AIM: start



TUE, 06 FEB 2001 11:49:38 GMT

Si ka “qeverisur” qeveria e Dodikut

AIM Banjallukė, 01.02. 2001

Republika Serbe definitivisht ėshtė vendi i ēudirave ku ēdo gjė ėshtė e mundshme. Ėshtė e mundshme, pėr shembull, qė mjekėt dhe profesorėt tė jetojnė pa rroga, pensionistėt pa pensione, kurse tė sėmurėt pa ilaēra, mirėpo, po nė kėtė shtet, njėkohėsisht ėshtė e mundshme tė fitohet banesė luksoze ose kredi milionėshe. Ēdo gjė varet prej asaj se sa je “i afėrt me pushtetin”.

Qeveria e Mladen Ivaniq-it ende nuk kishte kryer punėt rreth pranimdorėzimit, kur filloi ai rrėfimi i vjetėr ballkanik sipas tė cilit qeveria e re zbulonte gjurmėt e korrupcionit nė radhėt e paraardhėsve tė saj. Ministri i ri i urbanizmit dhe ndėrtimtarisė dr Nexho Gjuriq jo fort moti para tv kamerave bėri tė njohur se Qeveria paraprake e RS pėr blerjen e banesave pėr nėpunėsit e saj dhe qytetarėt tjerė tė merituar tė RS kishte ndarė shumėn jo aqė modeste prej pesė milionė markave. Nga dyzet banesat, sa kishte “ndarė” qeveria e Milorad Dodikut gjatė kohės sė fundit prej njė vit e gjysėm, madje 13 banesa ishin ndarė pas zgjedhjeve tė nėntorit.

Gjatė tė njėjtės kohė janė ndarė edhe kredi banesore me kushte tejet interesante: me afat kthimi prej 20 vjetėsh dhe me kamatė simbolike prej dy pėrqind. Ka patur edhe raste tė tilla, siē ka theksuar ministri, kur personat e njėjtė kanė fituar edhe banesė edhe kredi banesore.

Ministri Gjuriq nuk pranoi qė pėr AIM tė tregojė detajet e kėsaj “afere banesore”, dhe as tė tregojė emrat e fatlumturve qė u bėnė me shtėpia nė falenderim tė zemėrgjerėsisė sė ish Qeverisė, sepse kjo, sipas fjalės sė tij, do tė ngjante nė revanshizėm dhe hakmarrje. Sipas informatave jozyrtare, pothuaj tė gjithė ministrat e Dodikut gjatė kohės sė mandatit tė tyre kanė fituar banesa, edhe pse shumica prej tyre kanė patur banesa prej mė parė. Kryesisht bėhet fjalė pėr “kalim” nga banesat mė tė vogla nė banesa tri dhe katėrdhomėshe. Nuk duhet tė jesh matematicien i madh qė tė llogaritėsh se banesat qė kishte ndarė pushteti paraprak kurrsesi nuk ishin aqė tė vogla. Nėse dihet qė ēmimi i katrorit banesor nė Banjallukė sillet nga 1000 deri mė 1500 marka, varėsisht nga shkalla e pėrgaditjes dhe afėrsisė ndaj qendrės sė qytetit, dhe kur dihet se pėr nja dyzet banesa janė shpenzuar pesė milionė marka, llogaria tregon se ato kanė qenė banesa prej afėr 100 katrorėsh.

Burimet tona vėrtetojnė poashtu se mediat tė cilat nė rrėfimet pėr “pėrkujdesjen banesore “ tregonin emrat e ministrave tė caktuar” kanė qenė “ fare mirė tė informuara”. Nė pėrkthim tė drejtė kjo do tė thotė se nė mesin e fituesve tė banesave tė reja kanė qenė edhe ish ministri i shėndetsisė Zheljko Rodiq, si edhe kolegėt e tij me stazh mė tė shkurtėr ministri tė qeverisė sė Dodikut: ministri i drejtsisė Ēedo Vrzhina dhe ministri pėr punė dhe ēeshtje tė luftėtarėve Slobodan Zhupljanin. Nė kėtė kontest ėshtė interesant tė theksohet se ministri Rodiq fundin e mandatit tė vet “e shėnoi” me grevėn e punėtorėve tė shėndetsisė dhe me borxhin e shėndetsisė prej afėr 40 milonė marka.

Sipas njohurive qė ka AIM nga burime serioze, banesa tė shtrenjta nuk u janė siguruar vetėm ministrave. Kėshtu, pėr shembull, edhe ish sekretaresha e Qeverisė, zonja Jagoda Nediq ka fituar banesė pėr tė cilėn qeveria ka ndarė 165 mijė marka. Sa u pėrket atyreve qė kanė fituar premi tė dyfishtė, edhe banesė edhe kredi banesore, deri tani janė zbuluar vetėm dy raste tė tilla dhe, ajo qė ėshtė posaēėrisht interesante, kėta nuk janė funksionarė tė lartė tė Qeverisė, por “njerėz relativisht anonimė”. Imponohet pyetja se me ēfarė kėto “anonimusa” e kanė obliguar Qeverinė e Dodikut sa qė ajo ėshtė dashur t’i shpėrblejė aqė begatshėm meritat e tyre.

Qeveria e RS, aktualisht, pėrveē borxhit tė sipėrpėrmendur prej 40 milionėve shėndetsisė, i ka borxh prej afėr 35 milonė marka arsimit, afėr 20 milonė marka invalidėve tė luftės dhe familjeve tė luftėtarėve tė rėnė nė emėr tė invaliditeteve tė mbetura, qė do tė thotė se sigurisht ka borxh edhe mbi nja 100 milonė pėr pensionet. Opinioni sigurisht do tė dojė tė dijė se cilave nga kėto kategori tė ashtuquajtura buxhetore “u ėshtė marrė nga goja” shuma e sipėrpėrmendur prej pesė milonė markave tė dhėna pėr banesa.

Nė buxhetin e RS nuk ekzistonte paragrafi me tė cilėn parashihej blerja e banesave pėr funksionarė. Banesat pra janė blerė me “riemėrtimin e mjeteve buxhetore” dhe kjo pa dijen dhe lejėn e Kuvendit popullor tė RS. Pyetja e dytė , e cila poashtu kėrkon pėrgjigje, ėshtė se prej cilit dhe me ēfarė kushtesh janė blerė banesat e sipėrpėrmendura dhe vallė dikush gjatė kėsaj blerjeje ka fituar provizion. Qe pra pėr si rradhiten rastet e bukura pėr Qeverinė e re qė kjo nė vepėr tė vėrtetojė pėrcaktimin pėr publikim dhe punė transparente dhe gjatė kėsaj tė fitojė ndonjė pikė politike.

Mirėpo, rrėfimi pėr banesat e funksionarėve nuk pėrfundon vetėm me ato pesė milionė markat e zbuluara deri tani. Siē vėrtetojnė burimet tona, nė qoftė se mirren parasysh edhe drejtoritė e Qeverisė, “ masa e mjeteve tė shpenzuara pėr blerjen e banesave do tė bėhej sė paku dy herė mė e madhe”. Vetėm nė drejtorinė republikane tė doganės, ashtu siē ėshtė publikuar kėsaj vjeshte, pėr blerjen e banesave nga “mjetet e pavėrtetuara” janė shpenzuar pothuaj katėr milionė marka, kurse pėr kredi banesore 760 mijė. Prandaj nuk ėshtė pėr t’u habitur qė disa kuadra, nė mesin e tė cilėve nė numėr mė tė madh janė nipėrit dhe fisi tjetėr i udhėheqėsve tė RUC-it ose tė funksionarėve tė lartė tė DSP-s, partisė tė cilėn populli e quajti “ partia e doganave” janė tė punėsuar pikėrisht nė Doganė.

Me “paratė e doganės” ėshtė blerė, pėr shembull, edhe banesa prej 82 katrorėsh pėr Nedeljko Milovanoviqin, tė birin e gjeneralit Manojlo Milovanoviq, ish ministrit tė mbrojtjes. Nė kėtė mėnyrė “ėshtė bėrė me shtėpi” edhe Dragoljub Trivanoviq, drejtori i Doganės dhe funksionar i lartė i DSP-s, tė cilit i ėshtė blerė banesė prej 92 katrorėsh nė shtėpi duplekse nė Banjallukė, por edhe kushrira e tij Gospa Cvijanoviq, respektivisht shefica e nėndegės sė Doganės nė Modriē.

Kryeministri Ivaniq deklaroi, kurse Qeveria e tij kėtė e vėrtetoi me vendim tė posaēėm, se gjatė mandatit tė tij nuk do tė ketė blerje banesash. Deri tani ministrat tė cilėt nuk janė prej Banjalluke banojnė nė hotel, kurse sė shpejti, me qėllim kursimi, do tė orientohen qė pėr vete tė marrin me qira banesa modeste, tė cilat nuk duhet tė jenė mė tė mėdha se njė dhomė e gjysėm.

Mladen Ivaniq-i ka paralajmėruar edhe masa tė tjera kursimi: kontroll tė rreptė madje pėr furnizimet mė tė imta, pėrkufizim tė shpenzimit tė lėndės djegėse, madje edhe shitjen e automobilave tė parkut vozitės tė Qeverisė sė RS-s.

Ende nuk ėshtė publikuar me sa mjete udhėtimi gjithėsejt disponon Qeveria e RS-s, dhe pėr aqė sa jemi tė njohtuar, do tė ketė mjaft punė qė tė caktohet ky numėr. Nė autoparkun e Qeverisė ende ndodhen automobila tė vjedhur, tė mbetur mbase qė nga koha e turbullirave. Nga ana tjetėr me automjetet tė cilat janė pronė e Qeverisė sė RS shėrbehen edhe ata, qė sė paku formalisht, nuk kanė kurrfarė lidhjeje me Qeverinė. Nė favor tė kėsaj japim shembullin e “Nezavise novine” e cila vite me radhė po shfrytėzon pėr udhėtime nė terren njė “golf” tė Qeverisė. Siē jemi tė informuar ka edhe raste tė kundėrta: disa ministri tė caktuara disponojnė me automjete tė sipėrmarrjeve shtetrore dhe kjo vetėm nė bazė tė lidhjeve “personale” tė (ish) ministrave dhe drejtorėve tė sipėrmjarrjeve tė caktuara.

Sidoqoftė, 15 automobilėt e Ministrisė sė financave, ose tetė tė kabinetiti tė kryeministrit janė, siē vlerėson Ivaniq-i, njė barrė tepėr e rėndė pėr mundėsitė modeste tė Republikės Serbe. Ministrat dhe bashkėpunėtorėt e tyre , nė tė ardhme, sėpaku ashtu si thekson kryeministri i ri, nuk do tė kenė mundėsi qė automjetet zyrtare t’i pėrdorin pėr nevojat personale, kėshtu qė Qeveria do tė funksionojė edhe me njė park vozitės mė modest dhe, sidomos me mė pak harxhime pėr lėndė djegėse.

Paksimi i shpenzimeve kabinetike pėr Qeverinė e ngarkuar me borxhe tė RS, nė shikim tė parė mund tė kuptohet si njė mashtrim demagogjik dhe marketing i lirė politik, ashtu siē i kanė karakterizuar masat e paralajmėruara kundėrshtarėt politikė tė Ivaniviq-it. Megjithatė, 1000 markat nė ditė pėr llambat, ose mbi 4000 markat pėr njė ditė pune pėr ushqim dhe pije, aqė sa Qeveria e Dodikut shpenzonte nėn paragrafin e reprezentacionit, krijojnė njė hapsirė tė mjaftueshme pėr kursime. Pėrveē asaj, nė vitin 1999, pėr shembull, funksionarėve tė lartė tė Qeverisė sė RS u janė paguar mbi 1,2 milionė marka nė emėr tė akontacioneve pėr udhėtime zyrtare, por qė gjysma e kėtij akontacioni ende nuk ėshtė arsyetuar. Flitet se ish ministrat si destinacione mė tė preferueshme kanė patur Tokion dhe Hagėn. Me qėllim qė nė mėnyrė sa mė dinjitoze tė pėrfaqėsonin RS nė metropolat botrore dhe nė terren ministrave dhe nėpunėsve tė Qeverisė, jasht dijes dhe kontrollit tė obligimeve tatimore, u ėshtė siguruar edhe garderoba dinjitoze. Vetėm njė llogari pėr blerjen e rrobeve pėr funksionarėt qeveritarė ka kushtuar 50 mijė marka. Kėto numra nuk janė rezultat i “revanshizmit” tė Qeverisė sė Ivaniqeviqit: tė gjitha tė dhėnat e sipėrpėrmednura janė publikuar qė nė kohėn e qeverisjes sė Dodikut edhe nė mediat e vendit, mė shpesh nė “Reporterin” e Banjallukės ose nė “Panorama” tė Bjelinės. Ajo qė ende nuk ėshtė publikuar, por tė cilėn e kemi kuptuar nga burimet “joqeveritare” do tė zbulojė njė fshehtėsi tė jashtėzakonshme: mėnyrėn se si nė Republikėn Serbe tė varfėr tė bėhesh i pasur dhe biznismen i suksesshėm. Pėrgjigja ėshtė pėrafėrsisht e kėtillė: rrefimi i mirė, plus kredi e majme, plus fshehje e tatimit, plus “pajtimi i heshtur” i partisė nė pushtet, kjo ėshtė baraz me ekstraprofitin.

Nė tė vėrtetė, pikėrisht kėto ditė nė “Kristal banka” tė Banjallukės arritėn rreth 109 milionė marka - njė pjesė kredi dhe pjesa tjetėr fletėgarancione. Kėto kredira dhe garancione ishin ndihmė e madhe pėr sipėrmarrėsit privatė tė afėrt me Partinė deri jo fort moti nė pushtet tė socialdemokratėve tė pavarur, gjegjėsisht me ish Qeverinė e RS. Sa pėr shembull, Dragan Ēiēiq-i, pronari firmės “Zmijanjeplast” i cili zejen e biznismenit e mėsoi nė vitet e tetėdhjeta nga Borislav Mikeliq-i nė “Gavriloviqi”, fitoi kredinė nė vlerė prej 14,8 milionė marka.

Ēiēiq-i ėshtė i njohur edhe pėr atė se, nėn rrethana fare tė paqarta, kreu “kapitalizimit” tė industrisė sė mishit nė Brēko, tė sipėrmarrjes sė dikurshme shtetrore sot tė njohur me emrin BIM Galames. Pas kėsaj nė media plasifikoi rrėfimin e bukur pėr vetvete si pėr njeriun i cili i pari pas vitit 1990 i bashkoi nė punė tė pėrbashkėt Serbet, Kroatėt dhe Boshnjakėt dhe ua dha thikat nė duar, por qė ata nuk u therėn midis tyre. Kjo pėrralėz multietnike i shėrbeu pėr bukuri qė t’i shmangej pėrgjigjes nė pyetjen se prej ku i kishte ato 30 milionė markat e pėrfolura, tė nevojshme pėr ngirtjen e prodhimtarisė nė BIM.

Njėri nga ata qė fituan kredi nga “Krsital banka” ėshtė edhe shoku i partisė sė Dodikkut Nikola Vukeliq-i, pronari i firmės “Poljoeksport” tė cilin kjo shtėpi bankiere e kreditoi me 9,5 milionė marka. Mos vallė edhe vetė “Kristal banka” ndodhet nė mesin e atyreve bankave jo tė pakta nė numėr nė RS tė cilat “likuiditetin” e tyre e formojnė nga tatimet e papaguara? Kjo pyetje tani pėr tani do tė ngelė pa pėrgjigje. Ėshtė njė fshehtėsi e njohur se nė RS, si askund tjetėr nė botė, mospagimi i tatimeve ėshtė njė e ashtuquajtur “dukuri e rėndomtė”. Plot ekonomistė tė suksesshėm atė “mbretit tė vetėn” e kanė si borxh qė s’e paguajnė disa vjetė. Sikurse lajmėron burimi i AIM-it, rekordin nė mesin e borxhlinjve tatimor nga rradhėt e biznismenėve privatė buxhetit tė RS i ka borxh madje 2,5 milionė marka.

Mladen Ivaniq-i, pėrveē masave tė kursimit nė Qeverinė e RS ka paralajmėruar edhe ashpėrsim rigoroz tė disciplinės financiare. Sė shpejti qytetarėt e RS do tė kenė rastin tė shohin se ēfarė kupton kryeministri me atė: vallė ndjekja e pėrkohshme e shitėsve tė mėrdhifur rrugorė tė cigareve ėshtė edhe sjellja nė rrugė tė rregullit e “biznismenve tė suksesshėm”. Nga pėrgjigja e drejtė nė kėtė pyetje do tė varet jo vetėm buxheti i RS-s, por edhe suksesi i pėrgjithshėm i Qeverisė sė re. Do tė shohim nė fund se vallė gjatė dy vjetėve do tė pėrsėritet rrėfimi i vjetėr ballkanik, nė tė cilin qeveria e re gjithmon zbulon gjurmėt e korrupcionit tė qeverisė paraprake, duke u ofruar idhtarėve tė vet disa pėrralla aferash, si kėmbim pėr jetė normale.

AIM Banjalluke

MILKICA MILOJEVIQ