AIM: start



MON, 30 APR 2001 21:53:40 GMT

Mes referendumit dhe RFJ-sė

Gjukanoviqi fitoi, por kundėrshtarėt e tij nuk humbėn. Zgjedhjet vėrtetuan atė qė dihej: divergjencat thelbėsore tė shoqėrisė malazeze, edhe pse dominoi opcioni pėr Mal tė Zi tė pavarur. Mirėpo, zgjedhjet nuk dhanė pėrgjigje as pėr ardhmėrinė e afėrt tė shtetit malazez as tė RFJ-sė.

AIM Podgoricė 24.04.2001.

Nė orėt e hershme tė mėngjesit tė 23 prillit, kur u shpallėn rezultatet e para tė zgjedhjeve tė jashtėzakonėshme nė Mal tė Zi kishte njė pamjt tė ēuditshme nadrealiste. Nė Koalicionin “ Sė bashku pėr Jugosllavinė” njė disponim i kthjellėt, nė shtabin “Fitorja pėr Malin e Zi” - njė heshtje e mundimshme.

Turmės sė reporterėve tė jashtėm atė mėngjes pa dyshim shumė gjera nuk u ishin tė qarta: fitimtarėt dukeshin si humbės, kurse humbėsit -mbanin kokėn lartė. I kėtillė ėshtė Mali i Zi: Koalicioni “ Fitore pėr Malin e Zi” ka fituar, mirėpo nuk ka shkak tė kremtojė, Koalicioni “Sė bashku pėr Jugosllavinė” ka humbur, por ka pse tė mos e mallkojė Zoti.

Pėrbėrja e re e parlamentit malazez do tė duket kėshtu: Koalicioni “Fitorja pėr Malin e Zi” (PDS dhe SPD) do tė ketė 36 deputetė, Koalicioni “Sė bashku pėr Jugosllavinė” (PPS, PP dhe PSP) 33, Aleanca Liberale 6, Unioni Demokratik Shqiptar dhe Lidhja Demokratike nga njė.

Statistika e plotė zgjedhore duket e kėtillė: Koalicioni “Fitore pėr Malin e Zi” ka fituar 42,05 pėrqind, Koalicioni “Sė bashku pėr Jugosllavinė” 40,67. E treta nė radhė ėshtė Aleanca Liberale e Malit tė Zi (7,65 pėrqind), kurse dy partitė shqiptare Unioni Demokratik Shqiptar dhe Lidhja Demokratike hynė nė parlament edhe pse fituan nga njė pėr qind tė votave tė pėrgjithshme, duke iu falenderuar faktit qė rregullativa zgjedhore mundėson qė pjesa e territorit e pėrbėrė thuaj ekskluzivisht nga Shqiptarėt tė ketė pėrfaqėsuesit e vetė nė parlamentin malazez.

Partia Popullore Socialiste e Momir Bullatoviqit ishte pranė kufirit tė hyrjes nė parlament: i mungonin gjithėsej 700 vota. Edhe pse nė tri njėsi zgjedhore (nga gjithėsej 1090) zgjedhjet do tė pėrsėriten, vėshtirė mund tė besohet se mund tė sigurojnė ndonjė karrige nė parlament. Me fjalė tė tjera, Momir Bullatoviq ngadalė hiqet nga skena politike e Malit tė Zi, sė bashku me largimin e Sllobodan Millosheviqit, mentorit tė tij politik.

Nė orėt e hershme tė mėngjesit tė gjithė vrapuan qė tė kremtonin. “ Ne jemi fitimtarė, sepse referendum nuk do tė ketė”, vlerėsoi Predrag Bullatoviq-i, kryetar i Partisė Socialiste Popullore.

“Bėmė njė hap tė rėndėsishėm pėrpara, i cili nė tė vėrtetė ėshtė hapi prej shtatė miljesh nė ngritjen e ndėrgjegjjes malazeze te qytetarėt e Malit tė Zi”, theksoi Milo Gjukanoviq, presidenti malazez dhe lider i Koalicionit “Fitore pėr Malin e Zi”.

Ndoshta tė gjithė kanė tė drejtė derisa rezultatet e zgjedhjeve tė 22 prillit i shikojnė nga kėnde tė ndryshme? Me gjasė edhe kjo ėshtė njėra nga specifikat e zgjedhjeve malazeze dhe aktualitetit malazez.

Pėrveē testimit tė forcave partiake kėto zgjedhje ishin edhe zgjedhje plotėsuese: pėr ardhmėrinė e Malit tė Zi nė shtetin e pėrbashkėt ose tė Malit e Zi me pranim ndėrkombėtar.

Rezultatet treguan pėr divergjencat thelbėsore tė shoqėrisė malazeze. Nė fund, pasi tė analizohen rezultatet, raportet e forcave nė parlamanetin malazez pasqyrohen ashtu siē janė: Mali i Zi - 57 pėrqind, Jugosllavia - 43 pėrqind. Sipas votave mund tė jetė edhe kėshtu - 55:45. Nė krahasim me rezultatet e para tre vjetėve blloku malazez mbase ka arėsye tė jetė i kėnaqur: nė janarin e vitit 1998 hulumtimet e opinionit publik tregonin se pothuaj gjashtėdhjetė pėrqind e qytetarėve pėrkrahnin idenė e RFJ-sė tė pėrbashkėt, kurse tre vjet mė vonė - domethėnė nė prillin e vitit 2001, - mbi 55 pėrqind u pėrcaktuan pėr pavarėsinė e Malit tė Zi.

Por ka edhe arėsye pėr tė qėnė tė kėnaqur edhe nė Koalicionin “ Sė bashku pėr Jugosllavinė”. Pėrpos frikės qė kishin, ata nuk kanė humbur bindshėm. Pėrkundrazi : nė raport ndaj kundėrshtarit kryesor kishin fituar gjithėsejt vetėm dy pėrqind tė votave mė pak. Pėrveē kėsaj, e mposhtėn Gjukanoviqin nė shumė qytete ku Gjukanoviqi tradicionalisht ka patur pėrkrahje tė fortė - nė Nikshiq, Kotor dhe Beranė.

Nga ana tjetėr, Gjukanoviq-i dhe partnerėt e tij tė koalicionit pikėrisht tani qėndrojnė pėrballė pėrcaktimit tė vėshtirė. Pritėn fitoren e cila do t’u mundėsonte tė formonin Qeveri tė pavarur dhe tė peshonin se vallė dhe kur do tė shpallnin referendum. Fitorja doli tepėr e ngushtė, kurse kulaēi qeveritar patjetėr duhet tė ndahet me Aleancėn Liberale. Nė do kohra tė tjera raporti i votave Mali i Zi / RFJ (55:45) do tė mund tė gėzonte kreun e pushtetit malazez. Ndoshta pikėrisht kjo e nxiti Zharko Rakēeviq-in, liderin e PSD-s qė nė mėngjesin e 23 prillit tė deklarojė se si “ėshtė hera e parė qė nga Kuvendi i Podgoricės mė 1918, tė fitojė Mali i Zi”.

Por, shihet se nuk ėshtė shumica e madhe, e cila mund tė votojė pavarėsinė malazeze. Dhe kjo do tė ketė ndikesė tė madhe nė hapat e ardhshėm. Sepse, thėnė mė shkurt: pas zgjedhjeve tė prillit Jugosllavia nė Mal tė Zi nė“pikėpamje klinike” ėshtė e vdekur, mirėpo Mali i Zi nuk u “ringjallė”.

Analistėt tani nė radhė tė parė vlerėsojnė efektet psikologjike tė zgjedhjeve. Pėr formimin e njė koalicioni tė madh edhe rezultati i arritur do tė vlerėsohej si “ fitore e madhe e opcionit malazez”. Kėtė herė nė shesh dolėn tė gjitha dobėsitė e aktorėve politikė. Analizat e para tregojnė se brenda Partisė Demokratike Socialiste ėshtė bėrė edhe njė “pastrim”. Afėr 15 deri mė 18 mijė anėtarė tė PSd-sė me gjasė nuk kanė dėgjuar porosinė e udhėheqjes sė partisė sė vet dhe janė pėrcaktuar qė votėn t’ia japin pėr Koalicionin e pėrbėrė nga PSP,PP, PPS, gjegjėsisht pėr shtetin e pėrbashkėt.

E kėtillė ishte situata nė terren. Nė tė vėrtetė, edhe pushteti edhe opozita kishin ekipet speciale pėr mbikqyrjen e zgjedhjeve: aktivistėt partiakė kishin kopjet e listave zgjedhore dhe kopjet e antarėve dhe ithtarėve tė partive. Me njė vėshtrim tė numrit dhe identitetit tė atyreve qė kishin dalur njė vlerėsim orientues i suksesit mund tė bėhej edhe para pėrfundimit tė procesit zgjedhor. Sipas kėtij vlerėsimi, aty kah ora 20, kreu i PDS-sė kishte lajme mjaft tė mira: pėrparėsia do tė jetė nga 12 deri mė 14 pėrqind nė favor tė tyre, plus tetė deri mė nėntė pėrqind tė votave tė Aleancės liberale. Mirėpo pas numrimit tė vėrtetė tė votave u konstatua se puna nė terren - edhe para fushatės edhe gjatė procesit tė votimit- nuk ishte kryer aspak ashtu siē duhej: “votat e sigurta” nuk ishin aspak tė sigurta.

Tani vėrtetohet se edhe projekti i fushatės propaganduese nuk ishte zhvilluar deri nė fund. Kreu i PDS-sė gjatė kohė hamendeshin a tė shkonin deri nė fund me rrėfimin pėr pavarėsinė shtetrore ose tė pėrforconin rrėfimin pėr tė ndejtur nė dy karrike tė pavarura nė Unionin e shteteve me pranim ndėrkombėtar. Kėshtu edhe spotet propaganduese nuk ishin pėrgaditur me porosi tė qartė, kėshtu qė zgjedhėsve u ishte lėnė qė “vetė tė mendojnė” dhe tė pėrcaktohen.

Pyetja sė cilės liderėt e PDS-sė duhet t’i japin pėrgjigjje para vetvetes dhe tė tjerėve ėshtė: nė kėto zgjedhje vallė “ėshtė pastruar” definitivisht trupi zgjedhor i kėsaj partie ose ende ka hapsirė pėr t’iu shmangur kėsaj?

Nga ana tjetėr, nė falenderim tė ndėrmjetėsimit tė pjesės sė Koshtunicės, liderėt e Koalicionit “Sė bashku pėr Jugosllavinė” arritėn qė tė tejkalojnė mospajtimet e brendshme partiake dhe lideriste. Fushatėn e bėnin vetėm me njė porosi tė vetme dhe tė qartė: pėr tė gjithė do tė jetė mė mirė nėse nuk pėrcaktohen pėr Malin e Zi tė pavarur. Nė pultin medial tė ODS-ė nė Beograd u dha ndihmė konkrete rreth pėrgaditjes sė pankartave, transparenteve, spoteve propaganduese dhe fushatės nė terren. Nė Podgoricė vlerėsojnė se inzhekcioni direkt financiar (qė do tė thotė pa pėrfshirė kėtu ndihmėn mediale nėpėrmjet reklamave nė mediat beogradase) sillej nė plot gjashtėqind mijė marka.

Edhe pse Gjukanoviqi ngeli nė fron, pėrvoja e ODS-ė nė shkatėrrimin dhe rrėzimin e pushtetit tė Millosheviqit u tregua si njė maqineri e mirė edhe kėtė herė: ndihma e pushtetit tė ri tė Beogradit ishte e njė natyre tjetėr dhe shumė mė efikase se sa ajo nė kohėn e Millosheviq-it kur Malit tė Zi vazhdimisht i drejtonin kėrcnime dhe kur pėr shkak tė frigės nga Millosheviqi Gjukanoviqi mjaft lehtė e gjente strategjinė fituese. Politikanėt kryesorė tė Beogradit me gjakftohtėsi kumtonin tė gjitha pasojat e mundshme tė ndarjes sė Malit tė Zi, duke e orientuar tehun e kritikės mė sė pari mbi “Politikėn jo tė arėsyeshme dhe tė pakuptimtė tė Gjukanoviqit, e cila shpje kah destabilizimi i regjionit” ( V. Koshtunica). Ishte ky qėndrim i qartė pas pėrcaktimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare e cila kundėrshtoi pavarėsinė e Malit tė Zi, ishin forca shtyse e Koalicionit “Sė bashku pėr Jugosllavinė” qė ngelja nė RFJ zgjedhėsve t’u prezentohej si zgjedhje e vetme e arėsyeshme pėr ardhmėri mė tė mirė.

Sikur tė ishte nė pushtet, Koalicioni “Sė bashku pėr Jugosllavinė” do ta kishte mjaft vėshtirė; sepse atėherė tė gjitha dallimet thelbėsore mė lehtė do tė dilnin nė sipėrfaqe. Kėshtu, duke qėnė si opozitė e respektueshme ata ishin nė situatė tė mirė pėr t’i bėrė opstrukcione Gjukanoviqit dhe pushtetit tė ri tė bashkuar me Aleancėn Liberale.

Vėshtirė ėshtė tė parashikohet: cili do tė jetė itinerari i veprimeve tė ardhshme. Gjukanoviq-i tani nuk ėshtė nė pozitė tė lakmueshme - bashkėsia ndėrkombėtare do t’i bėjė presion qė ta anulojė referedumin, kurse opinioni publik por edhe vetė Aleanca Liberale qė referendumi tė mbahet sa mė shpejt. Ėshtė poashtu e qartė se , edhe sikur fushata tė jetė dukshėm mė e mirė, blloku malazez nuk mund tė llogarisė nė mė shumė se 58-60 pėrqind tė votave tė referendumit, edhe nėse nuk ka bojkot tė tij. Nė rast se partitė serbo-jugosllave angazhohen pėr bojkot atėherė vėshtirė do tė mund tė caktohej pėrqindja e vėrtetė e ithtarėve tė pavarėsisė ndaj numrit tė kundėrshtarėve tė kėtij opcioni dhe apstinentėve. Bashkėsia ndėrkombėtare me siguri nuk do ta pranojė njė situatė tė kėtillė tė paqartė.

Megjithatė, sėrish ėshtė i vėshtirė kthimi prapa i Gjukanoviqit edhe sikur tė dojė: sidoqoftė opcioni qė propagon ai ka pushtuar shumicėn e asaj pjese tė Malit tė Zi qė pret zgjidhjen e statusit tė shtetit. Edhe vetė bisedimet me Aleancėn Liberale do tė jenė tė mundimshme, sepse edhe liberalėt ende nuk i kanė artikulluar qartė kushtet pėr tė hyrė nė qeverinė e ardhshme. Gjatė fushatės, por edhe gjatė viteve tė kaluara, PDS-ja dhe LLMZ shpesh janė konfrontuar ashpėr, pikėrisht ashtu sikurse edhe liderėt e partive tė tyre Gjukanoviq dhe Peroviq. Tani duhet tė bashkohen. Vallė munden dhe kah do t’ia mbajnė? Kjo ėshtė pyetja sėcilės duhet sė shpejti t’i pėrgjigjen pėr vete dhe pėr tė tjerėt.

Pushteti i ri shumė lehtė, gjithēka mund ta ketė nė duart e veta.. Ata kanė shumicėn apsolute dhe nė parlament mund tė ushtrojnė pushtetin pa pengesė. Pikėrisht ashtu si edhe nė 14 komunat malazeze. Ndonjė rezultat spektakular referendumi, siē dihet mirė, vėshtirė se mund tė realizojė. Kurse, Aleanca Liberale tėrė fushatėn e vet e orientoi dhe bazoi njė njė kartė tė vetme: domosdoshmėria e referendumit tė shpejt pėr statusin e shtetit. Ata tani opinionit duhet t’ia spjegojnė shkaqet se ende nuk ėshtė koha pėr kėtė dhe se u nevojitet pėrgaditje disamujore nė terren dhe pėrmes hyrjes nė pushtet, ashtu qė kėtė ta realizojnė sėbashku me Gjukanoviqin tė cilin deri dje e kritikonin pėr shtyerjen e referendumit.

Cili do tė jetė pra programi i pushtetit tė ri- tė vjetėr: referendumi mė i shpejtė ose mbajtja e status kuos. Me gjasė edhe vetė Gjukanoviq-i tani pėr tani nuk ka pėrgjigje pėr kėtė pyetje.

DRASHKO GJURANOVIQ