AIM: start



SUN, 25 FEB 2001 14:07:21 GMT

Pėrmirėsimi i padrejtėsive tė fashizmit

Pakica autoktone sllovene priti mė shumė se gjysmė shekulli qė tė pranoheshin tė drejtat e tyre nė njė shtet evropian. Gjatė ditėve tė kaluara, pėrfundimisht u bė riparimi i padrejtėsisė sė bėrė nga koha e Duēes.

Lubjanė, 20.02.2000.

Lubjana zyrtare e priti me gėzim “ėndrrėn disadekadėshe” dhe shėnoi nė kalendar edhe njė ditė “historike”. Kėsaj rradhe lajmri erdhi nga Italia, nga Senati (dhoma e dytė), sipas sė cilit u pranua i ashtuquajturi ligji i pakicave, pas obstruksioneve tė shumta dhe bisedave shterpe, "madje" tredhjetė vjet nga propozimet e para tė shkruara (gjithsejt 52) dhe pesėdhjetė vjet nga miratimi i Kushtetutės, pas qindra e mijėra amandmanesh dhe tentimeve tė panumėrta tė opozitės qė sėrish tė fillonte puna rreth miratimit tė ligjit pėr mbrojtjen e pėrgjithshme tė pakicės sllovene nė Itali. Pakica kombėtare sllovene nė Itali, pas asaj franceze dhe gjermane (nė Tirolin jugor), fiton tė drejtėn ligjore pėr mbrojtjen e tė drejtave tė veta tė pakicės.

Me ligj parashihet mbrojtja e pakicės sllovene nė tre krahina italiane (Trieshtė, Goricė dhe Udine/Videm). Neni i tretė i ligjit parashesh formimin e komisioneve tė veēanta tė dyfishta qė do tė merreshin me zgjidhjen e problemeve aktuale tė pakicės sllovene dhe zbatimin praktik tė ligjit. Kėshilli i dyfishtė ka njėzet anėtarė, dhjetė italian dhe dhjetė pjesėtarė tė pakicės sllovene. Nė Ligj decidivisht thuhet se sllovenėt kanė tė drejtė qė “fėmijėt e tyre t’i pagėzojnė me emra slloven”, qė vlen edhe pėr firmat e pronat e sllovenėve. Ky dikcion i ashpėr nė ligj bėhet shkaku se Italia deri tani nuk ka eliminuar njė numėr tė ligjeve dhe dekreteve tė miratuara nė kohėn e fashizmit, tė cilėt pėr tridhjetė vjet ishin instrument nėn patronazhin e Benito Musolinit, qė emrat slloven tė kryqėzoheshin si emra italian.

Ligji nė zonėn mbrojtėse u pranon sllovenėve tė drejtėn pėr gjuhėn zyrtare nė komuna dhe organe tė pushtetit lokal. Tė pėrkujtojmė se para disa vitesh njė aktivist i shqetėsuar slloven pasi manifestoi shqetėsimin e tij nė postė (qė tė plotėsonte formularin nė gjuhėn sllovene, qė atėherė ishte i papranueshėm) pėrfundoi nė burg. Tani ėshtė paraparė qė edhe njė shkollė nė Gazben tė jetė shkollė shtetėrore, kurse pakicės i ėshtė kthyer prona e Shtėpisė Popullore nė Trishtė si dhe Shtėpia Tregėtare qė u nacionalizua nė kohėn e fashizmit.

Ligji numėr 4735 u shqyrtua nė Senat qė nga korriku i vitit tė kaluar, edhe pse nė procedurė parlamentare hyri qė nga viti 1996. Pasi kushtetuta italiane kėrkon qė i njėjti tekst duhet tė miratohet nė Senat dhe nė dhomėn e lartė tė parlamentit, pjesėtarėt e opozitės sė tanishme (tė djathtės Pėrpara Itali, Aleancės Popullore dhe Ligės Veriore) u pėrgatitėn pėr njė betejė istikamesh. Pėr ashpėrsinė e betejės flet edhe faza e fundit e procedurės e kumtuar nga Senati – liderėt opozitarė pėrgatitėn as mė pak, as mė shumė se 1720 amandmane tė ligjit qė pėrbėhet prej gjithsejt 29 paragrafesh. Pėr secilin nga ata kėrkuan qė tė sqarohej detajisht, ndėrkohė qė qindra herė kėrkuan tė vėrtetohej kuorumi nė sallė, me ēka bėhej bllokimi shtesė i punės.Qė gjithēka tė jetė bizare, u votua pėr secilin paragraf veēmas, kurse mediumet ēdo ditė raportonin se sa paragrafe kaluan “testin”.

Qėllimi i sė djathtės italiane ishte i qartė – me ēdo ēmim tė pengohej miratimi i ligjit, i cili sipas mendimit tė tyre ėshtė "i parregullt", sepse pranon pakicėn sllovene edhe nė krahinėn Udine, kurse nė Cedad parasheh sportel tė veēantė komunal, nė tė cilin do tė mundėsohet biseda me komunarėt edhe nė gjuhėn sllovene. Sikur taktika e opozitės tė ishte e suksesshme, partia qeveritare Ulliri mundej qė ligjin ta vendoste nė rend dite pas zgjedhjeve parlamentare qė vijnė, ligji duhej tė pėrsėritej nė dhomėn e ulėt tė Parlamentit me ēka sėrish do tė shtyhej pėr disa vite.

Ėshtė rrėfim veēantė ėshtė fakti rreth mbrojtjes ligjore tė sllovenėve qė ėshtė detyrim kushtetues i Italisė, qė nga krijimi i Republikės. Ky detyrim shumė herė u pėrsėrit nė dokumente tė ndryshme ndėrkombėtare, nga Memorandumi i Londrės deri tek Marrėveshje e Osimit. Tentimi i parė serioz i formėsimit tė ligjit daton qė nga fundi i vitete gjashtėdhjeta, kur kryetari i Lidhjes Kulturore dhe Ekonomike tė Sllovenisė, njė nga dy organizatat kryesore sllovene nė Itali, duke u nisur nga zgjidhja e problemit nė Tirolin Jugor, shkroi propozim ligjin e parė. Kėtė ligj nė parlament e morri Partia Komuniste e Italisė. Pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Osimskit mes Jugosllavisė dhe Italisė mė 1975 e djathta italiane formoi “Sė bashku pėr Trishtėn”, qė lufton kundėr ligjit tė pėrmendur. Bishtnimi nė Parlament morri asi kahje sa u mendua qė pakica sllovene tė mbrohej me dekret qeveritar, qė nuk do tė kishte nevojė pėr verifikimin parlamentar. Dhe derisa vazhdonte beteja verbale-administrative italianėt nė Slloveni gėzonin mbrojtjen kushtetuese dhe ligjore. Kishin vend tė garantuar nė Parlament, pa marrė parasyshė forcėn numerike tė kėsaj pakice.

Njė nga argumentet e pėrhershme kundėr mbrojtjes sė pakicės sllovene nė Itali ishte paraqitja e tezės se nė rrethinėn Cedada, nė Rezija dhe rajonet tjera tė Italisė Veriore nuk jetojnė fare sllovenė, por ėshtė fjala pėr "pjesėtarė tė popujve sllav", qė nuk flasin gjuhėn sllovene. Nė pjesėt e thellė tė Alpeve italiane popullata lokale me tė vėrtetė ruajti disa tradita specifike dhe njė dialekt tė veēantė , por ky nuk ėshtė argument i mjaftueshėm pėr refuzimin e mbrojtjes sė pakicave. Sa i pėrket mbrojtjes sė pakicės sllovene Italia ka pranuar kornizat e konventės sė Kėshillit tė Evropės pėr mbrojtjen e gjuhėve tė pakicave. Nė planin lokal mbrojtjen e sllovenėve e pėrkrahėn arqipeshkvėt nė Trieshtė dhe Videm (Udine), kurse rol tė rėndėsishėm luajti edhe Riēardo Illy, si dhe kryetari i Drejtorisė shtetėrore tė Furlanisė – krahina e Gjulianit (Trentino Alto - Adige).

Reagimet e parė pas miratimit tė “ligjit slloven” ishin tė lloj-llojshme – gazetat djathtiste transmetuan deklaratėn e deputetit Roberto se ligji paraqet "plagė nė identitetin italian tė qyteteve", kurse gazeta Piccolo shkruan se "fitoj transparenca dhe dallueshmėria ", dhe humbėn gjithė ata qė "tė tjerėve nuk u pranojnė asnjė tė drejtė ".

Fundi i gėzuar i rrėfimit pėr mbrojtjen e pėrgjithshme tė sllovenėve nė Itali ka pjesėn e errėt. Nėse jo diēka tjetėr, ėshtė fakt se popujt qė tani formojnė shtetet nacionale, haptas luftojnė pėr ekzistencė nė kufinjtė e ngushtė shtetėror. Sllovenėt – qė nė shtetin amė nė mėnyrė solide rregulluan tė drejtat e dy pakicave “autonome”, duke problematizuar pozitėn e gjithė pakicave tjera, tė papranuara – pritėn gjysmė shekulli qė njė shtet i pėrparuar evropian tė pėrmirėsonte padrejtėsinė qė nga koha e fashizmit. Ēka mund tė presin ata, qė nuk jetojnė nė vende tė kėtilla tė “civilizuara”?

AIM Lubjanė

IGOR MEKINA