AIM: start



SUN, 30 SEP 2001 18:58:33 GMT

Ku ėshtė rreziku?

Pasojat afatgjata tė sulmit nė Nju Jork, qė ndjehet edhe nė Slloveni, shihen nga atmosfera e frikės dhe humbjes sė besimit brenda vetė shoqėrisė.

AI Lubjanė, 27.09.2001.

"SHBA-tė me siguri kanė pėrjetuar sulmin mė tė tmerrshėm terrorist nė historinė e vetė, qė mund tė krahasohet me sulmin nė Perl Harbur". Ishte ky nėntitulli nėn titullin e madh tė gazetės lubjanase "Delo", qė nuk dalloi shumė nga reaksionet e 12 shtatorit mbi sulmet terroriste nė Qendrėn Botėrore tė Tregėtisė dhe Pentagon, tė cilėt mund tė dėgjoheshin nė vende tė ndryshme tė botės. Edhe reagimet e elitės shtetėrore ishin tė pritura. Tė gjithė zyrtarėt slloven, nga kryetari i qeverisė dhe shtetit, ministri i punėve tė jashtme e deri tek nėnpunėsit e ultė me fjalė mė tė ashpra gjykuan sulmin ndaj SHBA-ve dhe shprehėn ngushėllime pėr viktimat. Policia shtoi kontrollin nė pikat doganore, kurse nė qendėr tė Lubjanės, nė rrugėn ku gjendet ambasada amerikane (e menjėherė aty afėr edhe ajo ruse) u larguan tė gjitha veturat, kurse vendet parkuese u mbyllėn pėrmes shiritave policor. Sulmi kishte shkaktuar panik nė selinė e Koprit, sepse para njė muaji ėshtė bėrė bazė e re logjistike pėr mbartjen e pajisjeve ushtarake tė nevojshme pėr operacionet e Aleancės Veriatllantike nė Bosnjė e Hercegovinė. Kėtu u shtua nė mėnyrė drastike kontrolli dhe siguria e marincėve tė stacionuar aty.

Menjėherė pasuan komentet, reagimet dhe vlerėsimet pėr pasojat afatgjata si pėr Slloveninė, gjithashtu edhe pėr botėn mbarė. "Sulmi ndaj Amerikės duhej tė vinte nga gjithėsia, nga raketat e atyre vendeve qė Uashingtoni i kishte shpallur si mosrespektuese tė ligjit. Administrata e Bushit rrezikoi kontestet e brendshme politike dhe krizėn e raporteve mes aleatėve duke dashur me raketa tė krijonte mbrojtje antiraketore pėr shkatėrrimin e armėve fantome fluturuese qė do tė niseshin nga shtetet e largėta. Por armė u bėnė avionėt civil qė bėnin fluturime nė vend. Amerikanėt duhet tė mendojnė mirė ku ėshtė rreziku dhe cila ėshtė mbrojtja", komentoi njė ditė pas sulmit korrespondenti i gazetėr Delo nga Nju Jorku. I njėjti ton mbizotėroi edhe nė komentet tjera. Disa e quajtėn sulmin tė "ēmendur" dhe bėnė thirrje pėr "arsye", tė dytėt sugjeruan se sėrish duhej lexuar profesori i harruar i Haruardit Samuel Huntington dhe tezat e tij pėr "konflikte civilizimesh", tė tretėt konkluduan se "nėse bie Nju Jorku dhe Uashingtoni, atėherė nuk ėshtė e sigurtė asnjė kryeqendėr europiane"...

Analistėt filmik nė tė njėjtėn frymė folėn pėr "pastrimin" e ndėrtesave tė QBT-sė nga kuadrot e filmave tė ri tė xhiruar. Nė qarqet profesioniste shkaktoi frikė rrėnimi i dy rrokaqiejve tė Qendrės Botėrore Tregėtare (QBT) dhe polemika nė temėn "hekur ose beton"; arkitektėt slloven sqaruan se e meta e hekurit ėshtė se kur ngrohet nė 600 gradė humb 75 pėrqind tė qėndresės. Shkaku i vatrės dhe rrymimit tė fuqishėm tė ajrit dy rrokaqiejt e QBT u shndėrruan nė dy oxhaqe tė mėdha qė digjeshin, pėr ēka mė nė fund erdhi deri tek rrėnimi i frikshėm i tyre.

"Tek ne para 10 vitesh ndėrtesat e hekurit ishin tė rralla. Materiali ynė kryesor i ndėrtimit ishte betoni dhe tjegullat. Kemi mjaft argjil, cement, guriēkė dhe gurė. Materialet qė shkrihen gjatė zjarrit janė tė rrezikshme pėr ndėrtim. Nė ndėrtesat prej betoni kemi pasur vetėm disa zjarre dhe eksplodime tė gazit, por me pasoja mjaft tė kufizuara nė njėrėn apo banesėn tjetėr, kurse konstruksioni mbartės asnjėherė nuk u dėmtua", ėshtė konkludimi i njėrit nga arkitektėt qė sugjeron se ka mjaft ndėrtesa tė reja tė "rrezikshme" qė gjatė 10 viteve tė fundit u shtuan nė kryeqendrėn sllovene, e cila mund tė mburret me dy apo tre rrokaqiej tė njėmendtė.

Pėrsa i pėrket analizave rreth pasojave shoqėrore tė versionit tė ri tė terrorizmit ėshtė njė temė pėr tė cilėn do tė diskutohet gjatė nė Slloveni. "Vetėbesimi amerikan me siguri nuk do tė kėndellet, siē ka qenė ndonjėherė...Prandaj liderėt e demokracive tė mėdha tė komplikuara do tė ballafaqohen me problemin me tė cilin nuk janė ballafaquar deri tani. Asnjėherė nuk thanė, pas Ēerēilit, se gjithė ēka mund t'u ofrojnė votuesve ėshtė gjaku, djersa, tensionet dhe lotėt. Asnjėherė nuk thanė se armiku i ri mund ta godas Amerikėn, me siguri shumė mė ashpėr sesa mund t'i godasė ata Amerika... Nuk thanė se liria tradicionale amerikane asnjėherė mė nuk do tė jetė ashtu siē ka qenė. Nuk thanė se tė martėn mė 11 shtator, SHBA mund tė pengohen nė tė ardhmen shkaku i asaj qė ua solli shekulli 21 dhe nuk thanė se nė tė ardhmen mund tė goditet mė rėndė sesa u goditėn rrokaqiejt nė Wal Street dhe Pentagon", transmetoi "Mladina" mendimet e historianit Paul Kenedi, autor i librit tė njohur "Rėnia dhe ngritja e fuqive tė mėdha",e shkruar veēmas pėr "Global Viewpoint".

Analistėt slloven u bėnė njė autopsi raporteve tė botės me kudėrshtarin e "ri", Islamin radikal, i cili deri dje ishte "aleat i aleatėve tė Sllovenisė" nė Ballkan. Shumica, por edhe filozofi dhe publicisti slloven Slavoj Zhizhek, tėrhoqėn vėrejtjen pėr rrezikun nga pėrhapja e urrejtjes ndaj botės sė tretė dhe veēmas ndaj muslimanėve. Gjithė anketat e stolisura mbi qėndrimin e muslimanėve slloven nė temėn QBT dhe Pentagoni, u xhiruan para ndėrtesės sė bashkėsisė muslimane nė Lublanė. Kėshtu pasojat afatgjata tė sulmit ndaj Nju Jorkut edhe nė Slloveni do tė shkaktojnė atmosferė tė frikės dhe mosbesimit qė po shprehet nė shoqėri.

"Kur flasim kėshtu pėr kėtė botė tė keqe tė jashtme, duhet tė marrim guximin dhe tė kthehemi nė shkencėn hegeliane; nė kėtė botė tė pastėr tė jashtme mund tė njohim verzionin e pastėr esencial tė pushtetit tonė. Gjatė pesė shekujve tė fundit Perėndimi i "civilizuar" (relativisht) bleu mirėqenie duke eksportuar dhunė tė paparė dhe shkatėrrim tė botės sė jashtme "barbare"; bėhet fjalė pėr njė rrėfim tė gjatė pėr angazhimin dhe qėndrimin e Amerikės ndaj masakrės nė Kongo... Nė Afrikė ēdo ditė vdesin shkaku i AIDS-it mė shumė banorė se sa ka viktima nėn rrėnojat e QBT. Vdekjen e tyre mund ta shmangim me mjete relativisht tė pakta finansiare. SHBA-ve u ndodhi ajo qė nė botė ndodh ēdo ditė, nga Sarajeva deri te Grozni, nga Ruanda deri te Kongoja dhe Siera Leone. Nėse situatės nė Nju Jork i shtojmė bandat e dhjetėra vjedhėsve dhe snajperistėve qė gjuajnė ndaj kalimtarėve tė rastit, atėherė e kemi Sarajevėn e para dhjetė viteve", pati shkruar Slavoj Zhizhek.

IGOR MEKINA