AIM: start



TUE, 10 JUL 2001 20:13:25 GMT

Dhjetė vjet mė pas

Mė 7 korrik kanė kaluar dhjetė vjet nga pėrfundimi i tė ashtuquajturės “luftė dhjetėditore”, siē quheshin konfrontimet ndėrmjet njėsive tė Mbrojtjes Territoriale tė Sllovenisė dhe policisė (nga njėra anė) dhe Armatės Popullore Jugosllave nga ana tjetėr. Gjithēka filloi nė mėngjes, pas shpalljes zyrtare tė pavarėsisė dhe ngritjes sė flamurit slloven nė qendrėn e Lubjanės. Pas dhjetė ditėsh luftime u arrit armėpushimi dhe pastaj marrėveshja e pėrhershme e arritur mė 7 korrik nė Brione me ndėrmjetėsim tė Bashkėsisė Evropiane. U arrit “deklarata e Brioneve”, e para nė serinė e dhjetra tentimeve diplomatike pėr zgjedhjen e krizės nė RSF tė Jugosllavisė sė atėhershme.

Lubjanė, 07.07.2001.

Nė 25 qershor para njė dhjetėvjeēari Kuvendi slloven nė bazė tė referendumit miratoi aktin pėr pavarėsi. "Sot janė tė lejuara intrigat, nesėr ėshtė ditė e re", tha atėherė kryetari i Sllovenisė Millan Kuēan nė Lubjanė, derisa ēeta e Mbrojtjes Territoriale e pėrshėndeti duke hequr flamurin jugosllav dhe duke e ngritur flamurin slloven. Tė njėjtėn natė ngjarjet filluan tė zhvillohen sipas skenarit tė rastit – herėt nė mėngjes njėsitė e APJ-sė u nisėn drejt vendkalimeve kufitare. Sllovenia i priti me barikada, qė u shmangėn nga tanket. Transportuesit e APJ-sė nuk kursyen as veturat qė i kishin nxjerrur nė rrugė civilėt pėr tė penguar kalimin nėpėr rrugė, kurse nė shėnjestėr tė aviacionit ishin transmetuesit e radios dhe televizionit kombėtar. Luftimet sporadike zgjatėn dhjetė ditė. Rrjedha e tyre nuk ishte e vėshtirė pėr t’u parashikuar.

"Forcat e republikės sė Sllovenisė nė luftimet me APJ-nė sulmuan me intensitet tė vogėl apo tė madh gjithė 35 vendhyrjet kufitare si dhe disa njėsi tė vogla nė 87 karakolle dhe afėr dyzet objekte tjera... Pasi qė forca e pėrgjithshme e njėsive tona qė u nisėn drejt vendkalimeve kufitare ishte gjithsejt 2000 njerėz, njėsitė e MT (sllovene) dhe policia gjatė kryerjes sė detyrave kryesore nuk e kishte tė vėshtirė tė krijonte forca mė tė volitshme qė, sipas disa kuotave, ishte nė raportin 10 deri 20 njerėz ndaj njė njeriu. Derisa automjetet tona filluan tė lėviznin nėpėr rrugė, ana kundėrshtare shfrytėzoi pėrparėsinė e terrenit tė vendit, pra terenin karakteristik malor si dhe ndihmėn e popullatės vendase, duke iu falemnderuar edhe propagandės agresive pėr pėrkrahje", kujton gjeneral-majori i APJ-sė nė pension Konrad Kolshek nė librin e botuar 'Kujtime nga fillimi i konfliktit tė armatosur nė Jugosllavi mė 1991”.

Kolshek, pėrndryshe slloven, nė rolin e komandantit tė Zonės sė Pestė ushtarake me seli nė Zagreb me urdhėr tė Shtatmadhorisė sė APJ-sė dhe Qeverisė federale ishte ai qė filloi aksionin kundėr vendit tė vet. Megjithatė, pas dhjetė ditė konfrontimesh ishte e qartė se ushtria federale nuk kishte pėrkrahje nga federata qė po vdiste, e as nga Serbia, prej ku Millosheviqi (sipas dėshmisė sė anėtarit tė atėhershėm tė Serbisė nė Kryesinė e shtetit tė pėrbashkėt - Bora Joviēit) porositi se duhej luftuar pėr “kufinjtė e Jugosllavisė sė ardhshme”.

Gjithēa u krye me asistencė tė treshes sė BE nė Brioni, ku u arit marrėveshja pėr njė moratorium tremujor pėr tė gjitha vendimet. Bashkėsia evropiane kėrkoi kthimin e tabelave dhe shėnimeve federale kufitare, suspendimin e aktit tė njėanshėm, kthimin e armėve tė marra nga APJ-ja e kėshtu me rradhė. Vetėm njė pjesė e kėtyre kėrkesave u plotėsua. Udhėheqėsia e Sllovenisė ishte e para qė e kuptoi se Evropa vetėm pengon me fjalė, e megjithatė pranon “gjendjen faktike”; pėrndryshe kjo ėshtė politika e shteteve evropiane qė udhėhiqet qė nga fillimi i krizės deri tani. (I vetmi pėrjashtim ishte ndėrhyrja kundėr RFJ-sė). Ėshtė interesant, pas librit tė Kolshekut, tė pėrqasėsh aktorėt e ndryshėm qė kujtojnė atė qė ėshtė biseduar nė Brione. Versioni i parė ofrohet pėrmes ditarit tė Borisav Joviēit, anėtarit tė atėhershėm tė Kryesisė sė RSFJ-sė.

"Bisedė me Treshen e Bashkėsisė Evropiane: Van den Bruk, Zhak Pos dhe Zhoao Pineira, ministra tė jashtėm tė Holandės, Luksemburgut dhe Portugalisė, nė Brione. Deri te bisedimet erdhi nė kohėn e ngulmimeve qė Sllovenia dhe Kroacia tė respektonin premtimet e veta dhe me garancė tė BE-sė tė bėnin suspendimin e vendimeve separatiste pėr tre muaj, qė nė ndėrkohė tė kėrkohej njė marrėveshje pėr zgjidhje politike. Praktika ka treguar qartė se nga kjo punė nuk ka asgjė, kurse BE-ja nė kėto bisedime demonstroi mė shumė pengesė dhe tėrheqje vėmendjeje ndaj Jugosllavisė sesa separatistėve dhe haptas paralajmėroi “ndėrrimin” e qėndrimit tė vetė nė drejtim tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė", kujton Joviēi. Pas kėsaj pėrmend fjalėt e tė dėrguarit tė BE-sė, Van den Bruka: "Jam shumė i kėnaqur, sepse dje kam dėgjuar, nė deklaratėn qė e dha zoti Millosheviq, se ai pranon tė drejtėn e vetėvendosjes, se pranon edhe mundėsinė, qė mund tė realizohet me kohė, pėr ndarjen e republikave tė caktuara nė Jugosllavi. Mė ka pėlqyer shumė edhe ajo qė tha se nuk e konteston principin e tė drejtės pėr vetėvendosje, por kėrkon qė konkludime tė kėtilla tė bazohen nė negociata ose nė dialog, me fjalė tjera – e ardhmja e Jugosllavisė doemos duhet tė jetė rezultat i dialogut dhe negociatave paqėsore. Nė lidhje me kėtė ne u pajtuam plotėsisht me zotin Millosheviq".

Zyrtarisht Bashkėsia Evropiane i parashtroi kushte mjaft tėrėnda edhe udhėheqėsisė nė Lubjanė. "Mendoj se keni absolutisht tė drejtė kur, pėrherė, potenconi se ēdo zgjidhje ėshtė e mundshme nėse ėshtė si rezultat i njė marrėveshjeje nė negociata. Gjithnjė e themi se aktet e njėanshme, si kėto, nuk do tė ēojnė nė zgjidhje paqėsore... Nė bisedimet

tona me sllovenėt ua bėmė tė qartė se ekzistojnė dallime dhe probleme tė caktuara qė nuk janė zgjidhur... ua bėmė tė qartė sllovenėve se nėse dėshirojnė tė realizojnė tė drejtėn e tyre pėr vetėvendosje, kėtė mund ta bėjnė vetė pėrmes negociatave”, tėrhoqi vėretjen pėrfaqėsuesi i BE-sė.

Nė fund gjithēka pėrfundoi ndryshe. Nė fillim gjithkund u shpėrndanė armė, kurse bisedimet erdhėn nė fund, si vėrtetim i gjendjes faktike nė terren. U respektua vetėm ajo qė u arrit pėrmes fuqisė ushtarake. Kryesia e RSFJ-sė (Janez Drnovshek, Stipe Mesiē, Bora Joviē dhe tė tjerėt) nuk kishte rrugėdalje tjetėr qė me votat e pėrfaqėsuesve tė Beogradit dhe Lubjanės tė vėrtetonin vendimin qė APJ-ja tė tėrhiqej nga Sllovenia. Ėshtė fakt se Sllovenia nė fund u pavarėsua me ndihmėn e votave serbe nė Kryesinė e RSFJ-sė ( dhe Janez Drnovshekut, natyrisht), por edhe me votėn “kundėr” tė kryetarit tė tanishėm kroat Mesiēit qė kėtyre ditėve ėshtė harruar.

Kėshtu nė tavolinėn e rrumbullakėt me rastin e pavarėsisė sė Sllovenisė dhe Kroacisė nė Interkontinentalin zagrebas aktorėt e dikurshėm Janez Jansha, Dimitrij Rupel, Igor Bavēar, Stipe Mesiē, Martin Shpegell dhe tė tjerė thanė shumė komplimente pėr njeri-tjetrin – vetėm korrespondenti i “Delo”-s nga Zagrebi e pėrkujtoi opinionin publik pėr kėtė fakt tė palakmueshėm historik. Nuk ka dyshim se largimi i APJ-sė shėnoi jo vetėm fundin e RSFJ-sė dhe fillimin e pavarėsimit real tė Sllovenisė, por edhe fillimin e luftimeve tė pėrgjakshme, qė nė hapėsirat e shteteve tė dikurshme nuk kanėpėrfunduar as deri mė sot.

Sa i pėrket pjesės sllovene kriza u thellua sa mes APJ-sė dhe pėrfaqėsuesve tė forcave sllovene u nėnshkruan disa marrėveshje (p.sh. pėr "mbrojtjen e armėve dhe banesave ushtarake nė pronėsi tė APJ-sė” dhe tė ngjashme), qė mė nėfund ishin tė vlefshme sa njė letėr e hudhur nė kontejner. Armėt mbetėn nė Slloveni, qė sot pėrdoren nga Ushtria Sllovene, banesat u privatizuan nė masė tė konsiderueshme, kurse familjet e eprorėve tė armatės sė humbur as sot e kėsaj dite nuk kanė tė rregulluar ēėshtjen banesore e as tė drejtat sociale... Sllovenia dhjetėvjeēarin e parė tė pavarėsisė e festoi me fishekzjare nė Sheshin e Republikės dhe me fjalimin e kancelarit gjerman Gerhard Shrederit, pėrfaqėsuesit tė vetėm tė BE-sė sė njėjtė e cila u angazhua pėr zgjidhjen e krizės nė Jugosllavinė e dikurshme.

Mediumet vėrejtėn se paralajmėrimi pėr paraqitjen e Shrederit para popullit slloven krijoi dilema dhe asociacione tė kėqija, sepse gjermanishtja nga foltoret e kėtushme nė tė kaluarėn nuk do tė thoshte diēka e mirė. Nė konstelacionin e raporteve tė tanishme miqėsore, komentatorė tė pavarur panė nė paraqitjen e Shrederit njė dozė tė madhe tė servilizmit ndaj Gjermanisė. Ndodhi qė nė disa gazeta ditore tė botoheshin komente me titull tė njėjtė - "Danke Dojēland", me aluzion pėr falemenderimin e nėnshtetasve tė magnatėve nga Boni dhe Berlini, ashtu siē e praktikoi para disa vitesh Kroacia fqinje.

Ishte siē ishte, nė tė njėjtėn ditė kur u arrit “Marrėveshja e Brioneve”, dhjetė vjet mė pas, disa ndėrmjetėsues tė tjerė evropiane, sollėn disa “plane tjera kompromisi”, kėsaj rradhe nė Shkup, vatra e fundit e republikės jugosllave ku u shpėrngul lufta, duke shkuar drejt jugut.

IGOR MEKINA