AIM: start



SUN, 15 JUL 2001 20:04:34 GMT

Bukuria e botės sė re

Pas tre vjet pune tė ekspertėve slloven lindi Ligji pėr mediume, qė pėr shkak tė pėrcaktimeve rigjide edhe mė parė iu nėnshtrua kritikės sė opinionit publik.

Lubjana, 8.07.2001

Ishte e mjaftueshme mė shumė se njė muaj qė ligji i ri pėr mediumet, pas miratimit nė Parlament, praktikisht tė shfaqte anėn e keqe. Edhe nė mediume janė gjithnjė e mė tė shpeshta kritikat nė adresė tė ligjit tė ri. Ligji i pėrgatitur mė shumė se dy vjet nga tre qeveritė sllovene qė nė start lėngon nga pėrcaktime tjera tė pėrgjithshme, shumė represive dhe me zgjidhje burokratike. Nė vend qė materiali tė shpėrndahet nė disa ligje,

gjithēka u fut nėn tė njėjtėn ēati.

Problemet dhe hamendjet janė tė shumta. Ēėshtja e tė drejtave dhe mbrojtja e burimit tė informacionit - qė pėr gazetarėt janė gjėja mė e rėndėsishme nė kėtė ligj - edhe kėsaj rradhe thuajse u harrua tėrėsisht. Edhe pėrkundėr asaj se pėr kėtė problem bisedohet tash dhjetė vjet. Ligji parasheh qė "redaktori, gazetari ose autori i tekstit nuk ėshtė i detyruar tė zbulojė burimin e informacionit, pėrveē nė rastin kur kjo parashihet nė ligjin penal". E pėrderisa ligji penal nuk njeh kurfarė tė drejtash pėr gazetarėt (njeh vetėm tė fshehtat mjekėsore, tė avokaturės, tė besimit) gazetari nė gjyq doemos duhet tė thotė gjithēka qė e kėrkon gjykatėsi. Nė Evropėn perėndimore dhe SHBA kjo e drejtė ėshtė pėrcaktuar nė mėnyrė mjaft precize. Fjalori oruellian i paragrafit slloven nuk ėshtė i rastėsishėm - diēka e ngjashme para njė gjysmė shekulli u shkruajtėn nė ligjin e Spanjės frankiste.

E gjithė kjo ėshtė rezultat i punės sė nėpunėsve tė Shoqatės sė Gazetarėve tė Sllovenisė, qė nė komisione tė tė ndryshme kaluan mjaft orė me funksionarėt shtetėror. Pasi nuk kishte kurfarė proteste zyrtare ose ndonjė kritikė pas miratimit tė paragrafit tė turpshėm kjo megjithatė flet mjaft pėr punėn e kėsaj Shoqate. Rezultati i vetėm i rėndėsishėm i shoqatės profesionale tė gazetarėve nė Slloveni nė dhjetėvjeēarin e fundit ėshtė garantimi i lehtėsimit pėr 5 pėrqind pėr anėtarėt e organizatės sė gazetarėve gjatė blerjes sė automobilave Reno.

Pėr ligjin qė ėshtė pėrgatitur kaq gjatė gjithashtu ėshtė e pazakonshme shmangia e rregullimit tė problematikės sė Internetit. Plotėsimi i zbrazėtirave juridike qė u shfaqėn shkaku i zhvillimeve tė reja teknologjike ishte njė nga qėllimet e ligjit. Pėrndryshe ministrat slloven gjithnjė komunikojnė pėrmes internetit. Pėrveē kėsaj sot nė Slloveni ka 400 mijė familje tė lidhura me Internet. Ligji pėr kėtė lloj komunikimi nuk nuk parasheh asgjė. Kjo ėshtė e keqe pėr firmat dhe shfrytėzuesit tjerė qė doemos duhet qė raportet zyrtare edhe mėtej t'i botojnė vetėm pėrmes gazetave. Fyerja nė Internet, qė e lexon gjithė bota, nė Slloveni nuk ėshtė vepėr penale.

Ligji me shumė hollėsi pėrcakton shumė gjėra, qė pengojnė botuesit e vegjėl. Tani gjithė botuesit duhet qė shėnojnė nė impresum numrin e ekzemplarėve tė shtypur kurse gjatė regjistrimit kanė mė shumė punė administrative. Shumica u befasuan nga pėrcaktimet e shumta pėr ndalesa. Ligji sanksionon madje 59 raste. Nė krahasim me kėto ndalesa gjithė Ligji penal i Sllovenisė njeh 264 vepra penale. Vėshtirė se mund tė gjendet ndonjė ligj me aq shumė vepra tė ndaluara. Ligji sanksionon publikimin e fshehtė, reklamimin e alkoolit, ndikimin e palejueshėm nė sponzorizimin e mediumeve, shpalljet qė "nėnēmojnė dinjitetin njerėzor" dhe ēfarėdo shpallje nė gjuhėt josllovene.

Mbrotja e gjuhės sllovene ėshtė shumė e ashpėr dhe rigjide. Kryeredaktori mund ta botojė shkrimin e vetė vetėm me vėrtetim se ka njohuri pėr gjuhėn sllovene. Gjithashtu vlen edhe pėr tė huajt. Gjithė mediumet nė Slloveni duhet ta pėrdorin gjuhėn sllovene. Pėrjashtim bėjnė vetėm rastet e pakicave tė "pranuara" (edhe kėtu ligji ėshtė diskriminues sepse potencohen vetėm tre pakicat sllovene "tė pranuara me kushtetutė") dhe mediumet qė i dedikohen ndonjė publiku specifik. Edhe nė kėsi rastesh doemos nė ballinat e kėtyre mediumeve duhet qė me shenja tė "dukshme" grafike, optike ose akustike nė gjuhėn sllovene tė shkruajė se kujt i dedikohet ky publikim nė gjuhė josllovene. Diēka ėshtė e qartė - pjesėtarėt e disa pakicave gjuhėsore nuk do ta kenė aq lehtė tė merrem me publikime apo me botimin e poezive tė tyre nė Slloveni. Pėrgjithėsisht e gjithė kjo ėshtė nė kundėrshtim me ligjet evropiane. Procesi i integrimit sheshazi duket se nuk ka efekte tė njėjta pėr vendet e mėdha dhe tė vogla. Derisa, pėr shembull, nė Gjermani kryetar i PEN-it ėshtė zgjedhur iranian (pėr shkak tė meritave tė tij dhe thyerjes sė stereotipeve etnike) dhe derisa nė kioskat e Anglisė mund tė lexosh shkronja tė ēuditshme, nė shtetet e vogla, siē ėshtė Sllovenia rėnia e kufijve tė jashtėm ngre gjithnjė e mė shumė bariera shpirtėrore.

IGOR MEKINA