AIM: start



TUE, 26 DEC 2000 14:41:33 GMT

Marrėdhėniet janė diplomatike

Lubjana dhe Beogradi deri mė sot kanė patur lloje tė ndryshme marrėdhėniesh, edhe pse ato kurrė nuk kanė qenė diplomatike. Duket se nga 9 dhjetori i kėtij viti ( e tutje) ato do tė jenė pikėrisht tė kėtilla.

Lubjanė, 18.12.2000

Pothuaj pas njė dekade tė marrėdhėnieve jo tė mira dhe mohimit tė hapur, nga 9 dhjetori i kėtij viti nėnshkrimet e Dimitri Rupel-it dhe Goran Svilanoviq-it do tė duhej tė garantonin epokėn e re nė marrėdhėniet midis Sllovenisė dhe RF Jugosllave. Atė dite nė Lubjanė ministri jugollav i punėve tė jashtme bashkė me kolegun Rupel nėnshkruan deklaratėn pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike.

Shumė komentatorė tė vendit nuk nguruan qė aktit tė nėnshkrimit t’ia shtojnė “ rėndėsinė historike”. Kėshtu kolumnistėt e gazetave tė pėrditshme konstatuan se si vetėm prej tani pėr herė tė parė gjatė historisė “marrėdhėniet midis Lublanės dhe Beogradit ishin vendosur nė baza tė plota tė barabarsisė”. Nė favor tė njė konstatimi tė kėtillė ėshtė theksuar se tė gjitha marrėveshjet e deritanishme - gjatė njėqind viteve tė kaluara - ishin “ tė ngarkuara ose me epėrsinė ushtarake serbe, nga marrėdhėniet politike ndėrkombėtare ose pėrcaktimet ideologjike”. Nėnshkrimi i marrėveshjes nė Lubjanė, me pajtim tė Beogradit zyrtar pėr kėrkesėn kryesore tė Lubjanės qė tė gjithė trashgimtarėt e ish RSFJ-ės tė trajtohen si tė barabartė - pėr botėn shėrben si fakt se Sllovenija ka dalė si “ fitues moral” nė konfliktin politik i cili po zgjat pothuaj dhjetė vjet. Nėse nė kėtė rast lėmė anėsh tezėn pėr ndonjėfarė “ superioriteti moral” slloven nė fushėn e politikės ndėrkombėtare (?!) atėherė do tė mund tė themi se normalizimi i marrėdhėnieve midis Sllovenisė dhe RFJ-s ėshtė njė hap drejt marrėdhėnieve solide ndėrmjet dy republikave dikur tė afėrme, gjė qė nė plan tė parė vlen pėr relacionet ndėrmjet Sllovenisė dhe Serbisė, meqė lidhjet midis Sllovenisė dhe Malit tė Zi ka tre vjet qė janė “nė vijė normale”.

Ftohja e marrėdhėnieve midis Sllovenisė dhe Serbisė ka parahistori tė gjatė; gjatė periudhės sė kaluar kėto marrėdhėniet nė tė vėrtetė ishin mė tė kėqia se sa marrėdhėniet midis Jugosllavisė dhe Kroacisė, tė cilat faktikisht ishin nė gjendje luftarake. Shkaqet e njė paradoksi tė kėtillė janė tė shumta; opinioni nė Slloveni dhe mė vonė edhe udhėheqėsia politike vendore qė nė kohėn e Jugosllavisė sė dikurshme ishte ndėr tė parat qė iu kundėrvua politikės sė Sllobodan Millosheviqit. Pas kritikės drejtuar zgjidhjes sė krizės nė partinė serbe (Mbledhja e Tetė) dhe gjendjes nė Kosovė, Sllovenija u bė problem numėr njė pėr udhėheqėsinė politike tė Serbisė. Pėr mė tepėr, idhtarėt e Millosheviqit theksonin se Sllovenija me shembullin e saj ishte ajo qė nxiste separatizmin nė Kosovė dhe bėnte thirrje pėr shkatėrrimin e shtetit. Prandaj kundėr Sllovenisė u ndėrmuar embargoja pėr shitjen e “prodhimeve sllovene”, eksporti i “mitingut tė sė vėrtetės” dhe fushata mediale. Po nė kėtė kohė nė Slloveni forcohej nacionalizmi, i cili si zgjidhje tė vetme shihte formimin e shtetit tė pavarur. Me njė fjalė- derisa Sllovenija nė Serbi shihte lėmshin e ngatrruar tė problemeve - politika e Millosheviqit kėrcnohej se Slloveninė do ta fuste nė humbellėn e konflikteve, e cila do tė pengonte zhvillimin e saj tė shpejtė dhe bashkimin me Evropėn bashkohore. Konflikti u zgjidh me anė tė luftės, me pavarėsimin, ndarjen ose “shkėputjen” (varėsisht kush si e kupton) e Sllovenisė nga shteti i pėrbashkėt. Ndarja dhe faza pas saj do tė ngel e shėnuar si periudhė e fyerjeve dhe sharjeve mediale (dhe llojeve tė tjera), gjatė sėcilės nga tė dy anėt janė shkruar qindra komente fyese, tė cilėt kryesisht janė pėrsėritur si dy stereotipe. Njėri stereotip bėnte fjalė pėr ballkanasit primitiv dhe gėnjeshtarė, kurse tjetri pėr Janezėt dinakė dhe tradhėtarė.

Nėnshkrimi i deklaratės pėr vendosjen e marrėdhėieve diplomatike duhet tė shėnojė fundin e pėrvojės sė lartpėrmendur politike dhe informative. Ironia e fatit diktoi qė nga pala sllovene marrėveshjen e ndėrsjellė ta nėnshkruajė ministri i ri i punėve tė jashtme Dimitri Rupel, i cili poashtu ishte autori i disa akuzave nė llogari tė Serbve. (Pėr shembull: “ Me Serbet nuk vlen tė bisedohet. Ata duhet tė mbikqyren dhe tė edukohen - Unprofori.”) Mė tė rejat ishin ato me tė cilat, gjatė fushatės parazgjedhore tė para dy muajve, zgjedhėsit pėrkujtoheshin se cilėt dhe ēfaret janė Serbet dhe pse nuk duhej t’i besonin Koshtunicės…

Shikuar nga kėndi i marrėdhėnieve tė reja dhe mė tė mira, si njė ngarkesė dhe njė nga problemet e mėdha me tė cilin ballafaqohet Sllovenija (lidhur me RFJ) ėshtė nė tė vėrtetė barra e kuadrit tė vjetėr, tė kalitur nė konfliktet e vazhdueshme, kuadrat tė cilėt e kanė vėshtirė qė brenda natės tė tejkalojnė mbi vrragėt e disa dekadave dhe tė korrigjojnė qėndrimet e veta. Ėshtė interesante se sot nė RFJ, por edhe nė Kroaci, problemet lidhur me trashgiminė i zgjidhin kuadrat e reja, kurse Sllovenija kėto probleme ia ka lėnė tandemit Dimitrij Rupel - Miran Mejak ( kryetari i grupit pėr sukcesionin i zgjedhur nga ana e qeverisė). Miran Mejak-u, sipas vlerėsimit tė disa komentatorėve, pėr argumentet dhe ashpėrsinė e qėndrimeve ėshtė ekuivalent i njė Koste Mihailloviq-i, ndaj tė cilit janė drejtuar qortime tė shumta…

Pyetje e veēantė ėshtė ajo pse vallė marrėdhėniet diplomatike midis Sllovenisė dhe RFJ-s nuk janė vendosur mė heret. Nisiativat nuk kanė munguar, por shkaku qėndron nė mėnyrėn e ashtuquajtur tė bisedave dhe pazarimeve “beduine”. Kjo shprehje diplomatike nėnkupton pėrvojėn nė tė cilėn tė dy palėt (sikurse tregtarėt nė pazar) parashtrojnė kėrkesa tepėr tė mėdha, ashtu qė mė nė fund tė nxjerrin “sėpaku diēka”. Fundi i bisedave tė tilla ka qenė i tillė qė nuk ka fituar asgjė asnjėra palė. Kėshtu, pėr shembull, kur pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike angazhohej Sllovenija, diplomatėt e Beogradit do t’i shmangeshin konkretizimit tė marrėveshjes duke u paraqitur partnerėve tė Lubjanės njė shportė tė re kushtesh tė papranueshme. Herė tjetėr Lubjana do tė ishte ajo qė do tė refuzonte nisjativėn e Beogradit. Kėshtu deri mė 20 nėntor tė kėtij viti kur Jugosllavija nė mbledhjen e qeverisė miratoi vendimin pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike , mirėpo pas kėsaj u paraqit Dimitrij Rupel-i dhe u kėrcnua se marrėveshja nuk do tė nėnshkruhej nėse Beogradi nuk pranon ēelėsin e pėrpunuar tė pėrqindjes pėr ndarjen e pasurisė sė ish qeverisė. Kėtė presion komentatorėt e pavarur e vlerėsuan si shantazh dhe njė ditė mė vonė kėrkesa e Rupelit nuk u pėrmend fare. Jugosllavija dhe Sllovenija nėnshkruan deklaratėn pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike dhe synimin pėr hapjen e pėrfaqėsive diplomatike. Deri tani ėshtė saktėsuar hapja e pėrfaqėsisė konzulare nė Podgoricė, kurse sa i pėrket ēelėsit pėr ndarjen e pasurisė sė ish RFSJ ka ngelur tė pritet deklarata e ministrit jugosllav tė punėve tė jashtme, Svilanoviq.

Me kėtė pėrfundoi periudha e “marrėveshjeve”- tė premierit tė dikurshėm jugosllav Millan Paniq, i cili qė nė vitin 1992 donte tė rregullojė marrėdhėniet duke miratuar aktin e njohjes sė Sllovenisė; pėr tė cilin MIP -( Ministria e punėve tė jashtme) i Sllovenisė brenda tre vjetėsh nuk dha ndonjė pėrgjigje, nė rast se nuk marrim parasysh deklaratėn e kryetarit tė Sllovenisė Millan Kuēan se nuk pranon njohjen e Paniq-it. Tre vjet mė vonė erdhi deri nė ndėrrimin e roleve - Lubjana zyrtare para nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Dejtonit e aktualizoi njohjen e Paniqit duke iu pėrgjegjur asaj me - njohjen e RFJ-s. Nga Beogradi gjatė pesė vjetėve vijuese nuk arriti kurrfarė pėrgjegjeje. Edhe takimet e para zyrtare midis pėrfaqėsuesve tė RFJs dhe Republikės sė Sllovenisė nė vitin 1998 pėrfunduan pa ndonjė pėrgjegje konkrete.

Pėrfaqėsuesi slloven Shtefan Cigoj dhe zėvendėsministri i punėve tė jashtme Radisllav Bullajiq biseduan pėr mundėsitė e vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatiko- konzulare. Ky lajm i shkurtėr pa dritėn nė faqen e parė tė Dellos sė Lubjanės njė ditė pas kthimit nga Beogradi tė nėnsekretarit pėr Evropėn juglindore Shtefan Cigoj.Ajo se ky nuk ishte “suksesi i vetėm i mundshėm” i takimit tė parė zyrtar tė pėrfaqėsuesve tė RFJ dhe Sllovenisė, mund tė kuptohej edhe nga fakti se Shtefan Cigoj ende para se tė udhėtonte pėr Beograd nė MIP-in e Sllovenisė kishte paralajmėruar idenė pėr organizimin e njė mbledhje tė madhe me gazetarė pas kthimit tė vet nė Lubjanė. U bė si u bė, mbledhja, post festum- nuk u mbajt. Sepse, pėrballė asaj qė pritej nga ana e pėrfaqėsuesve slloven se nė Beograd do tė bisedohej pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike, pala jugosllave nxorri diēka krejt tjetėr - temėn e dhembshme tė sukcesionit.

Nė kėtė mėnyre disi, pėrfunduan bisedimet. Diplomatėt slloven pastaj, nė vend tė sagės pėr suksesin, nė shtėpi gazetarėve tė vendit u jepnin spiegime tė hollėsishme se ēfarė kishte kėrkuar diplomacia sllovene nė Beograd, madje me nisjativėn e vet. “Nė rast se nė diplomaci kėrkoni suksese, nė rast se doni tė hapni ndonjė treg, nė rast se dėshironi t’u ndihmoni qytetarėve, atėherė duhet tė ngritni nisiativa. Ne kėtė edhe e bėmė. Mirėpo duhet tė kuptojmė se shihet se nė kėtė kohė ne nuk jemi nė krye tė listės sė prioriteteve tė Beogradit,” jepte spiegime me ton qetėsues para kamerave tė programit tė parė tė programit tė televizionit shtetror sekretari shtetror i MIP-it slloven dhe ambasadori i dikurshėm jugosllav nė OKB Ignjac Golob. Edhe delegati i pafat Shtefan Cigoj foli me fjalė tė zgjedhura pėr udhėtimin e vet duke vėrtetuar se bisedat nė Beograd ishin “korrekte” dhe “tė suksesshme” dhe se “ nė tė ardhmen” do tė vazhdonin nė Lubjanė. Kjo ishte hera e parė qė ndonjėri nga pėrfaqėsusesit slloven kėrkonte fjalė aqė tė matura nė adresė tė Beogradit. Shfrytėzimi i fjalorit qetėsues (tė cilin “patriotėt e kuptuan si akt tė tolerimit tė armikut) deri nė atė ēast do tė kishte qenė i barabartė me fundin e karierės politike dhe ēdo kariere tjetėr.

Sllovenija, edhepse me pak vonesė, ishte njera nga shtetet e para tė formuara nė teritorin e ex- Yu e cila mė 30 nėntor tė vitit 1995 e njohu RFJ-n. Pak para kėsaj Sllovenija e suspendoi ndalimin e hyrjes sė automjeteve me targat e RFJ-s dhe i prishi tė gjitha masat lidhur me sanksionet e OKB, kurse shtypi nga RFJ nė bazė tė njė vendimi tė veēantė tė Ministrisė sė atėhershme tė informimit, madje edhe nė kohėn e sanksioneve, nė Slloveni shitej lirisht. Dhe jo vetėm kaq - nė thirrjet e kohėpaskohėshme tė Beogradit se Sllovenija “ mė parė duhet tė kėrkojė falje” (siē u shpreh me gjuhė poetike ministri i dikurshėm jugosllav i punėve tė jashtme Vlladisllav Jovanoviq), premieri slloven Janez Drnovshek vazhdimisht pėrgjiegjej me fraza diplomatike pėr nevojėn e vendosjes sė marrėdhėnieve tė mira me RFJ-n, derisa ministri i punėve tė jashtme Zoran Thaler po aq me vendosmėri Beogradit i dėrgonte vibracione pozitive nėpėrmjet tė ambasadės sllovene nė Budimpeshtė.

E tėrė kjo tani mė ėshtė pjesė e historisė. Duhet shpresuar se pėrcaktimi i fundit se marrėdhėniet prej tani do tė jenė “diplomatike” ėshtė i dyanėshėm dhe se do tė ketė afat tė pacaktuar zgjatjeje. Fundi i njė konflikti politik duhet tė shėnojė edhe pėrfundimin e halleve tė qytetarėve tė tė dy shteteve tė cilėt janė jetėsisht tė lidhur si me RFJ- ashtu edhe me Slloveninė: nė afat tė gjatė duhet pritur edhe rrugėn mė tė lehtė deri te (mbase edhe ndėrpreja) e vizave, fundin e taksave, pagesės rrugore, sigurimeve plotėsuese, kontrollit tė organeve kufitare pėr shtetėsinė e dyfishtė dhe shumė probleme tė tjera administrative… Pa kėto qė pėrmendėm, nėnshkrimi i “letrės pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike” nuk do tė sillte diē tė mirė pėr qytetarėt e tė dy shteteve .

AIM Ljubljana

IGOR MEKINA