AIM: start



SUN, 30 SEP 2001 18:56:53 GMT

Depėrtimi i vėshtirė nėpėr malin e pashkelur tė burokracisė

Pas zbrazjes sė fondeve tė donatorėve e vetmja mėnyrė qė BeH tė vijė tek mjetet finansiare, pėr tė ringritur ekonominė e ngrirė, ėshtė hyrja e investimeve tė huaja. Sipas fjalėve nė BeH janė tė hapur dyert pėr kapitalin e huaj, por praktikisht nuk ka asnjė gjurmė tė investuesve tė huaj, qė do tė thotė se diēka nuk ėshtė nė rregull. Me fjalė tė tjera, pengohen tek administrata lokale dhe procedurat e shumta pėrcjellėse.

AIM, Sarajevė, 27.09.2001.

Situata politike jostabile, korupsioni dhe procedurat e komplikuara burokratike, tregu i vogėl dhe i varfėr, janė pėrgjigjet mė tė shpeshta pėrsa u pėrket investuesve qė i shkojnė tėrthorazi BeH. Ata qė dėshirojnė me ēdo ēmim paratė e tyre t'i investojnė nė BeH presin gjatė pėr tė depėrtuar nėpėr malin e pashkelur tė burokracisė qė tė mund tė sigurojnė letrat e domosdoshme. Pėrafėrsisht duhen 70 deri 80 ditė t'i kalojnė pranė sporteleve dhe referentėve tė tė gjitha niveleve tė pushtetit, nga komuna, kantoni, entiteti e deri tek institucionet shtetėrore, qė tė arrijnė mė nė fund tė regjistrojnė njė firmė. Ky dezorganizim, thėnė mė butė, mund tė shihet nga njė shembull banal. Pėrkundėr vėrtetimeve tė panumėrta qė duhet siguruar, askush nė BeH nuk ka tė dhėna precize sesa tė holla kanė hyrė nė kėtė vend.

Pushteti aktual pėrmend si adut kryesor barabarėsinė e plotė para ligjit pėr ndėrmarjet e brendshme dhe tė jashtme. Por nė realitet ky ėshtė problemi kryesor, sepse maltretimet burokratike qė "vendasit" i konsiderojnė normale, investuesit e huaj ssesi nuk mund t'i pranojnė. Pėrndryshe nė shumicėn e vendeve nė tranzicion e gjithė procedura pėr themelimin e njė firme kryhet pėr shtatė ditė, kurse numri i lejeve dhe dokumenteve tjera janė tė pakta.

Nėse investuesi potencial, i cili nė mėnyrė stoike pėrmbush gjithė kėrkesat e burokracisė vendore dhe mund tė thotė i lehtėsuar se ka mundur tė themelojė firmė nė BeH, kjo ende nuk do tė thotė se ai mund tė fillojnė me punė. Nėse ėshtė fjala pėr ndonjė lloj prodhimtarie ballafaqohet me njė kaos tė pėrgjithshėm, prandaj shumica e investuesve vendosin tė ia nisin nga "lėndina", gjegjėsish u vjen mė lirė qė tė ndėrtojnė objekt tė ri. Pra pas kėnaqėsisė "dehėse" se kanė krijuar njė firmė ata i pret njė dush i ftohtė nga ana e administratės komunale, nė kompetencat e sė cilės janė dhėniet e lejeve urbanistike dhe tė ndėrtimit.

Edhe nė kėtė sferė rregullat dhe kompetencat janė mjaft tė paqarta, kurse efikasiteti i nėnpunėsve lokal ėshtė larg asaj qė duhet tė jetė, pra pėr njė apo dy vjet merret leja, e tek pastaj investuesi mund tė fillojė seriozisht me punė, duke shpresuar se mė nė fund do tė mund tė fitojė diēka. Nė ndėrkohė humbja e nervave dhe zbrazja e kuletės vazhdon. Derisa pritet "drita jeshile" pėr ndėrtimin e objektit, pėr ēka duhet ndarė shuma impresive pėr rentėn ndėrtimore, taksat pėr rregullimin e rrymės, ujit, gazit etj., investuesi duhet tė "argėtohet" me marrjen e lejeve tjera pėr tė filluar punėn nė hapėsirėn e blerė.

Selia e pėrkohėshme apo e pėrhershme e firmės duhet tė ketė zyrėn e caktuar pėr punėt administrative. Nė rast se aty e ka pasur zyrėn ndonjė firmė tjetėr me dhjetėvjeēarė kjo nuk ka rėndėsi pėr administratėn, sepse firma e re doemos duhet tė ketė vėrtetim tė ri se pikėrisht kjo zyrė ėshtė e pėrshtatshme pėr tė qėndruar ulur pranė kompjuterit dhe pėr tė dėrguar dhe pranuar fakse dhe e-maila. Pra, ėshtė e nevojshme qė organit kompetent komunal t'i bėhet kėrkesė pėr daljen e komisionit qė duhet tė japė vėrtetimin pėrkatės. Taksa, njė imtėsi e vogėl prej 500 DM! Kur komuna e ka marrė nė konsideratė kėtė kėrkesė pason problemi me komisionin komunal. Posa ata kanė ardhur te dera paguhen 500 DM shtesė, sa kushton vetėm dalja e komisionit nė terren. Pas kėsaj, nėse plotėsohen kėto obligime, caktohet tipi i madhėsisė sė zyrės, sė paku 230 cm (nėse njė centimetėr ėshtė mė e vogėl, atėherė sipas ligjit firma nuk mund tė fillojė me punė), pas ēka mund tė ngjitet tabela me emrin e firmės nė derėn hyrėse. Pėrndryshe ky ėshtė detyrim ligjor, kurse nėse nuk bėhet kjo pason dėnimi. Kėtu ekziston "kuota 22". Pėr firmėn e pėrmendur paguhet 600 marka taksė kantonale.

Kjo ėshtė uvertyrė e njė investori fatkeq, sepse njohja me rregulloret tjera,tatimet, tė hyrat etj, janė nė vijim. Gjėja mė e keqe qė mund tė ndodh pas fillimit tė punės ėshtė mundėsia e ardhjes deri te situata qė tė mos mund tė paguhet malli i porositur ose shėrbimet e blerėsit vendas, qė nuk don ose nuk mund tė paguajė, sepse edhe atyre u ka mbetur dikush borxh, qė kėtu ėshtė rregull e jo pėrjashtim. Kur tė gjithė lutjet, tentimet pėr tė bindur dhe angazhimet tjera janė pa efekte, mbetet vetėm mundėsia pėr gjetjen e tė drejtės nė gjyq. Nė praktikė, kjo do tė thotė zgjidhja e njė kontesti tė kėtillė do tė zgjasė sė paku dy-tre vjet, pas ēka ėshtė e pasigurtė se athua procesi gjyqėsor do tė vendos nė dobi tė pronarit. Ekziston mundėsia qė partneri qė ėshtė paditur nė ndėrkohė tė pushojė sė ekzistuari si firmė, ose e gjithė prona e tij tė jetė sa pėr mobitelin dhe sekretaren.

Investime tė njėmendėta tė jashtme nuk do tė ketė nė BeH pėrderisa nuk ndryshon tėrėsisht situata. Natyrisht, nė letėr kjo duket shumė e thjeshtė, pra nevojitet procedurė maksimalisht e thjeshtė, me dokumente tė caktuara pėr themelim dhe shuarje tė firmės, me efikasitet gjyqėsor, dhe me tatime e tė dhėna tjera qė duhet tė zbresin nė atė shkallė sa ta bėjnė profitabil investimin nė BeH. Problem megjithatė qėndron tek situata e tanishme qė ėshtė rezultat i konceptit mendor qė dominon kėtu dhe qė bazohet nė themelet e ekonomisė pėrgjegjėse dhe "tė tė drejtave tė punėtorėve - vetėqeverisės". Nė kokat e njerėzve edhe mėtej mbetet i papranueshėm fakti se mund tė vijė dikush me tė hollat e tij dhe tė blejė fabrikėn ekzistuese ose do tė ndėrtojė fabrikė tė re, tė punėsojė punėtor vendas qė do t'i paguajė nė vlerėn e rrogės mesatare ose edhe mė pak, kurse gjithė profitin ta fusė nė xhepin e vetė.

Prandaj pėr ēdo investitor ekziston ndjenja se vjen qė tė shfrytėzojė "tanėt" dhe tė pasurohet pa meritė pėrmes "shpinės sonė". Nė fakt investuesi konsiderohet si "dele pėr t'u qethur", si njė naiv me xhepat plot qė duhet operuar shpejt.Pėrderisa nė njėrėn anė tė gjithė thonė se janė nė anėn e investitorėve si burim i parave tė freskėta, pėr zhvillimin e ekonomisė dhe hapjen e vendeve tė reja tė punės, njėkohėsisht kalimi i deritanishėm i firmave shtetėrore nė duart e personave privat dhe ndėrrimet e "rregullave tė lojės" mė sė shpeshti pėrjetohen si padrejtėsi dhe mashtrim si dhe tradhėti nė rast se pronari ėshtė i huaj.

Sėrish nga shteti kėrkohet mbrojtje nga ligji i tregut, dhe qė "obligimi doemos duhet paguar" si dhe "nėse firma nuk sjell profit ajo mbyllet". Duket se nuk shihet fakti se nuk ka dallim thelbėsor nė mes investuesit nga vendi apo jashtė, pra pa marrė parasyshė pasaportėn e pronarit fabrika e ndėrtuar mbetet kėtu, ashtu si edhe tė ardhurat e punėtorėve. Prandaj ėshtė i pabazė diskutimi se athua duhet lejuar apo jo investimet e huaja qė tė hyjnė masovikisht nė BeH.

Me mosparaqitjen e investitorėve tė huaj vetėm vazhdon agonia ekzistuese, sepse kapitalistėt e sapoformuar vendas, e veēmas qytetarėt, nuk kanė para tė gatshme pėr investim dhe hapje tė vendeve tė reja tė punės. Tani ėshtė ēėshtje se athua investitorėt e huaj dėshirojnė tė investojnė paratė veta nė BeH, gjegjėsisht pėrse e zgjedhin BeH e jo ndonjė vend tjetėr.

DRAZHEN SIMIĒ