AIM: start



TUE, 25 SEP 2001 20:27:42 GMT

Haga "shkruan" historinė e re tė bh.

Pa procesverbalin e kryesisė sė luftės

AIM, Sarajevė, 19.09.2001.

Njė numėr i anėtarėve tė Kryesisė sė BeH nė fillim tė luftės mendonin se nuk ka hapėsirė pėr pėrgjegjėsinė e tyre pėr gjithēka ndodhi gjatė luftės, sepse pa marrė parasyshė se Kryesia ishte komandė supreme ata asnjėherė nuk kishin marrė pjesė nė sjelljen ndonjė vendimi ushtarak. Thjeshtė, siē e pranuan disa prej tyre, kishin pranuar tė ishin tė pėrjashtuar, gjegjėsisht tė ishin vetėm numėr votash nė makinerinė votuese, "ikebanė", e individėve tė autorizuar... Athua vėrtet ishte kėshtu dhe athua ndonjėrin nga kėta ky justifikim pėr mospėrzierje nė punėt zyrtare mund ta ēojė nė Gjyqin e Hagės? Edhe nėse nuk merret pėrgjigje pozitive nė kėto dy pyetje mirė qė ndodh kėshtu, sepse opinioni publik boshnjako - hercegovinas mėsoi se ēka kishin bėrė nė fillim tė luftės tė zgjedhurit e tij dhe pėrfaqėsuesit e pushtetit, disa nga tė cilėt edhe tni ose nuk janė larg pushtetit ose ende participojnė nė tė, vetėm se nė pozicione tjera.

Pėrgjigjet/konstatim u thanė brenda muajit, sa i duheshin Kryesisė sė tanishme tė B eH qė me kėrkesė tė kryeprokurores sė Hagės Carla del Pontes tė mblidhte procesverbalet nga seancat e Kryesisė gjatė periudhės nga dhjetori i vitit 1990 deri nė shkurt tė vitit 1993. As pas grumbullimit, "pakoja" pėr nė Hagė nuk ėshtė kompletuar - dhjetė procesverbale pa kurfarė sqarimi mungojnė nga arkivi, kurse njė numėr i madh i tyre, pėrfshirė periudhėn prej para fundit tė 1992 deri nė fillim tė vitit 1993 nuk ekzistojnė fare(!?) Sqarimi zyrtar ėshtė se "shkaku i ndėrprerjes sė shpeshtė tė rrymės elektrike nė Sarajevėn e asaj kohe, seancat e kryesisė nuk janė xhiruar, prandaj nuk janė bėrė as procesverbalet". Dėshmitarėt thonė se kryeprokurorja e Gjyqit tė Hagės, gjatė qėndrimit nė Sarajevė, e kishte pritur kėtė justifikim me njė buzėqeshje tė fshehur.

Sekretari i pėrgjithshėm i Kryesisė sė asaj kohe, rreth asaj se ēka do tė bėnte ai nėse Tribunali mund tė kontaktonte me tė pėr tė mėsuar se ku janė procesverbalet, u pėrgjigj shkurtė duke thėnė se tani ishte nėnpunės i misionit tė OSBE-sė nė BeH, prandaj Tribunali nuk mund ta ftonte aq lehtė pėr pėrgjegjėsi, se ekzistonin rregulla komunikimi me zyrtarėt e misionit tė OSBE-sė, kurse pėrndryshe ai nuk kishte tė fliste asgjė pėr ato procesverbale... Anėtarė tė kryesisė nė atė kohė ishin: Alija Izetbegoviē, gjatė gjithė kohės si i pari mes tė barabartėve, pastaj Fikret Abdiē, Biljana Plavshiē, Nikola Koljeviē, Franjo Boras, Nenad Keēmanoviē, Ejup Ganiē, Nijaz Durakoviē, Stjepan Klluiē, Ivo Komshiē, Mirko Pejanoviē, pastaj edhe Jure Pelivan dhe Rusmir Mahmutēehajiē, si kryeministėr republikan dhe kokryeministėr, pastaj Haris Silajxhiq nė tė njėjtėt funksione dhe gjithashtu edhe Sefer Haliloviē, si komandant i Armatės sė BeH dhe Jusuf Pushina si personi i parė i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, kurse mė pas nė tė njėjtat pozicione edhe Rasim Deliē dhe Bakir Alispahiē dhe nė fund si kryetar tė Kuvendit tė BeH Mariofil Lubiē, gjegjėsisht Miro Lazoviē.

Rrėfimi pėr kėrkesėn e Hagės u bė publik pėr opinionin shumė ngathtė, disa ditė pas dorėzimit (vullnetar) tė eprorėve tė lartė tė Armatės sė BeH nga ajo periudhė: gjeneralėve Mehmed Alagiē dhe Enver Haxhihasanoviēit dhe kolonelit Amir Kubure. Sė pari gazeta e Splitit "Slobodna Dalmacija" botoi informacionin rreth kėsaj kėrkese, qė e kishin transmetuar mediat sarajevase, njėkohėsisht kishin tentuar ta vėrtetonin nė vetė Kryesinė e BeH. Sė pari u prononcua sekretari i pėrgjithshėm i Kryesisė sė BeH Ante Grbica, i cili tha se nuk mundej "asgjė as tė vėrtetonte, as tė mohonte, sepse unė nuk kam parė njė kėrkesė tė kėtillė, por pėr tė ishte folur nėpėr korridoret e Kryesisė". Pesėmbėdhjetė ditė mė vonė anėtari aktual i Kryesisė sė BeH Beriz Belkiē, do tė thoshte se i pari e kishte pranuar kėtė kėrkesė dhe se Kryesia kishte gabuar qė nuk e kishte informuar menjėherė opinionin publik pėr kėtė gjė, sepse BeH ka obligim qė tė bashkėpunojė me Tribunalin e Hagės. Pėr tė njėtin rast Belkiē sqaroi se nė aspektin teknik kjo paraqiste njė punė mjaft voluminoze. Siē u morr vesh mė vonė bėhet fjalė pėr 175 procesverbale me rreth 17.500 faqe tė shkruara, qė duhej kopjuar, nėnshkruar, vėrtetuar...

Duke shprehur pakėnaqėsi rreth asaj se ēka kėrkon Tribunali i Hagės nė procesverbale (legalizimi i hyrjes sė muxhahedinėve nė BeH, krimet ndaj serbėve tė bėrė nė Sarajevė, pėrgjegjėsia komanduese pėr veprimin e pėrgjithshėm, gjetja e ēelėsit pėr tė kuptuar logjikėn e sjelljes sė autoriteteve nė BeH gjatė asaj periudhe, konfliktet me kroatėt e BeH, mė shumė detaje pėr shpėrbėrjen e pushtetit tė parė multietnik nė kohė lufte, angazhimi i Biljana Plavshiēit ose ndonjė tjetri...) anėtarėt e atėhershėm tė Kryesisė bh., qė ishin pjesė e komandės supreme tė Armatės sė BeH, reagojnė nė mėnyrė mjaft interesante - se askush asgjė nuk i ka pyetur apo inkuadruar nė sjelljen e ndonjė vendimi tė rėndėsishėm tė natyrės ushtarake, se komanda tėrėsisht ishte nė duart e njė njeriu - Alija Izetbegoviēit! Kėshtu Nijaz Durakoviē mes tė parėve deklaroi se "nuk ndjen kurfarė pėrgjegjėsie sepse vendimet e rėndėsishme tė natyrės ushtarake nuk i kam sjellur si anėtar i Kryesisė dhe as mė ka pyetur kush derisa kam qenė anėtar i Kryesisė". Stjepan Kljuiē gati nė mėnyrė identike komentoi angazhimin e vetė: "Nuk jam i sigurtė qė ekziston ndonjė dokument qė do tė ishte kompromitues pėr Kryesinė e BeH... Atje asnjėherė nuk ka patur diskutim pėr aktivitetet e Armatės sė BeH, kjo ishte jashtė Kryesisė... Armata ishte nė duart e njė njeriu... Por, fatkeqėsisht, shumica e aprovonin, qė mund tė vėrtetohet lehtė nga procesverbalet". I pyetur nėse ky qėndrim do tė thotė pėrgjegjėsi pėr anėtarėt e Kryesisė, qė nuk e kishin bėrė punėn e tyre siē duhej, Kljuiē thotė se kjo ėshtė mjaft e rėndėsishme: "Megjithatė, atėherė ishte gjė e bukur qė tė pėrjetoje beneficionet e ndryshme, ambasador nė emrin e Kryesisė, nėnpunės nė funksione tė ndryshme, apo me pozitė nė Kryesi...".

Nė tė njėjtėn bisedė Kljuiē pėrmend se ai disa herė kishte kėrkuar procesverbalet e Kryesisė, por nuk mund i kishte marrė shkaku i sqarimit tė Izetbegoviqit se ishte gjė e shtrenjtė, se duhej kohė, se Kryesia nuk kishte para dhe tė ngjashme: "Asnjėherė nuk i kemi marrė procesverbalet", thotė Kljuiē. Anėtarėt e atėhershėm tė Kryesisė qė dėshirojnė tė fshehin identitetin e tyre pohuan se asnjėherė nuk e zbuluan se me cilin nga kreu ushtarak takohej fshehtas Izetbegoviēi nė kabinetin e tij. Njėri nga kėta pohoi se jo rrallė herė kishte raste kur kamarierėve tė punėsuar nė ndėrtesėn e Kryesisė tu paguanin nga njė kuti cigaresh pėr tė mėsuar se me cilin dhe pėr ēka bisedonte Izetbegoviēi!

Natyrisht, vetė Izetbegoviēi konsideron se Kryesia e BeH nuk ka pėrgjegjėsi: "Edhe Kryesia edhe unė personalisht kemi penguar krimet ku kemi mundur dhe nė kėtė drejtim kemi pasur sukses. Kjo ishte politika jonė. Megjithatė dua ta potencoj se nuk ik nga ndarja e fatit me gjeneralėt tanė me tė cilėt kam mbrojtur dhe vepruar dhe kam arritur tė mbroj Bosnjėn dhe popullin e saj". Izetbegoviē gjithashtu deklaroi se ėshtė mirė qė Tribunali i Hagės bėn punėn e vetė sepse atje "shkruhet nė detaje historia e BeH gjatė kohės sė agresionit. Kjo histori me siguri nuk do tė jetė pa gabime, por do tė jetė mė e vėrtetė nga gjithė ajo qė mund ta shkruajnė njerėzit".

Gjatė kėtij muaji ka edhe nga ata, atėherė opozitarė, sikurse liberali Rasim Kadiē qė thotė se deklaratat e anėtarėve tė atėhershėm tė Kryesisė se nuk kishin ditur asgjė, janė "hipokrite dhe tė pamoralshme". A ėshtė e mundshme qė njerėz seriozė, tė cilėt nė kohėn mė tė vėshtirė ishin nė pozicionet mė tė pėrgjegjshme tė vlerėsojnė se i shmangen pėrgjegjėsisė vetėm duke pranuar se nuk ishin pyetur fare, gjegjėsisht se nuk kanė punuar? Edhe anėtari aktual i Kryesisė Beriz Belkiē thotė se nuk mund tė mos shqyrtohet se si kėta njerėz kanė vepruar kėshtu, si ėshtė e mundshme qė disa ēėshtje tė mos i pastronin, t'i hapnin dhe t'i zgjidhnin deri nė fund...

"Nėse Kryesia ėshtė komandė supreme, atėherė ėshtė e palogjikshme tė jeshė pjesė e saj e tė mos pėrzihesh fare. Kėtė me tė vėrtetė nuk e kuptoj dhe nuk mund ta marr me mend sesi njerėz, qė vetė thonė se pėr asgjė nuk kanė pyetur, kanė mundur tė jenė pjesė e Kryesisė sė asak kohe?", pyet Belkiēi. Ai njėkohėsisht ndėrmend se ish kreu shtetėror dhe komandantėt e Armatės sė BeH ishin tė obligueshėm tė procesuonin krimet dhe kriminelėt pėr t'i ikur alternativės sė kėrkimit tė pėrgjegjėsisė sipas linjės komanduese: "Nė kėtė rast do tė kėrkohet pėrgjegjėsia e komandės sė lartė, por jo edhe tė kryerėsve konkret tė krimit", thotė Belkiēi.

Athua ndonjė nga anėtarėt e Kryesisė mund tė "heq dore" letrėn famoze nga fillimi i 1995 ku pesė veta Durakoviēi, Ljuiēi, Mijatoviēi, Komshiqi, Pejanoviēi dhe Kljuiēi kundėrshtuan islamizimin e Armatės sė BeH? Atėherė komandantėt nė terren pranonin vetėm komandat e Izetbegoviēit dhe eventualisht Ganiēit, kurse refuzohej Kuvendi nė krye tė tė cilit qėndronte Lazoviēi dhe dyshonin nė komandantėt sikurse Jovan Divjak dhe Stjepan Shiber, sepse nuk ishin boshnjakė... Athua kjo letėr mund tė pranohet si skaji i pafuqishmėrisė nė aspektin e kundėrshtimit politik dhe punimeve tė Kryesisė sė BeH nė ato kohė? Gjegjėsisht, athua vėrtet asgjė nuk dinin anėtarėt e Kryesisė?

Kryeshefi i atėhershėm i Shtatmadhorisė sė Armatėt sė BeH Sefer Haliloviē njėkohėsisht ishte edhe anėtar i Kryesisė sė BeH. Ai thotė se "anėtarėt e Kryesisė atėherė kur kanė dashur kanė mundur tė merrnin informacione pėr atė qė ndodh nė terren... mė sė shpeshti gjatė seancės, apo pika e parė e rendit, ishte informata pėr gjendjen luftarake. Ata, sipas funskionit kushtetues, ishin komanda supreme, kurse Izetbegoviēi ishte kryetar dhe komandant suprem. Natyrisht, ai mė shumė u interesua nga tė tjerėt dhe nė ēdo mėnyrė tentoi qė vetėm ai tė krijonte komunikimin me Armatėn". Haliloviēi thotė se ai me orė tė tėra e kishte kaluar me Pejanoviēin, Tatjana Ljuiē-Mijatoviē, me Graniqin, edhe ndaras edhe nė seancat e Kryesisė: "Kryesia informohej dhe sillte vendime", thotė Haliloviē.

Ēka nė vijim? Sipas tė dhėnave asnjėri nga tė pėrmendurit nė Kryesi nuk kanė qėndruar "menjanė". Durakoviēi gjatė kohės sė ofanzivave mė tė vėshtira ushtarake ishte nė turne nė Australi, Komshiqi pėr dy vjet gjysmė sa ishte nė Kryesi kishte marrė rreth 200 mėditje pėr udhėtim jashtė shteti, pėr Lazoviēin thonė se kishte udhėtuar mė shumė sesa ministri i punėve tė jashtme...Gjatė gjithė kėsaj kohe ai qė komandoi me tė vėrtetė ishte Alija Izetbegoviēi. Disa thonė se ai i largonte qėllimisht "ikebanat" e tij ose siē tha edhe vetė njėherė pėr anėtarėt tjerė tė Kryesisė "makinat votuese". Athua pėr tė kėshtu ishte mė lehtė qė tė mbante kontrollin nė teren apo nuk ua kishte besėn, ose bėhej fjalė pėr njerėz qė nuk u treguan tė "pjekur" apo vetėm nuk kishin interesim qė tė merrnin komandėn...

Pėrgjigje pėr gjithēka me siguri se do tė japė Tribunali i Hagės, gjegjėsisht atje ku ėshtė shkruar historia.

RUBINA CENGIĒ