AIM: start



TUE, 26 DEC 2000 14:46:33 GMT

Pengimi i gjakderdhjes

Mitropoliti i Kishės Ortodokse Serbe Amfilohije paralajmėron se nė janar mund tė ketė gjakderdhje nė Mal tė Zi, shkaku i konfliktit mes kishės serbe dhe malazeze!

AIM Podgoricė, 23.12.2000

Kontesti disavjeēar mes Kishės Ortodokse Serbe dhe malazeze nė Malin e Zi, rreth tė drejtės mbi pronėsinė e tempujve dhe pronės tjetėr kishtare, kėtyre ditėve hyri nė fazėn e vet mė tė rrezikshme. Kryepari i Kishės Ortodokse Serbe nė Mal tė Zi mitropoliti Amfilohije nuk pėrjashton madje as “gjakderdhjen pėr festat e Kėrshėndellave, gjatė muajit janar nė Cetinjė"!

Nė Cetinjė, vatėr e malazezėve dhe selinė e tė dy kishave ortodokse, ka filluar edhe konflikti mė i ri. Nė fillim tė dhjetorit nė Kishėn e Vllashkės, e njohur dikur si vend ku zunė pritė rreth 1500 tyta pushkėsh qė ua kishin zėnė malazezėt turqėve gjatė shekullit tė kaluar, u ngujua kleriku i Kishės serbe Radomir Nikēeviq duke protestuar pėr shkak tė tentimit tė marrjes sė kėtij tempulli nga ana e Kishės malazeze. Ishte ky njė shkas i ri pėr polemikat e vjetra, nė tė cilat, kėsaj rradhe, pėrveē pjesėtarėve tė tė dyja kishave u inkuadrua edhe parlamenti malazez, kreu shtetėror malazez, partitė politike, Ministria e Fesė, Ministria e Punėve tė Brendshme, Komiteti malazez i Helsinkut, mediumet…

Nė kėtė mėnyrė ky akt, nė shikim tė parė i padjallėzuar, u politizua maksimalisht me tendencė tė shndėrrohej nė njė pėrleshje pėrmasash tė paparashikuara. Kryeministri malazez Filip Vujanoviē dhe ministri i policisė Vukashin Marash tentuan pėrmes bisedimeve me mitropolitin e Kishės Ortodokse Serbe Amfilohijem ta bindnin priftin Nikqeviē tė hiqte dorė nga greva e mėtejme dhe ta ndėrpriste pėrhapjen e tensioneve nė masė tė gjėrė. Misioni i tyre nuk pati sukses edhe pse u dhanė garancione se nuk do tė uzurpohet prona e Kishės Serbe, gjegjėsisht mitropolia malazeze -bregdetare nė krye tė sė cilės gjendet Amfilohije.

Prifti Nikqeviē, pėrndryshe kryemurg i Kishės sė Vllashkės, kėrkon garancion nė formė tė shkruar nga ana e autoriteteve malazeze se Kisha Ortodokse Malazeze nuk do ta uzurpojė kishėn e Vllashkės. Pasi kėtė garanci nuk e morri ende vazhdoi, siē u deklaroi gazetarėve, “punėn ungjillore” duke premtuar se do tė qėndronte i ngujuar nė kishė, derisa nuk plotėsohej kėrkesa e tij, madje edhe nėse e paguante kėtė me jetė.

Sipas klerit tė Kishės Serbe, me Nikqeviēin menjėherė u solidarituan Vėllazėria Rinore Ortodokse nga disa qytete tė Malit tė Zi. Pjesėtarėt e saj, tė pėrforcuar me disa dhjetėra murgj dhe murgesha, filluan mė 21 dhjetor njė protestė para ndėrtesės sė Kuvendit tė Malit tė Zi, nė kohėn kur brenda kishte seancė ku diskutonin deputetėt. Nga protesta ata dolėn me njė peticion drejtuar autoriteteve malazeze qė tė "siguronte mbrojtjen e tėrėsishme tė pronės dhe tė drejtat e mitropolisė malazeze-bregdetare”.

Deputetėt proserb tė partive parlamentare Partia Popullore Socialiste dhe Partia Popullore kėtė mezi e pritėn. Ata, e detyruan parlamentin malazez, i cili nė rend dite kishte temė krejt tjetėr tė kėsaj bote, qė tė caktohej tema e bazuar edhe nė kėtė ngjarje. Kėrkesa u pranua dhe nė orėt e vona tė 20 dhjetorit Kuvendi republikan doli me qėndrimin se “do tė pengonte ēdo tentim tė marrjes me dhunė tė tempujve si e drejtė nė tė cilėn thirret Mitropolia malazeze-bregdetare, kurse gjitha kontestet pronėsore nė lidhje me kėtė do tė zgjidhen me mjete juridike”.

"Tė gjithė ne ishim tė njė mendimi se kishat nuk guxojnė tė krijojė ndasi, ata duhet qė tė na bashkojnė drejt paqės dhe mirėsisė e jo tė na konfrontojnė me argumente tė sė kaluarės”, deklaroi pėr kėtė rast kryetari i Parlamentit Svetozar Maroviq, duke u bėrė thirrje qytetarėve dhe besimtarėve, kishave dhe organizatave fetare, peshkopėve, priftėrinjve dhe partive politike qė sė bashku tė ruanin paqėn nė Mal tė Zi.

As kjo nuk i kėnaqi pjesėtarėt e Kishės Serbe, kryeparin e saj Amfilohijen dhe priftin Nikqeviē. Pėrkundrazi. Vazhduan me protesta dhe greva, kurse mitropoliti Amfilohije shkoi nė Beograd ku nė konferencėn pėr gazetarė, nėn patronatin e Televizionit YU Info, akuzoi pushtetin nė Mal tė Zi se “pėrkrah uzurpimin e pronės sė Kishės Serbe dhe me sulme fizike pengon priftėrinjtė e saj”. Duke shprehur haptas dyshim nė jurispondencėn malazeze dhe Ministrinė e Punėve tė Brendshme, Amfilohije akuzoi kryetarin Gjukanoviē pėr dyftyrėsi, kurse nė adresė tė tė Kishės malazeze dhe pjesėtarėve tė saj u shpreh, ashtu siē shprehet me vite tė tėra, me fjalė tė ashpra. “Nė Mal tė Zi satanizohet lufta qytetare e vitit 1945”, deklaroi mitropoliti Amfilohije, duke paralajmėruar si zezonė mundėsinė “e gjakderdhjes pėr Kėrsėndella”. Pėr kėtė rast u shprehėn edhe pėrfaqėsuesit e dhjetė fshatrave tė pėrzier tė Cetinjes me pohimet se Kisha Serbe dhe kryepari i saj Amfilohije nė mėnyrė tė paligjshme rekonstruojnė kishėn e Vllashkės, qė e kanė ndėrtuar tė parėt e tyre para pesė shekujsh. Ata gjithashtu paralajmėruan se kishėn e Vllashkės do ta kthenin nėn protektoratin e Kishės Ortodokse Malazeze qė i ka takuar qė nga viti 1920, kur 650 kisha dhe manastire tjera me dhunė i okupoi Kisha Serbe.

Komisioni i ekspertėve i Entit republikan pėr mbrojtjen e monumenteve kulturore, nga Cetinja, tentoi para disa ditėsh tė hynte nė kishėn e Vllashkės, pėr t’ia paraqitur opinionin publik gjendjen e brendshme nė tė cilėn gjendet kjo kishė. Por prifti Nikqeviē nuk dėshiroi ta hapte derėn, kurse Komisioni arriti vetėm ta njoftonte Ministrinė e Kulturės se "institucionit republikan qė ėshtė i autorizuar tė merrej me mbrojtjen e trashėgimisė kulturore, iu pamundėsua kryerja e njė prej funksioneve themelore – shqyrtimin e gjendjes sė monumenteve”. Enti tashmė njė vjet ka raste tė ngjashme me Kishėn Serbe.

Reagoi edhe Kisha Ortodokse Malazeze. Mitropoliti i saj Mihailo thotė: "Kisha Ortodokse Serbe nė Mal tė Zi, kėtyre ditėve, pėrmes intrigave tė ēuditshme fut gjakun e keq nė popullin malazez dhe inskenon nė prag tė Festės sė Krishtlindjes konflikte qytetare dhe fetare. Pa asnjė shkak Kisha Ortodokse Serbe, e njohur si pėrhapėse e urrejtjes fetare dhe nacionale dhe bekuese e krimeve tė luftės nė ish-Jugosllavi gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit, tani dėshiron tė ndez Malin e Zi, duke imagjinuar rrezikun e paqenė pėr priftėrinė dhe tempujt”.

Kisha malazeze nė njė nga komunikatat tėrhjek vėrejtjen se mitropoliti Amfilohije ėshtė "pėrfaqėsuesi militant i Kishės Ortodokse Serbe nė Mal tė Zi qė mohon popullin malazez, kombin, kulturėn, gjuhėn, kishėn dhe gjithēka qė ėshtė malazeze”. Megjithatė, nė komunikatė shton se kėtė: "Apelojmė qė nėse nė vendet ku kishat na takojnė neve qoftė vetėm njė ithtarė i Kishės Ortodokse Serbe, tė mund tė thirrė priftėrinj tė asaj kishe dhe tė kryejė ceremoninė qė dėshiron ta bėjė nė objektet tona”. Deri tani vendasit - pronarė tė kishave, me plebishēit ia kanė kthyer Kishės Ortodokse tė Malit tė Zi 26 tempuj, me ēka seriozisht u lėkundėn pozicionet e monopolit tė Kishės Serbe nė Mal tė Zi dhe tė mitropolitit tė saj Amfilohiju. Kthimi i Kishės sė Vllashkės, qė ka rėndėsi tė shumėfishtė simbolike, me siguri do tė motivonte fetarė tė shumtė, tė kalonin tek kisha malazeze, kurse fshatrat nė gjithė Malin e Zi do t’ia dorėzonin me shpejtėsi kėsaj kishe tempujt qė janė pronė e tyre e pakontestueshme.Vlerėsohet se mu pėr kėtė shkak ndodh protesta e priftit Nikqeviē dhe gjithēka qė e shoqėron kėtė skenar tė Kishės Ortodokse Serbe, i paramenduar ta pengojė kėtė proces. Ithtarėt e kėtij qėndrimi, gjatė vizitės sė tij nė Mal tė Zi, e ftuan kryetarin e ri tė RFJ Voisllav Koshtunicėn, pėr tu takuar me mitropolitin Amfilohije nė Cetinjė. Koshtunica atėherė deklaroi se nuk e pranon Kishėn Ortodokse tė Malit tė Zi, qė shkaktoi valė tė fuqishme indinjate nė mesin e fetarėve dhe ithtarėve tė saj.

"Kisha Ortodokse Malazeze ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė, pavarėsisht nga dėshira e Voisllav Koshtunicės dhe Amfilohije Radoviēit", reagoi atėherė Kisha Ortodokse e Malit tė Zi, duke vlerėsuar se Koshtunica ėshtė nė njė vijė me politikėn serbomadhe qė duke mohuar Kishėn Ortodokse Malazeze vazhdon ta mohojė kombin dhe shtetin malazez.

Pėr malazezėt kontestimi i njėrės nga tė drejtat themelore tė njeriut – tė drejtės sė kishės sė pavarur, kur edhe si popull ėshtė shumicė nė shtetin e vet, me siguri ėshtė fenomeni i vetėm nė botė. Qė absurdi tė jetė mė i madh kėtė e kundėrshton edhe pushteti aktual malazez. Madje nė “rastin e kishės sė Vllashkės”, kryeministri Filip Vujanoviē deklaroi se Kisha Serbe ėshtė kisha e vetme legjitime nė Mal tė Zi. Kėtė qėndrim e pėrkrah edhe minsitri i (tė gjithė) feve Budimir Dubak.

- Kjo ėshtė e papranueshme, thotė Slobodan Franoviē, kryetar i Komitetit malazez tė Helsinkut. Kushtetuta e Malit tė Zi niset nga parimi i ndarjes sė kishės nga shteti, nė mosdiskriminim, nė parimin e tė drejtave njerėzore individuale, kurse pushteti ėshtė larguar nga kėto principe. Nuk duhet tė ekzistojė ministria fesė nė shtetet e ndėrtuara sipas parimet tė ndarjes sė shtetit nga kisha, kurse me ekzistimin e kėsaj ministrie do tė thotė se shteti dėshiron tė ndėrtojė njė sistem me kishėn ekzistuese shtetėrore ose fenė, e kjo nuk ėshtė e mundshme sipas Kushtetutės sonė. Nė Mal tė Zi cenohet e drejta qytetare qė qytetarėt tė kenė identitetin e tyre shtetėror dhe fetar, qė paraqet cenim klasik tė tė drejtave tė njeriut.

AIM Podgorice

VESELJKO KOPRIVICA