AIM: start



TUE, 24 APR 2001 12:16:34 GMT

Shpenzime te medha - fitime te vogla

Ardhja e nendeteses nukleare luftarake amerikane "Norfolk" ne brezin e ngushte te detit slloven dhe veshtiresite rreth lundrimit te saj ne limanin e Koprit nxiten debate te reja ne temen valle duhet Sllovenia te hyje ne NATO

Lubjane, 18.04.2001.

Ne fotografi zotriu me moshe mesatare dhe me mjeker te pakrehur, i vetem ne koridorin e ngushte ndermjet gypave, instalimeve dhe ventileve te shumte; shprehjen e respektit te frikes dhe cudise perpiqet ta fsheh para fotografistit me pamjen e boemit. Sikur te ishin gjysma e gypave dhe te kishte me shume drite, do te mendonit se ne fotografi paraqitet ndonje nikoqir qe ne podrum kontrollon instalimet. Nenshkrimi nen fotografi, nderkaq, lexuesit i tregon se behet fjale per dic me te larte - ne fotos shihet ministri slloven i puneve te jashtme, Dimitrij Rupelj, i cili ndodhet ne brendesine e nendeteses amerikane nukleare Norfolk. Fotografia ne realitet tregon tere begatine e klimes shpirtrore ne lidhje me diskutimet per hyrjen e Sllovenise ne paktin NATO. Nendetseja eshte madheshtore, e tmerrshme, kurse ne te, i vogel ne pamje i paafti Rupel - perballe teknikes befasuese si nje nxenes fillestar, pa fryme, pa krenarine ministrore dhe distancen e nevojshme - i perkulet armes se superfuqise se vetme.

Nendetseja nukleare e armatosur me 48 torpedo MK dhe 12 rampa lansuese ( ne te cilat jane vendosur raketat tomahowk), erdhi gjate prillit ne vizite shtateditore Sllovenise. U prit me "simpatine" dhe lejen e posacme te qeverise sllovene, pasi qeveria shkeli veten dhe rregulloren e saj te qarte, gje qe zgjoi polemika dhe grindje plotesuese ne politiken e vendit. Sepse, vetem nje jave para se Norfolku te zbarkonte ne gryken e Piranit, administrata e Dernovshekut, pas grindjeve disavjecare, miratoi propozimin e ligjit te ri bregdetar. Dhe sipas shkronjes se ketij ligji pjesa sllovene e Adriatikut per anijet dhe nendeteset me energji nukleare eshte e mbyllur.

" Nuk i lejohet vizita dhe zbarkimi anijes se huaj nukleare, anijes se huaj me armatim nuklear si dhe anijes se huaj ushtarake te luftes, vizita e seciles rrezikon sigurine e Republikes se Sllovenise," shkruan ligji i ri. Megjithate, burokracia sllovene me lejimin e Norfolkut ne limanin e Koprit nuk veproi kunder ligjit, sepse ligji ende nuk kish hyre ne fuqi; dhe, per me teper, sipas ligjeve te vjetra jugosllave - qe ironia te jete me e madhe- vendimin per viziten e anijeve te huaja luftarake mund ta sjelle qeveria. Keshtu qe me shfrytezimin e ligjeve te RSFJ eshte plotesuar shprazetia juridike dhe eshte qetesuar pakenaqesia e paqedashesve te vendit.

Zyrtarisht kjo vizite ne mediat e vendit eshte paraqitur si pjese e "bashkepunimit bilateral ndermjet Sllovenise dhe SHBA-ve" dhe shembulli i " perforcimit te marredhenieve dhe besimit te ndersjelle ndermjet shteteve". Me ndihmen e ketij spjegimi hija e madhesise se SHBA-ve dhe nendeteses se saj disi ka rene edhe mbi vete Sllovenine. Gazetaret e mediave shtetrore u lehtesuan prej barres. "Ne ujerat tona teritoriale dje rreth ores 10 lundroi qete dhe ne menyre madheshtore nendetesja amerikane me energji nukleare, e percjellur nga anija policore P-111, anija e kapetanise se limanit," lajmeroi Dnevniku i Lubjanes. Reporteret i njohtonin lexuesit se nendetesja "per shkak te cektesise se detit lundroi ne siperfaqe". ( Norfolk eshte 15 metra e larte, kurse pjesa bregdetare e Sllovenise eshte mesatarisht 20 m. e thelle - shenim i aut.) Zyrtaret me entuziazem afarist konstatuan se Sllovenia me nje vizite te ketille ka vertetuar " kualifikimin per kandidat antarsimi ne NATO, si dhe gadishmerine qe te pranoj pjesen e obligimeve te saj ne kujdesin per sigurimin kolektiv ne rolin e kandidatit per pranim ne NATO". Mburrja nuk mori fund me kaq, sepse u tha se edhe ardhja e "nendeteses nukleare amerikane pa armatim nuklear" para skeptikeve paraqiste vertetimin se Lubjana zyrtare " i ploteson standardet e larta te sigurise, te cilat vlejne ne ushtrine amerikane per zbarkim te lundrakeve te tilla".

Ne pyetjen e ekologeve te paket se cfare paraqet prezenca e nje nendetseje te tille nga pikepamja e ruajtjes se ambientit jetesor, u plasua informata qetesuese qe arriti nga SHBA -t si "raport gjenerik" per ngarkimin e ambientit dhe se ministria perkatese gjate vizites se vet do te beje edhe " monitoringun radiologjik". Shteti kete here asgje nuk ia la rastit dhe improvizimit. Policia sllovene te gjithe peshkataret te cilet loznin me idene per ndonje greve i lajmeroi me kohe qe kete me mire mos e benin, sepse ne te kunderten " barkat e tyre do t'i kontrollonin detajisht" dhe se " do te ndermirrnin hapa te ashper madje edhe per parregullsi me te vogla dhe nese duhej- do t'ua merrnin licencat"!

Eshte e qarte se pas tere kesaj protestat kunder vizites se nendeteses ishin fare simbolike. Ne liman u mblodhen nje grup prej nja 4 ( me shkronja- kater) demostrantesh me ne krye kryetarin e organizates Neutro, Gorazd Drevenshkin dhe dy anetare te Sindikatit te Pavarur Slloven. Do caste luhaten disa transparente dhe pastaj ne det leshuan disa lundra prej letre dhe balona. Akcionin e tyre e verejten disa kalimtare te rastit, shumica e atyreve qe u afruan qe te shikojne nendetesen. Keshtu qe sociologet edhe njehere qendruan para pyetjes se ku shkoi shoqeria qytetare dhe levizja e saj, e cila kah fundi i viteve tetedhjete u nis nga Sllovenia dhe u ngrit qe te ndez dhe djeg neper Jugosllavi me idete e saj kunder nuklearkave (atehere ne cak ishte Berckoja), ushtrive dhe armeve ne pergjithesi. Eshte e vertete se edhe ne sheshin qendror ne Koper, ku artikulli kryesor ishte pankarta kunder hyrjes se Sllovenise ne NATO, u tubuan disa njerez. Dhe kjo ishte e tera.

"Amerikanet tani demostrojne forcen luftarake dhe keshtu na testojne se cfare jemi te gatshem te pranojme dhe durojme, nese na pranojne ne NATO. Sot kane ardhur "ne vizite miqesore", neser do te vijne me arme nukleare dhe me vone do te bejne dicka tjeter. Cfare do te pranojme ne me perulje, " deklaroi me rastin e Norfolkut Gorazd Drevenshek para Neutros, ne te vertete para grupit te qytetareve te cilet angazhohen per neutralitetin e Sllovenise dhe kunder hyrjes ne cfaredo paktesh dhe bashkesish. Nga qeveria e Dernovshekut Drevenshek-u kerkoi qe, para pranimit ne NATO, rreth kesaj ceshtjeje qeveria te shpalle zbatimin e nje referendumi, me qellim te deklarimit te popullit. Populli u shpreh ne menyre indirekte edhe nepermjet te pankartes protestuese, ne te cilen emri i nendeteses ishte shkruar si Nor Folk - qe ne kuptim slloven do te thote "robet e marrosur".

Hulumtimet tregojne se, krahas disponimit te pjeses me te madhe te politikes sllovene per hyrje sa me te shpejt ne perqafim te NATO-s (si te pozites, ashtu edhe te opozites, sidomos te asaj pjese ne krye te seciles ndodhet Janez Jansha), lidhur me kete pyetje opinioni slloven ende eshte i ndare. Sipas shumices se anketave te pavarura rreth 52 % e te anketuarve e aresyetojne hyrjen ne NATO, kurse kunder jane afer 48 perqind e te anektuarve. Hulumtimet zyrtare te opinionit publik,nderkaq, sherbehen me numrin prej rreth 60 perqind te popullise qe jane Per. Nje popullaritet dic me i vogel i NATO-s u manifestua vetem gjate bombardimit te RS Jugosllavise ne vitin 1999, dhe menjehere pas zbulimit te rrezikut nga municioni i pajisur me mbushje radioaktive, ne dhjetorin e vitit te kaluar.

Ne kohen e fundit linden disa dilema te reja nga i ashtuquajturi pranim i standardeve te NATO-s ne lemin e e ruajtjes se te dhenave sekrete. Artikulli qe u botua ne gazeten "Delo" me titullin "Perkrahja per BE dhe NATO-n bie me shpejtesi" (23.02.2001.) dhe komenti i kolumnistes Vlada Mihelka ne shtojcen e Delos se te shtunes jane shenjat e para per do ndasi te reja. Edhe statistika flet ne favor te kesaj ndasie: sipas hulumtimeve te Institutit te shkencave shoqerore ne Lubjane, ne mars te ketij viti, perqindja e atyreve qe deshirojne antarsimin ne BE dhe NATO per here te pare ka rene nga 50 perqind dhe ka qendruar ne 48%.

"Kur te kemi parasysh se me cfare problemesh te medha ballafaqohen anetaret e pare te NATO-s nga Evropa Lindore atehere mund te themi se skepticizmi i opinionit eshte i arsyeshem dhe se duhet te jemi te lumtur qe kemi ngelur anesh kesaj… Antaresimi ne BE ne fillim do te kete pasoja negative, mirepo ne fund fitimi megjithate do te jete me i madh. Kur behet fjale per NATO-n, kjo eshte e kunderta; nuk do te kemi kurrfare dobie, as ekonomike, as politike, as sa i takon sigurise, pervec asaj qe do te jemi ne disponim per baza ushtarake, per dergimin e ushtarve tane ne vatrat e krizes, por edhe per rritjen dhe ngarkimin e buxhetit. Per kete shkak perrallat per ate se me hyrjen ne NATO do te hapen perspektiva per industrine tone, jane rrefime per femije te vegjel. Por, edhe nese hapet ndonje perspektive, fitimet dhe punet e tilla do te ishin te pavlera ne krahasim me shpenzimet per aftesimin e kapaciteteve tona sipas standardeve te NATO-s te cilat jane te larta, te shtrenjta dhe joracionale. Kete ne realitet patem rastin ta shohim te antaret e rinj. Sllovenia, seciles per mbrojtjen e siperfaqes ajrore do t'i mjaftonin disa fluturake, do te ishte e detyruar qe te blente prodhime te shtrenjta dhe te vjetruara te mbrojtjes ajrore te armatimit kunderajror. Kembesoria, e cila aktualisht nuk eshte e afte te mbroje vetveten, sipas planeve te planifikuesve te NATO-s, do te duhej te mbante nje numer relativisht te madh ushtaresh (700), nje batalion te destinuar per operacionet nderkombetare, me logjistiken percjellese. Me e keqja ne tere kete eshte ajo se ende nuk ka kurrfare dialogu publik rreth ceshtjes Per dhe Kunder hyrjes ne nje Aleanse te tille shteruese. Ministri i puneve te jashtme lavderohet rreth e rrotull me perkrahjen e larte prej 50 deri me 60 perqind te popullsise per hyrje ne NATO. Thuase kjo do te ishte dic per mburrje. Vertetim per zhvillimin e demokracise nuk eshte konsenzusi i larte, por vendimi i cili eshte rezultat i vleresimit te mire. Kurse te ne… aq e larte eshte perkrahja dhe nenshkrimi i bianco kambialeve ne te cilat numrat i shkruajne llojlloj prishesish dhe aventurieresh politike, " e komenton disponimin pro NATO publicisti Vlado Miheljak. Megjithate dic po ndryshon; pas dhjete vjet konsenzusi per here te pare degjohen zerat kritike te rretheve te ashtuquajtura liberale, te cilat, si duket kane konkluduar se ka ardhur koha qe te artikulojne qendrimin e asaj pjese te dukshme te opinionit slloven, e cila deshiron hyrjen sa me te shpejte ne BE, por jo ne pako me NATO-n.

AIM Ljubljana

SVETLANA VASOVIQ