AIM: start



WED, 27 DEC 2000 23:26:08 GMT

Suksesioni, pa Kosovėn

Prishtinė, 22.12.2000.

Ndonėse pa ndonjė efekt konkret, takimet mė tė fundit flasin se Jugosllavia e tashme ka hequr dorė nga kontinuiteti i asaj tė mėparshmes. Guvernatorėt e bankave qendrore tė shteteve tė reja tė krijuara pas vitit 1990 do ta ndajnė pasurinė qė dikur e kishte shteti i tyre i pėrbashkėt. Por, si? Ėshtė ēėshtje kjo, e cila ėshtė nė tavolinat e bisedimeve.

Kosovarėt mund tė shfaqin mospajtime pse ndarja e pasurisė bėhet pa praninė e tyre, pėrderisa ata kanė marrė pjesė nė krijimin e saj.

Pėrgjigjen mė tė mirė pėr kėtė e jep ndėrmjetėsi nė negociatat pėr suksesionin e ish-Jugosllavisė, sir Arthur Watts. Ai, nė njė deklaratė pėr agjencinė SENSE, thotė se "nė procesin e suksesionit bisedohet pėr shtetet e dala nga shpėrbėrja e ish-Jugosllavisė". Sipas kėsaj, Kosova ende nuk ėshtė shtet i pranuar ndėrkombėtarisht, prandaj edhe nuk e ka vendin nė kėto bisedime.

"Ėshtė handikap qė Komisioni i Badenterit e ka lėnė Kosovėn jashtė ligės. Mirėpo, kosovarėt duhet tė organizohen dhe tė bėjnė me dije se si njė element konstitutiv i ish-RSFJ-sė, u takon e drejta e pjesėmarrjes nė suksesion", thotė prof.dr.Muhamet Mustafa, drejtor i institutit pėr hulumtime zhvillimore "Riinvest".

Mendim tė njėjtė ka edhe mr. Nazmi Mustafa, profesor nė Fakultetin e Ekonomisė nė Prishtinė dhe ministėr i dikurshėm nė qeverinė e ish-Jugosllavisė. Rreth mospranisė sė Kosovės nė procesin e suksesiont vlerėson se "njė elementi konstitutiv tė themeluar me kushtetutė nuk mund t' i merret e drejta nė mėnyrė jokushtetuese, siē ėshtė bėrė nga Komisioni i Badenterit".

Sipas vlerėsimit tė tyre, duhet kėrkuar rastin e volitshėm te fakti se qeveria malaziase sė fundi ka kėrkuar ndėrprerjen e bisedave pėr suksesionin, duke mohuar autoritetin e qeverisė federale pėr tė bėrė negociata. Prandaj, tė njėjtėn kėrkesė duhet ta shtrojnė edhe kosovarėt, ėshtė mendimi i ekspertėve kosovarė.

Ēėshtjen e pjesėmarrjes nė suksesion kosovarėt e shtrojnė vetėm si dėshirė, meqenėse ata nuk kanė kėrkesa tė formuluara qartė. Ndoshta, kjo duhet tė ndėrlidhet edhe me metodologjinė qė do tė pėrfillet nė kėtė rast. Megjithatė, shumė shėnime dhe tė dhėna janė tė qarta.

Sipas z.Nazmi Mustafa, pjesėmarrja e Kosovės nė produktin shoqėror tė ish-RSFJ-sė ishte rreth 2 pėr qind. Me kėtė pėrqindje Kosova ka "investuar" pėr krijimin e pasurisė sė pėrbashkėt nė shtetin e dikurshėm tė "vėllazėrim-bashkimit".

Poqese, krahas pasurisė, ndahen edhe borxhet, atėherė Kosova do tė dilte me njė saldo tė "pranueshme", diku rreth zeros.

Sipas tė dhėnave tė vitit 1990, pėrkatėsisht nė kohėn kur u suprimuan organet e autonomisė sė atėhershme, Kosova u kishte borxh financuesve ndėrkombėtarė rreth 660 milionė dollarė, pėrkatėsisht: Bankės Botėrore - 133,8 milionė dollarė, kurse institucioneve tė tjera financiare, si FMN, Klubi i Parisit, Klubi i Londrės, 499,8 milionė dollarė.

Nga ana tjetėr, ajo ka edhe kėrkesa pikėrisht ndaj institucioneve tė ndryshme financiare. Bankat nga ish Jugosllavia i kanė borxh Bankės sė atėhershme tė Kosovės 3.4 milionė dollarė, bankat e jashtme - afro 2.1, Banka Popullore e Jugosllavisė pėr kursimet devizore tė qytetarėve duhet tė paguajė 130 milionė dollarė, ndėrkaq si depozite nė banka dhe nė institucione tė ndryshme financiare kanė mbetur 54,9 mijė dollarė. Marrė nė pėrgjithėsi, kėrkesat e saj janė 136 milionė dollarė.

"Kur tė merren nė shqyrtim tė gjitha elementet qė hyjnė brenda kornizave tė bisedave pėr suksesionin, atėherė del se bilanci i Kosovės duhet tė jetė pėrafėrsisht i barabartė me shumėn e borxheve", thotė z.Nazmi Mustafa.

Mirėpo, edhe ēėshtja e obligimeve dhe kėrkesave tė bankave ėshtė njė problem qė duhet tė zgjidhet nė bazė tė njė metodologjie tė definuar qartė, pėrkatėsisht tė arrihet marrėveshja se a do tė jenė ato pjesė e suksesionit apo e spastrimit tė llogarive midis vetė institucioneve bankare.

Sipas njė propozimi tė mėhershėm tė FMN-sė, Jugosllavia do tė merrte 36 pėr qind tė rezervave, Kroacia 28.49 pėr qind, Sllovenia 16.39 pėr qind, Bosnja 13.2 pėr qind dhe Maqedonia 5.4 pėr qind tė rezervave devizore dhe tė arit qė ruhen te Banka Ndėrkombėtare pėr Suksesion me seli nė Bazel. Nė kėto rezerva hyjnė edhe 46 tonė ar.

Sa u pėrket rezervave tė arit, duhet thėnė se vlera e tyre tani ėshtė dy herė mė e vogėl se para dhjetė vjetėsh, pėr shkak tė rėnies sė vlerės sė arit nė tregun ndėrkombėtar, prandaj ato rezerva tani vlerėsohen nė rreth 400 milionė dollarė.

Pėr momentin aktual ėshtė shumė e paqartė dhe e "komplikuar" mėnyra se si do tė mund tė inkuadrohej Kosova nė procesin e ndarjes sė trashėgimisė sė RSFJ-sė. Sipas z.Nazmi Mustafa, organet udhėheqėse do tė duhej tė gjenin momentin e pėrshtatshėm pėr tė kėrkuar pjesėmarrje nė bilancin e ndarjes sė pronės sė ish RFJ-sė. Ai ėshtė i mendimit se bisedimet midis shteteve tė dala nga ajo nuk do tė kenė sukses, kėshtuqė, nė fund tė fundit, suksesioni do tė kryhet me njė arbitrazh ndėrkombėtar. Pikėrisht kėtu z.Mustafa dėshiron ta shohė njė rast tė volitshėm pėr inkuadrimin e Kosovės nė kėtė proces.

Edhe ekspertė tė tjerė ekonomikė e juridikė vlerėsojnė se poqese ndodh qė Kosova tė mos inkuadrohet tani nė procesin e suksesionit, atėherė sipas tyre ajo do tė duhej ta kėrkojė "hisen" e saj nga pasuria e ish-RSFJ-sė nga Serbia, pjesė tė sė cilės e konsideron Komisioni i Badenterit. Bilanci i pjesėmarrjes sė Kosovės nė suksesion, sipas tyre, do ta detyronte RFJ-nė tė paguajė edhe disa obligime shtesė, tė krijuara gjatė dhjetė vjetėve tė sundimit tė dhunshėm nė Kosovė.

"Bilanci i suksesionit duhet tė ballafaqohet edhe me reparacionet, pėrkatėsisht me kompensimin e dėmeve tė luftės", thonė ekspertėt pranė Institutit "Riinvest". Megjithatė, z.Mustafa ėshtė i mendimit se nė tėrė kėtė lėmsh tė ngatėrruar, njė kėrkesė e tillė do tė mund ta ndėrlikonte situatėn edhe mė shumė. Herėn e fundit kjo kėrkesė ishte shtruar nga delegacioni kosovar nė Konferencėn e Rambujesė, por kjo kėrkesė nuk kishte zėnė vend nė dokumentin final tė kėsaj Konference. Mė heret, ndėrkaq, nga Kosova kanė shkuar 174 ankesa tek institucionet ndėrkombėtare lidhur me mospjesėmarrjen e saj nė tėrė kėtė proces.

"Sidoqoftė nė ēdo takim me tė huajt ne duhet tė kėrkojmė qė ne ta marrim hisen tonė nga shpėrbėrja e ish-RSFJ-sė, edhe po qe fjala vetėm pėr njė ndėrtesė tė vogėl nė Beograd", ėshtė qėndrim gati i njėzėshėm i ekspertėve kosovarė.

AIM Prishtinė, Ibrahim REXHEPI