AIM: start



THU, 12 JUL 2001 20:11:43 GMT

Krizė qeveritare shkaku i dorėzimit tė gjeneralėve

AIM, Zagreb, 09.07.2001.

Aktakuza e Gjykatės sė Hagės kundėr dy gjeneralėve kroat paraqet krizėn mė tė madhe tė pushtetit posttugjmanist. Aktakuzat e firmosura para njė muaji arritėn nė Zagreb, por zyrtarisht ekzistimi i tyre u vėrtetua tė premten e kaluar, kur kryeprokurorja e Hagės Karla del Ponte vizitoi Kroacinė.

Nė aktakuzė, siē merret vesht jozyrtarisht, pėrfshihen emrat e gjeneralit tė pensionuar Ante Gotovina dhe gjeneralit aktiv Rahim Ademi. Pėrmbajtja e akuzės nuk ėshtė e njohur, por Ademi ngarkohet pėr krime lufte nė Medaēki Xhep, ku pėrmes taktikės sė tokės sė djegur u shkatėrruan disa fshatra serbe dhe u vranė mjaft civilė. Interesi i Gjykatės sė Hagės pėr Gotovinėn ndėrlidhet me operacionin "Stuhia", ku ishte njė nga komanduesit, por nuk dihet se pėr ēka ngarkohet nga Haga. Mes tjerash pėrdorimi i tepėrt i topave gjatė ēlirimit tė Kninit. Ademi shprehu atishmėri tė shkonte nė Hagė, kurse tani mėsohet se pushteti i Tugjmanit, para tre vjetėsh ia ndaloi bisedėn me hetuesit e Hagės. Gotovina nuk ėshtė i gatshėm t'i pėrgjigjet Gjyqit tė Hagės.

Tė shtunėn Qeveria kroate, pas njė mbledhje plot dramatikė, qė zgjati gjithė ditėn, solli vendimin qė tė plotėsojė kėrkesat e Hagės dhe tė veprojė sipas aktakuzave tė paraqitura. Ashtu siē u prit, vendimi pėr dorėzimin e gjeneralėve tė akuzuar shkaktoi tronditje nė koalicionin qeveritar. Partia Kroate Social Liberale (PKSL) e Drazhen Budishės, pėrndryshe partneri i parė i koalicionit i Partisė Socialdemorate tė Ivica Raēanit, u shpreh kundėr. Udhėheqėsia e PKSL insiston nė atė se nė Hagė nuk mund tė dorėzohen ata qė kanė mbartur pėrgjegjėsi gjatė komandimit. Kjo parti solli vendim qė ministrat e saj tė votonin kundėr dorėzimit dhe kryeministrit menjėherė t'ia dorėzonin nė tavolinė dorėheqjet e tyre. A do tė thotė kjo se partia e Budishės do ta braktis koalicionit qeveritar - tani pėr tani kjo ėshtė e paqartė.

Duke bėrė publik nė orėt e vona mes tė shtunės dhe tė dielės vendimin e qeverisė se pranon kėrkesat e Gjykatės sė Hagės, kryeministri paralajmėroi se nga Kuvendi do tė kėrkojė qė tė votojė pėr besimin ndaj kabinetit tė tij. Raēani mund tė fitojė pėrkrahjen e shumicės sė pėrfaqėsuesve tė Kuvendit edhe pasi liberalėt e Budishės i ja kanė kthyer shpinėn. Nėse nuk ka sukses - zgjedhjet e reja janė tė pashmangshme.

Nė kėtė moment ėshtė e vėshtirė tė vlerėsohet se si do tė votojė nė Kuvend PKSL.

Duke qenė kundėr kėrkesės sė Gjyqit tė Hagės udhėheqėsia e kėsaj partie tėrhoqi njė gurė nga koalicioni qeveritar, por gjithashtu lėkundi edhe rradhėt e pushtetit. Nga gjashtė ministrat e PKSL, vetėm njė respektoi nė tėrėsi vendimin e udhėheqėsisė sė partisė sė tij. Tjerėt vepruan laramanishėm - disa nuk u pėrcaktuan, disa ishin tė pėrmbajtur, disa ishin kundėr qėndrimit tė partisė dhe votuan pėr vendimin e qeverisė por pėr ēėshtje morale dhanė dorėheqje. Pėr ta pėrmirėsuar qėndrimin e vet dhe pėr ta penguar ēarjen nė parti Budisha tani plason deklaratat pėr pėrmbajtjen e papranueshme tė akuzės sė Hagės. Ai pranon se nuk e ka parė, por pohon se aty aksionet ēlirimtare kroate trajtohen si aksione tė krimeve tė luftės, se "Stuhisė" i imputohet dėbimi i planifikuar i 150 mijė serbėve tė Kroacisė dhe se Kroacia akuzohet pėr gjenocid.

Kundėr dorėzimit tė gjeneralėve u shpreh edhe BDK-ja, pėr pushtetin e tė cilit u soll Ligji pėr bashkėpunim me gjykatės e Hagės para pesė vitesh. Sipas kėtij ligji Kroacia nuk ka mundėsi tjera vetėm se tė plotėsojė kėrkesat e Tribunalit. Por, BDK-ja tani kėrkon referendum, thotė se akuzat mbėshteten nė fakte jo tė besueshme dhe se sėrish barazohet pėrgjegjėsia e agresorit dhe viktimės.

Disa parti tė vogla djathtiste, shoqata dhe organizatat e veteranėve paralajmėrojnė protesta masive, dalje nė rrugė, trazira dhe thyerje tė kufijve. Vendimi i qeverisė paraqitet si grushtshtet dhe tradhėti. Paralajmėruan se me tentimin pėr dorėzimin e gjeneralėve do ta bllokojnė Kroacinė. Thanė se dorėzimin do ta kundėrshtojnė me mjete demokratike, por nuk u pėrjashtuan edhe mjetet tjera. Porosisin qeverinė tė mos harrojė se ata kanė qenė luftėtarė. Kėto pengesa nė sezonin e suksesshėm

turistik, prej ēka mvaret mbijetesa ekonomike e vendit, nuk ėshtė vėshtirė tė ndodhin. Kryeministri paralajmėroi se dhunės do t'i pėrgjigjej me tė gjitha mjetet ligjore dhe se nuk do tė toleronte bllokimin e rrugėve.

Kryetari i Republikės Stjepan Mesiē gjatė njė paraqitjeje tė veēantė tek i drejtohej kombit pėrkrahu fuqimisht vendimin e Qeverisė qė pozitivisht t'i pėrgjigjej Gjyqit tė Hagės. Duke thėnė se vendimi i Qeverisė ishte alternativė e vetme, Mesiēi "rritjen e temperaturės dhe krijimin e psikozės pėr njė gjendje gati tė jashtėzakonshme" e vlerėsoi tė pabazė. Sipas tij pėr akuzat e Hagės duhet tė pritet, kurse pėr opinionin kroat tha se edhe mėtej "nuk e din gjithė tė vėrtetėn pėr ēka ėshtė punuar dhe ka ndodhur nė kohėn e luftės". Gjithė organeve dhe institucioneve tė shtetit u bėri thirrje tė veprojnė me kujdes e pėrgjegjėsi, kurse qytetarėt tė mos bien nė provokime: "Mos u besoni atyre qėllimi i tė cilėve ėshtė destabilizimi shtetit dhe ikja nga pėrgjegjėsia e pushtetit", porositi Mesiēi.

E shtuna e stuhishme nė Oborrin e Banjskos paralajmėroi edhe stuhi nė skenėn politike kroate. Qeverisė sė Raēanit i arrijnė tani fletėakuzat nga Haga pėr tė cilat ėshtė dashur tė dijė se janė tė pashmangsme, kurse ajo ėshtė gjetur e papėrgatitur. Pushteti posttugjmanist nga kryeprokurorja e Hagės morri si shpėrblim 500 ditė qė nuk i shfrytėzoi seriozisht. Nuk e shfrytėzoi as atė muaj kur u firmosėn fletėakuzat dhe arritėn nė Zagreb, kurse kryeministri dėrgoi letrėn e tij kundėrshtuese nė Hagė dhe shkoi nė pushim. Nuk u shfrytėzuan as ato dhjetėra ditė kur Millosheviqi u dėrgua nė Scheweningen dhe kur edhe naivit mė tė madh iu bė e qartė se ēka do tė pasojė.

Duket se ndaj sfidave tė Hagės pushteti aktual ėshtė i papėrgatitur, sikurse nė fillim tė mandatit tė tij. Gjatė njė viti e gjysmė arriti, pėrmes vėshtirėsive tė shumta, tė fillonte njė proces kundėr gjeneralit Norēa dhe grupimin tė Gospiēit. Rastet tjera tė njohura tė krimeve gjyqėsia kroate ende nuk i ka hapur. Qė nga fillimi dihej se atė qė nuk e bėnte Kroacia do ta fillonte Gjyqi i Hagės. Kryeministri mė parė u ankua se pushteti i kaluar kishte shkatėrruar dėshmitė, kurse Haga kishte materiale qė nuk ekzistojnė mė nė Kroaci. Kjo ėshtė e saktė, por ėshtė e pakontestueshme se edhe pushteti i tanishėm nė raport me Luftėn Atdhetare morri retorikėn e paraardhėsve tė tyre. Nuk deshti tė shmanget nga pohimet se Kroacia kishte udhėhequr vetėm luftė tė drejtė, mbrojtėse dhe tė shenjtė.

As opinioni publik nuk ėshtė i gatshėm tė ballafaqohet me tė vėrtetėn e plotė. Para sė gjithash sepse nuk ekziston vullnet politik. Beogradi dorėzoi kreun ushtarak nė Hagė duke pėrgatitur edhe dosje televizive pėr krimet serbe tė luftės; nė Kroaci nuk ka pasur emisione tė kėtilla. Mediumet mė tė fuqishme as qė kanė tentuar tė shkruajnė pėr krimet e luftės qė janė nė shpirtin e Gospiēit dhe nė hyrje tė varrezave tė Kninit. Televizioni nacional mė shumė u morr me reklamimin e mitingjeve djathtiste kundėr Hagės.

Pushteti posttugjmanist, i konsideruar si reformist, lėshoi rastin qė tė qėronte haptas hesapet me tugjmanizmin. Me aktakuzat e Hagės erdhi jo vetėm ēasti i vėrtetės por edhe ēasti i pagesės sė llogarive. Fatkeqėsisht, me vdekjen e Franje Tugjmanit u shmang mundėsia qė nė anėn kroate, ashtu si nė anėn serbe, tė pėrgjigjeshin projektuesit politik. Komandanti suprem ėshtė i vdekur, prandaj pėrgjegjėsia e komandimit adresohet te gjeneralėt e tij, qė ishin vetėm zbatues. Nė kėtė aspekt aktakuza e Hagės e arritur nė Zagreb me tė vėrtetė, nė njėfarė mėnyre, mund tė duket si e padrejtė.

JELENA LOVRIĒ