AIM: start



THU, 20 SEP 2001 20:29:49 GMT

Ndarja e vėshirė me "mė tė dashurėn"

Edhe pse anekėnd Evropės numėrohen ditėt pėr fillimin e pėrdorimit pėrfundimtar tė euros, si ndėrrim pėr 12 valutat e deritanishme nacionale, ė BeH, njerėzit e zakonshėm ende nuk besojnė se DM-ja del pėrfundimisht nga historia. "Nuk mund ta bėjnė kėtė", janė komentet mė tė shpeshta tė atyre qė 100 DM gjatė dhjetėvjeēarit u ishtė simboli i vetėm i besnikėrisė.

AIM, Sarajevė, 17.09.2001.

Se ēdo tė ndodh pas 1 janarit me qindra milionė marka gjermane qė boshnjakėt dhe hercegovasit i mbajnė "nė dyshek" ende nuk mund tė thuhet asgjė. Vlerėsimet se bėhet fjalė pėr njė shumė ndėrmjet gjysmė deri njė miliardė marka gjermane, do tė dalin nė dritė njė ditė shkaku i ndėrrimit tė markės gjermane me euron. Pa marrė parasyshė skamjen e pėrgjithshme, thuajse nuk ka asnjė familje qė nuk ka tė kursyer sė paku 100 DM pėr "ditė tė vėshtira". Kėto sasi parashė shtėpiake pėrbėjnė njė pjesė mė tė rėndėsishme nė vlerėn e pėrgjithshme tė DM se sa parashohin rrjedhat finansiare.

Pronarėt e markave nė BeH kanė shumė alternativa. T'i kthejnė paratė nė valutėn vendase, nė markė konvertibile, qė ėshtė e ndėrlidhur me emnaken e vet gjermane sipas parimit "njė pėr njė", t'i fusin DM nė librezat e kursimit qė automatikisht gjithė vlerėn e markave prej 1 janarit e konvertojnė nė euro, pa kompenzim, ose pas festave tė vitit tė ri tė shkojnė nė sportelet e bankave dhe aty t'i kėmbejnė markat pėr euro, me pagesė tė provizionit. Pėr ata qė nuk kanė durim dhe besim ėshtė zgjidhje konvertimi i markės gjermane nė dollar, ose nė ndonjė valutė tė fuqishme, gjė e cila mund tė bėhet para fundit tė vitit.

Pėrvoja e deritanishme, gjatė dhjetėvjeēarit tė kaluar, me valutat e vendit, tregon se qytetarėt vėshtirė se do tė pėrcaktohen pėr konvertimin e markės nė markėn vendase konvertibile,(MK) edhe pse gjatė viteve tė kaluara MK pa asnjė problem mund tė konvertohej nė tė njėjtėn sasi tė DM, falė funksionimit tė Bankės Qendrore tė BeH si institucion valutor nė krye tė sė cilės ėshtė guvernatori i jashtėm, i zgjedhur nga ana Fondit Monetar Ndėrkombėtar.

Zgjedhje si duket do tė jetė euro apo dollari. Besimi qė kanė pasur qytetarėt nė markėn gjermane nuk kalon me automatizėm tek pasardhėsja e saj, por as kursi i ndryshueshėm i dollarit (veēmas pas ngjarjeve tragjike nė New York dhe Washington, dhe paralajmėrimet e para pėr krizė globale ekonomike) nuk jep shpresa pėr siguri pėr ata qė janė tė shqetėsuar pėr tė hollat e kursyera. Problem tjetėr me tė cilin duhet tė ballafaqohen detyrimisht nė BeH, veēmas ata qė kanė shumė tė konsiderueshme markash tė kursyera nė shtėpi, ėshtė prejardhja e tė hollave. Sipas ligjit ekzistues, bankat janė tė obliguara qė ēdo transaksion finansiar me vlerė prej mė shumė se 30 mijė DM ta paraqesin nė policinė finansiare, me tė dhėnat elementare pėr pronarin e kėtyre tė hollave. Ky vendim aplikohet edhe nė rastin e sasive mė tė vogla, nėse njė person tre ditė rradhazi kėmben apo shėnon nė librezė nga 10 mijė marka gjermane. Gjatė 48 orėve banka mund tė ndėrpres transakcionin nėse policia finansiare vlerėson se prejardhja e tyre ėshtė e dyshimtė. Nėse dėshmohet ky dyshim, atėherė gjithė lėnda i kalon hetuesisė kompetente. Ėshtė e ēuditshme se nė FBeH, edhe pse ekziston Ligji pėr pengimin e larjes sė parave, vetėm tentimi pėr "larje parashė" nuk ėshtė vepėr penale, por me sqarimin e policisė finansiare nėse bėhet fjalė pėr "para tė ndyta" atėherė kjo hyn nė grupin e kontrabandės, shmangie e tatimit ose tė ndonjė forme tjetėr tė kriminalitetit, qė sanksionohet me ligj.

Nė entitetin tjetėr tė bh, Republikėn Serbe, ligji i veēantė qė mund tė pamundėsojė "larjen e parave" nuk ekziston, por sipas pėrcaktimeve tė Ligjit penal vetėm tentimi pėr "larje parashė" ėshtė i dėnueshėm. Tė gjithė ata nė BeH qė nuk mund tė dėshmojnė se DM qė i disponojnė nuk janė tė kursyera me nder, nuk duhet tė brengosen shumė, sepse Serbia ėshtė afėr, kurse pushteti i atjeshėm ka paralajmėruar se pėr ndėrrimin e DM nė euro nuk do tė bėjė "shumė" pyetje. Nė ndėrkohė, bankierėt vendas shpresojnė se gjatė kėmbimit tė DM nė euro, njė pjesė e konsiderueshme e tė hollave nga "dysheku" do tė gjenden nė librezat e kursimit tė qytetarėve, sepse pėr qytetarėt ėshtė mėnyra mė e mirė dhe mė e thjeshtė qė tė vendosin pėr DM. Logjika bankare thotė se nėse paratė hyjnė nė libreza kursimi, ata mė lehtė do tė vendosin qė t'i mbajnė aty, sė paku pėr njė kohė tė caktuar. Nė kėtė rrjedhė ngjarjesh mund tė llogarisin vetėm bankat vendase me licencėn Agenci pėr sigurimin e depozitit, ku kursimet me vlerė deri mė 5 mijė marka gjermane janė tė mbrojtura edhe nė rast tė falimentimit tė bankės, sepse tė hollat e kursyera i paguan Agjencia nga fondet e veta. Aktualisht Agjencia garanton pėr katėr banka vendore, kurse pritet qė deri nė fund tė vitit ky numėr tė dyfishohet.

Pėrkundėr bindjes sė bankarėve ėshtė reale tė pritet qė shumica e qytetarėve vendas megjithatė tė preferojnė kėmbimin e DM me euro apo nė ndonjė valutė tjetėr aty pėr aty, duke mos dashur nė asnjė mėnyrė qė t'u besojnė bankave. Kjo sėrish do tė thotė krijim tė rendeve tė gjata para sporteleve tė bankave pas festave tė vitit tė ri. Duke njohur mentalitetin tonė ėshtė lehtė tė parashihet zhvillimi i ngjarjeve. Shumica e atyre qė kanė DM tė gatshme do tė presin shkurtin (afati pėr ndėrrimin e DM nė botė skadon mė 28 shkurt) qė tė binden se me tė vėrtetė DM kalon nė histori, pa kthim prapa. Nė "pesė minuta para mesnatės" do tė ngrihet pluhur para sporteleve. Athua bankarėt do tė arrijnė tė pėrgjigjen nė mėnyrė adekuate ndaj kėrkesave tė qytetarėve pėr konvertimin e DM apo gjithēka do tė shndėrrohet nė njė kaos tė pėrgjithshėm, kjo varet nga njė "imtėsi", a dėshirojnė bankat tė kėmbejnė njė pėr njė me euro. Ashtu siē nuk e din askush se sa ėshtė shuma e markave nė duart e qytetarėve , edhe mė vėshtirė ėshtė tė parashikosh se sa euro do tė duhet gjatė janarit dhe shkurtit tė vitit tė ardhshėm. "Aktualisht diskutojmė me bankat pėr importimin e euros qė do tė jetė e mjaftueshme gjatė janarit nė Bosnjė e Hercegovinė. Ēdo bankė do tė duhet tė caktojė se sa euro dėshiron tė ketė pėr kėto nevoja. Ne rregullisht do tė takohemi me pėrfaqėsuesit e bankave prej tani deri nė fund tė vitit", thotė holandezi, Peter Nicholl, guvernator i Bankės Qendrore nė BeH.

Sesa do tė jenė prognozues tė mirė bankarėt kjo do tė shihet nga qytetarėt e BeH gjatė ditėve tė para tė janarit. Deri atėherė qytetarėve u mbetet qė tė vendosin definitivisht qė besimin e tyre ta orientojnė kah euro-ja, dollari ose drejt markės vendase konvertibile.

TANJA IVANOVA