AIM: start



WED, 21 FEB 2001 13:37:15 GMT

Privatizimi nen patronatin partiak

"Gabimi" i nepunesit bankier Gjysme milion markat, qe paraqesin depozitin themelues te dyzet qytetareve ne Shoqerine per qeverisjen me fondet private investuese ne SHIBAR Invest te Sarajeves, kane ardhur nga buxheti i Federates BeH dhe "burime te tjera"

AIM, Sarajeve, 19.02.2001.

Paraqitja dhe zhdukja misterioze e 27.500 DM ne llogarine e organizates komunale te Lidhjes se invalideve ushtarak te luftes (RVI) ne Zenice, zbuloi se per gjysme milion markat e depozitit themelues te 40 qytetareve nga xhepi i vet nuk kishte dhene asnje fening asnjeri prej tyre. Ne te vertete ne tere kete pune edhe njehere do te jene te mashtruar ushtaret e demobilizuar dhe invalidet e luftes, si dhe asociacionet e tyre, te cilat "shpirtmiret" nga SDA perseri i keqperdoren duke i shfrytezuar si paravan per transakcionet e dyshimta.

"Gabimi i nepunesit te bankes" ishte sqarimi te cilin e muaren ne fund te janarit shefat e organizates komunale RVI Zenica nga ana e "Sheh in banke" te Zenices, kur shtruan pyetjen se prej ku kishin ardhur parate ne llogarine e tyre dhe si e ku pas shtate ditesh ishin zhdukur. Ashtu sic kishin thene bankieret, parate ishin dedikuar per organizaten kantonale te RVI, dhe jo per ate komunalen, dhe paraqisnin huane nga Ministria Federative e Financave. Ndoshta ne tere kete nuk do te kishte asgje kontestuese sikur organizata kantonale RVI keto para te mos ua kish "huazuar" tre themeluesve te Shibar Investit qe keta t'i perdornin si pjesemarrje te vet ne kapitalin themelues. Ne mesin e tre shfrytezuesve te kesaj huaje jane edhe: Mehmed Corhoxhiqi, drejtor i "Borac-it" te Travnikut dhe zyrtar i larte i SDAs dhe Kerim Lucareviq-i, drejtor i "Energopetrolit" te Sarajeves. Ne te dyja rastet behet fjale per njerezit udheheqes te firmave te forta shtetrore. Sqarimi i mevonshem, te cilin ofruan udheheqesit e organizates kantonale te RVI zbuloi ne te vertete tere mekanizmin e formimit te Shoqates per qeverisje me fondet Shibar Invest dhe fondin e saj investues "Bonus". Iniciativa per formimin e fondit investues te "luftetareve" doli nga kreu i Partise se akcionit demokratik, kurse realizimi operativ kaloi nepermjet te organizatave te luftetareve.

Problemi i pare me te cilin u ballafaquan ishte i natyres tekniko-financiare. Sipas ligjit se pari duhet te formohet shoqeria per qeverisje me fondet investuese, gje qe kerkon depozit minimal prej gjysme milione marka. Si themelues mund te paraqiten persona juridik dhe fizike te vendit, pervec ata te te cilet kapitali shtetor kalon shumen prej 50 perqind. Pas kesaj mund te kalohet ne formimin e vet fondit per regjistrimin e te cilit eshte e nevojshme te mblidhen me se paku 200 milione marka ne sertifikate privatizimi. Mjeshtrit e "mrekullive" financiare ne krye te SDA-s arriten te idea "gjeniale".Njerezit me besim partiak, ata 40, do te paraqiten si themelues formal te shoqates per qeverisje me fondet investuese te Shibar Invest-it, kurse parate do te mirren nga arka e shtetit.Me qellim qe te viheshin ne loje percaktimet e ligjeve te privatizimit, sepse nuk ka kurrfare kuptimi qe privatizimi i prones shtetore ne cfaredo forme te financohet nga parate e buxhetit, rolin e transmisionit e ka marre mbi vete organizata e invalideve ushtrake te luftes. Atyre nga buxheti u lejohen " huara" dhe donacione, te cilat ata perseri "ua huazojne" kuadrave te zgjedhura me qellim qe ato para t'i shfrytezojne si pjesemarrje personale ne kapitalin themelues te Shibar Investit.

Shpiegimin zyrtar per kete "theqafje" financiare e ofruan shefat e organizates kantonale te RVI- se te Zenices,duke vertetuar se shteti ka "obligim moral" te mbroje vleren e sertifikatave te privatizimit qe u jane ndare luftetareve. Qe situata te jete me e rende, ata theksojne me mburrje se asnjeri nga 40 bashkepronaret e emruar te Shibar Investit "nuk ka deponuar asnje fening te vetin". Personat e zgjedhur, sic theksojne ne kete organizate te RVI-s, me nenshkrim jane obliguar se te gjithe fitimin eventual, ne baze te bashkepronesise me Shibar Investin, do t'ia falin organizates RVI. Domethene behet fjale per " angazhman te paster humanitar". Mirepo "entuziazmin" e shefave kantonal te organizates se RVI dhe bindjen e tyre ne ligjshmerine e aktit te ketille nuk e ndajne ata ne organizaten komunale te Zenices, te cilet tere e vleresojne si keqperdorim te organizates se invalideve ushtrake te luftes dhe me insistim kerkojne hetime detaje te Policise financiare.

Deri tani i vetmi qe e kontestoi kete version zyrtar te ketij transakcioni eshte Mehmed Corhoxhiq-i, i cili para do kohe demantoi ekzistimin e kontrates me te cilen themeluesit heqin dore nga ndonje fitim ne baze te bashkepronesise, si edhe qe nuk di as vete se si eshte gjetur ne listen e shfrytezuesve te huase ne lartesi prej 2.500 DM (!?) Dhe nje recete e ketille per mbledhjen e gjysme milion markave ne kesh si kapital themelues, ne Shibar Invest behet shkak per pyetje te shumta. Nese themeluesit nuk kane kurrfare interesi te prekshem financiar, atehere duhet te jene te shqetsuar te gjithe ata qe kane deponuar sertifikatat e veta ne fondin "Bonus", me te cilin qeveris Shibar Investi. Sepse, profiti eshte "qellimi i lojes" ne vallen e tregtise. Sa me i madh- aqe me mire. Presupozimi eshte i qarte - njerezit te cilet ne fillim deponuan gjysme milion marka ne dore, do te jene maksimalisht te interesuar per rezultatet e afarizmit te fondit, sepse prej kesaj varet edhe kthimi i parave te deponuara, si edhe lartesia e fitimit. Nese sjellin vendime te gabueshme gjate investimit te sertifikateve ne akcionet e sipermarrjeve shtetore, ne humbje do te dalin te gjithe ata qe ia kane besuar sertifikatet atij fondi, por humbalaqe me te medhenj do te jene vete themeluesit. Kjo eshte ajo qe e dine mire te gjithe njerezit qe "luajne"qe ne treg me parate e veta.

Ne kete rast kur parate nuk jane te tyre nese fondi eshte i pasuksesshem themeluesit kete humbje nuk do ta ndijne ne xhepin e vet, per dallim nga ata qe i kane besuar sertifikatet e veta. Nga ana tjeter, ne rast se vertet kane dashur t'u ndiohmojne luftetareve te demobilizuar dhe invalideve, qe te mbronin vleren e sertifikateve te tyre, ka patur edhe menyre tjeter qe te arrihet deri te kapitali i domosdoshem themelues. Eshte fakt i njohur se pjesa me e madhe e luftetareve sot jetojne ne zgripcin e ekzistences se thate. Megjithate, sepaku 50.000 luftetare dhe invalide, gjegjesisht antaret e familjeve te tyre, sigurisht edhe vete kane mundur te ndajne nga 10 marka, qe te sigurohej minimuni i parapare me ligj per themelimin e shoqates per qeverisjen e fondeve investuese, gjegjesisht shuma prej gjysme milion markave. Me ato mjete do te mund te paguheshin ekspertet ekonomik, nga te cilet mund te kerkohej profesionalizem dhe efikasitet maksimal. Njekohesisht keta themelues do te ishin mjaft te interesuar per investim te suksesshem te sertifikateve te veta dhe te huaja.

Ashtu sic jane punet tani, cili do te kete "shpirt" te kerkoje perkushtim te plote profesional dhe angazhim maksimal te themeluesve te tanishem te Shibar Investit, ne qofte se ata njerez kete pune e bejne na "baza humanitare". Nga kjo del se si do qe te jete angazhimi i tyre, kjo eshte njefare " dhurate", kurse kalit te dhuruar, sic dihet mire, nuk i shihen dhembet. Mospasja e interesit te drejtperdrejte financiar te themeluesve per sukseset e afarizmit te fondit "te tyre" investiv privat, me te drejte shkakton dyshimin se gjate sjelljes se vendimit per investim ne sipermarrjet shtetrore dhe ne ndikesen e tyre te mevonshme ne politiken e tyre afariste, do te varet nga do kritere te tjera dhe jo nga ato ekonomike. Ajo qe sot eshte e qarte lidhur me keto transakcione eshte se parate mirren nga buxheti,por ajo se ku dhe me meriten e cilit diku ato perfundojne, kete duhet ta vertetoje policia dhe gjyqi.

AIM Sarajevė

DRAZHEN SIMIQ