AIM: start



WED, 28 MAR 2001 22:29:27 GMT

Pseudodiplomacia kroate ne Ballkan

AIM, Zagreb, 26.03.2001

Vallė do tė ndėrmjetėsojė presidenti kroat, Stipe Mesiq, nė qetėsimin e konfliktit nė kufirin maqedono- kosovar? Kaluan dhjetė ditė jo tė plota qė kur agjensia Kosovapres e Prishtinės paralajmėroi kėtė mundėsi, mirėpo edhe sot e kėsaj dite nuk ėshtė e qartė se ē’ do tė dalė prej kėsaj. Deri tani Mesiq-it nga Brukseli i arriti njė pėrgjigje pozitive, njė negative dhe njė as pozitive as negative, nė tė cilat, sipas informatave nga vendi ( Zdravko Tomac-i, kryetari i Kėshillit pėr politikė tė jashtme tė Saborit) mė sė pari vetė duhet tė shqyrtojnė gjendjen dhe atėherė tė sjellin vendim.

Nisjativėn e Mesiqit e pranojnė pa kurrfarė rezerve vetėm Shqiptarėt e Kosovės dhe tė Maqedonisė, edhe pse pėr kėtė ende nuk ėshtė shprehur asnjė pėrfaqėsues apo organ i tyre zyrtar, deri kur edhe vetė ata tė vlerėsojnė se kjo ide ka shanse. Pa dyshim se edhe ata nuk dėshirojnė tė nguten, nga mendimi mos vallė pėrkrahja e hapur nisjativės sė Mesiqit tė mund tė kuptohet si lėshim, kurse lėshime, gjykuar sipas lajmeve tė deritanishme nga kufiri i shqetėsuar, nuk ka. Mirėpo, disa pėrfaqėsues autoritativė shqiptarė, edhe pse joformalė, (Ismail Kadare me rastin e vizitės sė paradokohshme Zagrebit) me pėrzemėrsi pėrkrahin ndėrmjetsimin e Mesiqit, dhe kjo ėshtė njė indicie e sigurtė se pala shqiptare ka besim tė vėrtetė nė tė, por ka edhe interesim tė caktuar qė tė fillojnė bisedimet eventuale me ndėrmjetsues. Kjo nė njė farė mėnyre do tė ishte njė legjitimim i ekstremistėve tė cilėt nga Mali Sharr pothuaj me vizurė identike mbajnė nė shenjė Tetovėn, mirėpo fatmirėsisht me shumė mė pak armė nga sa kishin nė kohėn e tyre Serbėt e Bosnjės gjatė rrethimit tė Sarajevės.

Po pėr tė njėjtin shkak qė Shqiptarėt i dėshirojnė bisedime Maqedonasit i refuzojnė me vendosmėri. Kryetari maqedonas Boris Trajkovski ndėrmjetėsimin e Mesiqit e ka refuzuar me vendosmėri, duke deklaruar se nuk kishte ēka tė bisedoj me terroristėt ( njė qėndrim tė njėjtė nė ndėrkohė nė emėr tė partnerėve perėndimorė tė Maqedonisė ēfaqi edhe Javer Solana). Trajkovski me mirėsjellje deklaroi se nuk ishte kontestuese ideja pėr ndėrmjetsimin e Mesiqit pėr vetė atė, por pėr shkak tė vetė faktit se dikush nga njė shtet tjetėr do tė duhej tė ndėrmjetsonte ndėrmjet Shqiptarėve dhe Maqedonasve dhe kėshtu tė parėve t’u jepte legjitimitet politik pėr atė qė dhjetė ditėve tė fundit bėnin nė Tanushė, rreth Tetovės dhe mė gjerė. Ėshtė e qartė, ndėrkaq, se Maqedonasit janė tė dėshpruar pėr shkak tė nisjativės sė Zagrebit dhe se nė njė farė dore kėtė e vlerėsojnė si jolojalitet tė Kroacisė sė njohur miqėsore.

Prandaj Zyra presidenciale e Mesiqit disa herė i korrigjoi lajmet e publikuara nė gazeta lidhur me ndėrmjetėsimin e Mesiqit, kurse mė vonė publikoi edhe mė hollėsisht, sė paku nė dy shllajfne gazete, kumtesėn e gjatė, nė tė cilėn detajisht sqarohen motivet e shefit tė shtetit kroat. Nė tė tregohet se nė shumė media ishin paraqitur “spekulime pa bazė” nė lidhje me “misionin e presidentit tė Kroacisė”, kėshtu qė u pa si e nevojshme tė jepet spiegim se nuk ishte fjala pėr “ndėrmjetsim klasik” por pėr “njė lloj misioni tė vullnetit tė mirė”. Me anė tė tij do tė dėrgohej mesazhi qė problemet nuk mund tė zgjidhen me anė tė forcės, por nė institucionet e sistemit”. Kjo do tė thotė se Maqedonasve tė shqetėsuar u jepej pėrgjigje direkte- se ndėrmjetėsimi eventual kroat do tė kishte pėr pikėnisje “pėrkrahjen parimore sovranitetit dhe integritetit territorial tė Maqedonisė”.

Mirėpo edhe ky mesazh drejtuar udhėheqjes maqedonase njėkohėsisht tregonte se- zgjidhjet optimale janė vetėm ato tė cilat “kėnaqin tė dyja palėt, gjegjėsisht ato qė janė nė funksion tė respektimit tė tė drejtave legjitime tė pakicave dhe shumicės, realizimit tė shoqėrisė multietnike nė tė gjithė lėmėt e jetės shoqėrore”. Krahas kėsaj dhe nė mėnyrė diskrete Shkupit i sugjerohet se ėshtė pėrgjegjės pėr paqėn nė rajonin mė tė gjerė, se zgjidhja e konfliktit me dialog ėshtė “ kusht pėr pėrparimin jo vetėm tė Maqedonisė, por edhe i tė gjitha shteteve tė rajonit”. Kjo terapi e kujdesshme e mesazheve qetėsuese dhe paralajmėruese pasoi pas takimit nė Shkup tė ish shefit tė diplomacisė kroate, Mate Graniq me Trajkovskin, ku nė vend tė ngjarjes Graniq u bind pėr atė se kreu shtetror maqedonas ishte i dėshpruar ndaj nisjativės sė Mesiqit, mirėpo se kėtė, sė paku tani, nuk dėshironte ta alarmojė, pėr shkak tė marrėdhėnieve tė mira ndėrmjet dy vendeve nė dekadėn e kaluar.

Pikėrisht udhėheqja “e peshuar” lartė aktuale nacionale maqedonase, nė rradhė tė parė kryeministri Georgijevski, nė Zagreb ishte mysafir i shikuar me simpati qė nė vitet e hershme tė nėntėdhjeta, gjegjėsisht qė nė kohėn e Tugjmanit. Problemi ndėrkaq qėndron nė atė se bilaterala e pėrzemėrt nė Zagreb forcohej pėr shkaqe interesi tė njohur. Shkupi konsiderohej si aleat potencial nė konfrontimin me Beogradin, dhe aleatė tė tillė ka patur nė tė gjitha kohrat. Nė rradhė tė parė tė tillė ishin Shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt ndaj Serbisė sėbashku me Maqedonasit duhet tė pėrbėnin, edhe pse kėtė ende nuk e kishte thėnė askush, njėfarė “krajine” tė jugut, sėcilės do t’i bashkohej edhe Mali i Zi, saktėsisht ajo pjesė e tij qė ende posedonte tė ashtuquajturat tradita shfrytzuese. Pasi u afrua me Millosheviqin, Tugjmani, edhe pse nuk i ndėrpreu aleancat e tilla ai nė tė vėrtetė ato i ngriu dhe gjatė disa viteve ato nuk ishin aktuale. Mirėpo, pas vdekjes sė tij dhe ardhjes nė pushtet tė koalicionit katėranėtarėsh, idenė pėr aleancėn e jugut e mori pushteti i ri, posttugjmanist.

Nė tė vėrtetė, as ai kėtė nuk e bėri zyrtarisht, mirėpo ishte e qartė se kjo ide praktikisht po pėrsėritej duke fituar forcė nga era pas shpine, sidomos pas intervenimit ushtarak tė NATO-s ndaj Jugosllavisė. Mirėpo, pas zvoglimit tė rrezikut tė ekspansionit serb dhe sidomos pas rėnies sė Millosheviqit nga pushteti, shpejt u tregua se strategjia e aleancės jugore po humbte ēfarėdo kuptimi. Njė politikė e tillė ballkanike e Kroacisė pėr mė tepėr u shndėrrua nė kuazidiplomaci tė pastėr, sepse ajo aspak nuk bazohej nė gjendjen reale se disa herė ndėrmjet tė ashtuquajturve aleatė tė jugut ekzistonin dallime mė tė mėdha se sa ndėrmjet vetė atyreve dhe Beogradit. Kjo vlen sidomos pėr Shqiptarėt dhe Maqedonasit, kundėrthėniet midis tė cilėve kanė ekzistuar shumė mė heret se sa tani kur kanė dalur nė sipėrfaqe dhe se ishte marrėzi e thjeshtė qė tė pritej qė Zagrebi tė jetė njėfarė Brukseli ballkanik si pėr njerėn ashtu edhe pėr palėn tjetėr.

Mirėpo qėndrimi ishte pikėrisht i tillė. Pas krisjeve tė ekstremistėve shqiptarė sė pari nė Tanushė dhe pastaj rreth Tetovės, Zagrebi mori qėndrim neutral filozofik: dėnoi vetėm pėrdorimin e dhunės, por jo edhe idetė shqiptaromėdha tė cilat tentojnė tė futen pėrmes kėsaj dhune. Nė kėtė vėrehen shtresimet e fuqishme perėndimore, mė konkretisht pikėpamjet amerikane ndaj ngjarjeve mė tė reja nė subrajonet maqedono-kosovare. Kėto pikėpamje, siē do tė thoshte Georgiejevski, ndoshta nuk janė tė bazuara nė krijimin e talibanve tė rinj nė mes tė Evropės, por sigurisht janė tė bazuara nė fshehjen e dėshtimeve tė politikės amerikane nė rregullimin e rrethanave kosovare prej fillimit tė intervenimit ushtarak e kėndej.

Shllapuritja pasive e Kroacisė ndaj Amerikanėve ėshtė aqė mė e gabueshme sepse Zagrebi duhet t’i njohė shumė mė mirė rrethanat nė shtetin dikur tė pėrbashkėt se sa SHBA-tė. Dhe, veē tjerave, i kanė kaluar para syve edhe disa gjera tė rėndėsishme: nuk i ka respektuar as edhe disa ndryshime strategjike nė shumicėn e vendeve tė ish Jugosllavisė gjatė vitit tė kaluar - edhe pse edhe vetė ishte pjesė e saj - kėshtu qė insistimi nė ndonjė blok antiserb nė rrethanat e reja duket po aqė bashkėkohor pothuaj sa edhe sopata e gurit.

AIM Zagreb

MARINKO ĒULIQ