AIM: start



SUN, 30 SEP 2001 22:42:45 GMT

Gogoli i terrorizmit bashkon politikanet

Tregimi pėr Bosnjen fitoi popullaritet te madh

AIM, Sarajevė, 28.09.2001

Pushteti aktual nė BeH amortizoi nė masė tė madhe fushatėn antiboshnjake dhe antimyslimane, e cila mori vrap tė madh pas akteve terroriste nė Amerikė, gjatė sė cilės Bosnja u fokusua si zonė e rrezikut tė mundshėm terrorist. Pushteti dėnoi terrorizmin, bėri atė qė kėrkonin aleatėt perėndimorė (kontrollin e 18 personave nga fletėarresti i Interpolit), tregoi gadishmėri qė t’i dorėzojė tė huajt e dyshimtė dhe shfrytėzoi rastin qė qė tė pėrmirėsoj sistemin e copėtuar tė sigurimit. Qeveria e Bosnjės ( Kėshilli ministror) tė cilės i prin Zllatko Llagumxhija, tė martėn mė 25 shtator miratoi planin e luftės kundėr terrorizmit, i cili pėrfshin pesė kapituj. Pika kryesore ėshtė vėnia e kontrollit nė tėrė kufirin shtetror, njė e katėrta e tė cilit ėshtė e pasiguruar dhe kontrolli i tė gjithė pasaportave qė u janė dhėnė tė huajve deri mė 15 tetor. Detyrat tjera ndėrlidhen me sigurimin e njė qarkores ligjore qė ende mungon ( nga sistemi i mbrojtjes sė tė dhėnave personale - CIPS, hulumtimi i terrorizmit dhe kriminalitetit tė organizuar etj.), kontrolli i llogarive bankiere nėpėrmjet tė cilave eventualisht financohen rrjetat terroriste, si edhe masat e sigurimit tė

hapsirės ajrore dhe njė varg aktivitetesh tė tjera. Frika nga terrorizmi dhe globalizimi i kėsaj tė keqeje ofruan shanse tė mėdha qė shteti tė fillojė tė formojė qarkoren e nevojshme tė sigurimit pėr tė cilėn para kėsaj ngjarjeje tragjike tė terrorizmit nė ShBA, nuk kishte angazhim tė nevojshėm politik. Nė ditėt e para pas sulmeve terroriste nė Njujork dhe Uashington, Bosnja dhe Hercegovina, nė tė cilėn jeton shumica myslimane (Boshnjakėt) nga mediat u damkos si vendi i cili u ofron strehim terroristėve, sipas formulės sė barazimit tė fesė me terrorizmin. Me kėtė ndėrlidhet edhe fakti se nė kohėn e luftės nė anėn e ushtrisė boshnjake luftonin vullnetarė tė vendeve islamike dhe se disa prej tyre pranuan nėnshtetėsinė boshnjakohercegovase. Nė vend dhe mė gjerė u krijuan tė gjitha parakushtet edhe pėr luftė mediale dhe keqpėrdorim politik, rrethana qė kėrcnonin tė lėnė pasoja tė rėnda nė shoqėrinė dhe shtetin edhe ashtu tė luhatshėm dhe tė pa kėndellur ende nga lufta e viteve 1992 deri mė 1995.

Televizioni i Republikės Serbe i Banjallukės nė lajmet menjėherė pas sulmit terrorist, porositi se pas tėrė kėsaj qėndronte disidenti dhe terroristi saudit Osama bin Lladen "i cili ka pasaportė boshnjakohercegovase". Njė pohim i ngjashėm u paraqit edhe nė disa media botėrore. Akuzėn mė serioze e shprehu nė Zėrin e Amerikės (VOA) gazetari Beri Vud mė 18 shtator, nė njė paraqitje mė tė gjerė pėr veprimet e organizatės sė Al - Qaida nė Ballkan. Saktėsohej se organizata e Bin Lladenit nė vitin 1994 kishte vepruar nė Shqipėri, por shprehej poashtu dyshim serioz se si "disa grupe radikale islamiste tė BeH janė tė lidhura me rrjetin e tij".Por, derisa vihej nė dyshim prezenca e vetė Bin Lladenit nė BeH, pohimi se nė territorin e BeH janė prezent ithtarėt e tij tė cilėt pėrbėhen nga njerėzit vendas nuk vihej nė dyshim aspak.

Tregimi pėr Bosnjėn dhe muxhahedinėt fitoi popullaritet tė madh. Nė njė koment tė tė pėrditshmes "Vjesnik" tė 17 shtatorit, porositet se si " Kroacija nuk dėshiron tė rradhitet nė shoqėrinė e vendeve nė tė cilat p.sh, fanatikėt islamist shetisin lart e posht pa pengesa. Bosnja dhe Hercegovina nė tė vėrtetė ėshtė e tillė". Nga ana tjetėr, nė njė intervistė pėr njė gazetė beogradase, komentatori Mirosllav Llazanski, i cili vlerėsohet se ėshtė i informuar pėr fshehtėsitė ushtarako-informative botėrore, vėrteton se si nė afėrsi tė Zenicės ndodhet njė llogor nė tė cilin stėrviten muxhahedinėt dhe se nė atė fshat pjesėtarėt e batalionit polako-norvegjez tė pėrbėrjes sė SFOR-it nuk guxojnė as tė afrohen.

Zėdhėnėsi i SFOR-it nė Sarajevė pohimet e Llazanskit i quajti marrėzi, duke thėnė se Forcat e stabilizimit e mbikqyrin tėrė territorin e BeH, se nuk egzistojnė kurrfarė llogoresh dhe se nė rrethinėn e Zenicės ėshtė i vendosur kontingenti ushtarak turk. Llazanski kėsaj rradhe u demantua zyrtarisht si edhe nė Sarajevė ( nė kėtė qytet komentet e tij pas masakrės nė tregun Markale, ku nė shkurtin e vitit 1994 u vranė ose u plagosėn rėndė mbi 150 civilė dhe kur ai vėrtetonte se nuk ishte gjuajtur granatė porse "myslimanėt kishin aktivizuar minat shpėrthyese"), kėshtu qė fjalėt e tij vlerėsohen si sharllatantizėm, mirėpo nė Beograd ka shumė lexues tė rėndomtė tė cilėt ende i besojnė dhe frikėsohen nga " fundamentalizmi i luftėtarėve tė xhihadit tė cilėt kanosen nga Bosnja".

Nė njė emison tė televizionit kroat (18 shtator) nė kuadrin e serialit qė shfaqej me temėn "Lufta e re?" - kushtuar reperkusioneve tė akteve terroriste tė cilat dridhėn Amerikėn dhe reflekset eventuale tė tyre - disa kontribute janė paketuar nė atė mėnyrė qė Bosnja fokusohet si vend qė paraqet kanosje potenciale terroriste pėr stabilitetin e tėrė rajonit. Njė perceptim i tillė ėshtė poentuar nė pyetjen qė i shtrohet mysafirit nė studio se " Nė ēfarė mėnyre " Kroacia, qė ka kufirin mė tė gjatė me BeH tė mbrohet nga rreziku potencial i terrorizmit"? Pėr fat tė mirė mysafir nė studio qėlloi Tomisllav Jakiq, kėshilltar pėr politikė tė jashtme i presidentit kroat, i cili atė rast demonstroi dituri dhe qasje tė plotė racionale. Teza e tij bazohet nė atė se ėshtė fort pak e besueshme se nė Kroaci terroristi i mundshėm do tė vijė nėpėrmjet BeH, duke porositur qė

Kroacia tė forcojė kontrollin kufitar me Hungarinė dhe Italinė.

Bosnja dhe Hercegovina u gjetėn nė fokus tė tillė pėr dy shkaqe: nga njera anė ėshtė krijuar stereotip planetar, i cili vė shenjėn e barazimit midis islamit dhe terrorizmit; nga ana tjetėr, nė BeH populli shumicė janė Boshnjakėt (myslimanėt), kurse gjatė luftės nė rradhėt e Armatės BeH luftuan edhe vullnetarė nga vendet islamike (muxhahedinėt) shumė prej tė cilėve pas luftės ngelėn aty. Presidenti i ndjerė kroat, Franjo Tugjman, hyrjen e Kroacisė nė luftė e arsyetonte duke pėrhapur kėrcnimin prej " rrezikut islamik qė vinte prej BeH "dhe duke marrė mbi vete edhe shtetin e vet" rolin historik si mbrojtės i krishtėrimit". Gjatė luftės sė kaluar komponenti islamist nė BeH u shėrbeu si armė e fuqishme propagandistike edhe Millosheviqit edhe Tugjmanit, edhe pse edhe njėri edhe tjetri nė ditėt para dhe gjatė luftės Izetbegoviqit i ofronin formimin e "shtetit tė vogėl mysliman nė kuadėr tė BeH". Kjo ofertė u refuzua me vendosmėri. Sikur tė ishte pranuar do tė ishte varrosėse edhe pėr ardhmėrinė e BeH edhe pėr popullin e saj mė tė shumtė (Boshnjakėt) tė cilėt u ndodhėn nė izolim tė plotė si nė njė lloj Palestine ballkanike.

Mirėpo sado qė percepcioni negativ tė bazohet nė stereotipet e njohura tė cilat burojnė nga "tradita kulturore evropiane e krishterizmit" (Zbignjev Bzhezhinski), ai buron edhe nga gabimet e ish pushtetit tė Izetbegoviqit. Me ardhjen nė pushtet tė partisė SDA, feja e cila gjatė 50 vjetėve tė kaluara ishte plotėsisht e shtypur, menjėherė doli nė skenėn publike dhe u bė bazė ideologjike e politikės. Simbolika fetare u bė agresive, depėrtoi nė jetėn politike dhe publike, por me njė pjesė tė madhe islamizmi pėrfshiu edhe Armatėn, sidomos gjatė vitit kritik 1993 kur luftohej nė dy fronte - kundėr ushtrisė serbe dhe asaj kroate. Feja u bė shpresa e vetme, kurse ēdo aleat ishte i mirėseardhur. Qindra vullnetarė erdhėn qė tė luftojnė nė BeH. Motivet e tyre ishin tė dyfishta: erdhėn qė tė mbrojnė vėllezėit e fesė tė cilėve u kanosej zhdukja dhe vetė fenė e cila objektivisht ishte e rrezikuar. Po kėta vullnetarė, nė Zenicė formuan aradhėn e tyre "El muxhahid", tė organizuar nė bazė fetare, dhe mė vonė u vėrtetua se nuk ishin pėrfshirė nė njė formacion tė vetėm ushtarak. Prezenca e saj ishte armė e fuqishme propagandistike pėr regjimet nė Beograd dhe nė Zagreb. Mirėpo, lidhur me kėtė, kėtu gjatė kohė shtrohet pyetja se nė ēfarė mėnyre muxhahedinėt kanė mundur tė vijnė nė Bosnjė nėpėrmjet tė Kroacisė dhe territorit i cili ishte nėn kontrollin e HVO (Mbrojtjes ushtarake kroate)? Pėrgjigjja nė kėtė pyetje, nė rast se vjen ndonjėherė, do tė kishte sqaruar shumė tė fshehta tė luftės boshnjake.

Sipas urdhėresės sė Kryesisė luftarake tė BeH, tė vitit 1993, tė gjithė vullnetarėt e Armatės sė BeH mund tė fitonin tė drejtėn e nėnshtetėsisė (identike ishte pėrvoja edhe nė rradhėt e HVO-s dhe Ushtrisė sė Serbve tė Bosnjės), e drejtė tė cilėn e pranuan njė numėr i tė huajve. Ky fakt ėshtė shkas pėr shpekulimet e mėvonėshme. Nė ditėt pas aktit terrorist nė Amerikė, nė media dhe nė deklaratat e politikanėve nė opinion dilej me shifra bombastike prej pesė deri mė 12.000 pasaportėsh tė ndarė muxhahedinėve dhe pyetjen se sa vallė terroristė potencialė me beh. pasaporta udhėtonin nėpėr botė? Ministria pėr ēeshtje civile doli me informatė zyrtare se gjatė luftės nė bh. nėnshtetėsi kishin fituar afėr 12.000 tė huaj, kurse vetėm 420 vetė kishin qėnė me origjinė arabe. Nė mesin e tyre vetėm 70 janė luftėtarė-vullnetarė tė cilėt kanė ngelur nė BeH pėr shkaqe private ose politike. Askush nuk vėrteton se nė mesin e tyre nuk ka njerėz tė dyshimtė, pėr ēka do tė vėrtetojė kontrolli i pasaportave tė dhėnė, i cili duhet tė pėrfundojė deri mė 15 tetor.

Bashkėsia e vogėl muxhahedine nė vitet pas Dejtonit dhe pas njė sėrė akcionesh policore gjatė vitit 1997 dhe 1998 u gjind krejtėsisht nė margjinat e shoqėrisė boshnjake, e izoluar dhe e papranuar nga rrethi vendor. Pas nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Dejtonit, Amerikanėt kėrkuan qė brenda afatit prej 45 ditėsh vullnetarėt nga vendet islamike tė lėshojnė vendin. Aradha e tyre ėshtė shpėrndarė, shumica janė kthyer nė shtėpia ose kanė shkuar nė fronte tė tjera luftarake, kurse njė numėr i vogėl i kėtij grupi kanė formuar familje nė Bosnjė dhe aty vazhdojnė jetėn. Nė mesin e

tyre janė zbuluar edhe disa vetė nga lista e fletėndjekjes sė Interpolit - Abu Hamza, Handala i dėgjuar ( i dyshuar pėr vendosjen e autobombės nė Mostar), Frang Dumont, plaēkitėsi i bankės i cili ndėrroi fenė dhe u fsheh nė Bosnjė qė t’i shpėtojė burgut.

Tregimi pėr Bosnjėn si rrezik potencial i terrorizmit ėshtė, sidoqoftė ,

disafish i tepruar. E para, vendi ndodhet nėn protektoratin e drejtpėrdrejtė ushtarak tė Aliansės perėndimore, e cila ka mbikqyrje tė plotė. E dyta, shtrohet pyetja se sa qenia sociale e myslimanit boshnjak ėshtė e pėrshtatshme pėr radikalizėm islamik dhe, e treta, kėtu pushtetin e ka nė dorė Aliansa, sėcilės nuk mund t’i pėrshkruhet lidhja me qarqet radikale

islamike as nė vend dhe as nė botė. E tėrė kjo nė sasi tė konsiderueshme ka ndikuar qė tė amortizohet fokusimi i Bosnjės si vendstrehim i radikalizmit islamik. Veē asaj, kreu shtetror pa kurrfarė dileme u rradhit nė blokun botėror antiterrorist, gjė prej sė cilės BeH mund tė ketė fitim.

Tentativat e mėherėshme qė tė sigurohet kufiri shtetror ose tė bėhet njė

minimum koordinimi i sigurimit nė nivel shtetėror, nga ana e qarqeve nacionaliste serbe dhe kroate ėshtė refuzuar si tentim pėr unitarizimin e BeH. Sulmet mė tė reja terroriste kanė vėrtetuar se terrorizmi ėshtė njė

problem global dhe tėrheq vėrrejtjen pėr mosndarjen e sipėrfaqes sė sigurimit tė BeH. BeH nuk mund tė luftojė kundėr kėsaj dukurie me dy shėrbime tė sigurimit kufitar nacional qė ka Federata dhe me atė tė veēantin serb nė entitetin serb (Republika Serbe), me policitė e copėzuara nacionale, tri ushtritė dhe me njė tė katėrtėn e kufirit shtetror fare tė pambrojtur. Tani ėshtė shansi qė BeH tė organizohet si shtet i cili do tė jetė nė gjendje qė tė mbrohet vetė dhe nė kėtė mėnyrė tė kontribuojė nė luftėn kundėr terrorizmit nė rajon. Nga e tėrė e keqja, kjo mund tė jetė njė fitim pėr Bosnjėn dhe Hercegovinėn. Sepse, nė rast se kryeministri federativ i BeH Zllatko Llagumxhija para disa muajsh propozonte koordinimin mė tė fortė tė sistemit tė sigurimit, me siguri do tė etiketohej si unitarist. Nė kėtė mėnyrė, rreziku nga terrorizmi bashkon politikanėt e pėrēarė tė Bosnjė e Hercegovinės.

EMIR HABUL