AIM: start



TUE, 31 JUL 2001 20:04:30 GMT

Zgjidhja e fundit e Karaxhiqit pėr Ēmimin "mbretėria qiellore"

Zgjidhja e vetme e Karaxhiqit ēon drejt gjendjes pėr tė zgjedhur ose jo tė vajtojė nė pajtim me kallėpin mitik qė e krijoi pėr vete vite me rradhė. Por, mbetet problem se sa mė afėr qillit tė jetė, po aq lartė do tė mbetet edhe Republika Serbe (Republika Srpska). Ndėrkaq qielli nuk ėshtė ndonjė hapėsirė pėr njė jetė normale dhe tė rregullt tė ndonjė shteti, madje as tė entitetit.

AIM, Banjallukė, 23. 07. 2001.

Takimin e afėrt ndėrmjet pretorianėve tė Radovan Karaxhiqit dhe komandove tė NATO-s e vėrtetuan pėr AIM-in disa burime tė ndryshme policore dhe ushtarake nė Republikėn Serbe, tė pavaruara nga njėri - tjetri. Mbetet ēėshtje tjetėr se ēka ndodhi nė kėtė rast. Problemi kryesor qė na pengon tė mėsojmė tė vėrtetėn ėshtė ndeshja ditėn e premte e dy formacioneve fantome. Sė pari, truprojet e Karaxhiqit nuk ekzistojnė askund zyrtarisht, prandaj ėshtė e pakuptimtė tė interesohesh nė spitalin e Foēės apo Nikshiqit dhe tė pyesėsh se a ka pacientė nė librezat e tė cilėve qėndron vula "Karaxhiq security". Njėkohėsisht, as ushtarėt e specializuar tė armatės britanike SAS (Special Air Service), pėr tė cilėt besohet se janė nė vijėn e parė nė kėrkim tė kryetarit tė dikurshėm tė RS, nuk sillen rreth e pėrqark me legjitimacione zyrtare dhe as marrin me vete nėpėr Bosnjė zėdhėnėsit. Nė rast se ka ndodhur ndeshja secili i ka grumbulluar tė plagosurit dhe ėshtė tėrhequr nė versionin zyrtar tė mosekzistimit.

Kjo situatė zgjoi kėrshėrinė e gazetarėve, megjithatė u duk se pjesėtarėt e SAS-it gjatė vėzhgimit tė terrenit shkojnė nė grupe prej 12 komandove, nė kėrkim tė Karaxhiqit, tė rrezikuar nga sulmet kundėrshtare. Ata voziten me taksi dhe pyesin vendasit nė kanė parė njė njeri si lypės me flokė tė shprishura. Nga ana tjetėr, SFOR-i dhe Haga demantojnė njė gjė tė kėtillė. Mė nė fund dikush dėgjoi se si zėdhėnėsi i forcave paqėruajtėse ose Florens Artman t’u thoshte gazetarėve: sot kemi pasur njė aksion tė pasuksesshėm nga i cili mbajmė shumė saēma nė anėn e pasme.

AKSIONI TASHMĖ KA FILLUAR: Para sė gjithash njė aksion pėr kapjen e Karaxhiqit, qė nga 1997, nuk dėshtoi se komandot e NATO-s u nisėn dhe u ballafaquan me njerėzit e Karaxhiqit dhe kuptuan se serbėt janė tė pamposhtur. Nėse pajtohemi, doemos duhet tė konstatojmė se kėto aksione kanė pjesėn e vet ushtarake apo politike. Ose amerikanėt kanė vlerėsuar se fitorja politike e kapjes sė Karaxhiqit nuk mund tė arsyetohet me vrasjen eventuale tė ushtarėve gjatė aksionit, ose francezėt ndėrprenė aksionin shkaku i borxheve tė mėparshme ndaj Karaxhiqit dhe Mlladiqit, kur nė vjeshtėn e vitit 1995 nė rrethana ende tė pasqaruara kthyen dy pilotėt e rrėzuar, ose britanikėt u shmangėn nė ēastin e fundit kur e kuptuan se aksioni i planifikuar ėshtė vetėm njė mashtrim i kundėrzbuluesve.

Gjėrat nė ndėrkohė ndryshuan shumė: nė politikėn e fuqive tė mėdha aksioni i arrestimit tė Karaxhiqit filloi vetėm njė ditė pasi Sllobodan Millosheviqi kishte marrė batanijen nė Sheveningen. Tė shohim se ēka ka humbur atė ditė Karaxhiqi. Sė pari, u desht tė heshtin gjatė Vidovdanit tė gjithė ata qė menduan se taktika e Perėndimit ndaj Serbisė, dru tė fortė dhe njė karrotė tė vogėl jo vetėm nuk ėshtė humane por edhe joefikase. Nė pyetjen se ē’i mbeti Perėndimit pas kėsaj, pėrgjigja ėshtė e qartė: tė vazhdohet tė trokitet nė derėn e Mlladen Ivaniēit duke e pyetur pėr Karaxhiqin. Kėshtu Karaxhiqi nuk ka mė se ku tė shkojė. Nuk mund tė veprojė sipas taktikės sė hershme pėr t’u mbrojtur qė, saherė qė zihej ngusht nė Bosnjė shkonte nė Serbi ose nė Mal tė Zi,sepse nė tė ardhmen ka shumė tė vėrtetė qė komandot e SAS-it tė shfrytėzojnė njėkohėsisht territorin e Serbisė, Mali tė Zi dhe Bosnjės. Veē kėsaj nuk ka kurfarė shprese pėr tė se Ivaniēi dhe deputetėt e RS do tė kundėrshtojnė kėrkesat e tė huajve pėr ta kapur dhe dorėzuar tė akuzuarin pėr krime lufte. Pėrkundrazi, pėr Tomas Milerin dhe Volfgang Petriēin sikur aspak nuk ėshtė e rėndėsishme se a dėshiron parlamenti i RS mė 24 korrik ta miratojė apo jo ligjin pėr bashkėpunim me Hagėn.Ata vetėm do tė shohin es-de-esat e Karaxhiqit se si votojnė dhe sipas gishtave tė tyre tė ngritur do tė shohin se si kanė rrjedhur punėt pėrgjatė njė viti nė RS.

MODELI MITIK: Karaxhiqi – i cili gjatė pesė viteve tė fundit nuk qėndroi nė male aq sa besohej - me miratimin e ligjit (madje edhe mosmiratimin e tij, ku Qeveria e RS-sė do tė detyrohet qė ta rregullojė drejt ēėshtjen e dorėzimit nė bazė tė statutit tė Tribunalit) nuk do tė ketė asnjė pėllėmbė toke ku nuk do tė ndjehet ndryshe pėrveē se si i arratisur. Kėshtu rruga e tij nė horizontalen tokėsore do tė pėrfundojė, kurse a do tė mbyllet pėr njė javė ditė apo pėr tre muaj dhe a do ta bėjnė kėtė “sasovsėt” qė vijnė me taksi ose me biēikleta, ėshtė shumė pak e rėndėsishme.

Veē kėsaj nuk duhet pėrēmuar as sigurimin e Karaxhiqit, qė faktikisht nuk ka pasur konflikt tė njėmendtė me tė huajtė, kurse kur do tė vijė te kjo gjė sė pari do tė kenė gjurmuesit, qė pas kėsaj do tė jenė tė sigurtė se e kanė locuar problemin. Me fjalė tjera, nė ēastin kur dėshtuan gjitha gjasat politike tė Karaxhiqit dhe kur serbėt dhe bota arritėn koncensus qė kryetari i dikurshėm i RS nuk mund qė tė shėtis nėpėr botė, orientimi i gjasave tė Karaxhiqit drejt personelit pėr sigurimin e tij ėshtė vetėm njė nga lojėrat e fundit patriotike tė gazetarėve kurreshtar. Sepse sigurimi i tij nė kėtė ēast ka tė vetmen zgjidhje para vetes - ta shesė pak apo shumė lėkurėn e shefit tė tyre, e jo ta mbrojė apo t’ua dorėzojė pjesėtarėve tė SAS-it.

Problemi i Karaxhiqit nuk qėndron tek kapja e tij as tek horizontalja e tij gjithnjė e mė tokėsore, veēmas pas arrestimit dhe dorėzimit grotesk tė Millosheviqit nė Hagė, ku nga gjithė dimensioni i heroit popullor, qė e krijoi me vite pėr vetveten, mbetėn vetėm 9 minuta me tė cilėt e ēuditi gjyqin nė Hagė, kurse problemet e Karaxhiqit janė probleme tė raportit me "mbretėrinė qiellore". Sepse ai - dorėn nė zemėr, mė shumė pėrmes ndihmės sė armiqve sesa miqve, pėr pesė vjet shmangie nga opinioni publik krijoi imazhin e njeriut qė u tėrhoq nga pushteti dhe u viktimizua pėr interesin e popullit. Gjatė kėsaj kohe ai manipuloi shkėlqyeshėm me toposet mitike rreth heroit popullor qė mbetet i padukshėm para zhurmės, i veshur si eremit ortodoks, qė shuan etjen nė male me vesėn e mėngjesit. Ata qė kanė pasur rastin ta shihnin gjatė viteve tė fundit thonė se ai edhe vetė i beson kėtij roli, prandaj shpesh i lutet Zotit dhe maksimalisht i ėshtė dhėnė religjionit dhe ka bindjen mitike se ėshtė njė viktimė e pafajshme.

Nėse pėr momentin serbėt nga tė dyja anėt e Drinės zgjedhin ndėrmjet karikaturės sė hipertrofuar tė njė modeli tradicional e mitik dhe mitit modern tė mbijetesės nėn ombrelėn botėrore pa tė cilėn nuk mund tė mbijetohet, fundi i rrėfimit pėr Karaxhiqin mundet qė gjithė pėrzierjes dhjetėvjeēare t’i japė njė rėndėsi pėrfundimtare. Ē'do tė thotė kjo? Nėse Karaxhiqi, siē mund tė dėgjohet nga njerėzit qė konsiderohen si miq tė tij, pėrfundon si i vdekur, i vrarė nga truprojet nė rast se gjėrat janė parrugėdalje (e ata janė) dhe nėse trupi i tij zhduket ky do tė ishte problem i madh jo vetėm pėr kėndelljen e serbėve, por tė gjithė Bosnjės. Kjo do tė ishte e vetmja marri serbe qė do tė shkonte deri nė fund, pėr dallim nga Millosheviqi, i cili duke aktruar pragmatizėm nė fund shfrytėzoi aftėsinė mitoligjizuese tė kolektivitetit. Karaxhiqi atėherė do tė mund tė shndėrrohej nė vatėr mitike pėr tė gjitha tė hollat qė nuk vijnė nė Bosnjė, pėr gjithė varfėrinė qė i ka kapluar serbėt e Bosnjės. Karaxhiqi i vdekur mund tė bėhet mė i fuqishėm se sa ishte sa qe gjallė.

Nė rast se dėrgohet nė Hagė dhe nė rast se gjykohet sėrish do tė shohim njė plak tė drobitur, i cili gjatė viteve sa fshehej nuk kishte asgjė nga jeta e shpellave tė Stari Novakės, por priste nė njė dhomė tė ngrohtė pėr tė arritur marrėveshje pėr diēka tė keqe. Pamja mitike e Karxhiqit, i cili nė kėtė drejtim e kaloi edhe Millosheviqin pėr aq sa Millosheviqi ishte politikan mė i fuqishėm se sa ai, do tė ēojė drejt gjendjes qė lėvizja serbe gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit tė kryqėzohet nė mitin e vetė tė fundit.

Zgjidhja e vetme e Karaxhiqit shpie drejt kėsaj. Problemi megjithatė qėndron aty se sa mė afėr qiellit do tė jetė ai, aq afėr do tė jetė edhe RS.

ZHELKO CVIJANOVIQ