AIM: start



THU, 12 JUL 2001 20:07:12 GMT

Mafia pyjore nė RS

AIM Banjallukė, 10.07. 2001.

Dėmet qė i shkakton prerja ilegale dhe importi i drunjve pėr buxhetet e dy entiteteve mund tė arrijnė dhjetėra milionė marka brenda vitit, kurse dėmet e pyjeve mund tė llogariten me dhjetėvjeēar dhe shekuj. Kėshtu konstatoi para ca kohe kryetari i Trasperency Internacional pėr BeH Boris Divjak.

Para luftės BeH kishte rreth 43,44 pėrqind tė territoreve nėn pyje. Sipas vlerėsimeve zyrtare Republika Serbe posedon rreth 3 miljardė marka pasuri pyjore. Dikur BeH ishte vendi i dytė nė Evropė pėr nga pasuria pyjore, por viteve tė fundit pėr shumėēka ka ndryshuar imazhi i saj. Ekspertėt thonė se kjo nuk ėshtė as pasuri. Prerja e paplanifikuar e drunjve dhe shkatėrrimi i pyjeve rrezikon zhbėrjen e pyjeve nga kjo hapėsirė.

Mbase kėshtu mund tė sqarohet edhe mania pėr hapjen e punishteve tė sharrave nė gjithė BeH. Sipas tė dhėnave jozyrtare sharra ilegale ka tre herė mė shumė se sa tė regjistruara. Biznesi i kėtillė ėshtė me levėrdi dhe i thjeshtė - Nuk investohet asgjė, kurse fitohet shumė.

Derisa puna nė punėtoritė private tė sharrave lulėzon, firmat shtetėrore

punojnė me kapacitet tė zvogėluar dhe ngadalė fundosen. Ministria e bujqėsisė, ujėrave dhe pyjeve e RS vendosi qė pėrmes njė aksioni tė pėrbashkėt me kolegėt nga Federata tė tentojė tė ndėrmarrė diēka. Ministria pėrkatėse filloi me veprime konkrete - nga ndėrrimi i njė pjese tė udhėheqėsisė nė strukturėn e pylltarisė, deri tek shtimi i inspektimeve. Njė nga masat e kėtilla ėshtė qė nė tė ardhmen shitja e vendeve pyjore tė bėhet nė formė tė centralizuar- nė nivel tė JP 'Srpske shume', e jo individualisht, siē ishte deri tani.

Sipas fjalėve tė ministrit Rajko Latinoviē, leje pėr eksport mund tė fitojnė vetėm firmat qė janė tė specializuara pėr kėtė punė, duke shtuar se tė tilla janė tė pakta nė kėto hapėsira. Latinoviē thekson se rol tė rėndėsishėm nė gjithė procesin doemos duhet tė ketė edhe ministria e industrisė, qė detyrimisht duhet tė angazhohet nė kontrollin e e mėnyrės sė punės sė pėrpunuesve tė drurit, qė kėtu janė me mijėra. "Ėshtė e detyrueshme tė vendoset rend nė punėn e pėrpunuesve tė drurit, qė tani ka tre herė mė shumė se sa parasheh plani vjetor i prerjes sė drunjve dhe pėr tė gjithė nuk ka vend", thotė Latinoviē.

Latinoviē pohon se ėshtė problematike se prerja e drunjve nė BeH ėshtė bėrė edhe temė e politikės ditore. Firmat shtetėrore janė tė politizuara tejmase, kurse firmat private punojnė jashtė kornizės ligjore duke rritur kėshtu dėmin. Dalja nga ky rreth ende nuk duket. Sipas tė dhėnave tė Transparency Internacional, kontrolli ndaj pyjeve ishte privilegj partiak, veēmas i partive qė kishin pushtetin vendor.

"Kėta politikanė lokal shpesh janė nė lidhje me pronarėt e sharrave ilegale, kurse nė anėn tjetėr, tė njėjtit janė tė emėruar nė strukturat shtetėrore tė pylltarisė", sqaron Divjak dhe shton se, sipas rregullit, nė ndarjen kadrovike partia politike realizon nevojat e veta mafioze.

Vlerėsimet e Divjakut i vėrteton edhe kryetari i Partisė Socialdemokrate tė BeH Ranko Bakiē. Ai thotė se zhvendosja e JP 'Srpske šume' nga Banjalluka nė Sokolac flet vetvetiu mjaft: "PSD punon nė idenė e vet dhe ėndrrėn e parealizuar pėr bashkangjitje me Serbinė, prandaj insiston qė gjithė institucionet e rėndėsishme t'i vendos nė lindje tė RS. Bakiē pyet se si ka mundėsi qė firma shtetėrore tė paguajė njė kub dru aq sa njė firmė private me aq para paguan vend pyjor. Dhe pėrgjigjet: "Thjesht, privatisti u ik pagesave tė detyrimeve ndaj shtetit dhe dikujt i jep reket". Edhe pse nuk dėshiron qė tė pėrmend emra, Bakiēi thotė se reketari kryesor nė kėtė rast ėshtė PSD-ja.

Se korupsioni nė pylltari ėshtė evident dėshmon edhe ministri Latinoviē.

Kėto pohime i shpreh me faktin se sipas dokumenteve zyrtare nė shumė prona pyjore nuk shėnohet fare puna e bėrė, kurse nga ana tjetėr sasia e

materialit tė prerė nė territorin e njėjtė ėshtė e madhe.

"Keni shembull ndėrmarrjen si ' Borja' nga Tesliēja, qė pėr disa vite ka

shėnuar humbje sa kam ndjenjėn qė kjo ėshtė bėrė qėllimisht, sepse nuk ka mundėsi tė kishte kaq shumė humbje", kap kokėn me dorė ministri Latinoviē. Sipas mendimit tė tij pasuria pyjore e BeH mbartet nė dy drejtime - pėrmes Kroacisė drejt Italisė pėr nė vende tjera tė Evropės jugore dhe pėrmes Jugosllavisė e tregut grek. Nė pyetjen, se si ka mundėsi qė sharrat private punojnė mirė, kurse atė shtetėrore keq Latinoviē pėrgjigjet: "Veē korupsionit, me siguri njėri ndėr shkaqet ėshtė mosparaqitja e punėtorėve. Nė njė sharrė afėr Banjalukės punėtorėt punojnė vetėm pėr mėditje".

Kontrolli i gjithanshėm politik mundėsoi qė nė komunėn e Drvarit tė ndodhte rasti qė policia lokale tė ēarmatosej nga ana e vjedhėsve tė drurit, kurse frontin ndaj SFOR-it, qė gjithashtu kishte intervenuar, tė siguronte fusha e minuar. Nė fund drunjtė pa u penguar kishin pėrfunduar nė njė sharrė ilegale vendore.

Ndryshimi i pushtetit nė tė gjitha nivelet shtetėrore deri tani nuk ka dhėnė kurfarė rezultatesh inkurajuese. Mafia pyjore, pa marrė parasyshė pėrkatėsinė etnike, edhe mėtej ėshtė mė e fuqishme se sa vullneti i politikanėve pėr reforma efikase. Prandaj nuk ėshtė ēudi qė BeH ėshtė vendi i vetėm nė botė ku nuk mund tė vlerėsohet vlera e pyjeve. Kėtė e pamundėson pėrpilimi i planeve vjetore pėr prerje dhe vlerėsime tjera. Kėshtu edhe mėtej nuk e dijmė se sa janė tė hyrat e drunjve nė prodhimtarinė nacionale bruto edhe pse politikanėt tanė thonė se druri ėshtė pasuria mė e madhe e jona.

Nė pyetjen se si tė mbrohen pyjet, Boris Divjak pėrgjigjet se njė nga mėnyrat ėshtė sjellja e ligjeve tė reja.

"Formimi i policisė pyjore dhe pjesėmarrja aktive e ekipeve inspektuese gjithashtu mund tė zgjidh problemin", vlerėson Divjak. Megjithatė, nė Transperency Internacional pėrmendet se ėshtė mė e rėndėsishme qė me institucionet pyjore pėrfundimisht pozicionet udhėheqėse t'i marrin pylltarėt e jo politikanėt.

SANELA ZHIVKOVIQ