AIM: start



THU, 28 DEC 2000 11:07:56 GMT

Pastrimi birokratik etnik

Kolltuku i ombudsmanit slloven ėshtė bėrė stacion kalues pėr politikanė tė ndryshėm tė harxhuar derisa vazhdon, siē vėren monitori i Helsinkut nė Slloveni - “ pastrimi administrativ etnik” i josllovenėve.

Lubjanė, 23.12.2000

Ndodhi ajo qė pritej tė ndodhė - Darja Lavtizhar Bebler, kandidate pėr ombudsman ( mbrojtėse e tė drejtave tė njeriut) e cila kishte bekimin e Kuēanit, nuk fitoi verifikim nga parlamenti slloven. Pėr zgjedhjen e saj nevojitej pėrkrahja e njė tė tretės sė deputetėve, kurse pėr tė votuan 57 delegatė nga 81 tė pranishmit, derisa 20 ishin kundėr , dhe kėshtu nuk u arrit kuorumi i domosdoshėm ligjor. Edhe pse shumicės u dukej se ēeshtja e pėrkrahjes sė Beblerovės, pas miratimit tė Kuēanit, do tė ishte punė praktikisht e kryer, maqineria votuese e partisė nė pushtet u asgjėsua pėr shkak tė disa deputetėve tė rebeluar tė SLS+SKD ( tė cilėt votuan kundėr pėrpos koalicionit me LDS-n e Drnovshekut). Habit fakti se Beblerovėn nuk e pėrkrahu as Partia e tė rinjve, e cila ēmohet si satelite e Drnovshekut.

Vetė kjo ngjarje mbase edhe nuk do tė ishte interesante, sikur tė mos hapte pyetje tė shumta nė lidhje me gjendjen e tė drejtave tė njeriut nė Slloveni, si edhe me qėndrimin dyfytyrės tė shtetit dhe mediave ndaj dukurisė sė shkeljes sė tė drejtave tė njeriut “ nė shtėpi tė vet”. Qė nė ēastin kur mediat shpallėn se kryetari i shtetit favorizon Beblerovėn pėr postin e mbrojtėsit tė tė drejtave njerėzore, u bė e qartė se bėhej fjalė pėr njė hap tė keq. Sepse, Beblerova sa i takon ēėshtjes sė angazhimit tė saj personal rreth mbrojtjes sė tė drejtave tė shkelura tė njeriut qėndronte nė bishtin e 22 kandidatėve tė paraqitur; gjė qė e revoltoi Neva Miklavshiq - Predan, kryetaren e monitoringut tė Helsinkut nė Slloveni, e cila poashtu kishte paraqitur kandidaturėn e saj nė afatin e caktuar ligjor (pėr dallim nga Beblerova e paraqitur me vonesė). Nė kėtė mėnyrė qė nė fillim tė kandidimit pėr ombudsman erdhi deri te thyerja serioze e ligjit dhe drejtėsisė, gjė pėr tė cilėn Neva Miklavshiq - Predan kėrkoi mbrojtje nga Gjyqi Kushtetues i Sllovenisė. Kėrkesa e saj u refuzua pėr shkaqe formale, mirėpo ngeli fakti se futja e Darje Lavtizhar Beblerovės “ jasht rendit” bėri pėrshtypje tė pėshtirė lidhur me thyerjen e procedurės zgjedhore.

Ėshtė me interes tė theksohet se as opozita nuk e kurseu Beblerovėn, por pėrkundrazi “rastin e ombudsmanit” e plotėsoi me vėrtetime se kritikat ndaj saj janė tė arėsyeshme; se Beblerova si deputete e partisė nė pushtet ( LDSja e Drnovshekut) deri tani ka treguar se punon mjaft mirė sipas direktivave tė eprorėve, gjatė sėcilės nuk ėshtė dalluar dhe as qė ėshtė mbajtur mend pėr qėndrime dhe nisjativa personale nė lėmin e tė drejtave njerėzore. Kandidatėt kundėrshtarė shtuan se ombudsman nuk mund tė jetė dikush qė gjatė dhjetė vjetėve tė fundit asnjėherė nuk e ka ngitur zėrin pėr tė damkosurit dhe tė rrezikuarit. Ėshtė e vėrtetė se Darja Lavtizhar - Bebler ka qenė antare e Kėshillit tė njohur pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut tė Lube Bavcon-it - mirėpo kjo ishte koha para pavarėsimit, kur mbrojtja e tė drejtave njerėzore nė Slloveni ishte nė pėrputhje me mbrojtjen e tė drejtave elementare kombėtare (p.sh. procesi “kundėr katėrshit para gjyqit ushtarak nė Lubjanė”). Pas vitit 1991 Sllovenėt u gjetėn nė situatė autonome - nga “pakica nė Jugosllavi potencialisht e rrezikuar ” u shndėrruan nė shumicė, e cila me ndihmėn e aparatit tė vet shtetror nisi t’i shtyp tė tjerėt- nė radhė tė parė ata tė cilėt shtypi i verdhė nga mėshira i quan “josllovenė”. Vallė dikush ka ngritur zėrin pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tyre? Nėse veēojmė disa gazetarė, njė pakicė juristėsh dhe disa pėrfaqėsues tė rrallė tė organizatave joqeveritare - askush tjetėr. Edhe pėrpos asaj qė nė Slloveni veprojnė shumė “shoqata filantropike”…

sa i pėrket Sllovenisė, kur bėhet fjalė pėr lidhjen e politikės me filantropinė i qartė ėshtė njė dukuri perversioni. Nuk ėshtė vėshtirė qė dikush nga aparati represiv tė kalojė nė aradhėn e luftėtarėve pėr tė drejtat e njeriut. Dhe kjo kėtu po ndodh disi shpesh dhe thuaj- fare lehtė. Nė kohėn kur Sllovenija pranoi institucionin e ombudsmanit si njėri nga tė barabartit u zgjodh Ivo Bizjak-u, me profesion matematicient, i cili asokohe pėrfundoi karierėn nė vendin e ministrit tė policisė. Pėr mė tepėr, funkcionin e ministrit tė policisė duhej ta lėshonte para pėrfundimit tė mandatit, gjė pėr tė cilėn faktikisht ishte pėrgjegjės sepse ata qė i kishte nėn urdhėr dhe tė varur - specialcat sllovenė, nė Austri i zunė nė kusari. Bizjaku gjatė mandatit tė vet si ombudsman kryesisht u muarr me zgjidhjen e rasteve qė kishin ndodhur pikėrisht nė kohėn qė ai vetė ishte ministėr i policisė. Mbasi Netes i kaloi mandati i ombudsmanit Bizjak pėrsėri u bė ministėr nė qeverinė e Drnovshekut; kėsaj radhe nė fronin e ministrit tė drejtėsisė. Qeveria nė vendin e tij tė mėparshėm dėshironte tė vendos Beblerovėn, nga LDS-ja nė pushtet, mbase si njėfarė kontinuiteti burokratik. Nga sa u pa mė sipėr ,del pėrfundimi se shteti slloven nė vendin e ombudsmanit nuk dėshiron persona tė fortė, tė pavarur tė cilėt do tė bėnin diē konkrete nė lėmin e mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut nė nivelin mė tė lartė.

“Kujdesin e vet pėr tė drejtat e njeriut qeveria e shikon si pėrpjekje qė format e ndryshme tė shkeljes sė tė drejtave tė njeriut t’i fsheh nga sytė e opinionit,” vlerėson Neva Miklavēiq Predan, kryetare e monitoringut tė Hellsinkut slloven. Gjendja faktike tregon se ajo ka tė drejtė. Se ēfaret ėshtė roli i ombudsmanit nė shoqėrinė sllovene mė sė miri tregon e dhėna se parlamenti slloven edhe pas dy vjetėsh ėshtė nė vonesė me diskutimin pėr raportin vjetor tė ombudsmanit. Dhe e tėrė kjo po kalon pa kurfarė reagimesh tė nxehta tė ombudsmanit aktual, gjė qė margjinalizimin e kėtij personi nė shoqėrinė e kėtushme e bėn ende mė tė qartė.

Ajo se ēfarė pasojash krijon ky qėndrim pėr shoqėrinė sllovene mė sė miri mund tė shihet nė shembullin e shlyerjes sė statusit tė qėndrimit tė pėrhershėm tė tė gjithė atyreve tė cilėt nė vitin 1991 nuk fituan shtetėsinė sllovene. Nė kėtė mėnyrė qindra njerėz pothuaj brenda ditės ngelėn pa kurrfarė dokumentesh personale, pa mbrojtje sociale dhe shėndetsore, pa tė drejtė pėr punė…Padrejtėsia pjesėrisht u korigjua me “Ligjin pėr rregullimin e statusit tė qytetarėve tė shteteve tė tjera trashgimtare tė RFSJ sė mėparėshme”, i cili tetė vjet pas pavarėsisė ndėrpreu gjendjen e tė padrejtsuarve nė tė cilėn u gjetėn dhjeta mija qytetarė me prejardhje nga republikat tjera tė ish Jugosllavisė, tė cilėt pas pavarėsimit u ndodhėn nė Slloveni. Shumė prej tyre nė vitin 1991 nuk bėnė lutje pėr nėnshtetsinė sllovene, deri sa tė tjerėt, pėr shkaqe tė ndryshme- si mosnjohja e mjaftueshme e gjuhės sllovene, akuzės se kishin marrė “pjesė nė agresion” ndaj Sllovenisė, qėndrimit mė tė gjatė jasht shtetit- as qė e kishin fituar. Problemi i tyre nuk mori fund me shlyerjen e tyre nga regjistri i nėnshtetasve edhe pas vendimit tė Ministrisė sė punėve tė brendshme tė Sllovenisė qė tė gjithė ata tė cilėt deri nė vitin 1991 kishin patur qėndrim tė pėrhershėm nė Slloveni, por tė cilėt pas pavarsimit tė Sllovenisė nuk kishin nėnshtetsinė sllovene - tė fshiheshin nga regjistri i qėndrimit tė pėrhershėm.

Shumė njerėz humbėn tė drejtėn e pensionit dhe “ beneficionet” tjera tė cilat i arritėn gjatė kohės sė punės. Atė se ēfarė u kishte ndodhur do ta kuptonin vetėm kur tė shkonin nė komunė qė tė kryenin ndonjė formalitet administrativ, kur nėpunėsit do t’ua rrėmbenin dokumentet personale dhe me fjalėt “ ju tani e tutje nuk banoni kėtu”do t’ ua shkynin patentat e shoferit, letėrnjohtimet dhe pasoshat. Njė numėr i madh prej tyre nuk kishin rrugėdalje - u bėnė tė huaj tė padėshiruar dhe u shpėrngulėn prej Sllovenie, nėse kishin mundėsi tė pėrdorin dokumentet e vendit amė. Ekspertėt pėr tė drejtat e njeriut mė kotė bėnin vėrrejtje se MPB sllovene nuk kishte tė drejtė qė ashtu njėnashėm, pa procedurė juridike, tė fshinte njerėzit nga regjistri, si dhe se humbja ose mospranimi i statusit tė nėnshtetasit tė Sllovenisė nuk ishte edhe e njė kuptimi me humbjen e statusit tė qėndrimit tė pėrhershėm, qė ėshtė njė e drejtė e fituar, tė cilėn shteti ėshtė i obliguar ta respektojė. Nė rastin mė tė keq ai qė deri nė ditėn e pavarsisė sė Sllovenisė gėzonte tė drejtėn e banorit tė Sllovenisė (nėnshtetsinė republikane) pas pavarsimit mund tė zbriste nė statusin e tė huajit me qėndrim tė pėrhershėm, por kurrsesi tė banorit pa kurrfarė leje pėr qėndrim, i cili sapo nis tė luftojė pėr statusin e vet. Ministria e punėve tė brendshme, pėrkundėr politikės plotėsisht tė gabueshme dhe pa bazė juridike, ankesat pėr joligjshmėrinė e veprimeve tė veta i refuzonte vazhdimisht dhe vazhdonte tė zvoglojė numrin e tė fshirėve nga regjistri. Njė politikė e kėtillė pėr njė kohė relativisht tė gjatė ishte mjaft e suksesshme pėr shkak tė sasisė sė shtuar tė ksenofobisė sė Sllovenėve pas pavarsimit meqė ndaj qėndrimeve tė tilla thuaj se nuk reagonte askush; as PEN-i, as Shoqata e shkrimtarėve, as shumė “mbrojtės tė tjerė tė tė drejtave tė njeriut” nė Slloveni. Si pėrjashtim pėr ēdo lavdatė mund tė veēohen disa juristė me Bavconin e sipėrpėrmendur nė krye, Monitori slloven i Hellsinkut, i cili nga viti 1995 punon me pėrbėrje tė re. Kėshilli i mėparshėm i Hellsinkut slloven udhėhiqej nga ex-gazetari dhe ex-ministri Stane Staniē deri sa nuk e larguan nga federata e Hellsinkut pėr shkak tė pasivitetit, fakt ky qė flet mjaft pėr qėndrimin e tij.

Organizata e vetme e cila mė vonė provoi tė zgjojė ndėrgjegjen e opinionit ishte Monitori i rizgjuar i Hellsinkut slloven. Mirėpo edhe ky pėrjetoi njėfarė komprometimi pėr shkak tė njė skajshmėrie tjetėr- kryetares Nevi Miklavēiq Predan, pėr tė cilėn ndonjėherė kishte vlerėsime tepėr tė pėrgjithsuara dhe jo tė vėrtetuara. Prandaj puna e saj pėrcillet me sulme tė ashpra mediale ose me injorim dhe mospėrfillje. Kjo nuk do tė ishte aqė tragjike sikur edhe organizatat tjera tė cilat pohojnė se merren me mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut nė Slloveni tė kryenin si duhet rolin e kritikuesit tė pushtetit. Mirėpo, organizatat e tilla vite me rradhė nė shtetin slloven “nuk shohin” asgjė kundėrthėnėse, derisa me gjith shpirt angazhohen pėr tė drejtat e lamave nė Kinė… Ky lloj i daltonizmit (patriotik) tė organizatave tė ngjashme me Amnesty International njerėzve tė llojit tė pambrojtur u ka sjellė ndonjė dėshprim apo demoralizim mė shumė, mirėpo pėrsėri shteti slloven ka kaluar shkėlqyeshėm si nė raportet e Shtėpisė sė Bardhė edhe nė dokumenta tė tjerė pėr shkeljen e tė drejtave njerėzore nė tė cilėt pėr Slloveninė ėshtė shkruar si mė mirė.

Dhe ēfarė u bė, pėr shembull, me ata tė cilėt i fshinė nga regjistri? Monitori i Hellsinkut slloven nė tė gjithė protestat e tij theksonte faktin se nė shkurtin e vitit 1992 njerėz tė panjohur, nė bazė tė njė ligji tė panjohur, fshinė nga disa kompjuterė administrativė dhe nga libri i qėndrimit tė pėrhershėm afėr 130 mijė qytetarė tė deriatėhershėm tė Sllovenisė, tė cilėt brenda natės u bėnė apatridė, njerėz pa atdhe dhe pa tė drejtė qė tė sigurojnė nėnshtetsinė sllovene. Pėrpos ankesave tė shumta, organet e autorizuara ende edhe sot nuk kanė konstatuar se cili ėshtė fajtor pėr shkeljet e tilla. Qė e tėrė kjo tė jetė mė tronditėse, fshirja ėshtė bėrė jo vetėm pa kurrfarė baze juridike, por edhe pa dijen e personave tė rrezikuar dhe pa tė drejtė pėr ankesė.

Prandaj nuk ėshtė pėr t’u habitur qė pėrmirėsimi i fajeve nuk shkon aqė lehtė. Sipas theksit tė ligjit tė ri “Ligjit pėr rregullimin e statusit tė qytetarėve tė shteteve tė tjera trashgimtare tė RFSJ-s sė dikurshme” qėndrim tė pėrhershėm kanė kėrkuar gjithėsejt 14.000 njerėz. MPB thekson se janė refuzuar “gjithėsejt” 0,36 pėrqind e tė paraqiturve. Krahas tėrė kėsaj, Monitori i Hellsinkut slloven tėrheq vėrrejtjen nė faktin se policia tani kėrkon do dokumente tė tjera, pa bazė ligjore. Neni i dymbėdhjetė i Ligjit pėr nėnshtetėsi kėrkon “ vėrtetim pėr qėndrim tė pandėrprerė”, edhepse qėndrimi i pėrhershėm nė tė vėrtetė ėshtė ndėrprerė me procedurė jolegale tė vetė qeverisė. “Tėrė kėsaj ēėshtjeje po i qasen poashtu njėlloj si dikur kur i fshin nė mėnyrė administrative, : e komenton kėtė Neva Miklavēiq Predan, e cila edhe mė tej thekson dhe vėrteton se “ pastrimi administrativo etnik ėshtė nė rrjedhė”.

AIM Ljubljane

IGOR MEKINA