AIM: start



THU, 31 MAY 2001 12:13:36 GMT

Sllovenia dhe nataliteti

Anulimi i meshkujve? Referendumi i ardhshėm do tė duhej t’i japė pėrgjigje dilemės vallė gratė e pafrytėshme - posaēėrisht ato qė nuk jetojnė nė bashkėsi bashkėshortore- kanė tė drejtė pėr mbarėsje anonime me ndihmėn e biomjekėsisė?

Lubjanė, 22.05.2001

Pėrgjigjja nė kėtė pyetje, nė dukje tė parė mjaft tė thjeshtė, e ka pėrēarė plotėsisht si parlamentin slloven, ashtu edhe opinionin publik, mediat dhe institucionet. Ēėshtjes i ėshtė qasur edhe kisha katolike, gjė qė debatin e ka bėrė ende mė tė vėshtirė. Prandaj kah mesi i qershorit lidhur me kėtė pyetje do tė vendosin tė gjithė nėnshtetasit madhorė sllovenė nėpėrmjet njė referendumi tė posaēėm, i cili pritet tė vendos vallė do tė ketė risi ligjore, me anė tė tė cilave do tė mundėsohej njė lloj i tillė mbarėsjeje pėr gratė tė cilat dėshirojnė tė ndjejnė lindshmėrinė.

Ēdo gjė filloi nė ēastin kur Drzhavni zbor-i (parlamenti) i Sllovenisė me gjithėsejt tridhjetė vota miratoi vendimin pėr shpalljen e referendumit tė jashtėzakonshėm legjislativ pas tė cilit do tė kalohej nė ndryshimet e Ligjit pėr shėrimin e shterpėsisė dhe veprimet e mbarėsimit me ndihmėn e biomjekėsisė. Ligji faktikisht u votua qė nė prill, mirėpo qėndrimi negativ i trupit zgjedhor praktikisht mundi tė refuzojė risitė e pranuara ligjore. Kėshtu qė 34 deputetė ( kryesisht tė krahut tė djathtė politik) me nisjativėn pėr shpalljen e referendumit nė tė vėrtetė blokuan risinė e miratuar ligjore, me shpresė se me agjitacion tė rregullt do tė nxisin pjesėn konzervative tė trupit zgjedhor qė ēėshtjen nė fjalė ta shlyej nga rendi ditor dhe nga realiteti nė pėrgjithėsi. Referendumi do tė kushtojė afėr pesė milionė marka gjermane dhe do tė mbahet mė 17 qershor, gjegjėsisht nė ditėn e fundit tė takimit (ose njė ditė mė vonė) tė presidentit amerikan, George Bush dhe presidentit rus, Vlladimir Putin, nė Lubjanė.

Ēėshtja kryesore e ligjit tė ri qėndron nė atė qė gruaja e pafrytėshme duhet tė plotėsojė kushtet qė t’i lejohet mbarėsimi artificial me anėn e farės sė dhėnėsit anonim. Sipas ligjit nė fuqi tė miratuar nė vitin 1977 - ose, mė drejtė, sipas pėrvojės sė mbėshtetur nė ligj - kėtė mundėsi e kanė poseduar vetėm ato gra tė pafrytshme tė cilat jetojnė nė bashkėshortėsi ose nė lidhje jashtbashkėshortore. Edhe nė ligjin tė cilin e pėrgatiti dhe nė fund tė vitit tė kaluar e votoi qeveria e atėhershme (tani ish) djathtiste e Andrej Bajuka-s ėshtė ruajtur pothuaj i njėjti diksion. Risia qė pasoi nė administratėn e Dernovshekut ėshtė mė pak restriktive; kėshtu qė tė drejtė pėr mbarėsje artificiale mund tė ketė ēdo grua, pa marrė parasysh statusin e saj martesor, kurse arėsyeshmėrinė pėr zbatim do ta vlerėsojė njė komision i posaēėm. Ajo qė pushteti i ri kaq shpejt iu qas ndryshimeve tė ligjit tė pranuar pastėr (tė Bajukut) duhet falenderuar vlerėsimit tė shumicės qeveritare se ligji paraprak ishte diskriminues. Kėshtu qė e reja nė kėtė ligj nė tė vėrtetė ėshtė vetėm korigjim i padrejtėsisė, tė cilėn heret ose vonė do ta shvlerėsonte edhe vetė Gjyqi Suprem dhe Gjyqi Kushtetues i Sllovenisė.

Me mendimin e kėtillė tė LDS-s sė Dernovshekut dhe tė partive tė koalicionit nuk ėshtė pajtuar pjesa konzervative e opinionit publik slloven; kundėr tij janė sidomos partitė e sė djathtės dhe sidomos kisha katolike sllovene; risia e ligjit pėr ta ėshtė e papranueshme pėr mė shumė shkaqe. Kryeministri i dikurshėm slloven dhe lideri i partisė Nova Sllovenia, Andrej Bajuk vlerėson, pėr shembull, se “detyra parėsore e shtetit ėshtė qė tė sigurojė kushtet qė tė mundėsonin zhvillim tė shėndosh tė fėmijės”, gjė qė sidoqoftė mund tė bėhet vetėm nė “familje”, sepse “ende nuk ėshtė zbuluar ndonjė mėnyrė mė e mirė pėr edukimin e fėmijės”. Kundėrshtimin e vet nė parlament lidhur me risitė rreth mbarėsjes nė emėr tė demokristianėve sllovenė (SKD) e shprehu edhe Janez Podobnik, por mjaft ashpėr reagoi edhe Janez Jansha, lider i Socialdemokratėve (SDS). Jansha mospajtimin e vet e mbėshteti edhe nė dyshimin se koalicioni aktual qeveritar, nėse vazhdon nė kėtė mėnyrė, “nesėr do tė legalizojė edhe klounimin e njeriut dhe eutanazionin”.

E djathta nuk fsheh drojėn se ligji i modernizuar pėr ata paraqet “eliminimin e rolit tė babės”, dhe i hap rrugė mundėsisė qė fėmijėt “ tė edukohen nga lezbejkat dhe homoseksualėt”, gjė qė do tė kishte ndikim shumė tė keq nė edukimin e fėmijėve. Kundėr ndryshimit tė ligjit u ngrit edhe Kongresi botėror slloven (SSK), organizatė e emigracionit slloven. Sipas mendimit tė nėnkryetares sė SSK-s, Majde Kregelj Zbaēnik, “ politika nuk ka tė drejtė tė autorizojė mjekėsinė qė kjo tė kryej veprime tė diskutueshme etike; detyra e mjekėsisė ėshtė qė t’u ndihmojė tė sėmurėve, kurse ēdo gjė tjetėr ėshtė jo e natyrshme”.

Kritikėt e qėndrimit liberal tė ēėshtjes sė mbarėsjes dhe tė edukimit tė brezit tė ri vėrtetojnė se modeli slloven ėshtė nė kundėrshtim me “konventėn pėr biomjekėsinė” dhe me “rekomandimet e Kėshillit Evropian tė Bioetikės pėr mbrojtjen e frutit njerėzor”. Nuk duhet dyshuar se debati ka qenė i zhurmėshėm; nga e djathtistėt mund tė dėgjohej, pėr shembull, se “ ēdo grua ka tė drejtė pėr njė gotėz spermė dhe se importi nuk ėshtė i nevojshėm”, deri te deklaratat se grave pa (mashkull) partner, tė cilat dėshirojnė tė bėhen nėna, u nevojitet “psikoterapi dhe jo fėmijė”.

Situata kėsaj radhe u bė edhe mė e vėshtirė sepse argumentet e tė djathtės i pėrkrahu edhe njė pjesė e opinionit profesional. Komisioni i Etikės i Dhomės sė mjekėve, si edhe anėtarėt e kolegjiumit profesional pėr gjinekologji dhe perinatologji nė mbledhjen e fundit vendosėn t’ia ndėrpresin pėrkrahjen risisė qeveritare tė Ligjit pėr shėrimin e shterpėsisė. Rezultoi se gjinekologėt sllovenė vlerėsojnė se gruaja e cila ėshtė vėrtetuar se ėshtė e pafrytshme nuk ka tė drejtė tė bėhet e frytshme pa burrė. Gjinekologėt vendosmėrisht u ngritėn edhe kundėr importit tė “qelizave seksuale”, gjegjėsisht spermės sė dhėnė nga dhėnės tė jashtėm, gjė qė do tė ndikojė qė 400 ēifte tė pafrytshme (pėr tė cilėt qelitė e dhuruara janė shansi i vetėm qė tė fitojnė fėmijė) do tė ngelin pa pasardhės. Ministri i shėndetsisė dr. Dushan Keber nuk e fshehu habinė e vet pėr qėndrimet e kolegėve tė tij, duke vėrejtė se konkluzat e sipėrpėrmendura “nuk janė tė bazuara nė argumente tė forta profesionale dhe etike” dhe se janė “tė ēuditshme” sepse Komisioni pėr etikėn mjekėsore nė dhjetorin e vitit tė kaluar e zbuti dukshėm qėndrimin e vet.

Komisioni atėherė pranoi mendimin se ēdo grua ka tė drejtė tė “mjekohet”, qė do tė thotė edhe ajo qė nuk ka partner. Nė njė pjesė tė shtypit i cili pėrkrah risinė mund tė lexohen, ndėrkaq, edhe paralajmėrime lidhur me komercializimin e dėmshėm tė importit tė lėngut farėzues. Se kjo pyetje ėshtė mjaft e ndishme shihet edhe nga mendimi i dr. Artur Shtern-it, doktor i shkencave biologjike, i cili vlerėson se njė dobėsi e zgjidhjes sė re ėshtė fakti se “ nuk ekziston mundėsi pėr marrėveshje tė obligueshme juridike ndėrmjet dhėnėsit dhe pranuesit tė qelisė gjinore”. Ligji aktual parasheh anonimitet tė plotė tė dhėnėsit, shkak ky qė njė pjesė tė ekspertėve i shtyn tė dyshojnė se sperma e importuar do tė jetė “ e kualitetit diē mė tė dobėt dhe vėshtirė tė kontrollueshėm”, dhe pikėrisht kjo ėshtė ajo qė i pengon njė pjesė tė partive tė djathta politike, tė cilat votuesit i ftojnė qė nė referendum tė votojnė kundėr risisė sė propozuar ligjore.

Ministri pėr shėndetėsi, Dushan Keber, propozimin e qeverisė e pėrkrahu duke e mbėshtetur edhe me shembullin konkret tė pacientes Marta, e cila jeton nė fshat me kėmbė tė prerė me kosė, shkak ky qė ka ndikuar qė tė mos gjej partner. Edhe pse don tė ketė fėmijė, ligji i tanishėm asaj nuk ia lejon tė bėhet nėnė, sepse nuk ka partner. “Kjo mė duket johumane. Grave tė ngjashme mjekėsia u ofron njė fije shprese, mirėpo ligji ua merr kėtė shpresė”, vlerėson ministri Keber, duke pėrmendur rastet e grave tė dhunuara ose tė invalideve, tė cilat nuk kanė patur fatin tė gjejnė partner dhe prandaj u ėshtė shkurtuar jo vetėm begatia e nėnėrisė, por edhe ndjenja e pėrkatėsisė familiare.

Kėtė debat e bėn diē mė tė arėsyeshėm komenti i juristit tė njohur, Matevzh Krivic. Krivic tėrheq vėrrejtjen se ėshtė gabim tė bisedohet pėr tė drejtėn pėr mbarėsje vetėm tė “grave tė vetmuara”. Do tė ishte mė drejtė, mendon ai, sikur tė pėrdorej termi “ grua e frytshme e cila nuk ėshtė e vetmuar nga dėshira e vet”, sepse edhe “ligji liberal” slloven nuk i jep tė drejtė “ farėzimi” me farė tė huaj, anonime ēdo gruaje, por vetėm atyreve tė cilave kėtė ua lejon pėr shkaqe tė arėsyeshme njė komision i posaēėm profesional. “ Tė drejtėn e e pėrcaktimit ndėrmjet mbarėsjes sė natyrshme ose artificiale, tė cilėn sot ende nuk e ka, njė ditė do ta ketė ēdo grua. Drejtėsia jep tė drejta - por nė drejtėsi diēka mbindėrtohet vetėm pasi tė pranohet prej shumicės… Dilema e vėrtetė qėndron nė atė se ne , shumica “normale” vallė jemi tė gatshėm qė njerėzve tė tjerė tė rrallė tė gjinisė femrore t’u ndihmojmė nė plotėsimin e asaj qė jetėn e tyre tė vetme qė e kanė t’ua bėjmė tė lumtur.”

Njė pjesė e shtypit tė femrave me tė drejtė reagoi kundėr argumenteve tė sė djathtės dhe kundėrshtarėve tė risisė sė ligjit - duke rrėmih nė arkiva. Nė kėtė mėnyrė para opinionit janė nxjerrė deklaratat, tė cilat, nė mėnyrė sporadike i kanė dhėnė disa politikanė tė njohur sllovenė tė sė djathtės gjatė qėndrimit tė tyre dhjetėvjeēar nė pushtet, por qė tani janė kundėrshtarėt mė tė ashpėr tė tė drejtės sė grave qė vetė tė vendosin a dėshirojnė tė bėhen nėna. Mė drejtė, opinionit i janė pėrkujtuar deklaratat e Janez Janshės, Marjan Podobnikut, Lojze Peterles… se si “pėr shkak tė obligimeve shtetrore u mbetet fare pak kohė pėr familjen”, “se ndoshta kėtė e kuptojnė edhe fėmijėt tanė dhe prandaj nuk na hidhėrohen”, se si secili prej tyre personalisht ka njė bindje tė vetme - “se gruaja ėshtė ajo qė e mba familjen”. Demagogjia nė vepėr dhe teoria nė fjalė, nė tė vėrtetė nuk i ka shqetėsuar aq shumė simpatizantėt e zotrinjve tė pėrmendur. Prandaj ėshtė vėshtirė tė prognozohen rezultatet e njė referendumi tė kėtillė, ndoshta edhe nga shkaku se nuk dihet se sa trupi zgjedhor do tė jetė i interesuar pėr kėtė nė kohėn e momentit tė ri - transmetimin e takimit tė Putinit dhe Bushit, nė Lubjanė.

Deri tani, ndėrkaq, dihet vetėm njė gjė - ajo se nė anėn tjetėr tė kanuneve tė kishės dhe tė djathtistėve janė gjetur tė gjithė ata tė cilėt mbėshtesin zgjidhjet e reja nė ligjin e pėrmendur. Kėta, nė radhė tė parė, janė pjesėtarėt e gjeneratės sė re, ata me pikėpamje liberale, ithtarėt e Demokracisė liberale sllovene ose Listat e bashkuara tė socialdemokratėve. Pėrkrahje e qartė vjen poashtu edhe nga grupe tė ndryshme femrash, tė cilave “ e drejta pėr pėrcaktim” nuk u ėshtė e huaj”.

“Sllovenia nė dhjetėvjetorin e shtetėsisė sė vet qėndron pėrballė njė testi serioz nga respekti i tė drejtave tė njeriut nė shekullin e ri. Referendumi ėshtė njė formė e kėtij ballafaqimi, kurse shkak konkret pėr kėtė, pa dyshim pėr pjesėn mė tė madhe tė Evropės sė lirė- ėshtė vetė e drejta e ēifteve dhe grave tė cilat lirisht mund tė pėrcaktohen pėr mbarėsje me ndihmėn e biomjekėsisė. Mė kryesorja ėshtė e drejta qytetare ; pėrcaktimi i lirė!” Kėto fjalė janė shėnuar nė hyrjen e letrės tė cilėn e kanė nėnshkruar 35 personalitete tė njohura tė jetės kulturore dhe politike tė Sllovenisė. E nėnshkruara e parė ėshtė Spomenka Hribar, kurse nė mesin e mė tė njohurave nė kėtė listė janė Ljubo Bavcon, Sllavoj Zhizhek, Niko Tosh, Darko Shtrajn, Katja Boh, Svetllana Makaroviq, Zoran Predin, Vllado Kreslin dhe shumė tė tjerė. Tė nėnshkruarit poashtu kanė formuar edhe Kėshillin pėr pėrcaktim tė lirė. E tėrė kjo me qėllim qė mė 17 qershor tė sillet vendim i vėrtetė dhe i drejtė. Vendim qė do tė barazojė tė drejtat e tė vetmuarve me ata tė ēifteve.

IGOR MEKINA