AIM: start



SAT, 06 OCT 2001 21:57:05 GMT

Ne vigjilje te kuvendit te jashtezakonshem te HDZ-se

Perēarje nuk do te kete

AIM, Mostar, 04.10.2001

Edhe pse nė opinion dhe nė media ka shumė shpekulime rreth pėrēarjes eventuale brenda Bashkėsisė Demokratike Kroate tė Bosnjė Hercegovinės, nė kuvendin e shtatė tė ardhshėm tė jashtėzakonshėm partiak, mė 6 tetor tė kėtij viti, e sigurtė ėshtė se kjo nuk do tė ndodhė fare. Krahu radikal brenda bashkėsisė Demokratike Kroate pati sukses qė hadezeistin mė tė matur, Neven Tomiē, ta pėrjashtojė nga Partia, kurse edhe liderėt tjerė “tė matur” t’i vėrė nėn kontrollin e vet. Nė kėtė mėnyrė radikalėt e HDZ-sė, si edhe disa herė mė parė deri tani, nė vigjiljen e kuvendit tė partisė rimorėn tėrė pushtetin dhe kontrollin mbi tė gjitha frakcionet brendapartiake.

Edhe para kėtij kuvendi partiak, sikurse disa herė mė parė, ėshtė paralajmėruar largimi nga rradhėt e HDZ-sė i vėllezėrve Ljubiq, Mariofil-it dhe Bozho-s. Mirėpo i vetėquajturi prijatar i tė pėrmbajturve, tė maturve apo tė “moderuarve” nė HDZ-en e Bosnjė Hercegovinės dhe nėnkryetar shumėvjeēar i kėsaj partie, Bozho Ljubiq, nuk dihet pėr tė satėn herė dhe pėr ēfarė arėsye pėrsėri vendosi tė ngelė nė parti. “Ngeljet” e tij tė shpeshta tė mėparėshme nė HDZ, sipas vlerėsimeve nga burime tė mirėinformuara, doktor Bozho-ja ka ditur t’i paguaj trashė me tė holla, pasuri tė patundėshme dhe automobila. Kur ėshtė fjala pėr vendimin e fundit, motivet pėr ngeljen e Ljubiqit nė HDZ-n e BeH nuk janė aq tė njohura, mirėpo ato do tė bėhen tė njohura dhe tė qarta nėse pasuria e Bozho Ljubiqit gjatė disa muajve tė ardhshėm shėnon zmadhim tė dukshėm. Nė “pako” mė tėrė kėtė, edhe vėllai i tij Mariofil-i nė kuvendin e ardhshėm do t’i bashkohet besnikėrisė sė mėtejshme ndaj HDZ-sė.

Me qėllim qė asgjė tė mos ngelė nė raste dhe ngjarje tė paparashikuara dhe ndonjė individ i papėrgjegjshėm gjatė ditėve tė ardhshme t’i jap vetes tė drejtė qė tė paraqitet jasht rendit tė protokoluar tė marrėveshjes sė deritanishme, skifterėt e HDZ-sė janė kujdesur duke ushtruar presione intenzive tė llojllojshme ndaj tė ashtuquajturve “tė luhatshėm dhe tė pavendosur”. Sikurse vlerėson pėr AIM-in njė burim i brendshėm i HDZ-sė, radikalėt si “tė luhatshėm” vlerėsojnė tė gjithė njerėzit e afėrm tė Neven Tomiq-it dhe Jadranka Prliq-it. Tė kujtojmė se Prliq para njė viti doli nga HDZ-ja pėr shkak tė ndėrrimit brutal tė rektorit tė sveuēilishtes sė Mostarit tė cilin e zbatoi HDZ-ja, kurse prefekti aktual i Mostarit, Neven Tomiq, ėshtė larguar me vendimin e organit partiak pėr shkak tė politikės sė tij tė bashkimit tė Mostarit, gjė e cila nuk u konvenonte fare radikalėve tė HDZ-sė. Krahas miqve tė Tomiq-it dhe Prliq-it, pėr radikalėt tė luhatshėm janė edhe personat tė cilėt nuk kanė shprehur vullnetin e tyre lidhur me formimin dhe veprimtarinė e vetėqeverisjes kroate, tė cilėt gjatė muajve tė fundit kanė qėndruar pėranėsh ndryshimeve politike, duke pritur nga larg se cili opcion do tė mbisundojė. Pėr shkaqet e mėsipėrme, me qėllim qė mos ndodhin tronditje tė reja nė kuadrin e partisė, Jelaviq dhe njerėzit rreth tij si mjet presioni shfrytėzojnė udhėheqėsit dhe krerėt e shumė bashkėsive dhe institucioneve dhe tė shumė njerėzve tė tyre tė besueshėm nga partitė e vogla tė cilat aktualisht figurojnė si satelitė tė HDZ-sė. Ky burim zbulon se nė kėtė drejtim njė rol tė rėndėsishėm posedon lideri i Demokristianėve kroatė, Petar Miliq, i cili Jelaviqit i shėrben si topuz nė llogaritjet me tė padėgjueshmit nga rradhėt e partisė sė tij.

Shembull mė i qartė i llogaritjes me anėtarėt e luhatshėm dhe tė moderuar ėshtė rasti me Nevenko Herceg-un dhe Lidhjen hendbollistike tė Herceg-Bosnjės. Kėtė rast e ka inicuar pikėrisht vetė Miliq-i, i cili Nevenko Hercegun e ka akuzuar pėr tradhėti tė interesave kombėtare nga shkaku se Lidhjen e tij e ka bashkuar me lidhjen hendbolistike tė BeH-sė. Herceg-u ėshtė anėtar i njohur shumėvjeēar i HDZ-sė, por njė kohė ka ushtruar edhe funkcionin e zėvendėsit tė sekretarit gjeneral tė Partisė. Krahas HDZ-sė, ai pėr vete, duke shfrytėzuar autoritetin partiak, pėrvetėsoi detyrėn me pėrgjegjėsi tė udhėheqjes sė Lidhjes hendbolistike tė Herceg-Bosnjės. Edhe pse Herceg nuk ėshtė njė politikan i klasės siē ėshtė pėr shembull, Tomiq dhe Prliq, parashikimet e tij janė shumė mė tė ndryshme nga parashikimet e disa radikalėve tė HDZ-istėve, sikurse janė, pėr shembull, ato tė Marko Tokiq-it dhe Ivan Baēak-ut. Nė pėrputhje me pėrcaktimet e veta, por i pėrkrahur nga vendimi i tė gjitha klubeve tė Lidhjes sė cilės i prin, Herceg-u filloi procesin e bashkimit tė Lidhjes Hendbolistike tė Herceg-Bosnjės me Lidhjen Hendbolistike tė BeH. Ky proces pėrfundoi mė 15 shtator tė kėtij viti me shkrirje tė tė dy lidhjeve nė njė organ tė vetėm - kėshtu qė hendbolli nuk ndahet mė nė baza nacionale. Nė kėto “aktivitete” tė Herceg-ut dhe kreut tė LH Herceg Bosnjės, lideri i Demokristianve kroatė etiketoi tradhėtarin e interesave nacionale kroate dhe kėto qėndrime tė veta i publikoi ditė me rradhė nė mediat e vendit. Por, shkaku i vėrtetė i llogaritjes me Herceg-un qėndron nė faktin se ai i takon garniturės sė tė maturve dhe se, pak a shumė, bashkė me grupin e disa HDZ-istėve tė panjohur ai ka disa muaj qė po planifikon daljen nga rradhėt e Partisė. Pikėrisht pėr kėtė shkak kuvendi e pa tė nevojshme qė tė bėnte presion ndaj Herceg-ut, kurse radikalėt pėr kėtė qėllim shfrytėzuan Miliq-in i cili haptaz proklamon ndarjen e Federatės nė republikėn boshnjake dhe atė kroate.

Duke u bazuar nė vendin qė ka zėnė Miliq gjatė ditėve tė fundit tė mediat tė cilat janė nėn kontrollin e HDZ-sė, me tė vėrtetė shihet qartė roli i tij nė llogaritjet e llojllojshme brendapartiake tė HDZ-sė sikurse ėshtė edhe ky mė i riu me Nevenko Herceg-un. Nė kėtė mėnyrė shihet fare qartė se partiakėt e vijės sė ashpėr, Herceg-un, si “tė luhatshmin” potencial e paralajmėrojnė pėr atė qė mund t’i ndodh, nė rast se nuk i zbaton urdhėrat e tyre. Krahas kėtyre aktiviteteve, sikurse vlerėsojnė burimet tona nė HDZ, vazhdon edhe presioni ndaj disa personave tė afėrm me Nevenko Tomiq-in. Ky nė tė vėrtetė ėshtė shkaku kryesor pėr atė qė policia kohėn e fundit kapardiset nėpėr institucionet nė kryet e tė cilave ndodhen “njerėzit e Nevenit”. Dhe ky akcion apo fushatė ka pėr qėllim qė tė bėjė pastrimet deri nė fund para mbajtjes sė kuvendit mė 6 tetor, me qėllim qė atė ditė sėrish tė verifikohet udhėheqja aktuale e HDZ-sė, si edhe tė gjitha angazhimet e partisė gjatė gjashtė muajve tė kaluar, nga dita e formimit tė vetėqeverisjes dhe shpėrndarjes sė organeve parlamentare nė nivel shtetror dhe etnik. Njėri nga shkaqet pėr kėto llogaritje tė imta bazohet edhe nė strategjinė tė cilėn HDZ-ja ka pėrgatitur pėr kėtė kuvend partiak dhe i cili pėr popullin kroat nė BeH kėtė parti dėshiron ta prezentojė si monolite dhe unike nė tė cilėn tė gjithė janė bashkuar pėr njėqėllim tė vetėm dhe tė njėjtė - barazia e popullit kroat nė BeH. Prandaj pėr HDZ-nė ėshtė e rėndėsishme qė brenda partisė tė mos ketė kurrfarė individėsh tė cilėt nė kuvend mund tė shfaqeshin jasht formulės sė imponuar, sepse vetėm nė rast tė paraqitjes sė qindpėrqindshme tė partisė, vlerėsojnė shumica nė HDZ, mund tė pritet edhe pėrkrahja unanime e kėsaj partie nga vetė populli kroat. Edhe tani nė tė vėrtetė ėshtė e sigurtė se pėrfaqėsuesi i ndėrruar i lartė, kryetari i Bashkėsisė Demokratike Kroate (HDZ) tė BeH, Ante Jelaviq sėrish, nė kuvendin e shtatė e tė jashtėzakonshėm tė HDZ-sė pėr BeH, do tė zgjidhet lider i Partisė. Jelaviqin e ndėrroi nga funkcioni i anėtarit tė Kryesisė sė BeH por edhe nga funkcioni i kryetarit tė HDZ-sė pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkėsisė Ndėrkombėtare nė vendin tonė, Wolfgang Petritsch, pėr shkak se aktiviteti i Jelaviqit ishte drejtuar kah rrėzimi i rendit kushtetutar tė BeH dhe Federatės BeH nėpėrmjet tė themelimin tė vetėqeverisjes kroate nė territorin e Federatės me popullsi tė shumciės kroate. Tė kujtojmė se Jelaviq nė Mostar mė 3 mars tė kėtij viti shpalli vetėqeverisjen kroate.

Burimi ynė vėrteton se qeveritarėt mė tė lartė tė HDZ-sė kanė hartuar edhe njė “skenar” tjetėr sipas tė cilit do tė zhvillohej loja nė kuvendin kroat. Nė fillim, ashtu si ėshtė bėrė rregull i pashkruar nė kuvendet e ngjashme partiake, pa marrė parasysh se a bėhet fjalė pėr HDZ-nė ose ndonjė parti tjetėr politike, Jelaviq nė fjalėn hyrėse do tė bėnte njė vėshtrim pėr punėn e deritanishme tė partisė dhe punėn e tij personale, duke komentuar njėkohėsisht edhe situatėn aktuale politike nė shtet dhe nė popullin kroat. Pas fjalės sė tij, nė foltore duhet tė renditen disa prej atyreve tė cilėt nė fjalėn e vetė do tė theksonin “ sukseset madhėshtore pozitive tė cilat ka realizuar partia nė luftėn pėr zgjidhjen e ēeshtjes kroate nė BeH, gjė pėr tė cilėn kontributin mė tė madh e ka dhėnė Jelaviq-i dhe udhėheqja e partisė sė tij nė periudhėn e kaluar”. Pastaj, thot bashkėbiseduesi ynė, me aklamacion ose me eufori deputetėt e kuvendit do tė duhej, pa numrim tė votave, sėrish tė zgjidhnin Ante Jelaviqin pėr kryetar tė partisė. Rizgjedhja e Jelaviq-it pėr kryetar tė partisė gjithėsesi nuk do tė duhej tė ishte diēka e papritur. Rizgjedhja e Jelaviq-it si edhe tė gjitha akcionet e sipėrpėrmendura kundėr tė maturve dhe tė rezervuarve do tė duhej tė vėrtetonte homogjenizmin i cili kinse ende mbretėron nė atė parti, kėshtu qė tė sigurohej njė simpati ende mė e madhe e popullit kroat ndaj HDZ-sė sė BeH. Nga ana tjetėr, edhe vetė Jelaviq jo fort moti, duke komentuar deklaratat nga OHR-ja dhe qėndrimin e tyre se ata nuk do tė bisedonin me “politikanin e rrėzuar”, deklaroi se si “pėrfaqėsuesi i lartė nuk kishte mandat qė tė pėrkufizojė tė drejtat themelore tė njeriut”. “ Pa marrė parasysh mendimet e tij, unė jam pėrfaqėsues i HDZ-sė”, ka thėnė Jelaviq dhe nė kėtė mėnyrė bėri tė njohur se si nė kuvendin e ardhshėm sėrish do tė zgjidhet kryetar i HDZ-sė nė BeH.

Por, pa marrė parasysh bindjen e Jelaviq-it se do tė mbetet kryetar i partisė, atė prej ane e kanė nė shėnjestėr ultraradikalėt e partisė tė cilėt dėshirojnė pėr kryetar tė HDZ-sė tė sjellin Vinko Zoriq-in, njeriun i cili, siē besojnė, “ pėrpjekjen pėr etnitetin e tretė kroat do ta kthente nė vepėr mė shpejt se Jelaviq-i i cili gjithmonė pėrpiqet qė t’ u pėrshtatet rrethanave politike”. Zoriq-i i lartpėrmendur nė paraqitjet e tij nė seancat e Kuvendit popullor tė Kroacisė, disa herė me rradhė ka kėrkuar organizimin e njė referendumi pėr etnitetin e tretė dhe ‘ pėrfundimisht vendosjen e etnitetit tė tretė kroat”. Pėrndryshe, Kuvendi popullor i Kroacisė ėshtė organ i cili pėrfshin HDZ-nė edhe disa parti mė tė vogla djathtiste me orientim prokroat tė cilat paraqiten si satelitė tė HDZ-sė. Kuvendi popullor kroat ėshtė vetėshpallur si pushteti mė i lartė nė territorin e tė ashtuquajturės vetėqeverisje kroate. Nė rast se nė kuvendin e HDZ-sė mbisundon mendimi i HDZ-istėve mė radikalė, nuk pėrjashtohet mundėsia qė pikėrisht Zoriq tė paraqitet si lider partiak dhe nė kėtė mėnyrė situata nė BeH tė radikalizohet ende mė shumė. Disa analistė, edhe pse lidhur me kėtė ende nuk ka informata relevante nga vetė HDZ-ja, kuvendin e ardhshėm e presin me optimizėm, me shpresė se nė tė Jelaviq dhe shoqėria e tij do tė mund tė shpallnin ndėrrimin e vet dhe nė kėtė mėnyrė pozitat partiake do t’ua dorėzonin disa njerėzve tė tjerė me orientim diē mė tė matur tė cilėt do tė hynin nė dialog me pėrfaqėsuesit e pushtetit tė ri dhe me bashkėsinė ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e gjendjes ekzistuese. Kjo garniturė, sipas mendimit tė tyre, mė nė fund do tė mund tė ndryshonte dhe tė transformonte HDZ-nė nga ajo qė ėshtė si lėvizje nacionaliste nė njė parti tė moderuar nacionale me orientim popullor ose demokristian.

Sikurse pėr kėtė vend poashtu edhe pėr popullin e tij kroat, ky opcion fare pak real, do tė ishte njė zgjidhje mė e mirė. Por, nėqoftėse Jelaviq-i pėrsėri zgjidhet kryetar i HDZ-sė, duke marrė parasysh udhėheqjen e tij skizofrenike politike, atėherė as edhe analistėve mė tė njohur nuk do t’u ishte e qartė se nė ēfarė drejtimi do tė vazdhonte HDZ-ja. Nėn hijen e kėtyre alternativave dhe mundėsive, sidoqoftė, njė ēėshtje kryesore nuk po elaborohet nė opinion ashtu siē ėshtė e nevojshme. Ėshtė e njohur, nė tė vėrtetė, se HDZ-ja formimin e vet e ka bazuar nė tė hollat me tė cilat e ka blerė pėrkrahjen. Por, meqė tė hollat ka gjithnjė mė pak dhe meqė kjo parti gjithnjė e mė shumė po i humb shtyllat e forcės financiare, del se ėshtė e qartė se ky kuvend ėshtė thirrė me qėllim qė tė cimentojė udhėheqjen ekzistuese. HDZ-ja, nė realitet, nga koha e humbjes sė pushtetit, ngeli pa filialat e veta financiare: Bankėn e Hercegovinės ( kėtė bankė e blokoi SFOR-i dhe OHR-ja), Postėn dhe telekomin e Kroacisė - HTP Mostar ( tė cilėt me njė taktikė tė urtė i mori udhėheqja lojale ndaj Qeverisė sė Federatės sė BeH), pastaj Aluminėn, e cila, pėr shkak tė ndėrhyrjeve tė vazhdueshme tė kontrollorėve dhe inspektorėve nuk ėshtė mė nė gjendje tė mbush fondet e zeza tė HDZ-sė. Pastaj poashtu edhe gjykimet pėr korrupcion ( D. Ēoviq), pėr prishje tė sistemit kushtetutar (A. Jelaviq, M. Tokiq, I. A. Lluzhanski) si dhe pėr keqpėrdorimet nė Ministrinė e Mbrojtjes (M. Prce) te liderėt mė tė lartė tė HDZ-sė kanė shkaktuar efekte psikologjike dhe ėshtė e qartė se liderėt e partisė i pengon qė tė ndėrmarrin akcione rrėnjėsore. Pastaj dhe veē tė tjerave edhe e ashtuquajtura vetėqeverisje nė asnjė segment tė saj nuk ėshtė stabilizuar dhe rrallėkush po respekton vendimet e organeve tė saj. Duke patur parasysh kėto fakte pyetja se cili do tė udhėheq HDZ-nė bėhet jo aq e rėndėsishme, derisa kjo parti nuk ėshtė mė e aftė qė tė ndikojė nė ngjarjet nė vend.

ZVONIMIR JUKI