AIM: start



FRI, 29 DEC 2000 14:09:32 GMT

Befasitė zgjedhore

Parlamenti dhe palmat

AIM Beograd, 27.12.2000

Hyrja e Partisė sė Bashkimit Serb (SSJ), themelues i sėcilės ėshtė i ndjeri Zhelko Razhnatoviq - Arkan, nė Parlamentin e ardhshėm tė Serbisė, pa dyshim ishte befasia mė e madhe e zgjedhjeve tė porsapėrfunduara nė Serbi. Asnjėri nga hulumtuesit e mendimit publik kėsaj partie politike nuk i jepte as edhe shanse teorike se mund tė kalonte censusin pėrndryshe tė lartė prej pesė pėrqindėsh. Tė gjitha agjencitė si edhe hulumtuesit e pavarur u morėn ekskluzivisht me katėrshin udhėheqės (DOS, SPS, SRS, SPO), kurse SSJ-ja ėshtė pėrmendur vetėm nė analizėn e “Media centar-it” tė Beogradit lidhur me pėrfaqėsimin e pjesėmarrėsve tė zgjedhjeve nė media, gjatė sėcilės, si kuriozitet, u shėnua se kėtė organizatė e kanė favorizuar fuqishėm tre stacione televizive. Diē tjetėr qė u dėgjua ishte ajo se kėshillat zgjedhore nė Serbinė qendrore “ janė befasuar me paraqitjen e sasive tė votave pėr njė parti, pėr tė cilėn nuk kanė ditur as e kujt ėshtė”. Vetėm gjysėm ore pas mbylljes sė vendeve zgjedhore u dėgjua se si SSJ-ja me siguri futet nė parlamentin njėdhomėsh tė 250 antarėve me 14 ose 15 deputetė, pėrkatėsisht me 5,34 pėrqind tė votave.

Gėzimi i pėrkrahėsve dhe kandidatėve nuk ka nevojė tė pėrshkruhet mė gjerė. U gėzuan si edhe tė gjithė tė tjerėt. Bėheshin kombinime tė ndryshme se cili nga 131 kandidatėt do tė ishte mė i vyeshėm nė parlament, kurse pėrpiluesi i listės, nė tė cilėn pėrveē SSJ-s do tė prezentohej edhe Partia e Progresit Serb, Partia e Bashkuar e Pensionistėve dhe Partia Fshatare Serbe, prof. Borislav Peleviq, u inkadrua me anė tė telefonit prej nė Jagodinė nė qendrat e mediave pėr pėrcjelljen e zgjedhjeve dhe deklaroi se rezultati i SSJ- “ nuk ėshtė befasues”, sepse ata madje kishin pritur qė tė fitonin shumicėn?! Menjėherė dhe nė mėnyrė konstruktive propozoi disa zgjidhje ministrore, i uroi fitoren DOS-it, dhe shprehu shpresėn se pushteti i ri do tė “pushtojė Kosovėn”. Njė ditė mė vonė, pas kremtimit tė fitores, i dha njė raport spontan reporterit tė “Politikės”, e cila qė nė fillim tė vitit tė largėt 1992, pas Vukovarit, me entuziazėm pat shkruar pėr “angazhmin politik” tė Zhelko Razhnatoviq Arkan-it, liderit tė pushkatuar tė SSJ, duke saktėsuar se sinqerisht kishin menduar se ai do tė fitonte nja pesėdhjetė deputetė. Lideri i PSP-s sė formuar jo fort moti, Miodrag Vujoviq duket se nuk e kishte blerė botimin e “Politikės” sė mbrėmjes, derisa nėpėrmjet televizionit “Palma” ashtu kokė mė vete, shpalli fitoren dhe suksesin e madh.

Partia e Bashkimit Serb ėshtė themeluar nė vitin 1993, pas zgjedhjes sė befasishme tė pesė kandidatėve tė grupit tė qytetarėve “Zhelko Razhnatoviq Arkan”, mė 20 dhjetor tė vitit 1992. GG-ja e sipėrpėrmendur ( grupi i qytetarėve, sh.p.) nė Kosovė fitoi 17.352 vota (gjithsejt 0,3%) me tė cilėn, kur tė merret parasysh bojkoti i shqiptarėve, sistemi i keq zgjedhor dhe pamundėsia pėr kontroll tė pavarur, mundi tė sigurojė dy pėrqind tė mandateve nė parlament. Personi kryesor, Arkan-i, pasticier, prijsi i tifozėve tė klubit futbolistik Crvena zvezda, kriminel i ndjekur nė disa vende tė Evropės, shef i nėntokės sė Beogradit, vrasėsi i paguar nga UDBE, bashkėpuntor i afėrt i regjimit tė Sllobodan Millosheviqit, komandant i formacionit siushtarak “Garda vullnetare serbe”, mė pas i akuzuar nė Gjyqin e Hagės pėr krimet e luftės nė Bosnjė dhe Hercegovinė, fiton lejėn qė, nė kuadrin e projektit tė Millosheviqit pėr nėnēmimin e opozitės nėpėrmjet tė shumimit tė partive, tė formojė organizatėn e vet legale me vulė dhe me akt themelimi. SSJ-ja sė shpejti fitoi sipėrfaqe tė konsiderueshme edhe nė media, antarėsia e saj u plotėsua me yjet e estradės, tė cilėt u bėnė yje nė bazė tė “angazhimit politik”, me qendėr nė kiēkėshtjellėn e Arkanit pranė stadiumit tė Crvena Zvezdės, kurse retorikėn e kanė mjaft tė kufizuar. Nė kėtė mėnyrė dhe nėpėrmjet tė lidhjeve mafioze dhe me uratėn e regjimit, Arkan-i mjaft zellshėm ndėrton infrastrukturėn e SSJ. Aktivistėve tė tij tė armatosur me revolet automatike tė tipit “ shkorpion” ( tė ndaluara me ligjin pėr mbajtjen e armėve) shumica nuk u ndejtėn larg. Nė rendin e anėtarėve tė parė ishin kompanjonėt e Razhnatoviqit tė ndjerė dhe bashkėpuntorėt e krimeve tė pėrgjakshme, privatisti me perspektivė i Jagodinės Dragan Markoviq Palma si dhe funkcionari i sportit nga federata e kik-boksit, prof. Borislav Peleviq. Kėta tė dy u bėnė nėnkryetarė, kurse Peleviq pėrparohet nė gradėn “gjeneral” ( i dyti nė vijėn e komandės) tė “ Gardės vullnetare serbe”. Sė shpejti bėhet edhe kryetar i kik-boks federatės, antarėt e sėcilės korrin rezultate tė lakmueshme. Pas atentatit ndaj Arkanit, mė 4 dhjetor 1999, ai bėhet lider i SSJ dhe SDG, edhe pse qendra e SSJ prej mė parė u transferua nė Jagodinė.

Pėr shkak tė shumė ērregullimeve gjatė zgjedhjeve lokale nė vitin 1996 SSJ-ja nė atė komunė tė Serbisė qendrore fitoi njė kėshilltar. Dhe atėherė nė skenė u ēfaq Arkani karizmatik me metodat e tij jashtinstitucionale dhe me 10.000 marka ose me grabitje si nė filmat e Holivudit (grabitjet pėrndryshe llogariten si veprime tė shėmtuara nė jetėn e ēdo viktime, mirėpo kur ju kidnapon Arkani prej atėherė jeni tė detyruar qė gjatė tėrė jetės tė ngelni nė Jagodine) i shkon pėr dore qė nė SSJ tė sjellė edhe gjashtė kėshilltarė nga SPO, njė nga DS-i dhe njė nga SRS-ja, tė formojė kėshtu shumicėn me koalicionin SPS-JUL dhe tė rrėmbejė pushtetin komunal. Stacionit televiziv lokal “Palma plus”, i cili shikohet nė tėrė teritorin e Serbisė qendrore, nė bazė tė lejes sė dyshimtė pėr emitim tė cilėn e ka dhėnė ndonjėri nga ministrat e Millosheviqit, pronės sė Dragan Markoviq Palmes iu bashkua me programin e vet edhe TV Jagodina, shtėpi kjo komunale me kualitet diē mė tė dobėt.

Kėshtu Arkan-i njė kohė bėri lojė tė ēuditshme me opozitėn serbe. Flitej pėr bashkim eventual tė SSH-sė me Aleancėn pėr ndryshime, me koalicionin e fuqishėm nė kuadėr tė DOS, ndėrkohė qė liderėt e opozitės me kėnaqėsi shihen si mysafirė tė TV “Palma plus”bashkė me pėrfaqėsuesit e pushtetit. Disa paraqitje ishin me ftesa, disa tė tjera me shpėrblime tė majme -dhe sidoqoftė, “Palma plus” u vlerėsua si foltore e hapur e Serbisė qendrore.

Ky plan medial i SSJ pėrfundoi me koalicionin me Miki Vujoviq-in, ish themeluesin e SPS, urrejtėsin e Rendit tė ri botror, i cili nė pėrcjellje tė shundit tė estradės, futbollit evropian dhe pornografisė, vite me rradhė nėpėrmjet tė TV Palmės shiti nacionalizėm me tė gjitha format e tij, nga “spirituoziteti” i fashistėve tė ndryshėm nga radhėt e kishės ortodokse serbe deri te ēmontuesit shkencorė tė komploteve botrore kundėr serbve.Tė formatit antologjik ishin paraqitjet e tij gjatė bombardimeve nė pranverė tė 1999, kur pothuaj duarthatė, i armatosur vetėm me lapsin tė cilin me aftėsi e rrotullonte nė gishta, u drejtonte fyerje tė rėnda personale liderėve tė vendeve perėndimore. Vujoviq-i, me autoritetin e “ majtakut pshtjellues”, mbase nuk solli njė organizatė tė fortė partiake ( askush nuk di se cilėt janė antarėt e PSP sė tij), mirėpo nė pjesėn mė tė madhe tė Serbisė dhe tė Vojvodinės, pėr shtresėn e gjerė, sėrish me leje tė dyshimtė, formoi televizion me rrjet transmetues, propaganda e pėrditshme e sėcilės i dha rezultatet e veta.

Partia e vetme qė nė koalicion ka tė ashtuquajturin kredibilitet ėshtė Partia Fshatare Serbe (SSS). Nė zgjedhjet e para plurale, mė 9 dhe 23 dhjetor 1990, fitoi gjithėsejt 52.663 vota ( njė pėrqind) dhe dy mandate, kurse mė 20 dhjetor 1992 - 128.240 vota (2,7%) dhe tri mandate. Vitin vijues, pėr shkak tė zbatimit tė sistemit proporcional me konsenzus pėr hyrje nė parlament dhe tė disa pėrēarjeve interne, pėrjetoi debakėl tė plotė.

Si tė spiegohet suksesi i kėsaj shoqate autsajderėsh nėse dėshirojmė t’u pėrmbahemi kategorive bashkohore politike? Mė sė pari edhe koha bėri tė vetėn: dita e zgjedhjeve ishte shumė e ftohtė dhe e vrėrėt, dhe dikund nuk kishte edhe rrymė. Zgjedhėsit me pėrtesė dilnin nė votime duke qenė tė sigurtė nė fitoren e DOS-it. Organizatat joqeveritare e lanė aktivitetin e motivimit pėr “vėrtetimin” e rezultateve tė zgjedhjeve pėr 24 shtator dhe pėr kthesėn e 5 tetorit. Qytetarėt abstenuan masovikisht dhe pjesėmarrja ishte gjithsejt 58 pėrqind (3.8 milionė), kėshtu qė cenzusi ra nė 190 mijė, numėr pikėrisht mjaftueshėm qė SSJ ta tejkalojė. Sqarimi duhet kėrkuar mbase edhe nė strukturėn e apstinentėve. Mendohet se nė shtėpitė gjysė tė ngrohta tė kenė ngelur votuesit potencialė tė DOS-it ( duke menduar se kjo do tė bėhej edhe pa ta, ose tė demoralizuar nga puna e deritashme e kėtij koalicioni), SPS, SRS dhe SPO ( tė demoralizuar pėr shkak tė vjedhjeve dhe korupcionit). Vetėm votuesit e SSJ, realisht, nuk kishin shkak qė tė demoralizohen. Ata dolėn nė vendet zgjedhore aqė sa ishin dhe pėrkrahėn favoritėt e vet. Disa analitikė vlerėsojnė se shumicas e tyre janė ish idhėtarėt e SPS, edhe pse pėr kėtė, pėrveē treguesve statistikorė ( partitė kryesisht kanė ruajtur numrin e votave tė 24 shtatorit, pėrveē SPS-it, e cila ka fituar plot njė milion mė pak) nuk ka fakte konkrete. Mos vallė dikush qė deri vonė besonte nė pagabueshmėrinė e Millosheviqit tani pėr udhėheqės pranoi prof Peleviq-in, kurse Miki Vujoviq-in dhe kompaninė e tij pėr mbrojtės tė interesave nacionale serbe, nėse diē e tillė egziston?

SSJ nuk e kaloi cenzusin pėr shkak tė forcės sė saj me kushdiēfarė infrastrukture partiake tė zhvilluar ( nė transmetimin e drejtėpėrdrejtė televiziv mund tė shihej se shumica e “delegatėve” dukeshin si ata tė urdhėrreshtimeve) dhe udhėheqjes sė urtė ( prof. Peleviq nuk jep edukatė fizike ose teknikė tė pėrgjithshme nė shkollėn fillore, por ka magjistruar ekonominė, edhe pse “Politika” e ka pėrparuar nė doktor tė shkencave dhe ligjėrues nė ndonjė shkollė tė lartė), por pėr shkak tė dobėsive tė tė tjerėve. Prezenca e tyre nė parlamentin e ri do tė jetė njė freskim i vėrtetė nė kuptimin mė tė keq tė kėsaj fjale. Ndėrmjet 14 bashkuesve ( ose si do tė quhen ata sė shpejti) shumicėn do ta pėrbėjnė fytyrat nga spotet parazgjedhore nė tė cilėt kryqėzohen nė mėnyrė spontane dhe tė sinkronizuar. Dragan Markoviq Palma dhe ish futbollisti Dragisha Biniq, tani drejtor i klubit futbollistik Obiliq tė Arkanit dhe kandidat pėr ministėr tė sportit, do tė pėrbėjnė grupin sulmues tė oratorėve. Pas refuzimit tė yllit tė estradės Ceca Razhnatoviq, (vejusha e Arkanit), qė tė bėhet vejane me imunitet nga ndjekja kundėrvajtėse dhe penale, nė kolltukėt e deputetėve ėshtė e besueshme se do t’u bėjė shoqėri ylli tjetėr i estradės Ivan Gavrilloviq, i njohur pėr paraqitjet private pėr Marije Millosheviq-kėn, bijėn e diktatorit tė rrėzuar. Megjithkėtė, vėshtirė ėshtė qė SSJ tė fitojė lavde nė parlament, pranė shumicės stabile tė DOS-it. Madje duket fare qesharak edhe mendimi se ata do tė ngrejnė interpelancė ose qė tė bėjnė opstrukcion. Ėshtė pėr keqardhje, ndėrkaq, qė njė grup i tillė sot pėrfaqėson qytetarėt e Serbisė, Serbisė tjetėr, Serbisė demokratike, ose mbase dikush diē ėshtė dalldisur…

AIM Beograd

BOJAN al PINTO - BRKIQ