AIM: start



MON, 05 MAR 2001 09:03:42 GMT

Familja e Mesiqit nuk ece gjurmeve te asaj te Tugjmanit

AIM, Zagreb, 01.03.2001

Nė web faqen zyrtare tė kryetarit kroat Stipe Mesiq deri para do kohe qėndronte e dhėna se banori i ri i Pantovaēkės ishte pronar i automobilit tė markės golf. Kjo informatė e ndėrruar jo fort moti ndodhej pėrkrah detajeve tė tjera biografike tė jetės sė kryetarit tė dytė kroat. Kjo ishte kėshtu deri nė ēastin kur ndonjėri mbase nga kėshilltarėt e Mesiqit, nuk sugjeroi qė kjo tė hiqet, duke vlerėsuar se nuk ishte diē impresive qė kjo e dhėnė tė qėndronte nė Internet nė faqen zyrtare tė kryetarit.

Njė vit pas fitores nė zgjedhjet presidenciale nė shkurt tė vitit 2000, prej kur u vendos nė rezidencėn tė cilin Tugjmani me qejf e quante Pallati presidencial, kryetari i ri vilės sė dikurshme tė Titos vetėm ia ktheu rrugėn dhe numrin: Pantovaēka 241 - dhe as vetė Mesiqi por dhe asnjėri nga tė farefisit tė tij nuk u ndėrlidh me kurrfarė skandali dhe nuk shfrytėzoi pushtetin pėr tė grumbulluar pasuri materiale. Pėrkundėr asaj qė me Tugjmanin pothuaj qė nė ditėn e parė tė sundimit tė tij u ndėrlidhėn shumė afera, Mesiqi, mediave, madje edhe atyreve qė nuk e pėlqejnė nuk u dha kurrfarė shkaqesh qė ta pėrmendin pėr punė kriminaliteti ose punė qė bien ndesh me ligjet. Njė rrėfim i tillė pėr tė u dėgjua vetėm njėherė - bija e tij Dunja, nė valėn e parė tė privatizimit, nė kohėn kur i ati i saj Stipe Mesiq ende ishte i ngarkuar me detyrė tė lartė nė HDZ ( asokohe kryente detyrėn e kryetarit tė Saborit), pėrmendej si njėra nga akcionaret e Cementarės. Asaj, madje, atėherė, ashtu si vėrtetonin mediat asokohe, i ishte lejuar kredi pėr menaxhment nė lartėsi prej njė milion DM, por qė nė transformimin e HDZ-s kjo ishte njė shansė qė pa njė krunė nė xhep tė fitosh fabrikė, hotel, ose pronė bujqėsore. Mirėpo porsa emri i bijės sė Mesiqit filloi tė dėgjohet nė opinion nė kėtė kontekst, e tėrė kjo punė u ndėrpre, kurse Mesiqi mė vonė deklaroi se si tėrė kėtė ia kishin kurdisur me mjeshtri qė ta komprometonin.I njėjti ky gazetar menjėherė pas hypjes sė Mesiqit nė pushtet, nė shkurt tė vitit 2000, qėndroi nė vendlindjen e tij, nė qytezėn Orahovica tė Sllavonisė ku jeton fisi i tij i gjerė dhe i madh dhe familja e afėrme e tij. Nipi i Mesiqit, Zlatko, i cili gjatė luftės dhe menjėherė pas saj punonte nė shėrbimin informativ ushtarak tė SIS-it, atėherė, nė kohėn kur i afėrmi i tij u zgjodh pėr shef tė shtetit, mirrej me rritjen e dhenve. Nė kohėn kur po ky gazetar edhe pas njė viti e vizitoi Orahovicėn, u bind se asnjėri nga tė afėrmit e Mesiqit nuk kishte pėrparuar dhe fakti qė njeriu i tyre ishte bėrė kryeshef i shtetit nuk kishte ndikuar qė tė ndryshonin jetesėn e tyre. Zlatko Mesiq-i vazhdonte tė ruaj dhentė dhe nė numėr i kishte po aqė sa edhe para njė viti - katėr qind. Nė kohėn e Tugjmanit diēka e kėtillė as qė mund tė merrej me mend. Si njeri i SIS-it , Zlatko Mesiq-i me siguri do tė ishte bėrė gjeneral, ose diēka mė pak - shef i sigurimit tė kryetarit tė Republikės.

Kryetari i parė kroat Franjo Tugjman kur ishte nė pyetje depėrtimi material dhe statusor i antarėve tė familjes sė vet, ose ai personal, nuk kishte skrupulla tė tilla. Vetėm njė ditė mė parė se Sabori kroat, nė vitin 1992, tė sillte ligjin me tė cilin ndalohej blerja e objekteve dhe vilave rezidenciale, shtėpinė madhėshtore nė Nazorjeva ( vila me mė tepėr se 400 katrorė dhe me kopsht prej 1.400 metra katrorė) e bleu pėr shumėn qesharake prej 213 mijė DM. Para kėsaj Qeveria kroate pėr rekonstruimin e saj tė pėrgjithshėm dhe tė plotė dhe pėr largimin e banorėve tė cilėt jetonin nė kat, pėrkatėsisht pėr masa sigurimi, nga buxheti i qeverisė shpenzoi mbi njė milion DM. Atėherė flitej se si - kur Tugjmani nuk do tė ishte mė kryetar - pėrbėrja tejet e shtrenjtė e sigurimit do tė largohej, mirėpo ajo edhe sot e kėsaj dite ndodhet rreth Nazorjeva 59.

Tėrė familja e Tugjmanit - duke pėrfshirė kėtu edhe nipėrit e tij Dejanin dhe Sinisha Koshutiq-in - gjatė pushtetit dhjetėvjeēar tė kreut tė familjes pėrjetuan lulėzim ekonomik. Bija e tij, Nevenka, e cila deri nė ardhjen e tė atit nė pushtet nuk dallohej pėr asgjė nga nėpunėset tjera tė Entit Leksikografik, fitoi lokalin ekskluziv afarist nė qendėr tė Zagrebit Pronar i kėtij Enti ėshtė Ministria e mbrojtjes. Tregėtorja e saj “Netel” mirrej me shitjen e telefonave celularė tė Sonyt dhe mallrave tė tjera luksoze; kurse me sekretarin kroat Ivica Todoriq nėnshkroi marrėveshje ekskluzive pėr furnizimin e fabrikės sė tij “Ledo” me korneta pėr akullore. Mirėpo, tėrė kjo i dukej pakė dhe u fut nė punė tejet tė dyshimtė rreth pėrgaditjes sė shkollave tė larta dhe fakulteteve si dhe institucioneve shtetrore me centrale telefonike, gjė pėr tė cilėn mirrte provizion tė lartė nga firmat tė cilave u siguronte punė. Ky rast tani ėshtė nė hetime policore dhe lėnda nuk ka arritur nė gjyq vetėm pėr shkak tė ngadalėsisė dhe pavendosmėrisė sė qeverisė sė Raēanit.

Biri i vogėl i Tugjmanit gjatė luftės ishte furnizues mallrash pėr ushtrinė kroate, punė kjo qė nuk kėrkon shumė menēuri qė tė arrihet te pasuria e madhe. Ky qė deri para luftės ishte vetėm njė kontabilist nė “Agrokoki”, tani e mori nė dorėn e vet tregėtoren e HDZ “Domovina”, dhe punėt e shkėlqyeshme siē ėshtė furnizimi me ushqime i Qendrės studentore tė Zagrebit. Mė vonė Tugjmani i ri filloi tė mirret edhe me turizėm e hotelieri, por kishte ambicie tė xhirojė edhe filma. Nė Zagreb mori premtim qė tė fitonte koncesionin, mirėpo vdekja e tė atit tė plotfuqishėm ia prishi tė gjitha planet.

Biri i madh i Tugjmanit, profesori universitar Miroslav, i cili gjatė jetės sė babės sė vet ishte shef i shėrbimeve sekrete kroate, fitoi vilėn madhėshtore nė Braē si dhe grande cherokeen luksoze, kurse mediat, pas vdekjes sė Franjo Tugjmanit, e emrojnė edhe me ngatrrimin nė kotrabandė me automobila tė shtrenjtė. Madje edhe nipėrit e Tugjmanit, tė cilėt i pėrmendėm mė sipėr, Sinisha dhe Dejan, pėrfituan shumė nga ajo qė gjyshi i tyre ishte shef i shtetit kroat. Sinisha ishte dhėnė nė sportin jo tė lirė - garat automobilistike, nė tė cilat gjyshja e tij Ankica dhe nėna Nevenka ishin mėsuar tė vinin me helikopter tė ushtrisė kroate. Bashkėshortja e Tugjamnit, Ankica, ajo qė edhe vetė ishte pėrzjerė nė aferėn me kursimin e afatizuar tė mbi 200.000 DM nė bankėn e Zagrebit, tė cilave nuk u dihej prejardhja, krenohej me dy nipėrit e aftė. Pėr Dejanin, i cili nė fillim tė karierės sė vet mirrej me importin e lėngjeve dhe dėrrasave, kurse mė vonė u bė pronar i kursimores dhe nė fund i Kaptol bankės, do tė thoshte me mburrje: “ Po ju them se jam krenare pėr fėmijėt e mi dhe nipėrit e mi, sidomos me Dejanin, dhe se do tė isha e lumtur sikur sė paku 10 pėr qind tė njerėzve tė rinj nė Kroaci tė punonin sa punon ai qė mbi vete ka marrė njė rrezik dhe pėrgjegjėsi tė tillė”. Mirėpo, pikėrisht kėto ditė Kaptol banka shkoi nė likuidim, dhe kėshtu u pa se si nipi gjeni bankier funksionon shumė dobėt prej kur nuk ėshtė mė gjyshi qė i qėndronte prapa shpinės..

Pas vdekjes sė Tugjmanit familja e tij xhveshi rrėnjėsisht pallatin Presidencial dhe prej atje nė kolekcionin privat tė veprave artistike i transferoi tė gjitha pikturat tė cilat kryetari i ndjerė i kishte dhurata. Me qėllim qė mos ndodhnin gjėra tė tilla edhe nė tė ardhmen, Qeveria kroate tani po pėrgadit Ligjin pėr konfliktin e interesave, sipas tė cilit zyrtarėt shtetrorė jo vetėm qė nuk do tė mund tė disponojnė me themelata private, por qė nė pronėsi private edhe nuk do tė guxojnė tė pranojnė dhurata tė shtrenjta. Dhuratat me vlerė deri mė 500 kuna nuk do tė jenė tė detyruar t’i deklarojnė, kurse dhuratat vlera e tė cilave e tejkalon kėtė ēmim janė tė detyruar t’i deklarojnė. Ēdo dhuratė qė mund tė kushtoj mė tepėr se njė rrogė mujore kroate ( tani kjo ėshtė diē mė pak se 1000 DM) zyrtari nuk do tė mund ta mbajė pėr vete. Kjo do tė ndikoj qė dikush tė mos ketė mundėsi qė gjatė mandatit tė vet tė fitojė galeri reprezentative me piktura dhe vepra arti, ashtu siē bėnte Tugjmani.

AIM Zagreb

DRAGO HEDL