AIM: start



TUE, 31 JUL 2001 20:06:14 GMT

Sė shpejti ligji kundėr korupsionit

Socializmi nė kulmin e vetė u ballafaqua me prishjen e drejtpeshimit social dhe pasurimin e elitės sė atėhershme politike, me ē'rast kėrkoi zgjidhjen nė formimin e "komisionit pėr shqyrtimin e prejardhjes sė pronės". Disa dhjetėvjeēarė mė pas, BeH nė tranzicion, qė ėshtė njė e drejtė e natyrshme tė pėrfshihet nė fondet publike edhe si pronare, nė luftė kundėr korrupsionit zbaton adutin mė tė fuqishėm - komisionin parlamentar pėr luftė kundėr korrupsionit.

AIM, Sarajevė, 19.07.2001.

Shtatė anėtarėt e Komisionit federal pėr luftė kundėr korrupsionit, tė veshur me "havajka" dhe brekė, me kapela kashte nė kokė dhe me "japanka" nė kėmbė, enden poshtė e lartė, nga banka nė bankė nė ishujt Kajmane. Nėn diellin pėrvėlues tė mesditės hulumtojnė se athua ndonjė nėnpunės fatkeq boshnjak, pėr tė cilin ėshtė pėrfolur se ka marrė provizion nga ndonjė projekt nė punėt publike, ē'llogari dhe sa tė holla ka mu nė atė bankė. Pastaj i tregohet drejtorit tė bankės kartoni i pronėsisė, i vėrtetuar nė gjykatėn komunale nė Busovac ose Tesnja (qytetet mė tė vogla boshnjake, vėr.aut.), me firmėn e tė dyshuarit qė ēliron nga pėrgjegjėsia bankierėt pėr vėrtetėsinė e tė dhėnave. Nuk duhet dyshuar se pėrmes kėtij argumenti do tė merren tė dhėna tė plota pėr gjitha listat e klientėve bankar, pėrfshirė edhe adresarin personal tė drejtorit. Nėse para kėsaj nuk ka ndėrmarrė diēka policia vendore, e cila nuk ka marrė mendimin kompetent medicinal pėr shėndetin e tij mental!

Pas gjithė strategjive tė deritanishme nė letėr, studimeve dhe analizave nė luftė kundėr korrupsionit, kjo ėshtė njė gjendje nadrealiste, por qė mund tė bėhet realitet, pasi Federata BeH sė shpejti do tė ketė Ligjin pėr pengimin e korrupsionit. Pritet qė e njėjta gjė tė ndodh edhe me Republika Srpska, gjegjėsisht shtetin BeH. Kėshtu edhe zyrtarisht i shpallet luftė ēdo lloj korupsioni, kurse zyrtarėt qė u infiltruan nė kėsi punėsh do tė ballafaqoheshin me sanksione - marrjen e parave dhe pronave tė fituara nė mėnyrė tė paligjshme.

Rol kryesor do tė paraqiste vėrtetimi i komisionit parlamentar pėr luftė kundėr korrupsionit, shtatė anėtarėt e sė cilit do tė emėroheshin pėr periudhėn katėrvjeēare, pa mundėsi rizgjedhjeje. Detyrimi pėr tė paraqitur pronėsinė e tyre para komisionit do vlente si pėr tė zgjedhurit e popullit, poashtu edhe pėr funksionarėt e emėruar dhe anėtarėt e familjeve tė tyre. Qė tė mund tė ndėrpritet nė zanafillė mundėsia pėr malverzime, partitė politike, shoqatat qytetare ose sindikatat nuk do tė mund tė llogarisin nė tė ardhmen nė paratė e fondeve publike dhe arkat e firmave shtetėrore. Gjatė viteve tė kaluara, nė kėtė mėnyrė, nga buxheti rrodhėn miliona marka dhe pėrfunduan drejtpėrsėdrejti ose tėrthorazi nė arkat e partive politike qė kontrolloheshin nga udhėheqėsia mė e ngushtė. Ky hap do rezultojė me ndryshime tė dukshme edhe nė sektorin e OJQ (organizatave joqeveritare), sepse mbijetesa e tyre e mėtutjeshme do tė varet nga aftėsia pėr tė gjetur tė holla pėr aktivitetet e tyre. Praktikisht burime materiale pėr ta ishin donacionet e qytetarėve, firmave private dhe organizatave ndėrkombėtare. Tani kur shumica e popullatės ėshtė buzė skamjes ėshtė vėshtirė tė shpresohet se qytetarėt do tė jenė burim tė hollash pėr OJQ-tė. Ngjashėm ėshtė edhe me firmat private, sepse shkaku i vėshtirėsisė sė pėrgjithshme ekonomike firmat e vendit janė buzė falimentimit, kurse pronarėve tė firmave relativish tė fuqishme nuk u ha palla pėr OJQ-tė. Ndėrmjet ahengjeve nė kafene nė llogari tė firmave dhe donacioneve pėr ndonjė OJQ, kafeneja ka pėrparėsi absolute. Mbeten tė huajtė tė cilėt nga dita nė ditė shterrin praninė dhe fondet e tyre nė BeH, duke u shpėrngulur nė lindje, matanė Drinės.

Rregulla e deritanishme e OSBE-sė, qė gjatė ardhje-ikjes nga funksioni, funksionari ishte i detyruar tė plotėsonte kartonin e pronėsisė, do tė zyrtarizohet me kėtė ligj, gjithashtu edhe vendimi pėr mospasjen e mundėsisė qė njėkohėsisht tė mund tė kesh funksion nė organet federale dhe ndėrmarrjet shtetėrore. Si risi ėshtė vėrtetimi nė gjyq i deklaratės sė pronėsinė, kurse kjo pėrveē njerėzve tė zgjedhur nga populli pėrfshin edhe familjen e tij, qė nė tė ardhmen, gjatė mandatit tė ministrit/ministres mos tė ndodh qė bashkėshortja/bashkėshorti tė tregojė "aftėsi tė jashtėzakonshme si biznesmen" dhe tė humbet posa tė largohet nga funksioni. Nėnshkrimi nė kartonin e pronėsisė njėkohėsisht paraqet edhe pajtueshmėri qė bankierėt i ēliron nga detyrimi pėr ruajtjen e fshehtėsisė bankiare kur ėshtė nė pyetje llogaria e atij qė e firmos. Edhe pse kjo tingėllon ėmbėl, mbetet ēėshtje se si do tė funksionojė nė praktikė dhe sė kėndejmi edhe rrėfimi nė fillim tė tekstit. Nė bankat e vendit mbase edhe mundet, por kaherė paratė e dyshimta nuk mbahen nė bankat ballkanike, por nė vendet mė ekzotike, nga Karibet deri nė Qipro. Atje ka plot diell, plazhe plot rėrė dhe gjithēka tjetėr, kurse bankierėt nuk pyesin as pėr emrin e klientit me valixhen plot para, e ku mė pėr prejardhjen e parave.

Qė ndonjė nėnpunės tė gjendet nėn prizmin e komisionit ėshtė i nevojshėm qė pas dyshimit tė "bazuar" tė qėndrojnė sė paku 20 deputetė tė Parlamentit nė FBeH, kurse rezultatet e hetimeve duhet tė publikohen nė afat prej 60 ditėsh. Nė mėnyrė automatike, funksionarėt kanė obligim qė Komisionit t'ia paraqesin ēdo ndryshimi nė gjendjen e tyre pronėsore, blerjen apo shitjen e banesės apo shtėpisė, veturės etj. Kryesisht, ligji parasheh qė ēdo pėrmirėsim i gjendjes materiale, pa marrė parasyshė nė ėshtė fjala pėr para tė patundshme ose diēkaje tjetėr, me vlerė mbi 50 pėrqind tė tė ardhurave mujore, qė do tė ishin rreth 20 mijė marka, menjėherė tė shėnohet nė kartonin e pronėsisė. Nėse funksionari "harron" tė kryejė obligimin pėr ta paraqitur pronėn, atėherė komisioni do tė kėrkojė nga drejtoria kompetente e hyrave ndalimin e pėrkohshėm tė posedimit tė kėsaj prone, derisa gjithė rasti nuk zgjidhet nga Gjykata Supreme.

Politikanėt nė pushtet, sipas propozim ligjit tė ri pėr antikorrupsion, do tė mbeten edhe pa "sportin" e tyre tė dashur: vendosjen e gurthemeleve dhe prerjes sė shiritave pėr lėshimin nė pėrdorim gjatė fushatės parazgjedhore tė rrugėve tė reja, shkollave, ujėsjellėsve, sepse kėtė e ndalon ligji. Nuk do tė mund tė bėhet pagesa e jashtėzakonshme e tė ardhurave mujore, pensioneve dhe ndihmave sociale nė kėtė periudhė, qė gjithashtu paraqet njė tentim pėr tė fituar pėrkrahjen e zgjedhėsve.

Shpallja e pavlefshme e gjithė akteve juridike qė vėrtetohen se janė si rezultat i korrupsionit do tė shpallen tė pavlefshme, qė ėshtė pėrparėsi nga gjendja e deritanishme. Kjo do tė thotė se nėse ndėrhyn pėr ndonjė punė nė firmė ose bėn ndonjė dallavere tjetėr finansiare sa paratė tė arrijnė nė arkat partiake apo nė xhepa privatistėsh, pranuesi i tyre do tė detyrohet t'i kthejė mbrapsht. Nėse do tė zbatohet ky vendim, atėherė buxheti retroaktiv i FBeH do tė ishte mė i pasur pėr disa qindra milionė marka. Se sa do tė ketė sukses pushteti i ri nė luftė kundėr korrupsionit kjo nuk do tė varet aq shumė nga ligjet dhe komisionet se sa nga gatishmėria e gjithė atyre qė duhet tė marrin tė ardhurat e veta nė pėrputhje me ligjin. Interesi i gjithė qytetarėve ėshtė qė komisioni i ardhshėm parlamentar pėr luftė kundėr korrupsionit tė mos e pėrjetojė fatin e "komisionit pėr shqyrtimin e prejardhjes sė pronės".

DRAZHEN SIMIĒ