AIM: start



WED, 14 FEB 2001 13:26:14 GMT

Italia nė mes tė Bosnjės

Bosnja dhe Hercegovina mė nė fund e gjetė vendin e vet nė ekonominė globale. Nė ndarjen botrore tė punės, dikujt i takoi tė merret me kompjuterėt, dikujt me automobilat, kurse Boshnjakėve dhe Hercegovasve, me tregti. Tregti me njerėz.

AIM, Sarajevė, 07.02.2001.

Nėn mbulojėn e territ, minibuzi me drita tė shuara ndalet nė njė rrugė anėsore. Pas udhėtimit disaorėsh, me kėmbė tė mpira nga minibuzi dalin dhjeta njerėz me strajca,duke u drejtua tė habitur. “A e shikoni atė pyllin. Atje ėshtė Italia, mirėpo deri atje duhet tė vraponi mė shpejt qė tė mos u zėnė kufitarėt e Italisė”, u spiegon udhėrrėfyesi lokal bashkėudhėtarėve tė vet, duke hyrė nė minibuzin i cili tani i shprazėt kthehet nėpėr rrugėn prej nga kishte ardhur. Derisa silueta e minibuzit humb nė errėsirė, nja dhjetė burra, gra dhe fėmijė tė pėrkulur vrapojnė deri te toka e premtuar. Arrijnė deri te pylli dhe duke u pėrpjekur qė tė orientohen, vazhdojnė rrugėn kah dritat e vendbanimit qė shihet nė largėsi. Pas disa qindra metrash, pėrballohen me patrullėn policore. Derisa pėrpiqen tė merren vesht me policinė kuptojnė se janė mashtruar. Ndodhen vetėm nja pesėdhjetė kilometra larg Sarajevės dhe disa qindra kilometra nga kufiri i Italisė! Ndėrmjetėsve, tė cilėve pėr kalimin e gjithė grupit deri nė Itali u paguan 25.000 DM, nuk u dihen gjurmėt, sikurse edhe tė hollave tė tyre. Pa tė holla, pa dokumente dhe tė pashpresė u mbetet qė nė qendrat strehuese tė BeH tė presin kthimin pėr nė vendlindjen e tyre.

Ky ėshtė njėri nga dhjeta mija tregimet pėr emigrantėt ilegalė tė cilėt nėpėrmjet tė BeH provojnė tė arrijnė deri te shtetet e Bashkėsisė Evropiane. Ata qė pėr kėtė shėrbim u janė drejtuar mashtruesve lokal kanė ngelur pa asgjė, “fatmirėt” tjerė do tė kapen gjatė kalimit tė kufirit kroat.Megjithkėtė, mafiozėt e vėrtetė nuk mirren me lojra tė kėtilla; puna ėshtė punė dhe ai qė paguan vėrtet do tė kalojė kufirin, rėndomė deri nė Itali. “Mallin” e vet kriminelėt e BeH e eksportojnė me barka, tė fshehur nė ndarjet e dyfishta tė furgonėve, frizave, ose nėpėr errėsirė i kalojnė matanė vijės sė zezė kufitare. Shteti me kufinj tė brendshėm “tė butė” dhe me kufinj tė jashtėm tė “fortė” ėshtė bėrė qendėr ideale tranzitore pėr dhjeta mijra emigrantė ilegalė tė cilėt provojnė tė dalin deri te “ toka e premtuar”- BE. Ajo se tregtia me njerėz nėpėrmjet tė Ballkanit ėshtė bėrė problem serioz evropian u vėrtetua edhe nga paralajmėrimi i kryeministrave tė Britanisė sė Madhe dhe Italisė, Blaire dhe Amato, pėr dėrgimin e ekipeve speciale tė pėrbėrė prej policėsh dhe nėpunėsish emigrantė nė BeH, nė mėnyrė qė aty ku duhet tė provojnė tė ndalojnė dallgėn migruese nga Lindja.

Ballkani Perėndimor, mė drejtė teritori i ish Jugosllavisė, ėshtė caktuar si qendėr kryesore e biznesit tė frytshėm ilegal. Vlerėsohet se ēdo vit nė vendet e BE nė mėnyrė ilegale futen pothuaj gjysėm milionė njerėz, nga tė cilėt ēdo i dhjeti ka kaluar nėpėrmjet tė BeH. Nė ndarjen xhentlemene ballkanike tė “sferave tė interesit”, pranimi i Kinezėve ėshtė nėn monopolin e kriminelėve serbė, i Iranasve dhe Turqve ėshtė nė duart e kriminelėve boshnjakė, pėr Kurdėt bashkėrisht kujdesen mafiozėt malazes dhe bh, kurse Shqiptarėt gjenden vetė si munden. Nga regjimi i deritanishėm pa viza tė cilin shtetet ballkanike e mbajnė me disa vende tė Lindjes, Serbia me Kinėn, BeH me Turqinė dhe Iranin, deri tani fitime mė tė mėdha kanė patur pikėrisht organizatorėt e kalimeve tė njerėzve nė Evropėn perėndimore. Meqė tarifa pėr kėtė ėshtė afėr 5.000 DM pėr person, vlerėsimet jozyrtare flasin se fitimi vjetor prej kėsaj pune nė BeH ėshtė mbi 200 milionė marka.

“Tė gjitha rrugėt shpiejnė nė Romė”, sidomos nėse bėhet fjalė pėr emigrantėt ilegalė nga Lindja e Afėrme dhe e Mesme, tė cilėt nė Evropė arrijnė nėpėrmjet tė BeH, nė tė cilėn nė mėnyrė legale hyjnė kurse ilegalisht dalin. Ajo qė BeH ėshtė bėrė qendėr e kalimit ilegal tė njerėzve nė shtetet e BE ėshtė e ditur mė nga tė gjithė qytetarėt e kėtij shteti. Nuk duhet tė jesh Sherlock Holmes qė tė bindesh se si vite me radhė po ndodh diēka e ēuditshme me “turistėt” tė cilėt nė BeH vijnė nga Turqia dhe Irani.Kėshtu nga korriku i vitit tė kaluar vetėm nėpėrmjet tė aeroportit tė Sarajevės nė BeH kanė hyrė 30.535 shtetas tė Iranit, Turqisė, Indisė, Bangladezhit dhe Kinės. Deri nė fillim tė kėtij viti njėherė nė javė nė kėtė aeroport ka ateruar njė aeroplan pėrplot udhėtarė nga Irani. Nė kthim ka qenė i shprazėt. Kėshtu - ēdo javė. Nė tė njėjtėn periudhė nga BeH kanė dalė 5.826 prej tyre, kėshtu qė shtrohet pyetja ku u zhdukėn 24.000 “turistė”. BeH as qė ėshtė e njohur si drejtim i dashur turistik, gjė qė do tė thotė se motivet turistike janė pak tė besueshme. Ekonomia ka rėnė nė gjuj, kėshtu qė fshihet edhe mundėsia se mund tė bėhet fjalė pėr vėrshim investitorėsh tė jashtėm. Nuk janė vendosur nė BeH, nuk janė kthyer nė shtėpitė e veta, kurse gjatė viteve tė kaluara nė kėto hapsira, pėr fat tė mirė, nuk kishte kataklizma nė formė tė tėrmeteve, erupcioneve vullkanike ose fatkeqėsive tė ngjashme tė cilat do tė shkaktonin dhjeta mija viktima. Kjo do tė thotė se kėta “turistė” kanė dalur prej BeH nė mėnyrė ilegale. Nė vendin qė ka 42 kalime kufitare legale dhe afėr 400 jolegale, ky nuk ėshtė ndonjė problem i madh.

Ajo qė shkakton habinė e njeriut ėshtė mungesa e ēfarėdoqoftė nisjative serioze tė pushtetit vendas qė kjo tregti jolegale me njerėz nė BeH tė ndalohet. Edhe pse tė gjithė dijnė se ē’po ndodh, zyrtarisht - askush nuk di gjė. Diplomatėt perėndimorė pak a shumė haptas aludojnė pėr lidhjen e zyrtarėve tė lartė me kriminelėt nė kėtė punė tepėr profitabile. Vetėm pas presioneve tė forta tė BE, BeH nga fillimi i kėtij viti vendosi vizat pėr shtetasit e Iranit. Si rezultat o kėsaj erdhi deri te zvoglimi drastik i numrit tė “ turistėve” nga ky vend. Edhe pse nė kėtė pako duhet tė aplikoheshin vizat edhe pėr shtetasit turk, pėr shkak tė reagimeve tė zhurmėshme tė qeverisė sė Ankarasė, deri tani nuk u pranua kjo ide. Cinikėt do tė konstatojnė me smirrė se si nėpėrmjet tė krimit me njerėz, BeH barazon llogaritė me Perėndimin. “ Ju neve uranium tė varfėruar, ne juve emigrantė tė varfėr ilegalė”. Dihet mirė, organizatorėt e kotrabandės me njerėz pėr ēdo ditė bėhen mė tė pasur, dhe nė tė vėrtetė ata vetėm plotėsojnė kapacitetet e pashfrytėzuara nė makinerinė e sprovuar tė kontrabandės nė BeH. Pa doganė dhe tatime nė BeH hyjnė cigaret, alkooli, kafja, kurse po nė rrugė tė njėjtė dalin emigrantėt ilegalė, droga dhe armėt. Fitimin e ndajnė “ndėrmarrėsit” e shkathėt, kurse humbjen qytetarėt e BeH. Paraja, e cila nė vend se tė hyjė nė buxhet hyn nė xhepat e kotrabandistėve vlerėsohet nė qindra milionė marka. Pėr shkak se BeH ėshtė nė zė si “fidanishte” e emigrantėve ilegalė, me gishta mund tė numrohen shtetet evropiane nė tė cilat qytetarėt me pasosh bh. mund tė hyjnė pa vizė nė to. Nėse vazhdohet nė kėtė mėnyrė, shumė shpejt mund tė vijė deri te ajo qė BeH tė gjendet plotėsisht e izoluar me “koridorin sanitar” rreth kufinjve tė saj. Ardhja e paralajmėruar e ekspertėve pėr luftė kundėr emigrimit ilegalė prej Britanisė sė Madhe dhe Italisė, mund tė ndihmojė por nuk mund tė jetė e mjaftueshme pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Kontroll tė vėrtetė mbi 1.666 kilometra gjatėsi kufitare tė BeH mund tė sigurojė vetėm pushteti vendor, pa dyshim nėse kėtė e dėshiron me tė vėrtetė.

Vetėm kur tė mbyllen vrimat kufitare nėpėr tė cilat kalojnė emigrantėt ilegalė dhe malli i kotrabandistėve, qytetarėt e BeH mund tė presin qė edhe pėr ata tė ēilen kufinjte e BE, dhe qė edhe vetė tė shijojnė se ēfarė ėshtė “Evropa pa kufinj”.

AIM Sarajevė

DRAZHEB SIMIQ