AIM: start



THU, 28 DEC 2000 11:10:15 GMT

Thirrja ne Hagė e gjeneralit Stipetiq pėrēau qeverinė

AIM, Zagreb, 26.12.2000.

Pas vėrtetimit zyrtar tė Ministrisė sė drejtėsisė tani mė ėshtė e sigurtė se gjenerali Petar Stipetiq, kryekomandant i Ushtrisė kroate, me tė vėrtetė ėshtė thirrė para Gjyqit tė Hagės nė rolin e tė akuzuarit. Pėrveē Drazhen Budishės, i cili pėrsėri ngriti dallgė duke dalur nė opinion me kėtė informatė tė fshehtė, atė e vėrtetuan edhe disa krerė tė tjerė tė koalicionit qeveritar, mirėpo njėkohėsisht duke akuzuar Budishen se nė kėtė mėnyrė ai qėllimisht kishte shkaktuar kėtė aferė qė tė ngushtojė rrethin e manevrimit pėr zgjidhjen e problemit nė lidhje me Gjyqin e Hagės.

Nė ndėrkohė, ndėrkaq, filloi tė zgjidhet lėmshi i “rastit” tė nxehtė Stipetiq i cili tregon se faji ėshtė mė i gjerė dhe se nuk mund tė kufizohet vetėm me Budishen. Nė storien mjaft tė gjatė tė cilėn e publikoi Jutarnji list i Zagrebit, vėrtetohet se Stipetiqit i janė dėrguar dy thirrje. Nė tė parėn, e cila i arriti nė ditėn e fundit tė nėntorit atė e trajtojnė si dėshmitar tė ngjarjeve tė luftės nga viti 1991 deri nė v. 1995. Mirėpo, meqėnėse Qeveria kroate nuk lejoi dėshmim deri sa tė sqarohej qėllimi i tij, kurse nė ndėrkohė u sollėn qėndrime tė cilat kėrkojnė rishqyrtimin e marrėdhėnieve me Gjyqin penal Ndėrkombėtar, erdhi deri te njė kthesė e madhe. Nga Haga nė adresė tė Stipetiqit erdh edhe letra e dytė, me tė cilėn ai tani thirret si i akuzuar.

Nėse ky rikonstruim i Jutarnji list-it ėshtė i saktė atėherė ėshtė lehtė tė nxirret pėrfundimi se edhe nė Gjyqin e Hagės nuk rrijnė vetėm ata me koka tė kthjellta. Ka nė atė mes, si shihet qartė, edhe idhnakė tė cilėt do tė kacafyten me palėt sidomos kur kėta nuk kanė qėndrim tė denjė ose mė thjeshtė kur kėta ua shqetėsojnė nervat. Nėse ėshtė e papranueshme qė Kroacia, e cila edhe vetė ėshtė njera nga themelueset e Gjyqit tė Hagės, tė kėrkojė qė sėrish tė shqyrtohen rregullat sipas tė cilave ai gjyq po funkcionon, poaq ėshtė e papranueshme qė ai Gjyq pėr kėtė tė dėnojė Stipetiqin, dhe jo Qeverinė kroate, e cila do t’ia paraqesė - gjė qė nuk do tė ishte hera e parė- “urdhėrdhėnėsit” tė vet, Kėshillit tė Sigurimit tė KB.

Mirėpo pėrshtypja qė ka lėnė ana kroate ėshtė sėpaku dyfish mė e keqe. Ajo jo vetėm se ėshtė ngatrruar me rivalin me tė cilin nuk ia del dot, por qė edhe vetvetes i ka sjellė dėme tė dukshme tė cilat ende nuk mund tė parashikohen. E para dhe mė kryesorja, konflikti me Hagėn sėrish ēeli tė ēarat nė koalicionin e gjashtė partive nė pushtet, sepse nė bazėn e grindjeve tė panevojshme tė Gjyqit tė Hagės, kurse ende mė shumė nė vetė qeverinė kroate, pėrsėri u ēfaq Drazhen Budisha me alarmimin e opinionit se si Haga duke vėnė nė proces njėrin sipas mendimit tė pėrgjithshėm nga gjeneralėt e ndershėm, po pėrgadit fletėakuzat edhe pėr shumė tė tjerė dhe krahas me tė edhe pėr kriminalizimin e akcioneve ushtarake Bljesak dhe Olluja.

Sasinė e mjegullės nė kėtė rikonstruim tė stolisur mė sė miri e tregoi vetė Stipetiqi, i cili u distancua nga shėrbimet e Budishės, duke i cilėsuar ato si vepėr tė lojrave ndėrpartiake nė tė cilat ai nuk do tė marrė pjesė. Nė vend se kah Budisha, Stipetiqi preferoi tė drejtohet kah shefi i shtetit Stipe Mesiq, edhe pse kjo nė shikim tė parė duket si diē fatale dhe pothuaj vrastare. Mesiq, ndėrkohė, u shpreh prerė se Stipetiq duhet t’i pėrgjigjet thirrjes sė Hagės, pavarėsisht nga ajo se nė cilin rol, nė atė tė dėshmitarit apo tė tė akuzuarit. Pėr mė tepėr, nė intervistat tė cilat i dha ditėve tė fundit ai nuk sheh asgjė paradoksale nė atė qė Stipetiq-i, tė cilin e emron si “ njeriun e vet” tė pranojė procesin, me sqarime lapidare se ligji ėshtė i njėjtė pėr tė gjithė dhe askush nuk ka tė drejtė qė tė jetė pėrjashtim.

Ėshtė e qartė se Mesiqi ndaj tribunalit tė Hagės ėshtė pėrcaktuar pėr politikėn strikte tė “ duarve tė pastra”, me bindje se kjo ėshtė mė e dobishme pėr inkuadrimin e Kroacisė nė Evropė, por edhe i bindur se kjo nuk mund tė dėmtojė edhe Stipetiqin dhe nė favor tė kėsaj deklaroi se nė kuadrin e mundėsive tė tij do tė bėnte ēmos qė tė mos pėrsėritej rasti Bllashkiq, gjatė tė cilit pushteti i kaluar aq shumė “i ndihmoi” kėtij gjenerali sa qė nė atė mėnyrė ia vulosi fatin pėr nė Hagė. Tė kujtohemi se atėherė u ngrit valae shqetėsuar, kurse nė disa vende e egėr dhe e tėrbuar proustashe si ishte “ gjykimi i Bashkiq-it - gjykim i luftės atdhetare”, dhe prej saj vetėm u ēelėn indiciet e reja se si pėr atė luftė kishte se ēfarė dhe kush tė procesohet dhe tė dėnohet.

Mirėpo nėse petardat e Budishės kundėr Hagės nuk jehuan te Stipetiq-i, ato jehuan nė njė anė tjetėr. Shihet qartė se ngjarjet e fundit mė sė shumti i konvenojnė tė djathės kroate, e cila gjatė ditėve tė fundit bėn hapat e parė tė come backut potencial, me suksesin shumė pak tė pritur tė HDZ-es nė zgjedhjet e kuarteve nė Zagreb ( nė tė cilat ish pushtetarėt u gjetėn menjėherė pas tė tanishmėve, tė SDP-s). Ajo qė ėshtė akoma mė e rėndėsishme, zhurma rreth Hagės ėshtė ajo mė e mira qė mund t’i ndodhte HDZ-es dhe partive dhe grupacioneve tė tjera tė djathta, sepse ato aq fortė janė barikaduar nė kėto tema sa qė vegjetojnė ekskluzivisht si roje tė sė kaluarės sė lavdishme tė luftės, tė cilėn e mbrojnė ditė e natė edhe nga hija mė e vogėl qė rastėsisht mund tė bjerė mbi tė.

Mirėpo njė e djathtė e tillė veterane, shpirtngushtė dhe retrograde, e cila ėshtė ndarė nė dhjetra frakcione tė cilat nuk mund tė mirren vesh as edhe rreth platformės sė krasitur politike, megjithatė po fiton njėfarė favori me atė qė erėrat e djathta fillojnė tė pahisin edhe disa lobe tė partive nė pushtet. Ky nė tė vėrtetė ėshtė njėkohėsisht edhe paradoksi i situatės aktuale. E djathta kurrnjėherė nuk ka qenė kaq e mjerė dhe e deklasuar, mirėpo disponimet e djathta sėrish po ringjallen, sepse shihet qartė se po gjenerohen jo vetėm nga partitė dhe grupacionet e njohura tė djathta, por nė njė sasi mė tė madhe vijnė edhe nga vendet tjera.

Kėto janė shkaqet qė tani nė koalicionin qeveritar ėshtė i pranishėm njė disponim qė sėrish tė bėhet “pėrzierja e kartave”, gjegjėsisht tė shpallen zgjedhjet e parakohėshme, nė tė cilat vetė zgjedhėsit do tė gjykonin dhe zgjidhnin nga frakcionet e pėrēara tė gjashtėses. Kjo prej nė fillim do tė shėnonte fundin e koalicionit, i cili nė zgjedhjet e ardhshme sigurisht nuk do tė paraqitej nė kėtė pėrbėrje, gjė qė nė nėntekst shėnon kėrcnimin mė tė madh ndaj partisė social- liberale kroate tė Budishės. Ajo nė zgjedhjet e sipėrpėrmendura zagrebase pėrjetoi humbje tė thellė, ashtu siē e kishte pėrjetuar edhe nė tė gjitha zgjedhjet tjera lokale dhe plotėsuese tė 3 janarit, kur koalicioni mori pushtetin. E tėrė kjo tregon se zgjedhėsit nuk japin aq lehtė honorare pėr sulmet periodike patriotike tė Budishės, tė cilat kurrnjėherė nuk kanė dhėnė ndonjė zgjidhje pozitive, por pėrkundrazi e kanė dramatizuar ende mė shumė gjendjen edhe ashtu tė keqe nė vend.

Nga mė sipėr del se Budisha ėshtė i njohur si lajmėtar i “lajmeve tė kėqia”, dhe kjo mbase edhe mė shumė nga sa ėshtė nė tė vėrtetė, gjė qė paraqet njė rast tė volitshėm pėr partnerėt tjerė tė koalicionit qė ta nėnēmojnė me thirrjen qė i bėjnė qė edhe njėherė tė paraqitet nė vendet zgjedhore, tė cilat pėr tė janė bėrė tė kobshme. Megjithatė, duke gjykuar sipas disa deklaratave tė partisė sė Budishės, ai beson se ato humbje zgjedhore ishin si pasojė e qėndrimeve tė pamjaftueshme kritike tė HSLS-s ndaj koalicionit qeveritar. Kjo fare lehtė mund tė kuptohet edhe si pranim i fiksidesė se ai ėshtė i thirrur, ose madje se e ka pėr “mision” qė tė luftojė pėr zgjidhjet tė cilat “do tė shpėtonin kombin”. Dhe nė rast tė kėtillė, nuk do tė jetė befasi ajo nėse ai pranon dorėn e afruar tė partnerėve tė koalicionit.

Sidoqoftė, njė epilog i tillė nuk ėshtė aq i besueshėm deri sa Raēan-i nė njeriun e parė tė HSLS-s shikon partnerin strategjik, i cili pėr tė ėshtė i rėndėsishėm jo vetėm nė arithmetikėn e formimit tė shumicės parlamentare, por edhe nė krijimin e opcionit tjetėr kroat apo “ rrugės sė tretė”, nė tė cilėn egzaltimi nacional i llojit tė Budishės vlerėsohet si diēka me vlerė, madje tė pazėvendėsueshme. Pėr kėtė shkak Raēani mbase do tė pėrpiqet qė tė qetėsojė Budishėn, madje edhe me ēmimin e lėshimeve tė rėndėsishme, gjė qė nė fund tė fundit ka ndodhur edhe nė rrjedhėn e ngjarjeve tė mėparėshme.

AIM Zagreb

MARINKO ĒULIĒ