AIM: start



FRI, 05 OCT 2001 20:22:34 GMT

Ballafaqimi i dhembshėm me tė vėrtetėn

Gjatė privatizimit tė deritanishėm nė FBeH janė privatizuar vetėm gjysma e 1351 firmave tė "shenjuara" pėr t'u shitur. Pėrkrah numrave tė mėdhenj ka pak para, shteti ka fituar 208 milionė marka para tė gatshme. Pjesa tjetėr ėshtė paguar me letra nė formė tė certifikatave pėr privatizim. Ėshtė fjala pėr mė pak se njė tė katėrtėn e kapitalit tė pėrgjithshėm shtetėror nė FBeH, me vlerė nominale prej 3, 04 miliardė marka.

AIM, Sarajevė, 01.10.2001.

Pas pėrsėritjes disavjeēare, si papagall, tė frazės "privatizimi do tė jetė i shpejtė dhe do ta zhvillojė ekonominė vendase", erdhi koha e ballafaqimit tė dhembshėm me realitetin. Nėse vazhdon me kėtė tempo privatizimi nė FBeH do tė mund tė vazhdonte deri nė vitin 2007. Nėse premtimet e parealizuara pėr shpejtėsinė e procesit lihen anash, problemi edhe mė i madh ėshtė me tė ardhurat pagesore, qė ėshtė shumė larg asaj qė ėshtė pritur.

Nė rend dite mė nė fund ka ardhur ēėshtja e pėrgjegjėsisė. Sikurse topin e ping-pongut, pushteti i tanishėm firma menaxhuese dhe bashkėsia ndėrkombėtare e hedhin tek njėri tjetri. I gjithė koncepti i privatizimit, edhe pse zyrtarisht ėshtė pjesė e pushtetit ekzekutiv vendas, ėshtė pėrgatitur nga ana e ekspertėve ndėrkombėtar. Ėshtė paramenduar nė principin privatizim "i shpejtė dhe i pėrgjithshėm". Nė letėr janė paraqitur kompilime tė pėrvojave pozitive nga vendet tjera nė tranzicion, qė tashmė kanė kaluar kėtė proces. Kėto duhet qė tė shmangnin gabimet tashmė tė njohura.

Drejtėsia duhej tė sigurohej duke u ndarė qytetarėve certifikata pėr privatizim, si kompenzim pėr borxhet e shtetit ndaj tyre, mospagesės sė rrogave tė ushtarėve gjatė luftės katėrvjeēare, borxhin ndaj pensionistėve dhe "kėrkesėn e pėrgjithshme" pėr tė gjithė qytetarėt e rritur. Qytetarėve u janė ndarė gjithsejt rreth 17 miljardė marka gjermane pėrmes kėtyre "letrave", qė mund tė shfrytėzohen vetėm pėr blerjen e banesave ose blerjen e aksioneve nėpėr firmat shtetėrore apo blerje tė hapėsirės pėr punė. Nė kėto raste vlera e certifikatit ėshtė e barabartė me tė hollat e njėmendėta. Problemi ėshtė "vetėm" se nė tregun e lirė certifikatet shiten sa tre pėrqind e vlerės sė tyre nominale. Nga ana tjetėr, shteti ka afruar pėr shitje kapitalin e vet me vlerė prej rreth 13, 5 miljardė markash. Kur u bė e qartė se rregullat e tanishme pėr privatizim kanė mjaft zbrazėtira sa me njė grusht para mund tė vish deri tek prona me vlerė prej disa dhjetėra milionė markash, nėn presionin e bashkėsisė ndėrkombėtare u ndanė 86 firmat mė me perspektivė, me vlerė prej 9, 5 miljardė markash, sė paku nė letėr, qė do tė thotė sa dy e treta e kapitalit tė pėrgjithshėm shtetėror. Kėto firma me ndihmėn e ekspertėve ndėrkombėtarė do tė duhej tė shiteshin nė tenderat ndėrkombėtar pėr para "tė njėmendėta".

Tani pushteti vendor e drejton gishtin nga bashkėsia ndėrkombėtare duke e treguar si fajtorin kryesor, duke argumentuar se nga 86 firma strategjike deri tani janė shitur vetėm tre. Veē kėsaj, nė shėnjestėr tė kritikave ėshtė vet koncepti pėr tė cilin ekspertė tė vendit zėshėm e konstestojnė dhe kėrkojnė ndryshim rrėnjėsor tė tij.

Autoritetet ndėrkombėtare akuzojnė pėr dobėsi autoritetet nė vend se shumė ngadalė i shesin, madje edhe ata firma privatizimin e tė cilave duhet ta shpallin vetė ata. Autoritetet e vendit pėr vonesė dhe kalim tė afatit akuzojnė menaxhuesit nė firmat shtetėrore qė nuk kanė qenė efektiv nė pėrgatitjen e firmave pėr privatizim. Dhe pėrderisa faji pėr punėn qė nuk ėshtė bėrė hudhet nga njėri tek tjetri, transi i postprivatizimit tashmė rezulton me pakėnaqėsi dhe revolta gjithnjė mė tė shpeshta tė punėtorėve nė firmat deri tani tė privatizuara.

Ndryshimi i pronarit duket se nuk solli tek ajo qė u premtua - shtim prodhimtarie, punė dhe tė ardhura. Shkaku nuk ėshtė vėshtirė tė gjendet - ndėrmarrjet e privatizuara deri tani, kryesisht me certifikata tė blera, pra para tė vdekura pėr tė cilat duhen para tė freskėta, qė nuk i kanė pronarėt e ri, mė sė shpeshti fondet investuese pėr privatizim. Ndryshimi i gjithė konceptit tė privatizimit, ndihmon edhe mė pak.

Pėr kėtė ndryshim tani ėshtė vonė, sepse pranimi eventual i propozimeve tė kėtilla gjithēka do ta kthente nė fillim dhe do tė vazhdonte agoninė edhe pėr disa vjet. Pėrveē kėsaj nuk ka kurfarė garancioni se edhe koncepti i ri nuk do tė ishte me dobėsi, prandaj sėrish mund tė eksperimentohej me njė koncept edhe mė tė "ri" dhe kėshtu vazhdimisht. Thjeshtė privatizim tė drejtė dhe korrekt nuk ekziston dhe pėrherė bėhet zgjedhja e zgjidhjes mė pak tė keqe. Kur bėhet fjalė pėr BeH duhet thėnė se ėshtė njė vend ku ekonomia u shkatėrrua nė themel gjatė luftės katėrvjeēare, kurse pesėvjet pas luftės nuk pati pėrmirėsim tė mjaftueshėm. Numri i tė papunėve, pensionistėve, invalidėve tejkalon disa herė numrin e tė punėsuarve. Nė xhepat e zbrazėt tė qytetarėve nuk ka para tė mjaftueshme pėr mbijetese tė pėrditshme e jo mė tepricė pėr pjesėmarrje tė gatshme nė privatizim.

Pohimet se BeH ėshtė njė vend ku do tė vinin investuesit e huaj me miliarda dollarė pėr tė investuar u dėshmuan se ishin vetėm demagogji. Derisa nė njėrėn anė qytetarėt dhe veēmas punėtorėt nė firmat shtetėrore besojnė se prona e ofruar pėr shitje ėshtė shumė e lirė, blerėsit e huaj, sipas kritereve tė tyre, vlerėsojnė se "malli" ėshtė shumė i shtrenjtė. Problem kryesor nuk ka qenė pronėsia e deritanishme shtetėrore ndaj firmave, por se shteti nuk i dėshiron si partner investuesit privat. Ėshtė fjala pėr atė se inkuadrimi nė firmat vendore, nė kėtė gjendje siē janė, me disa pėrjashtime, nuk duket ndonjė veprim shumė i mirė sa i pėrket biznesit, kurse forcimi i atraktiviteteve tė tyre mund tė bėhet vetėm me prerje tė shpejta, pra mbylljen e atyre qė nuk kanė shpėtim dhe zvogėlimin e numrit tė punėtorėve nė ato firma qė kanė perspektivė tregėtare.

Kjo nėnkupton se njėkohėsisht duhet qė gjithė shfaqjet tjera pėrcjellėse, siē janė ligjet, tatimet, gjyqi, duhet pėrshtatur standardeve tė ekonomisė sė tregut. Kėtė punė "tė ndytė" shteti si pronar nuk ishte nė gjendje ta bėnte, qė tė mund tė ruante paqen sociale, kurse tani duket haptas se ky hesap kishte qenė i keq. Duke u trajtuar firmat si vendbanime sociale dhe duke u asgjėsuar me vetėdije nga ana e menaxhuesve, vetėm qė tė ishin sa mė tė lira, kjo rezultoi me mungesėn e blerėsve serioz pėrgjatė procesit tė privatizimit. Arka shtetėrore nuk mundi tė arrinte tek paratė e njėmendėta, prandaj gjithnjė u ballafaqua me revoltėn e punėtorėve, tė cilėt shumė vėshtirė e pranojnė faktin se menjėherė pas privatizimit nuk do tė jetė mė mirė, por mė keq sesa nė kohėn kur padron i firmės sė tyre ishte shteti. Shpresat e varura tek ekspertėt ndėrkombėtar gjithashtu shuhen, sepse atyre nuk iu shpejtohet, e pėrveē kėsaj, qasja e tyre mbi pronėsinė ėshtė paksa mė ndryshe, sepse veten e konsiderojnė si "kėshilldhėnės", pa ndonjė obligim tė veēantė nė gjetjen e blerėsve tė huaj. Qė gjėrat tė jenė sa mė keq, fillimi i recesionit global ekonomik edhe mė shumė e zvogėloi numrin e investuesve potencial nga jashtė.

Rezultati pėrfundimtar i procesit tė ngathtė tė privatizimit ėshtė pakėnaqėsia e pėrgjithshme dhe llava e akuzave tė ndėrsjellta. Duke mos u pėrpjekur tė gjithė aktorėt e privatizimit qė me punė maksimale tė shmangin kėtė gjendje sa mė shpejtė, pa eksperimentime shtesė dhe kalkulime tė imėta, pėrgjigja nė pyetjen "kush ėshtė fajtor" do tė bėhet krejt e parėndėsishme. Madje edhe nga perspektiva e tanishme duket se "s'ka mė keq!", kurse rėnia nė varfėri e mjerim mund tė jetė dyfish mė e madhe.

DRAZHEN SIMIĒ