tenderit edhe kompania e vetme shtetėrore nė telefoninė fikse "Albtelekom".

Parashikimet pėr ringritjen e ekonomisė shqiptare duken optimiste, megjithėse shqiptarėt po kalojnė dimrin mė tė rėndė gjatė tridhjetė vjetėve tė fundit. Qytetet dhe fshatrat e Shqipėrisė janė zhytur nė njė errėsirė tė thellė, pėr shkak tė mungesės sė energjisė elektrike. Sidoqoftė, ekonomistėt thonė se vitin tjetėr do tė jetė mė mirė.

AIM Tiranė, Dorian KOCA