AIM: start



THU, 28 JUN 2001 19:25:56 GMT

Kidnapim ose mashtrim?

Nė prag tė festės sė dhjetėvjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Sllovenisė -mė 25 qershor1991 praktikisht u hap procesi i shpėrbėrjes sė shtetit tė dikurshėm dhe luftėrave nė RSFJ-sė sė dikurshme - opinioni vendas u befasua me lajmin e qė para pesė muajve se majori i Ushtrisė sllovene Ladislav Troha ishte gjetur i gjallė dhe shėndoshė afėr njė rruge nė rajonin e Vrhnikut.

Lubjanė, 25.06.2001.

Trohėn e zhdukur, mė 23 qershor, nė gjashtė e gjysmė tė mėngjesit, nė njė rrugė malore qė shpie pėrmes Logatēit, e kishin gjetur dy vendas dhe menjėherė kishin lajmėruar policinė. Troha i tha policisė kriminalistike se nga 18 janari i kėtij viti nė paralagjen e Lubjanės (Podutik) e kishin kidnapuar tre burra tė uniformuar (mė vonė tha gjashtė).

Sipas dėshmisė sė Trohės ata e kishin futur nė veturė, rreth njė-dy orė e kishin vozitur nė njė drejtim tė panjohur dhe me sy tė mbyllur e kishin dėrguar nė njė shtėpi, ku kishte kaluar nė bodrum pesė muaj. Del se kidnapuesit asgjė nuk kishin kėrkuar nga Troha, as kishin biseduar me tė, e kishin ushqyer me patate dhe makarona derisa mė nė fund u kishte thėnė se "kėshtu mė nuk shkon", prandaj "le ta vrisnin apo lėshonin". Dhe kidnapuesit ditėn e nesėrme e kishin lėshuar! Mėtej Troha nuk e di se kush ishin kidnapuesit dhe as qė kishte njohur ndonjėrin.

Ky rrėfim me hepiend u prit me ftohtėsi nga mediumet dhe opinioni publik. Mediumet, siē e do rendi, treguan pėrmbajtje dhe dyshim duke aluduar nė mundėsinė se Troha mbase ishte "vetėkidnapuar", pėr ēka "majori kėngėtar" refuzon tė japė deklarata pėr mediume tė caktuara. Veēmas e kishte hidhėruar deklarata e njėri nga inspektorėt e policisė qė vėrtetoi se policia nė mėnyrė sporadike ishte informuar se Troha ishte parė kėtu dhe atje, herė nė detė (Izola), herė nė male, kurse nė mėnyrė shokante ndikoi edhe aluzioni se policia kishte dėgjuar nėpėr ēarshi, veēmas ditėve tė fundit, se Troha do tė paraqitej nė kremten e dhjetėvjetorit tė shtetėsisė. Nga ana tjetėr, mbeti e paqartė pse policia, nėse e kishte ditur se ku gjendej Troha, kishte heshtur kaq gjatė.

As rrėfimi i Trohės, as ai mediumeve dhe policisė nuk zbuluan diēka tė re. Si variante mbetėn tre obcionet - Troha vėrtet ishte kidnapuar, qė t'i shpėrlahej truri ose tė frikėsohej (se tashmė ėshtė kthyer gjallė e shėndoshė), gjegjėsisht kidnapimin e kishte menduar vet qė tė fshehej nga miqtė fajtorė dhe tė tėrhiqte vėmendjen e opinionit. Se bėhet fjalė pikėrisht pėr tė fundit e vėrtetoi edhe Pavle Ēelik, njė profesionist me mjaft pėrvojė qė ishte kryeshef i policisė sė uniformuar sllovene deri nė fillimin e viteve nėntėdhjetė.

Ka shumė detaje qė e bėn tė dyshimtė rrėfimin e Trohės. Nė vendin ku herėt nė mėngjes dy ditė para kremtes sė pavarėsisė Troha ishte hudhur nga furgoni, kriminalistėt kishin gjetur nė rrugė edhe nė litar tė papėrdorshėm, i ngjashėm me atė qė i ishin lidhur duart dhe kėmbėt Trohės. Sipas njė versioni, bėhet fjalė pėr tė ashtuquajturėn kabėll montazhi, sipas tė dytit, versionit mė tė ri, bėhet fjalė pėr lidhėse tė njėjta qė pėrdor edhe policia, qė ndryshe kanė emrin zyrtar vetvėzhgim. Troha menjėherė u mbart nė Qendrėn Klinike, ku e kontrolluan mjek specialistė por nuk hetuan diēka tė veēantė, pėrveē se ishte i ngatėrruar dhe i paqethur (me flokė dhe mjekėrr qė fare nuk tė kujtonte oficerin e ruajtur dhe tė qedhur siē ishte mė parė); prandaj u mbajt vetėm njė ditė pėr "pushim".

Tė pėrkujtojmė se rasti i Trohin ėshtė i ngatėrruar dhe ndėrlikuar. U bė i njohur pėr opinionin shkaku i kritikave nė adresė tė ushtrisė (kushte tė vėshtira) pėr ēka erdhi nė konflikt me tė apostrofuarit. Vendosi tė bėnte njė protestė publike. Disa muaj, pėr ēdo mėngjes, valėviste flamurin slloven para parlamentit slloven, e mė vonė ngelte nė tė njėjtin vend duke bėrė grevė nėn tinguj tė kitarės. Kėshtu edhe llagapi "majori kėngėtar". Shpejt "shkaku i sjelljeve tė pahijshme" u pėrjashtua nga puna. Deri sa zgjaste suspendimi, Troha nuk humbi kohė - shkruan libėr dhe kėrkonte shumė para nga disa politikanė tė fuqishėm qė tė mos rrėfente atė qė dinte. Libri doli, kurse Troha sėrish u pranua nė shėrbim, por nė njė vend tjetėr, nė Ministrinė e Mbrojtjes. Pason momenti tjetėr kyē - "Veēeri" i Mariborit e botoi intervistėn e gjatė tė Trohės ku ai akuzon rėndė tre kolegė tė dikurshėm nga Ushtria Sllovene se me urdhėrin e ministrit tė atėhershėm tė mbrojtjes Janez Jansha kishin kurdisur bombėn nė veturėn e deputetit tė Partisė Nacionale Sllovene Zmag Jelinēiē. I njėjti rrėfim, pėr ēdo rast, i ishte dėrguar edhe njė notari pėr vėrtetim. Me vonesė prej disa vitesh Troha i tregoi opinionit se si ishte kryer sulmi ndaj autos sė Jelinēiēit dhe kush ishin porositėsit, si ishte pėrzier vet nė kėtė rast - me urdhėr tė tė lartpėrmendurve kishte falsifikuar librin e rojes qė policia tė mos mund tė zbulonte asnjė gjurmė.

Kėshtu kishte ndodhur. Gjurmėt e kishin orientuar policinė deri nė kazermė, por kėtu ngeci puna se eprori i dyshuar i njėsisė elite tė Ushtrisė Sllovene MORIS, kishte alibi - ishte nė roje. Troha gjatė rrėfimit tė vet pranoi se i vinte keq qė i kishte mashtruar kriminalistėt.

"Kėto ishin metoda teroriste. Mbase do tė pyeteni, si unė - kush ishte ose kush ėshtė nė rradhė. Mbase do tė jem unė, mbase ti..." pėrfundoi nė mėnyrė profetike nė letrėn e vet tė dėshmisė, tė deponuar gjatė janarit te notari. Ėshtė e qartė se nuk ishte e lehtė pėr Trohėn qė pas tetė vjet heshtjeje tė fliste haptas. Ajo qė e bėn tė rėndėsishme dėshminė e tij ėshtė nxitja qė u bėri edhe disa tjerėve qė vėrtetuan rrėfimin e Trohės, por vetėm Troha ishte i gatshėm qė Janshės dhe tė tjerėve t'ua thoshte haptas. Nė fillim tė janarit situata bėhet mė dramatike - Troha shkon te gazetari i Veēerit qė e shėnoi dėshminė e tij.

"Mė tha rrezikohet me vdekje dhe mė luti qė rrėfimin ta botonim sa mė parė. Vendosėm qė ta botonim sa mė parė rrėfimin, posa ai tė kishte fituar mbrojtjen e opinionit publik," sqaroi mė vonė gazetari i Veēerit.

E gjithė tjetra dihet. Intervista botohet, kurse pas dy ditėsh Troha humb pa asnjė gjurmė. Kishte nga ata qė gjatė zhdukjes misterioze thanė se bėhej fjalė edhe pėr njė gaf tė ri tė "majorit kėngėtar". Megjithatė kaluan dy, tre muaj dhe shumica menduan se ai nuk ishte mė nė mesin e tė gjallėve. Befas Troha paraqitet dy ditė para festės mė tė madhe sllovene nė kėtė dhjetėvjeēar.

Ai tha se nuk kishte kuptim se ēfarė dite ishte, se kishte menduar qė ishte fundi i majit ose qershori. "Ēka kam thėnė kam thėnė. E di se ēka mė ka ndodhur dhe kėtė e kam rrėfyer. Ata qė shkruajnė gjithēka - u ndihmoftė Zoti, nuk dijnė ēka bėjnė," pėrfundon Troha.

Para kamerave flet me pasiguri, aspak nuk ėshtė i hidhėruar shkaku fatit qė e gjeti. Lėshohet shpejt nga spitali edhe pse mezi fliste nga lodhja.

Informatat e disa dėshmitarėve qė thoshin se e panė nė rrethinėn e tyre burrin "mjekėrrosh" i pėrgjigjeshin pamjes sė tij tė jashtme. Ėshtė fakt se Troha edhe tre ditė pas daljes nga "paraburgimi" pesėmujor nuk u qeth kurse e gjithė kjo hudh dyshim nė versionin e tij.

Mė e keqja qė mund tė ndodhė ėshtė nėse teoria e "vetėkidnapimit" dėshmohet si e vėrtetė. Atėherė do tė hudhet nė tė njėjtin kontejner edhe rrėfimi pėr vendosjen e eksplozivit nėn veturėn e Jelinēiēit (Jelinēiēi gjatė kohės sė eksplodimit ishte kundėrshtar i ashpėr i Janshės dhe mėnyrės se si e kryente funksionin e ministrit tė mbrojtjes). Nėse ndodh kėshtu, Troha do tė do tė jetė viktimė e lojtarėve me pėrvojė. E sa i pėrket Trohės do tė ishte mirė sikur tė ripėrsėriste rrėfimin e Ezopit pėr bariun dhe ujkun. Pėr djaloshin qė bėrtiste "Ujku!" dhe nuk e morrėn seriozisht edhe kur ujku u shfaq sėrish. Njė ėshtė e sigurtė - nėse Ladislavi sėrish "humbet", me gishtat e njėrės dorė do tė mund tė numėrojė ata qė do shqetėsohen.

IGOR MEKINA