AIM: start



FRI, 29 DEC 2000 14:09:44 GMT

Mehr Licht - Rikthim ne Tirane ne fund te vitit

AIM Tirana, 28.12. 2000

"Pune, pune nat'e dite,/ qe te shohem pakez drite". Keto jane dy vargje te Naim Frasherit, poetit kombetar te shqiptareve, i cili sapo mbushi 100-vjetorin e vdekjes. Shqiptaret jane ende larg se punuari "nat'e dite", porse gjithsesi punojne me shume se perpara kater vjetesh, kur u largova se ketejmi, e prapeseprape kane ngahere e me pak drite. Ne kuptimin e fjaleperfjalshem, padyshim, po edhe, ndoshta, ne kuptimin metaforik.

Ne Shqiperi punohet me shume, kjo duket qe nga avioni: toka sadokudo te sistemuara, aq sa nuk e kuptova qe tashme po fluturoja permbi atdheun tim, pervecse kur, atje poshte, ne sinoret e arave, shquajta qe nga dritarja e avionit nje mizeri te panumert bunkeresh. Po keshtu me shume pune edhe ne qytetin tim te lindjes, ne Tirane: te thuash se gjendesh ne nje kantier i stermadh ndertimi, me goxha me shume

gjalleri se dikur, po edhe me me shume kaos. Keto jane mbresimet e para,

ku "e pergjithshmja eshte pozitive", sipas nje shprehjeje klishe te para-historise sone komuniste - ndersa historia tashme ka mbaruar, Fukuyama dixit - shprehje klishe qe e kam degjuar te shqiptohej ne te gjitha nivelet, qe nga gardiani i burgut e deri te fjalimet e Udheheqesit. "E pergjithshmja eshte pozitive". Para dhjete vjetesh, kur dola nga burgu, Tirana ishte nje qytet me 200.000 banore, e sot, pasi kthehem nga mergimi, ajo eshte nje fshat prej pothuaj 1 milion banoresh.

Nje tablo origjinale e botes urbane moderne, ose post-moderne. "E pergjithshmja eshte pozitive", sidoqofte.

Me shume pune, pra. mesaduket, bashkatdhetaret e mi e kane kuptuar se kapitalizmi post-modern, qofte dhe i tipit kazino, nuk eshte ai i perqindjeve astronomike te interesit ne piramidat huamarrese, renia e te

cilave, kater vjet te shkuara, e gremisi vendin ne nje krize katastrofike qe me beri te iki udheve te mergimit. E tani kthehem, per te festuar ketu Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2001.

Filloj t'u telefonoj miqve. Mbas pershendetjeve e fjaleve te permallshme, cdonjeri ankohet pse priten aq dendur dritat. Ja, edhe tani

qe shkruaj keto fjale, folesja e lajmeve televizive thote se "drite" eshte bere fjala me e perdorshme. "Me shume drite", ky eshte bere urimi qe njerezia shkembejme me se shumti mesveti per vitin e ardhshem. "Mehr Licht!"

"Mehr Licht!" - a thua citojne parreshtur Geten ne shtratin e vdekjes, poetin par excellence te modernitetit dhe europianizmit, sikurse Naim Frasheri eshte i shqiptarizmit. "Mehr Licht!" Me shume drite! Dhe me shume pune, sikurse Fausti, ky i palodhur e i pandalshem, Fausti, nje metafore e romanit qe sapo e kam botuar ketu. Po nejse, c'rendesi ka, ne

kete kryeqytet europian prej 1 milion banoresh ku ende vazhdon te kete nje librari te vetme. Le qe, edhe sikur te kishte me shume, kush do te lexonte dot, ne kete kryeqytet europian prej 1 milion banoresh ku kemi ngahere e me pak drite, jo thjesht ne kuptimin metaforik.

"Mehr Licht!" Kemi nevoje per me shume drite. Per "pakez drite", se paku. Qe te marr vesh se c'behet, ne keto kater-pese ore te ditenates kur ka drite, lexoj gazeta ose shikoj kanalet e ndryshme televizive, tani qe ka edhe stacione te pavarura, nje risi e realizuar ne keto kater

vjet drejt nje lirie me te madhe shprehjeje e informacioni. E megjithate

mbetem ne terr. Ka ndodhur nje ngjarje X: njera pale thote keshtu, pala tjeter te kunderten. Te kunderten jo vetem si koment me mbingarkesa politike, po edhe per vete faktin - sidomos per vete faktin, i cili shnderrohet, hegelianisht, ne dy fakte te kunderta. Ose ne fakt qe ekziston vetem per njeren pale, e jo per tjetren. Ngjarja X mbetet send ne vetvete i parrokshem i Kantit. Sado perpiqen gazetaret me te mprehte e me te ndershem, mediat vazhdojne t'u perngjajne, si me pare, thashethemeve, a thua jane zgjatim i bisedave te njerezve neper kafenera. E kafenerat jane gjithmone plot, madje edhe kur priten dritat.

E nje pjese e mire e tyre kane drite, nga gjeneratoret qe uturijne parreshtur trotuareve. E pikerisht ne nje kafene te tille te rruges Jeane d'Arc - dikur Marcel Cachin - degjoj se qeveria nuk i rregulloka dritat per shkaqe qe kane te bejne me korrupsionin, konkretisht me shitjen e gjeneratoreve dhe te karburantit me te cilin gjeneratoret punojne. Te jete e vertete? Bisede kafeneje, sidoqofte. Sidoqofte, gjeneratoret sa vijne e shtohen, per kafenera, tregtore, klinika, shtepi

banimi. Me shume drite! Mehr Licht! Kater vjet me pare, teksa Ushtria Kombetare u shperbe, njerezia u armatosen dhe cdonjeri u shnderrua ne ushtri me vete. Sot, qe rrjeti i furnizimit me uje vazhdon te gjendet i kolapsuar, shume shtepi e zgjidhin problemin vecmas, me depozita e motopompa familjare. E njejta gje po ndodh, ngahere e me teper, me energjine elektrike nepermjet gjeneratoreve per nje numer ne rritje vatrash shqiptare. Rritje sado e ngadalte, por kembengulese. Mehr Licht!

Dal nga kafeneja e rruges Jean d'Arc, perballe te ashtuquajturave Pallate te Italianeve - mbetur ky emer si nje kujtim e tejlarget i pushtimit fashist - dhe eci buze Lanes ne drejtim te Bulevardit Deshmoret e Kombit. Ne fakt, - dhe ky eshte nje fakt i rrokshem, qe e shoh me sy - nuk jam duke ecur buze Lanes. Lana, lumi ose kanali qe pershkon kryeqytetin e Shqiperise, ka humbur prej kohesh prapa ndertesave pa leje te ngarruara dendur e dendur ne te dyja brigjet. Ndoshta me mire keshtu, sepse tani Lana i shembellen nje kanali ujerash te zeza ne qiell te hapur. Mirepo, duke mberritur te ura mbi Bulevardin Deshmoret e Kombit, veshtroj edhe nje here cudine. Aty, ne anen tjeter te ures, ndretime nuk ka, as me leje as pa leje. Nuk ka as edhe nje! Keshtu, deri te ura mbi rrugen e Elbasanit. Kthen kryet nga njera ana dhe sheh ndertime, e kthen nga ana tjere dhe sheh brigjet e Lanes, si te

thuash, te virgjera. Kjo pjese e Lanes midis dy urave, disa qindra metra

ne te dy brigjet e saj, eshte prej dhjete vjetesh e vetmja e mbrojtur nga qeverite e ndryshme ndaj ndertimeve pa leje. Sikurse mund t'i mbronin edhe pjeset e tjera, qe s'i kane mbrojtur. Pse ky dallim? Valle,

ndonje miniere uraniumi diku aty ne zonen e ndaluar? Apo ndonje burim tjeter ende i pazbuluar energjie? Mos ndoshta gjallesat e ndonje planeti

te larget kane derguar sinjale dhe pritet te vijne qe te na ndihmojne per te shfrytezuar te tilla burime te panjohura? Atehere, padyshim, do te kemi me shume drite. Mehr Licht!

AIM Tirane

BASHKIM SHEHU